Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    Per mendimin tim problemi me i madh nuk eshte se ne shqiptaret nuk e kuptojme tolerancen fetare dhe nuk dime se si duhet te sillemi me te tjeret por ne praktike nuk kemi aq njerezillek sa ta zbatojme.

    Mendoj qe duhet te hartohet nje ligj qe ta pengoje dhe ta denoje jo-tolerancen, dhe gjithashtu ne shkolla duhet te futet fryma se nje njeri nuk duhet te urrehet pse ka nje besim tjeter ose pse nuk ka besim fare.

    Ne jeten e perditshme une shoh shume skena interesante. Nje person qe i thote vetes musliman vetem per inat, pasi ka pi e asht ba tape i fut ndonje te shame fese tjeter kur hapet ndonje muhabet "teologjik". Te njejten gje e bejne edhe te krishteret.

    Pra, nuk eshte problemi se toleranca fetare nuk dihet se çfare eshte. Por problemi eshte se nuk ia ndjen njeriu per kete. Pa ligje nuk behet gje.

    P.S. Nuk i njoh mire ligjet, mbase ka nje ligj te tille.




    Se pari une mendoj se duhet spjegu fjalen toleranc para se te debatohet per fen,dhe mendoj se toleranc eshte kur njeriu toleron diqka ,lejon ,miraton e tumire me fjal te tjera ,kurse toleranca ne fe sidomos te ne shqiptaret shpesh interpretohet gabimisht une mendoj se ne jemi shume pak tolerant ta zam sa martesa behen ne mese te rinjeve te feve te ndryshme shume pak dhe une mendoj se ket me se tepermi e pengojn fetaret te cilet bejn luft duke propagandu secili ne menyren e vet fet e tyre.Prandaj shpesh njeriu has ne mendime se eshte pasuri qe ne shqiptaret i takojm tri feve edhe ketu nuk pajtohem ,sepse do te kishte me pak hapsir per tu perqa ne mes veti po ta kishim vetem nje fe e pse nuk eshte keshtu une nuk mundem te pergjigjem drejt sepse nuk jam njohes i historis fetare.Nje diqka eshte e sigurt se me kalimin e kohes fanatiket e te gjitha feve sidomos ne shqiperi jan duke e luajtur lojen e djallit dhe bejn gara se kush po e vendos kryqin me te madh se tjetri.Prandaj them se ne shqiptaret nuk jemi aspak tolerant ndaj feve.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar drenicaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ne kete teme, cdo anetar ka te drejten e nje postimi vetem. Replikat dhe diskutimet jashte teme nuk lejohen dhe te gjitha komentet jashte teme u kaluan ne kosh. Pyetja eshte fare e thjeshte:

    Cfare eshte per ju toleranca fetare?

    Pergjigjuni kesaj pyetjeje direkt, ashtu sic e mendoni, mire apo gabim qofte dhe mos shpenzoni kohe te korrigjoni apo komentoni njeri-tjetrin. Qellimi i temes nuk eshte qe te tregojme se cila shoqeri apo cili popull eshte me tolerante, qellimi i temes eshte qe te mesojme duke lexuar perkufizimet e larmishme te njeri-tjetrit, se cfare eshte toleranca fetare per ju.

    Nese nuk e dini se cfare eshte toleranca fetare, nuk eshte turp te shkruash se nuk e di apo te lexosh mendimin e shprehur nga te tjeret ne heshtje.

    Albo

    Epo mire mo Albush meqe e dashke me nje perkufizim, e jo me diskutime etj..po pergjigjem shkurt...

    Po bej nje pyetje: Nuk do ishte me mire qe njerezit te mos nevojitej te kishin Tolerance Fetare?
    Zoti eshte nje, Fete jane shume dhe konkurenca midis Feve e tmerrshme. Perderisa ka shume FE, kjo automikisht sjell dhe mosmarrveshje dhe konflikte midis njerezve....Sikur te egzistonte vetem nje Fe unikale ndoshta nuk do te nevojitej toleranca fetare..

    Nejse qe te mos dal jashte teme une Tolerancen Fetare e kuptoj keshtu;

    Te respektosh besimtarin e dogmes tjeter njelloj sikur respekton besimtarin e se njejtes dogme....Te mos kesh paragjykime per dogmat e tjera dmth. te pranosh qe Zoti eshte NJE dhe ti interpretosh fete apo besimet e tjera si rruge te ndryshme por perfundimin e kane tek Zoti.....
    Te mos besosh apo te kesh ndikim nga faktori njeri por vetem tek faktori Perendi dhe kjo te ndihmon te kesh nje mendim me te sakte per besimtaret e feve te ndryshme....

    Eshte faktori njeri ai qe e ben te domosdoshme Tolerancen Fetare e jo faktori Perendi....
    Te mos tu japesh shume rendesi simboleve fetare se keto jane krijesa te njerezve dhe te mbyllin brenda kornizave njerezore, por te besosh ne Fuqine e Mbinatyrshme, pra Zotin dhe atje kupton Madheshtine e Tij dhe pafuqine e faktorit njeri.....
    Ta pranosh tjetrin ashtu sic eshte e jo te perpiqesh ta shenderrosh ne ate cka te pelqen Ty, sepse ne kete rast kemi mungese tolerance....

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar tani_26 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #23
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Cool

    E lexova temen mu duk interesante..Lexova dhe nje pjese te mendimeve dhe shoh qe perdoret shume filozofi po nejse eshte mendimi juaj.Une do ja te thoja qe sot po shkojme drejt nje Unioni Global dmth.(pa dallim feje krahine ideje si e kemi qef ne shqipateret).Po kjo ne fund te fundit eshte vetem nje ide e cila do mbetet ne leter sepse deshira=0.Njeriu perpara sheh(mendon) per veten para se te shohi(mendoje) per te tjeret kjo eshte e verteta...

    Flm...

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ElMajico për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #24
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Toleranca fetare shikohet ne ideologjine qe kane fete dhe mesazhet qe perhapin ato tek njerzit.
    Tolerance nuk do te thote kur tjetri te vret ta lesh ti kthesh faqen tjeter dhe kur te lufton me media politike ti sherbesh dhe ta tolerosh.

    Te jesh tolerant ndaj te keqes eshte keqberje.
    Ne bibel dhe ne kuran thuhet se profete te ndryshem kane bere keshilla dhe luftera meqe fete johyjnore kercenonin fene hyjnore.

    Fjala tolerance eshte kuptuar shume mire ne kohen e sundimit te muslimaneve .Kur ka qene kryetaret e tyre qe ndertonin dhe paguanin leke per ndertimin e kishave.Ka qene Halifi Umer qe kur nje plake kristiane skishte leke te jetonte dhe gjate gjithe kohes se saj kishte paguar xhizen qe ky kryetar qe i vendosi pension nga arka e shtetit Islame.Pikerisht qene kete shembuj prej te cilet moren mesim kristianet e perendimit mbas kryqezatave te tyre.Sot e kesaj dite i ke patriakanen ortodokse ne stamboll dhe kisha ne juruzalem kur dihet mire se keto kane qene me qindra vjet nen sundimin Islam.Sa Xhami ka sot ne Sicili ose Spanje ose Greqi.Imagjinoni ndejti turku ne ballkan 500 vjet sikur nga 1% ne vit ti detyronte do ishte bere ballkani 500% musliman.(lol)Dhe nuk eshte argument qe nje fe eshte me e mire se nje tjeter nese nje fe eshte shume tolerante ndaj te keqes .

    “Ata duan ta shuajnë Dritën e Allahut me gojët e tyre. Por Allahu do ta përmbush Dritën e Tij, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë atë. Ai është i Cili ka çuar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së vërtetës për ta shpallur atë ngadhënjuese mbi të gjitha fetë e tjera, edhe pse politeistët e urrejnë atë.” (Saf)

    Nese do te shikosh ceshte toleranca lexo kete temen.
    ------- Kliko --------
    Urdherimi per te mire dhe ndalimi nga e keqa nuk e pranon tolerancen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 10-10-2004 më 07:08

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Klevis2000 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-10-2004
    Postime
    3

    Mbi tolerancen fetare .

    Une mendoj se pjesa derrmuese e shqiptareve besojne ne zot , pra pavaresisht se ne cfare feje bejne pjese qofshin shiptaret ne Shqiperi qofshin ne Maqedoni ose ne Kosove e diaspore ...ne pergjithesi te gjithe besojne ne ekzistencen e nje fuqie te mbinatyrshme . Ne vendin tone ceshtja e te drejtes se besimit ka qene e mohuar per vite me rradhe per shkak te natyrshmerise se regjimit ne fuqi te asaj kohe ; e megjithate ne vendin tone kjo eshte demostruar fshehurazi nga ata qe ishin me shume besimtare , ndersa te tjeret megjithese kane besuar kane heshtur sepse kane pasur frike . Pra ajo qe dua te them eshte se njeriu shqiptar ne pergjithesi ne nje menyre ose ne tjetren e ka pase frike zotin dhe ka besuar ne te.
    Le te vijme tani te ceshtja e tolerances fetare ne vendin tone . Eshte e vertete se ne Shqiperi ka me te vertete nje tolerance fetare per tu admiruar . Ky eshte nje avantazh me rendesi kombetare per te gjithe neve . Per kete ceshtje vazhdimisht kane shkruar shume gazeta te huaja ne vende te nryshme te botes qe une kam pase mundesine ti lexoj. Pra per kete duhet te jemi te gjithe krenare.
    Por perderisa flasim per tolerancen fetare patjeter ne duhet te mendojme per burimin e saj . Pse e kemi ne kete tolerance ? Kush kontribon per kete ? Shteti ? Qeverite ? Kurre !
    Regjimi komunist e basardoi besimin ne Zot per rreth pese dekada , ndersa shteti i sotem shiptar eshte laik ( neni 10 i kushtetutes) megjithese laik shteti jo vetem qe nuk ka bere ndonje pune te mire per vellazerimin midis njerezve tane ne baze te interesave tona kombetare por here pas here e ka demtuar kete mbarevajtje dhe kete tolerance per te cilen po flasim duke futur agjentet e vet te SHIK ne komunitetet fetare sidomos ne ate musliman per te pasur ne nje fare menyre cdo gje nen kontroll . Kjo e prish toerancen fetare per vete faktin se vete keto dy institucione jane te kunderta persa i perket ideologjise .
    Ketu mund te sjellim si fakt edhe vrasjen e misterte te sekretarit te pergjithshem te komunitetit mysliman Sali Tivari i cile dihej qe punonte per SHIK.
    Kjo gje i shkaktoi atij edhe vdekjen . Pra shteti i sotem nuk ka kontribuar aspak ne mbarevajtjen vellazerore midis njerezve tane , natyrisht qe kjo ka te beje edhe me faktin qe ne shtetin e sotem shqiptar ka akoma edhe mbeturina te rregjimit te kaluar edhe sherbetore te vendeve fqinje .
    Thashe se shqiptaret besojne ne Zot. , dhe ky sot eshte nje fakt i pamohueshem aq sa ceshte nje fakt i tille qe ekxiston nje tolerance dhe nje fryme mirkuptimi midis besimtareve shqiptar.
    Por eshte edhe nje fakt tjeter i pamohueshem qe rreth 75-80 perqind e shqiptareve jane myslyman . Sipas kesaj logjike a nuk e mbajne mbi supe 75-80 perqind te kesaj tolerance , te ketij mirkuptimi , bashkpunimi e vellazerimi vete besimtaret myslyman shqiptar ? Edhe po ta kundershtoja kete fakt vete shifrat sdo te me lejonin .
    Ky eshte edhe mendimi im per tolerancen fetare ne vendin tone dhe zanafillen e saj .

    Me respekt

    Arben Aliaj.

  10. #26
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anëtarësuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    Toleranca fetare ,
    Eshte vene re si shum me lart qe kan shprehur se toleranca ndermjet fetareve nuk egziston well cka nuk dini eshte kjo qe ne pjesen me te madhe te feve predikohet toleranca fetare dhe nese ajo nuk aplikohet nga ndonj "fetar" atehere ai nuk eshte i denje te quhet "fetar" sepse feja e ti nuk e predikon cka po ben, prandaj ai nuk esht fanatizem, se fanatizem do te thot te ndjekesh cdo presje te fjales dhe fjala thot qe duhet te kesh toleranc fetare
    Kush eshte nje "fetar" i vertete duhet te kete toleranc, mbase jo ne mendime dhe deshira sepse eshte nje gje shum e veshtire e pamundur, po te pakten ne vepra.
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar eastbaby për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #27
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Tolerane do te thote qe kur ne shqiptaret ishim me shumie muslimane dhe politikanet ishin muslimane kishte shume tolerane kurse tani ngaqe politika eshte greke dhe jane shtuar grupet krishtere te cilat jane te frymezuar me urrjetje orientaliste hebreje kunder muslimaneve atehere lind dashje pa dashje intolerana si kunderpergjigje e luftes hileqare ideologjiker politike mediatike kunder islamit dhe muslimaneve shqiptare.Perderisa te kemi ne poltike kukulla greke dhe politikane servile dhe njerez qe shkojne dere me dere per ti nderruar fene shqiptareve dhe trakte qe hidhen poshte dyerve qe ne si shqiptare nuk shkojme ne europe po su beme krishtere te mirefillte dhe po nuk u hoq dore prej provokimeve dhe kurtheve te sherbimeve sekrete shqiptare dhe te huaja kunder muslimaneve ne shqiperi jo qe do prishet ajo tolerana qe ka qene prej shekujsh po do lindi intolerana dhe urretja nderfetare .Dita dites pergatiten plane dhe veprohet kunder muslimaneve shqiptare .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  13. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Albo keto pyetje nuk priten me sqepar, se per ndryshe nuk bejme diskutim dhe asnjeri nuk interesohet te shkruaj mendimin e tij. Gjithashtu me nje "po" ose "jo" nuk besoj se i jep tjetrit te kuptoje shume gjera.

    Nejse, mendimi im eshte se nese marim cdo fe dhe e shohim ate ne brendesi dhe me kujdes do vejme re se aty brenda nuk ze vend toleranca (sipas shpjegimit qe mer termi ne fjaloret gjuhesore). Megjithese qellim i cdo feje eshte qe te bej ithtarin e saj te shkelqyeshem dhe te lare nga gabimet, vet ky qellim nuk i le shume vend tolerances. Fete duke u munduar te miresojne ithtaret e tyre hyne ne nje rutine te ndarjes te se keqes nga e mira. Pra fete na tregojne dhe na shpjegojne ne menyre te gjere se c'eshte miresia. Keshtu cdo gje qe nje fe e caktuar nuk e fut ne grupin e miresise hyn vetvetiu ne grupin e se liges. Por nga ana tjeter ne dime qe fete nuk bien ndakort me njera tjetren se c'eshte e mira dhe e keqja, pra vetvetiu ai ithtari i fese tjeter nuk hyn te grupi i te "mireve" sipas percaktimit te fese sime. Keshtu lind konflikti midis feve, i cili pastaj mund te mari permasa nga me te ndryshmet. Po a mund te ekzistoj toleranca fetare? Praktika ka treguar se mund te ekzistoj. Por si vjen kjo tolerance? Besoj se kjo tolerance vjen nese fese i japim rolin qe i perket (lidhja ime me hyjnoren) dhe nuk i japim detyra qe nuk i perkasin. Feja eshte si puna e zjarrit, eshte shume i mire : na ngroh, me te gatuajme dhe e perdorim per shume gjera por do kujdes se mund edhe te na demtoj. Historia njerezore ka njohur shume gjenocide, luftra shkaterruese, gjakderdhje ne emer te fese por nuk besoj se ishte feja shkaku. Thjesht feja ishte sebepi. Mendimi im eshte qe per te ekzistuar nje fare tolerance siperfaqesore midis feve duhet qe feja te mos ngaterrohet me interesa kombetare, ekonomike, shoqerore etj. duhet qe feja te mos behet perfaqesuese e nje klase te caktuar njerezish por e te gjithe ithtareve te saj (qe perbejne me shume klasen punetore te ciles nuk i interesojne lufterat dhe ambiciet). Po sa mund te arihet nje gje e tille ne vende ku institucionet fetare gezojne pushtet?

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E drejte eshte kryeplak prandaj dhe une jam kunder partive te tipit 'kristindemokrat' ose shteteve arabe ku islami eshte ligj. Nese besimi eshte ceshtje mes individit dhe zotit nuk ka problem por kur besimi behet ceshtje sociale, kulturore, kombetare, etj ai behet percares dhe vrases per kombet.

  16. #30
    Buci_H.T.F Maska e Eri1979
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    16
    Mirembrema te gjitheve ne rradhe te pare! Po lexoja shkrimet e ndryshme te antareve dhe pashe kendveshtrime te ndryshme (te pakten te atyre qe kishin qendruar brenda temes) per temen e hapur! Me beri pershtypje se tema eshte rrahur shume nga ana teorike pa dhen shembuj konkrete qe i kemi te gjithe ne shtepite tona dhe qe duhet te jemi krenar per kete! Toleranca fetare gjendet brenda familjes shqiptare! Atje duhet ta kerkojme ne jeten e perditshme qe ben nje familje shqiptare! Ne familjen time jemi : Mami myslimane, Babi ateo une dhe motra protestant! ( per te mos folur per gjyshen turke [lindur dhe rritur ne turqi] dhe daja dmth i biri eshte martuar me ortodokse [me origjine ruse]). Prandaj nese do duhet te kuptojme konkretisht se cfare eshte toleranca fetare le te shohim ne qelizat e shoqerise shqiptare, ne familjen shqiptare dhe do te kuptojme vertet se cdomethene 'TOLERANCE FETARE'.
    Perzemesisht Eri1979
    MUND TE MESOSH ME SHUME NAG NJE PIJANEC SESA NGA NJE PREPOTENT! KUSH JEMI??? NGA VIJME???? KU VEMI???? ENIGMA E JETES! ERI1979

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Biologji-po ta kuptojme qelizen do ta kuptojme vet jeten
    Nga besmiri_usa në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:25
  2. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Pse nuk e kuptojme, kur gjejme dashurine e vertete?
    Nga romeoOOO në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 05:39
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •