Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Si ta kuptojmë "Tolerancën Fetare"?

    Pjesa derrmuese e shqiptareve, pa marre parasysh nese besojne ne Zot apo jo, e njohin rendesine e harmonise fetare ne shoqerine shqiptare. Kjo harmoni fetare qe ekziston ne shoqerine shqiptare, edhe pse ne te gjejme nje larmi komunitetesh fetare, eshte e ngritur mbi tolerancen fetare.

    E hapa kete teme, pasi kam lexuar shpesh ne forum te lakohet togefjaleshi "tolerance fetare", por nga interpretimet dhe perkufizimet e ndryshme qe i jepen, eshte krijuar nje konfuzion i madh per te. Kjo ka ardhur prej faktit se jo te gjithe shqiptaret e kuptojne njesoj perkufizimin e "tolerances fetare". Pyetja qe po ju shtroj te gjitheve per diskutim me shpresen se do te mund te dalim me nje perkufizim te perbashket dhe te vertete eshte si me poshte:

    Cfare do te thote "tolerance fetare"?
    A e gezoni ju kete tolerance dhe si e aplikoni ate ne shoqeri apo ne forum?


    Jeni te ftuar te hidhni mendimin tuaj mbi kete ceshtje kaq te rendesishme.

    Albo

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une, tolerancen fetare, e kuptoj si pranim i te drejtes te tjeterkujt per te besuar edhe praktikuar ide qe nuk jane te se njejtes natyre me ato te miat.

    Vlera me e madhe e dinjitetit njerezor e individual eshte e drejta per te besuar ne dicka, e cila cenohet vetem nese bie ndesh ne menyre krejt te qarte ndaj te mirave te perbashketa shoqerore te cilat mund te verehen fare lehte ne kontekste te gjera.

    Toleranca e merr vleren e vete ne fakt vetem nepermjet besimit, packa se nepermjet ketij motivi edhe shkelet. Toleranca eshte shenja e qyteterimit, e cila mund ta arrije kulmin e vete, vetem nepermjet nje ekuilibri perfekt te jetes politike e ekonomike ne lidhje me boten shpirterore te nje grupi njerezish.
    Toleranca eshte forma, edhe pse jo e vetmja, me e larte e fese, sidomos asaj te krishtere, eshte ne zemer te mesimit biblik.
    Forma me e larte e tolerances eshte kur ajo behet per dashuri te personit njerezor, e jo thjesht per arsye praktike fetare apo politike.

  3. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Forma me e larte e tolerances eshte kur ajo behet per dashuri te personit njerezor, e jo thjesht per arsye praktike fetare apo politike.

    ...dhe ki eshte gabimi me i madh qe mund nje njeri ta beje, i cili mundohet ta definoj tolerancen. Mu ne ate moment, ku DASHURIA ja mer vendin RACIONALITETIT, mu atehere mbaron TOLERANCA, sepse me nuk vendos MENDJA, por ZEMRA e njeriut, e cila deri me sot nuk ka treguar se ka AFTESI te menduari, gje qe i takon ekskluzivisht vetem mendjes....TOLERANCA kerkohet o shok VETEM per arsye fetare e politike, se kur ka diferenca politike dhe fetare, ka nevoje per kompromisse. Nje i krishtere nuk ka cfare tolerance te tregoj karshi nje te krishteri, por karshi nje muslimani eshte i detyruar te tregoj toleranc, dhe kete, e ben per arsye politike apo fetare, e jo sepse e DON nga zemra muslimanin apo tjetrin me bindje tjera fetare...

    flm
    albanish by nature

  4. #4
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Per mua tolerance fetare dhe jo vetem fetare por tolerance per gjithshka dhe cdo gje ne aspektin njerezor e merr kuptimin dhe vleren tek rregulli i arte qe Jezusi u mesoi dishepujve te Tij dhe qe ka vlere per cdo njeri, Mt. 7:12 :

    Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët

    Tolerance ne radhe te pare per mua do te thote respekt per secilin pa marre parasysh prejardhjen fetare, kombesine, ngjyren e lekures dhe gjithshka tjeter qe ne pamje te pare i ben njerezin te ndahen.

    Pershendetje!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Latinisht: tolerantia = durim

    Në politikë, në fe dhe në të folurit e përditshëm: durimi, lejimi dhe pranimi i të drejtës së tjetrit apo të tjerëve që të mendojnë, besojnë, vlerësojnë, veprojnë, etj. sipas bindjes së tyre; si pranim i të drejtës së tjetrit apo të tjerëve që të jetojnë, besojnë, mendojnë dhe veprojnë sipas bindjes së tyre, bile edhe atëherë, kur mendimet, bindjet, veprimet e tyre janë në kundërshtim me mendimet, bindjet dhe interesat tona, toleranca supozon një relativizëm, sipas të cilit asgjë nuk mund të jetë absolutisht e drejtë, e vërtetë, e vlefshme, e mirë etj. apo absolutisht e padrejtë, e pavërtetë, e pavlefshme, e keqe etj. Së këndejmi, përjashtohet çdo ekskluzivitet dhe lejohet mundësia e koekzistencës ndërmjet mendimeve, besimeve e pikëpamjeve të ndryshme. Toleranca është supozim dhe parakusht i domosdoshëm i humanitetit. Toleranca e njëmendët është jo vetëm heqja e ekskluzivitetit, jo vetëm mosmarrja e masave ndëshkimore fizike, terrori shpirtëror etj., por edhe respektimi i atij që mendon, beson apo vepron ndryshe."

    Kurse në një Fjalor teologjik fjala tolerancë shikohet në këtë kendvështrim:

    "TOLERANCA rrjedh, drejt e kuptuar dhe e zbatuar, jo prej njëfarë indiference skeptike ndaj të vërtetës në përgjithësi apo prej gjykimit mbi rregullsinë objektive të barabartë të të gjitha feve , por nga dashuria , nga nderimi para ndërgjegjes së tjetrit dhe prej zgjuarsisë që pranimi i besimit në mënyrë korrekte sipas thelbit nuk mund të detyrohet me forcë, madje do të ishte edhe e pamoralshme të provohet kjo gjë apo të detyrohet me përdhunë ndonjë besim mashtrues i jashtëm. Njeriu sipas thelbit posedon kërkesën për një hapësirë lirie që ia mundëson që konkretisht t'a realizojë vendimin e lirë të vet të brendshëm.
    Lejimi dhe kufizimi i njëkohësishëm i hapësirës së lirë çojnë për këtë arsye deri në probleme me të cilat s'do të mund të mbretëronte asnjë sistem totalitar i forcës as liberalizmi apsolut, kurse zgjidhja e tyre është e nënshtruar ndryshimit të kohës (kështu që mënyrat e mëparshme të tolerancës dhe jotolerancës është e nevojshme t'i shqyrtojnë me kujdes) sepse si konkrete (problemet), mund të zgjidhen vetëm praktikisht me durim, guxim dhe zemërgjerësi.
    Mirëpo mund të jetë e arsyeshme, dhe detyrë në shumë raste, që shteti edhe kundër bindjeve të individëve të mbrojë normat e ligjit moral natyror në jetën publike, sepse ai me këtë vetëm e mbron hapësirën e lirë të të gjithëve kundër uzurpimit të individëve."




    Fanatizmi eshte shkaku kryesor i intorerances

    në fillim ky koncept ishte i lidhur vetëm me fenë dhe vendet e shenjta; në këtë kohë fanatizmi ishte adhurimi i një tempulli të caktuar si tempulli më i mirë; sot fanatizmi ka të bëjë jo vetëm me fenë, por edhe me format e tjera të vetëdijes dhe me aksione të caktuara; fanatizmi është një besim pasional, jokritik, irracional dhe në të shumtën e rasteve, i verbët në rregullsinë, vërtetësinë dhe arsyeshmërinë e ndonjë botëkuptimi, pikëpamje, feje, ideologjie, politike apo aksioni të caktuar, i cili, si i tillë, duhet mbrojtur me çdo kusht, gjithkund, gjithmonë dhe me të gjitha mjetet. Brendapërbrenda fanatizmit mbisundojnë ndjenjat mbi arsyen. Fanatizmi është një lloj dogmatizmi dhe irracionalizmi. Atë e karakterizojnë ekskluziviteti (mungesa e kompromisit, e dialogut, e koekzistimit me një tjetër) dhe militantizmi: botëkuptimin, pikëpamjen, ideologjinë, politikën, moralin e tjetrit duhet luftuar në mënyrë të pareshtur, me përkushtim të plotë dhe me të gjitha mjetet. Nga aspekti gnoseologjik, fanatizmi është një monizëm absolut: ekziston vetëm një e vërtetë, e vërteta për të cilën angazhohet fanatiku dhe fanatizmi i caktuar – fetar, politik, etik, ideologjik etj. Fanatizmi fetar krishter, mysliman, çifut etj., nuk e kursen as jetën e njeriut e të popujve nëse e “kërkon” atë feja e caktuar, “e drejta”. Në emër të një fanatizmi të tillë janë bërë krimet e inkuizicionit në Mesjetë, kryqëzatat, Nata e Bartolemeut, xhihadi te myslimanët etj.; në emër të fanatizmit ideologjik janë themeluar fushat famëkeqe të përqëndrimit në Gjermaninë naziste. Prandaj, Hegeli thotë me të drejtë se fanatizmi është “liria negative” dhe “furia e shkatërrimit”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 24-09-2004 më 09:57

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    SI TA KUPTOJME TOLERANCEN FETARE:

    -Te krishteret s'kuptuan fjalen: Kuptojme.
    -Myslimanet s'kuptuan fjalen: Tolerance
    - Ateistet s'kuptuan fjalen; Fetare
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e e_embla_ime
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Postime
    1
    Per mua do te thote te respektoshe fene e te tjereve

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Toleranca fetare!!!

    Hmmm....

    Sot po shkohet drejt Uniformizmit Global, drejt vlerave te Njeriut!!! (Apo Antinjeriut....???!!!)
    Njeriu sot eshte bere I ZEVENDESUESHEM shume lehte, duke qene thjesht nje ingranazh i nje qyteterimi te rene, te udhehequr nga Piramida e Hierarkise.

    Patjeter qe ky Uniformizem ka nevoje per Tolerancen Fetare qe te mbijetoje.
    Ashtu si Perandoria Romake kishte nevoje per te para 1700 vjetesh ndaj coi mijera apo miliona vellezer ne Kryq! Me vone, doren qe s'mundi dot ta kafshonte, e puthi me lajka.
    Tani ishin "Te Krishteret" Fetare (apo "Te krishteret" Politikane-- Ne fund te fundit ku dallohen???) ata qe cuan mijera vellezer ne Kryq!!!
    (Disa prej tyre dhe u shpallen me vone zyrtarisht te shenjte, nga "Bijte e Vraseseve te Profeteve!", por kjo eshte tjeter histori)

    Por a kane pjese te krishteret ne kete qyteterim bastard?

    Porosia e Mesuesit te tyre eshte:
    "Jepi Cezarit cfare i perket Cezarit dhe Perendise cfare i perket Perendise!"

    Pushtetet e kesaj bote jane lejuar prej Tij, por nuk vijne prej Tij. Ato vijne prej Engjellit te Rene. Jane lejuar prej Tij vetem qe ne te shohim ndyresine e Renies, qe Mishi yne te Thyhet duke u kryqezuar dhe Fryma jone te Clirohet!
    Dhe le te mos harrojme se qyteterimi une eshte ne qiejte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 25-09-2004 më 03:52
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Toleranca fetare!

    Keto dy fjale me duken shume kontradiktore! A mundet qe fetaret te jene tolerante?

    Qe ti pergjigjesh kesaj pyetje, nuk ka nevoje te filozofosh. Mjafton te kthesh pak koken mbrapa dhe te shohesh ngjarjet. Kush eshte i sinqerte do ta shohe shume qarte se pikerisht fanatizmi fetar eshte e kunderta e tolerances.

    Le t'i hedhim nje sy rastit te Shqiperise. Ne kohen e Enverit, te krishteret martoheshin me myslimanet pa asnje problem. Shihni sot, fshatra te tere futen ne armiqesi per vendosjen e nje Kryqi. Cilet jane ata qe luftojne me kaq fanatizem? Fetaret, pikerisht ata persona qe supozohet qe flasin per dashurine e Zotit, paqen e Zotit etj. GJEPURA. Jeta e tyre tregon te kunderten.

    Nuk ka nevoje te shkoni shume larg. Hidhini nje sy Forumit Shqiptar. Cili eshte ai nenforum qe ka me shume grindje? Pikerisht nenforumi ku marrin pjese Fetaret. Te krishteret luftojne myslimanet dhe anasjelltas. Te gjithe hiqen se kane te Verteten dhe jane gati te vrasin per te Verteten.

    Burimi pra i mostolerances jane vete Fetaret. Behuni fetare dhe do beheni edhe fanatike, behuni fetare dhe do beheni edhe luftetare ndaj atyre qe nuk jane te grupit tuaj.

    Tolerance fetare nuk ka dhe nuk do kete kurre atje ku ka fanatizem fetar. I cfare do lloj feje.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga liveintwoplaces
    Toleranca fetare!

    Keto dy fjale me duken shume kontradiktore! A mundet qe fetaret te jene tolerante?

    Qe ti pergjigjesh kesaj pyetje, nuk ka nevoje te filozofosh. Mjafton te kthesh pak koken mbrapa dhe te shohesh ngjarjet. Kush eshte i sinqerte do ta shohe shume qarte se pikerisht fanatizmi fetar eshte e kunderta e tolerances.

    Le t'i hedhim nje sy rastit te Shqiperise. Ne kohen e Enverit, te krishteret martoheshin me myslimanet pa asnje problem. Shihni sot, fshatra te tere futen ne armiqesi per vendosjen e nje Kryqi. Cilet jane ata qe luftojne me kaq fanatizem? Fetaret, pikerisht ata persona qe supozohet qe flasin per dashurine e Zotit, paqen e Zotit etj. GJEPURA. Jeta e tyre tregon te kunderten.

    Nuk ka nevoje te shkoni shume larg. Hidhini nje sy Forumit Shqiptar. Cili eshte ai nenforum qe ka me shume grindje? Pikerisht nenforumi ku marrin pjese Fetaret. Te krishteret luftojne myslimanet dhe anasjelltas. Te gjithe hiqen se kane te Verteten dhe jane gati te vrasin per te Verteten.

    Burimi pra i mostolerances jane vete Fetaret. Behuni fetare dhe do beheni edhe fanatike, behuni fetare dhe do beheni edhe luftetare ndaj atyre qe nuk jane te grupit tuaj.

    Tolerance fetare nuk ka dhe nuk do kete kurre atje ku ka fanatizem fetar. I cfare do lloj feje.

    Me kurseve o mik ca fjale me postin e mesiperm.
    Toleranca fetare munt te ekzistoje vetem ne fjalet e Perendise ,profeteve,ne librat e shenjte por kurre ne njerzit me pasion te verbuar fetar.
    Duhet te jesh njohes i mire i fese ,te mundesh te jesh i bekuar ne mendime dhe tolerante ne shpirt.
    Dikur kemi dhene si popull mesime tolerance fetare,sot ka besimtare qe i kane kthyer fanatizmin fetar ne varr te tolerances.
    Ata qe predikojne mesimet e tij ne teori por jo ne praktike,ata qe nuk duan ,por urrejne,atyre qe nuk u rrjedh shpirti mjalte por helm,ata qe gabojne dhe kerkojne te falen,por nuk dine te falin.
    Per keta u shpreha dikur "O ZOT,sa gjera behen,e shkruhen nen emrin tend"
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Biologji-po ta kuptojme qelizen do ta kuptojme vet jeten
    Nga besmiri_usa në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:25
  2. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Pse nuk e kuptojme, kur gjejme dashurine e vertete?
    Nga romeoOOO në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 05:39
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •