................. Me ndje, me ndje i dashuri im qe po ti rrefej te gjitha.Nje here vetem do te ti tregoj , vetem njehere dhe pastaj do te mbyll gojen e me s'kam per te folur kurre- kurre me.
Askurre s'u pendova per ato netet qe kisha kaluar me ty, askurre dashuria ime nuk u ndy nga ndonje njolle zemerimi ose mallkimi. Kurdohere te kam dashuruar, gjithmone e kam bekuar oren ne te cilen te kam takuar.........
..... Edhe atehere rralle , shume rralle , pasioni im me shtynte nga shtepia jote. Per cdo vit s'harroja kurre te beja nje gje: ditelindjen tende. Te dergoja nje buqete trendafilash te bardhe , pikerisht si ato qe me kishe dhene ti ate mengjes te se pares nate dashurie qe kishim kaluar bashke. A e ke pyetur valle veten ndonjehere gjate gjithe ketyre viteve se kush ti dergonte keto lule? A e ke sjell nder mend valle , a e ke kujtuar ate vajze se ciles , nje dite i dhe trendafila te tille? S'e di , nuk do ta di kurre pergjigjen tende. Mua me mjaftonte vetem kaq, vetem kaq qe ti dhuroja fshehurazi keto lule dhe keshtu nje here per cdo vit ,celte kujtimi i atij casti...
Nuk doja ta lidhja jeten me nje tjeter. Doja te isha ne cdo cast per ty. Ne thellesine e zemres sime, ne jeten time te pandergjegjshme, ishte kurdohere e gjalle ajo endrra e vjeter foshnjore qe shpresonte se ti do te me therrisje. E tere jeta ime , qekurse dola nga foshnjeria a s'ka qene vecse nje pritje? Pritja e vullnetit tend?
Dhe kjo ore erdhi me te vertet nje dite. Por ti s'e di se kur! As edhe ate cast ti nuk me njohe , askurre , askurre ti nuk me ke njohur! Por shpesh here une te kisha pare, dhe sa here te shikoja zemra me dridhej , por ti kaloje ashtu pa me pare. S'kam per ta harruar kurre se si kjo harrese e jotja u be per mua nje vuatje dhe nje mundim i vertete.
.... Dhe ja une mbeta perseri vetem, vetem si s'kam mbetur kurre ne jeten time. S'me ka mbetur asgje ne kete bote vec teje. Asnje fjale, asnje kujtim, asnje leter. Edhe sikur ndonjeri te shqiptonte emrin time perpara teje, ky emer nuk do te kishte asnje kuptim per ty. E perse te rroj ne kete bote kur per ty nuk ekzistoj aspak? Perse mos ta le kete bote ashtu sikurse ti me ke lene?
Nuk dua qe mejrimet dhe vuejtjet e mia te te turbullojne lumturine tende. Mos ki frike se nuk do te besdis me per shume kohe. Ndjehme , kisha vetem nevoje te te flisja , kisha nevoje te zbrazja nje here e mire shpirtin tim. Me duhej te te flisja vetem nje here. Do te kthehem pastaj ne erresiren time dhe nuk do te hap me gojen ashtu si nuk e kam hapur kurre deri em sot ne jeten time. Por zerin time nuk do ta degjosh derisa te rroj. Vetem atehere kur te vdes e te behem hije do te te bjere ne dore kjo leter. Nuk po te le as fotografi , asnje shenje identiteti ashtu sikurse ti s'me ke lene asgje. Askurre ti s'ke per te me njohur , askurre!
Keshtu e kisha te shkruar fatin tim ne jete, ashtu le te mbetet edhe mbas vdekjes.
Nuk e besoj me Perendine, une te besoj vetem ty , vetem ty te dua......
........te dua....... te dua...... te dua........
----
Krijoni Kontakt