Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Xemlo
    White Angel

    Se meritoj.....


    e di qe se meriton askush nuk meriton vuajtje ne shpirt. Vuajtja sjell dhimbje dhe dhimbja sjell vdekjen . Vdekja sjell harresen e cila mbulohet me nje pelhure te trashe qe ndoshta diku ,diku mbase dikush do germoj ne greminat e memories dhe do gjej nje emer, nje imazh ...........
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #12
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    e di qe se meriton askush nuk meriton vuajtje ne shpirt. Vuajtja sjell dhimbje dhe dhimbja sjell vdekjen . Vdekja sjell harresen e cila mbulohet me nje pelhure te trashe qe ndoshta diku ,diku mbase dikush do germoj ne greminat e memories dhe do gjej nje emer, nje imazh ...........
    ... do germoje ne greminat e memories dhe do gjeje nje emer, nje imazh....., pese shkronja....... SPITU

  3. #13
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    .............. Dhe ja tani kam mbetur vetem , fill e vetme perseri. Asgje nuk eshte me e tmerrshme se ajo kur mbetesh vetem midis njerezve. Nuk doja te jetoja e lumtur dhe e kenaqur larg teje dhe zhytesha e tera ne nje rruzullim te erresuar te perbere nga vetmia dhe mjerimet e mija.
    Une isha ne zi dhe doja te isha ne zi. cdo gje qe me mungonte me gezonte edhe me shume ngaqe ti vete mungoje ne jeten time. me nje fjale nuk doja ta shpija mendjen gjetiu per te mos harruar pasionin tim. Rrija e ulur ne dhomen time , ore me rradhe , dite me rradhe s'beja gje tjeter vetem te mendoja ty, te mendoja pareshtur. I ringjallja gjithmone perseri ato qindra kujtime te vogla qe kisha prej teje, cdo takim , cdo pritje dhe i perserisja kurdohere keto episode te vogla , si ne teter. Dhe ngaqe i kam sjelle nder mend aq shume keto kujtime te vogla ajo pjese e jetes time ka ngelur perseri e gjalle ne menjden time , aq sa dhe sot akoma , cdo minute e atyre viteve ringjallet ne veten time po me ate nxehtesi dhe po me ate ngasherim sikur te ma kishte ngrire dje gjakun e shpirtit tim.
    Vetem me ty rroja atehere. Bota e tere nuk ekzistonte vetem atehere kur kishte te bente me ty.
    Po perse valle ti rrefej keto te gjitha keto , kete fantazi te terbuar qe shkrehej kundrejt vetes time , kete fanatizem tragjikisht te deshperuar. Perse tia rrefej nje njeriu qe s'ka dyshuar kurre dhe s'ka kuptuar kurre gje? .....
    Te dashuroja nje tjeter, ose te beja me te thjesht nje loje te thjeshte dashurie, kjo gje me me dukej dicka e pamundur.Vetem tundimi qe mund te kisha me dukej si nje krim. Pasioni qe kisha per ty mbeti sic kishte qene dhe me pare, transoformohej bashke me trupin tim , ndersa ndjenjat e mija zjoheshin, ai behej edhe me i perveluar , me i gjalle, me femeror.
    Por ne veten time zinte e formohej nje vullnet i hekurt. Gjithe mendimet e mija , fuqite e mija i jepeshin vetem nje qellimi te vetem : Te kthehesha , te kthehesha prane teje.Doja te te takoja , te kerkoja kudo doja te me njihje me se fundi mbas kaq vitesh. Mbas vitesh te cilave te kisha pritur ashtu e zhytur ne hije , doja te me cmoje ashtu sic me kishin cmuar dhe te tjere, doja te me dashuroje , te me dashuroje edhe ti njehere. ........

    Dhe nje ze vinte nga fundi i shpirtit tim Kthehu..............
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #14
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Xemlo
    ... do germoje ne greminat e memories dhe do gjeje nje emer, nje imazh....., pese shkronja....... SPITU



    Pese shkronja te dashura per ty? A kane fuqi te ndryshojne largesine qe ju ka dhene Zoti ? A do munden valle te krijojne ate imazh qe ti deshiron ? Apo do ngelet thjesht nje iluzion , nje enderr si te tjerat?
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #15
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    Pese shkronja te dashura per ty? A kane fuqi te ndryshojne largesine qe ju ka dhene Zoti ? A do munden valle te krijojne ate imazh qe ti deshiron ? Apo do ngelet thjesht nje iluzion , nje enderr si te tjerat?
    Njeriu jeton me endrra dhe ecen perpara me fakte..... Shpeshhere ndodh qe endrrat dhe faktet te marin te njejten rruge, rrugen e dashurise..... Edhe pse endrra eshte enderr (nga vete emri do mbesi gjithmone e tille) do gjeje shembellimin e saj ne nje person.... Se kush eshte...ia leme kohes ta vendose

  6. #16
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    .............. Ah! me ne fund. A duhet te te them valle se ku shkova me pare ate nate te mjergulluar vjeshte? U sula drejt shtepise tende. Dritaret e tua ishin plot drite dhe zemra ime rrihte me nje fuqi te madhe. Ne ate cast te vetem ndjeva pak gjalleri , vetem atehere fillova te ringjallem , kur e ndjeva veten prane teje , - o endrra ime e perjetshme.
    Shikoja atje lart, perhere atje lart, atje kishte drite, atje ishte shtepia jote, atje ishe ti, ti ishe gjithe rruzulli im. e kisha enderruar kete ore , me se fundi kishte ardhur dhe ishte e imja. Dhe gjithe ate nate , nje nate te embel e te gjate , une ndenja perpara dritareve te tua , derisa drita u shua. Atehere dhe vetem atehere u ngrita te shkoj per tu kthyer ne shtepi..........
    Kaloi nje kohe e gjate dhe ti nuk me pe kurre, ndonese une te pergjoja si do here ne rruge. Shume here te prita me kot me ore te tera.
    Dhe ja me ne fund , nje mbremje ti me vure re. Te pashe kur po vije dhe e perqendrova gjithe vullnetin tim qe te mos largohesh kete here nga rruga jote. Ti kalove fare prane meje dhe shikimi im ashtu padashje ndeshi shikimin tend dhe atehere , ohhhhh sa i hidhur qe kujtimi. Per du sekonda ky shikim e verboi krejt shikimin tim i cili as nuk mundej as nuk donte te clirohej nga pushteti i tij, -pastaj ti kalove. menyra qe me veshtroje me nje kureshtje te interesuar, une e kuptova qe ti nuk me kishe njohur.
    Ti nuk me njohe, as atehere dha askurre, askurre ti nuk me ke njohur. Si mund ta pershkruaj , o i dashuri im deluzionin tim qe ndjeva ne ate sekonde. Ashtu per te paren here e pesova dhimbjen fatale nga qe s'me kishe njohur, ate dhimbje fatale qe me ndoqi tere jeten time dhe me te cilen po vdes. Dhe si te ta pershkruaj kete deluzion? Sepse e di , i kisha parashikuar sipas gjendjes shpirterire time, perspektivat me te deshperuara , si dhe ato me te gezuara. I kisha menduar te gjitha , ne castet e pesimizmit tim kisha perfytyruar se si do me deboje e do te me perbuzje . Te gjitha format e mundshme te pakenaqesise tende , te ftohtesise tende, i kisha perfytyrar nder vegime te pasionuara, por edhe ne ato oret me te zeza dhe me te deshperuara , ne ndergjegjjen me te thelle te zbrazetires time , nuk e kisha parashikuar , jo kurre kete gje , me te tmerrshmen e te gjithave , se ti nuk me kishe njohur. Nuk e kishe pare as edhe njehere qenien time , se jetoja dhe une ne kete bote. Por sot e kuptoj fare mire - ah , sa gjera qe me ke mesuar ti! Fytyra e nje gruaje eshte kurdohere ne syte e nje burri nje send qe ndryshon kohe e pa kohe, shume here nuk eshte vecse nje pasqyre ku reflektohet ose nje pasion , ose nje lodhje dhe ndryshon aq me lehtesi. Nje mashkull mund ta harroj fare lehte individualitetin e nje femre , sidomos kur mosha i alternon hijet dhe rrobat e reja e stolisin ndryshe. Ja se si e zoterojne shkencen e vertet te jetes. Por une nuk e di , se kuptoja atehere se si mund te me kishe harruar, nuk e di sepse ngaqe te kisha nate e dite ne mendje dhe kujtoja te pareshtur dhe pa mase , nje mendim vegimtar ishte formuar ne mendjen time : Me doje dhe ti doemos edhe ti me kujtoje shuem here dhe me prisje. Dhe si mund te jetoja une po te isha e sigurt atehere se s'isha asgje per ty, se asnje kujtim i imi nuk ta pershkonte lehtazi mendjen tende? Ky zgjim i hidhur perpara shikimit tend , i cili me tregonte qartazi se ti nuk me njihje akoma, se asnje fije kujtimi nuk e bashkonte jeten tende me time bashke.
    Qe per mua rrezimi i pare ne realitet, parandjenja e fatit tim te hidhur............
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #17
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Perzotin yllo qef kam me e lexu kete romanin ketu se e ke postu ti, po sinqerisht sa shikoj nje gje aq te zeze me iken deshira, leqe humb fillin pastaj, se icik te huton ti icik te huton kjo pergamena ktu edhe iki per laraska une pastaj. Megjithate besoj se do jete shume e bukur edhe pse sdo ta lexoj. Te puth

  8. #18
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    ........ Ti nuk me njohe, as mbas dy ditesh qe u takuam .Shikimi yt me mbeshtolli krejt me nje fare familjariteti, as edhe atehere ti nuk me njohe se isha une ajo qe te kishte dashuruar e te cilen ti e kishe zjuar ne jeten e zemres, por tjesht te ra nder mend se une isha ajo vajza te cilen ti e kishe takuar dy dite me pare, po ne ate vend. Ti me pe me njefare habie te perzemrt, nje buzeqeshje e lehte u pasqyrua rreth gojes tende. Edhe njehere ti kalove prane meje dhe e ngadalesove ecjen tende. Zura te dridhesha, te dridhesha nga nje gezim i heshtur.....Po sikur te me thoje ndonje fjale? Une ndjeva ate cast se per te paren here ne jeten ekzistoja dhe per ty. Edhe une atehere ngadalesova hapin dhe te prita.Dhe pa u kthyer , ndjeva fare mire se ti ishe prane meje, e dija tani se per here te pare ne jeten time , ti do me flisje me ate zerin tend te dashur. Pritja me dukej sikur ishte nje paralize dhe kisha frike se mos detyrohesha te qendroja ngaqe zemra me rrihte me nje fuqi te papershkruar. Ti kishe ardhur fare prane meje. Ti me fole me ate menyren tende te bute dhe lodratare sikur te ishim miq te njohur dhe te ishim njohur prej kohesh. Ti me fole me nje lehtesi te aq te madhe , aq te cuditcme , sa s'munda te te pergjigjem. Ah! Ty s'te binte kurre nder mend se cila mund te isha une! Askurre ti se ke njohur jeten time.......
    .........Ne ecem se bashku ter udhes. U ngjitem drejt dhomes tende. Te me ndjesh , po te te them se ti nuk mund te kuptosh se c'ishte per mua ajo ngjitje shkallesh, me sa lumturi qe ma mbushte zemren e sa ma turbullonte. Edhe sot akoma nuk mund ta sjell nder mend po mu mbushur syte me lot. Por sot nuk kam me lot per te derdhur se syte e mi kane shteruar. Por vetem po te them se cdo gje qe shikoja e kishte gjurmen e pasionit tim, deshires time te ndezur qe shume kohe me pare. Porta, perpara se ciles te kam pritur njemije here, shkalla ku kam pergjuar nate e dite hapat e tua e kur te pashe per here te pare. e gjithe jeta ime ,gjithe pasioni im e kishin ne kete hapesire te vogel dhe te ngushte folene e tyre. Atje ishte gjithe jeta ime. Dhe ja tani njefare stuhie shperthente ne veten time, tani kur endrra ime po realizohej e kur bashke me ty, bashke me ty po hyja ne shtepine tende. Cdo gje e jetes time s'kishte qene gje tjeter vecse nje realitet i hidhur, une s'kisha pare vecse nje bote te erret dhe te perditcme, dhe ja tani ajo po hapej para syve te mi si nje vend i magjishem si mbreteria e Aladinit. Mos harro se syte e mi ishin ngulur me qindra here me rradhe dhe me nje dadhuri te zjarrte te kjo porte tek e cila po hyja me kembe te dridhura, dhe ti do te ndjesh , ti vetem do te ndjesh , sepse askurre , i dashuri im nuk do ta dish te verteten, se sa ore te jetes time perqendroheshin ne kete minute vendimtare....
    Gjithe ate nate ndenja me ty! Zjohesha naten e i hapja syte ne erresire e te ndjeja prane meje , u cudita sepse yjet nuk xixelonin mbi ballin tend kur qielli ishte fare prane meje. Jo! Idashuri im askurre s'jam penduar , askurre nga shkaku i kesaj ore. Edhe sot me kujtohet kur ti flije ashtu i qete, kur e shijoja afshin e frymes tende , kur e prekja trupin tend dhe mbeshtetesha mbas teje, atje ne hije kam qare nga gezimi.
    kontakti yt , me dukej sikur me kishte shenjteruar tere trupin tim. Dhe si mund tu jepesha te tjereve pervec teje, pervec teje qe ishe gjithe jeta ime?
    Keshtu kaluam tri nete , vetem tri nete i dashuri im. ........
    Nuk te padis aspak, jo nuk te padis i dashuri im. Ndjeme ne qofte se nganjehere , nje pike helmi rreshqet nga pena ime. E di fare mire se ne thellesine e zemres tende ti je i mire dhe doreleshuar , i jep perkrahjen tende cdo njeriu qe ta kerkon. Por shpirtemiresia jote eshte shumee cuditcme , u eshtee hapur te gjitheve, secili mund te marre dhe te mbush duart, por duhet qe njeriu ta kerkoje e ta marre me pahir. Perkrahjen dhe ndihmen tende, ti ua jep te gjithe atyre qe te therresin , qe te luten , ate perkrahje dhe ate ndihme ti e ben nga dobesia dhe jo nga deshira jote. Me lejo te flas me zemer te hapur, dashuria jote nuk e rrethon ate njeri qe ka me teper nevoje. Edhe njerezve si ty edhe atyre me te mireve, eshte zor tu lutesh e tu kerkosh ndihme.....
    E zjata grushtin tim te shtrenguar drejt Zotit dhe e quajta Kriminel. Nje turbullire dhe nje konfuzion mbreteron ne veten time. Ndjehma kete denese, ndjehma i dashuri im..........
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do i them mamas tende..ta dish..lol..

    Wit angele.. fantastike kan qene keto vuajtjet e tua te dashurise.. dhe ti e ke qare me pershkrimin aq natyral e te sinqerte.. te ketyre fazave qe ke kaluar..
    Nga nje dashuri e thelle platonike e deri tek ajo.. spo ja them.. i paske pasur ne kuptimin me te bukur klasik..te Dashurise se vertete..

    Dashuria eshte dhe e nje anshme.. pra qellon qe njera pale ne dashuri numron dhe guret e kalldremit nga kalon pala tjeter e tjetra ose tjetri te mos e caj as menderen..lol..

    Pac dit te bukura..

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Eshte nje kenaqsi te lexosh postime e tua, por kjo teme by far mendoj qe eshte me e mira...e ke shkruar shume bukur...komplimente!
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •