Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Per ty qe nuk me njohe kurre!

    Ty vetem dua te te drejtohem ;vetem ty, per te paren here ne jeten time, do ti them te gjitha; ti do ta njohesh gjithe jeten time, ate jete qe ka qene vetem e jotja dhe te cilen ti se ke njohur kurre.Por ti do ta njohesh fshetesine e jetes time vetem kur te kem vdekur une , atehere kur ti nuk do te mund te me pergjigjesh, atehere kur te ngjethurit, qe ma ngrin trupin porsi akull , do te me marre me vete. Dhe po qe se nuk vdes , une do ta gris kete leter dhe do te vazhdoj te hesht edhe pastaj ,ashtu sic kam heshtur gjithe jeten time. Por ne qofte se kjo leter te bie ne dore , ti duhet ta dish se ajo qe ta ka shkruar eshte nje e vdekur qe rrefen tere jeten e saj, ate jete qe ka qene e jotja qe nga ora e pare e deri tek ora e fundit e ndergjegjjes se vet. Mos ki frike nga fjalet e mija; nje e vdekur s'mund te te kerkoj asgje; s'mund te te kerkoj as dashuri , as edhe nje ngushellim. Gjeja e vetme qe te kerkoj eshte qe ti besosh te gjitha ato qe do t'i zbuloj dhimbja ime qe struket tek ti. Besoi te gjitha qe po te them , njeriu nuk mund te genjej ne oret e vdekjes.
    Dua te ta zbuloj gjithe jeten time , kete jete qe ka filluar me te vertet atehere dhe vetem atehere kur te njoha..Perpara se te takoja , jeta ime ishte dicka e turbullt dhe e ngaterruar, ku kujtimi im nuk zhytej kurre , ishte si nje bodrum ku pluhuri dhe pelhurat e merimanges i mbulonin sendet dhe njerezit dhe i fshihnin ne syte e mi dhe zemra ime kurre nuk i sjell nder mend......
    Lejome o i dashuri ime te ti rrefej te gjitha , te gjitha qe nga fillimi. Merre mundimin , te lutem shume , dhe lexome qe nga kreu e deri ne fund dhe mos u lodh duke me lexuar per nje cerek ore , se une tere jeten time nuk u lodha se dashuruari ty.
    Para se te hyje ti ne jeten time , fytyra jote ishte e rrethuar prej nje fare aureole pasurie, mrekullie dhe misteri. Dhe nuk eshte nje gje e cuditcme , qe ne kete minuten e pare qe te pashe , ndjeva ate qe gjithe bota mund te ndjeje per ty me njefare habije kur te te njohe: gjenden ne veten tende dy njerez , nje djale i ri dhe i ndezur i dhene mbas lojes dhe aventurave , dhe po ne ate kohe , ne artin tend nje personalitet serioz, besnik i detyres , me nje kulture te gjere. Une ndjeva ashtu pa dashur ate qe gjithe bota mund te ndjej sapo te te njohe : qe ti ben dy jete te ndryshme, nje jete, faqaj e se ciles eshte kthyer krejt nga bota, kurse faqaj tjeter, e zhytur ne erresire , nuk eshte e njohur vecse prej teje......
    Ti e kupton , tani o i dashuri im , se cfare mrekulie e cfare enigme terheqjeje ke qene per mua. Megjithe kembenguljen dhe kokefortesine e nje vajze , vetem per nje gje u mundova qe atehere te rrotullohesha rreth jetes dhe qenies tende!
    Por une e di edhe sot pikerisht , o i dashuri im , se ne cilen dite dhe ne cilen ore te dashurova me te vertet, dhe tu dhashe me tere zemren time dhe per tere jeten .........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga White_Angel : 23-09-2004 mė 20:09
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #2
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    ........ Ti me pe me ate shikim te ngrohte dhe te embel qe me mbeshtoli krejt me njomesine e tij; ti me buzeqeshe me buzeqeshjen tende aq te bute .... E kuptova me vone se ate shikim te shkelqyeshem , ate shikim te magjishem , ate shikim qe te mbeshtjell dhe te zhvesh , ate shikim te nje seduktori te lindur ti ia fal cdo gruaje qe kalon prane teje. E kuptova qe atehere se ate shikim ti e leshon ashtu pa dashur , dhe s'mund te gjesh tek ai shikim as vullnetin me te vogel ,as dashurine me te vogel, por butesia jote per grate , e pandergjegjshme sic eshte i jep nje pamje te ngrohte dhe te embel atij shikimi , kur drejtohet nga ato.
    Por une , nuk dyshova aspak nga kjo vije e karakterit tend , isha e zhytur ne nje lume zjarri. Mu duk sikur kjo butesi ishte vecse per mua, vetem nje sekonde e tille mjafton te beje nje vajze sic isha atehere , nje grua te vertet, dhe kjo grua ishte e jotja pergjithmone .... Qe ate sekonde te dashurova. E di fare mire se shume ta kane then kete fjale, por besome mua, askush nuk te ka dashuruar aq teper ,sic te kam dashuruar une me tere zemren time e sic kam per te dashuruar gjithmone. Asgje ne kete bote , nuk i perngjet asaj dashurie te fshehte, te strukur ne hije, kjo dashuri eshte aq e interesuar , aq e perunjur, aq e vrejtshme dhe aq e zjarrte, saqe askurre s'mund ta ndjeje ajo dashuria tjeter , ajo dashuri e gatuar me nje deshire te perveluar.....
    Vetem femijet e vetem mund te ruajne per veten e tyre gjithe pasionin, te tjeret e shperndajne neper bisedime dhe kofidenca te ndryshme . Kam degjuar shume te flitet per dashurine e kam gjetur neper libra dhe e dime qe dashuria eshte nje ligj i rendomte. E marrim si nje loje dhe nuk ia veme shume veshin, dhe behemi kryelarte ngaqe sillemi ashtu ,sic behet kryelarte nje djale i ri kur pi cigaren e pare. Por une nuk kisha njeri se kujt ti flisja , une s'kisha asnjeri qe te me jepta ca keshilla e te me mesonte si te sillesha, ndaj rrekellehesha ne fatin tim si ne nje gremine.
    Gjithe ndjenjat e mia , gjithcka qe me kalonte neper dej, vetem ty te enderronte , vetem ty te mirrte per nje shok te vertet. Shoqet e mija te shkolles , gjysme te djallezuara, i kisha ndohte sepse ato luanin lehtazi me ate qe per mua ishte pasioni me i madh. Edhe keshtu ajo qe gjetiu ndahet e pjesetohet , formoi ne veten time nje bllok te forte , edhe e gjithe qenia ime e perqendruar ne veten e saj dhe e perveluar nga nje zjarr i fshehte u kthye nga ty. Ti ishe per mua - si ta them? Cdo barazim mund te ishte i dobet - ti ishe pikerisht , gjithe bota ime , gjithe jeta ime. Asgje nuk me prekte mua, nqs kjo gje nuk te pershtatej ty, asgje nga qenia ime nuk kishte ndonje rendesi , ne qofte se kjo gje nuk te afrohej ty. Ti e ndryshove fund e krye gjithe menyren e jetes time.....
    I rregulova , i pastrova te gjitha rrobat e mia dhe u kujdesa shume per stoline time vetem qe te te terhiqja vemendjen ty , vetem e vetem te dukesha bukur ne syte e tu. Sa e paarsyeshme qe ishte kjo , sepse asnjehere , pothuajse kurre ti nuk me shikove!
    Dhe me gjithate , te te them te verteten ,une i kaloja ditet e mija duke te pritur e duke te pergjuar, i kaloja gjithe pasdreket duke te pergjuar , e nderur si nje tel violine dhe e dridhur si ajo kur prezenca jote e prekte. Gjithe mendjen e kisha te varur tek ty, rrija e te prisja pa u lodhur, isha kurdohere ne levizje e siper, por ti s'mund te vije re asgje nga keto levizje , ashtu sic nuk i ve re as ato levizjet e zemrekut te ores tende, te cilat i numeron dhe i mat me durim ne hije minutat e jetes dhe i shoqeron capet e tu me nje rrahje te dobet te zemres, atehere kur shikimi yt i shpejte mezi e shikon vetem nje here midis miljona tik-takesh qe s'kane te pushuar.

    Ah! Sa e sa marrezi kam bere une ne ate kohe ! .......................
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #3
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Te dashuroja sepse nuk te njihja...ishe thjesht nje fantome lundrimtare neper vegimet e thurura ne zyrat sekrete te trurit tim... me joshte arti yt; se si e shnderroje mengjesin e acarte te Shkrutit ne nje mbremje te ngrohte Gushti, ajrin e te ciles e thithja edhe une...e ashtu papritur buzet e mia u puthtisen me ato te tuat... me the se dashuria e zhgarravit artin tend; te urreva ne ate moment per vrasjen e endrrave te mia... u pendova...nuk e shkulja dot imazhin tend te virgjer nga koka, me shfaqeshe kudo...madje edhe piklat e veses dhe petalet e trendafilave bisedonin rreth teje... u ula dhe me durim te shkruajta nje leter...lapsi u dergj i trullosur mbi germen e fundit te faqes se dhjete...prita momentin me te duhur per te hapur porten e zemres qe ti te shikoje pertej fasades, por ti i kishe thene lamtumire jetes...ne ate cast kur doreza e egoizmit tim e mbylli deren...ah cudi se letra e pare qe shkrova iu dergua nje te vdekuri...

    P.S. bukur White Angel, vazhdo po keshtu!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 24-09-2004 mė 23:06

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    White Angel

    Jane gjera te ndjeshme keto qe ke shkruar, te fshehesh nje ndjenje, ta mbash ne vete, te digjesh per ta shprehur dhe serish ta perpunosh ne vete eshte tmerri vet...Po shpresoj qe ti te mos jesh muze i nje ndjenje te tille sic eshte dashuria
    Do me vinte keq dhe do ta ndjeja dhe une llahtarine per ty po, te mos e kisha lexuar LETRA E NJE TE PANJOHURE-nga STEFAN CVAJG

    Pershendetje nga une, ENDRRIMTARI, per ty WHITE ANGEL
    engjelli sjell bardhesi nuk bart vuajtje, nga une kosovari i Kosoves

  5. #5
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Meqe paske lexuar letren e nje te panjohure, me aq sa pashe nga enderrimtari se te them te drejten sja kam idene vete, nje arsye e ka pasur qe je lodhur ta shkruash ketu. Cfare te ka bere te vuash, cfare te ka bere te jesh lumturuar aq shume, cfare te ka bere te vuash perseri? Jam shume kurioz ta di se nuk e di po me duket se te njoh shume, se te ty shikoj pak veten time, shikoj ate kurajo qe une nuk kam pasur kurre, kur duhet te shfryhesha po edhe ate ndjenje perulesie ndaj dashurise, qe te ben te pranosh gjithshka vetem te mos shuash ate qe ke brenda.....

  6. #6
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Endrrimtari
    White Angel

    Jane gjera te ndjeshme keto qe ke shkruar, te fshehesh nje ndjenje, ta mbash ne vete, te digjesh per ta shprehur dhe serish ta perpunosh ne vete eshte tmerri vet...Po shpresoj qe ti te mos jesh muze i nje ndjenje te tille sic eshte dashuria
    Do me vinte keq dhe do ta ndjeja dhe une llahtarine per ty po, te mos e kisha lexuar LETRA E NJE TE PANJOHURE-nga STEFAN CVAJG

    Pershendetje nga une, ENDRRIMTARI, per ty WHITE ANGEL
    engjelli sjell bardhesi nuk bart vuajtje, nga une kosovari i Kosoves


    MOS ,mos ndjej llahtari dhe keqardhje per mua. Se jam aq e zonja sa te dashuroj dhe te me dashurojne , jam aq e zonja sa ta ndjej dashurine dhe tia jap dashurine njeriut qe me ndjen dhe me jep dashuri.Nuk dashurohem mbas hijes qe ndjek nga pas, dashurohem me njeriun e vertet, me doren e ngohte qe me perkedhel floke e duar, dashurohem me dy buze te zjarrta qe kerkojne me ngulm ,me padurim te puthin buzet e mia, dashurohem me dy sy qe kerkojne syte e mi , te lexojne ne to se sa shume e dashuroj ate njeri. Vertet qe nje engjell i bardhe sjell bardhesi , por sjell dhe vuatje se ka nje zemer qe rreh , nje shpirt qe vuan e dy sy qe pikojne lot . Por, Enderrimtari ahhhhhhhh , sa keq rri i mbyllur ne endrren e tij te ploget , pa mundur te nxjerri ne pah dashurine. Rri i ndrydhur ne guacken e endrres se tij . Mos enderro por dashuro .


    Nuk jam muze i ndjenjes me emrin Dashuri, ndoshta nje Enderrimtar mund te jete , se nje engjell ka krahe dhe fluturon , gjen dashurine kerkon njeriun por enderrimtari vetem enderron ,enderon ,enderron pa pasur fuqi dhe force te dali nga guacke me Emrin ENDERR.





    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63

    Smile

    VHITE ANGEL,
    Une nuk e kontestoj faktin qe ti dashuron dhe se je e zonja te dashurosh, por une u pergjigja vetem ne shkrimin tend dhe llahtarine nuk e ndjeva se une nuke besova se ti je E PANJOHURA e CVAJGUT. Po te mendoja se je prototip i saj une jo vetem llahtari do ndjeja, por, edhe respekt per ty, edhe pse , them, se respekti nuk mungon per ty.
    Por, smund ta kuptoj se ka i nxore keto konkluzione per mua:

    Por, Enderrimtari ahhhhhhhh , sa keq rri i mbyllur ne endrren e tij te ploget , pa mundur te nxjerri ne pah dashurine. Rri i ndrydhur ne guacken e endrres se tij .

    enderrimtari vetem enderron ,enderon ,enderron pa pasur fuqi dhe force te dali nga guacke me Emrin ENDERR.

    Kaq me sentimentalizem e kishe bere kete pershkrim per mua, sa me dhimbje, sa desh mu mbushen syte me lote

    Ndoshta ska nevoje une te dale nga guaca ime, mund te kem dhe gjera te tjera me vlere vec endrrave sa nje vajze te hyje ne guacen time dhe te mos kete me qejfin te dale nga aty




    White_Angel[/QUOTE]

  8. #8
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ndoshta ska nevoje une te dale nga guaca ime, mund te kem dhe gjera te tjera me vlere vec endrrave sa nje vajze te hyje ne guacen time dhe te mos kete me qejfin te dale nga aty

    Ndoshta, nje vajze mund te hyje ne guacken tende Enderrimtar, sepse jam e sigurte se ne bote ka shume enderrimtar si juve, por e verteta e pakundershtueshme e kesaj jete dhe bote qe ne jetojme eshte se jeta nuk eshte endrra dhe perralla, por nje realitet, me shume i shemtuar se i bukur. Prandaj keshilla ime per ty dhe per zanen tuaj te enderrave eshte qe te: Zgjoheni.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #9
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    ............ ....... Sa e sa here ne mbremje , per cdo shkak qe gjeja , i zbrisaj shkallet deri ne rruge per te pare se ne cilen nga dhomat e tua kishte drite e per te ndjere keshtu edhe me mire prezencen tende , prezencen tende te pashikuar..........
    E di qe po te rrefej disa hove te cmendura te dashurise dhe disa marrezi foshnjerake...Duhej te kisha turp per te gjitha keto qe po te shkruaj , por jo nuk kam aspak turp , sepse askure ndonje here dashuria ime per ty nuk ishte aq e kuluar dhe aq e zjarrte . Per shume ore me rradhe , per shume dite me rradhe , mund ti rrefeja keto vite te cilat ti i ke harruar me kohe, mund te te zbukoja keshtu te gjithe kalendarin e jetes time, por jo nuk dua te te merzis , nuk dua te te turbulloj. Dua vetem te tregoj thjeshte edhe njehere ngjarjen me te bukur te jetes time, dhe dua te lutem mos te tallesh me pakuptimin e saj , sepse per mua , kjo ngjarje ishte gjjithe jeta ime .............

    Me duhet te largohesha dhe e ndjeja fare mire dhe e kuptova se nuk do te me ish e mundur qe te jetoja jashte rrethit tend. Vetem ti ishe shpetimi im . Nuk e di se si me erdhi ky mendim dhe nese me te vertet e zonja te mendoja qartesisht ne ato ore te deshperuar.... por vendosa te te takoja. Nje fuqi magnetike me shtynte tek dera jote , kembet e ngrira dhe nyjet e dridherura. .. Jashte ne koridorin e akullt e ngrire nga frika por megjithate , e shtyre nga nje force e paerfytyrueshme zjata doren tek zilja e portes tende. edhe sot me kendon ne veshet e mi zhurma e ziles , edhe sot e degjoj ate heshtje qe pasoi kete zhurme ndersa zemra ime kishte pushuar se rrahuri dhe gjaku im nuk qarkullonte ne dejet e ngrire kur pergjoja nese do vije.
    "Por ti nuk erdhe. Asnjeri nuk erdhi. Dhe ashtu si e dehur , me tingellimin e ziles ne veshet e mi qe me oshetinte une hyra perseri ne dhomen time te zbrasur dhe te crregulluar, rashe e rraskapitur mbi nje mbulese udhetimi , e lodhur nga keto cape sikur te kisha ecur ore me rradhe mbi nje debore te trashe. Por megjithese isha e rraskapitur une kisha vendosur te te shikoja dhe te te flisja para se te shkulnin nga dhoma ime. Gjithe ate nate , gjithe ate nate te gjate dhe te ftohte une te prita. Ishte nje nate a akullt janari. Isha e lodhur dhe e keputur , kembet e duart , te gjitha me dhimbnin por kisha vendosur te te prisja. U shtriva ne derrasat e ftohta , dhe ndjenja ashtu e shtrire , me trupin e akullt dhe te copetuar , e mbuluar vetem me rroben time te holle . Oh! C'dhimbje te madhe qe ndjeja ! I shtypja kembet me njera tjetren ngaqe me ishin thare , krahet e mi dridheshin dhe detyrohesha shuem here te ngrihesha e te levizja pak ngaqe betnte shuem ftohte ne ate erresire te tmerrshme. Por une te prisja , te prisja dhe te prisja si fatin tim.
    "Dhe ja me se fundi cape qe ngjiteshin neper shkalle. Ate cast te ftohtit nuk ma ngriu trupin, nje zjarr i gjalle me perveloi . Ah! Ashtu e marre sic isha nuk e di se c'do te kisha bere atehere. E mbaja duke u dridhur dorezen e deres . Ti te ishe valle?
    Po , po ti ishe , i dashuri im., por ti nuk ishe vetem. Degjova nje te qeshur te lehte , feshferimen e nje fustani dhe zerin e ulet qe te thoshte dicka. Ti sillje me vete edhe nje femer........ ....
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #10
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    White Angel

    Se meritoj.....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •