Lajmi i meposhtem i marre nga Korrieri duket si ironia e fundit ala-Nano. Pak muaj pasi deklaroi si dhurate nje Benz Mercedes me vlere mbi 100000 USD, qeveria e kryesuar prej tij nxjerr nje ligj ku kufizon vleren e dhurates me 100 USD. Duke si lapsus por mendoj se eshte me teper nje tentative bajate per shfajsim. Ngaqe deri tani nuk ka pasur nje ligj te tille (mgjths ne kohen e debatit shumica e gazetave pretendonin se ekzistonte nje kufi per shperblimet) Nano del te kete qene i lare. Tjeter shembull klasik i moskokcarjes dhe papergjegjshmerise. O tempora O mores.
Zyrtaret, dhurata nen 100 USD
E Shtune, 23 Tetor 2004
Qeveria miraton nje vendim te posacem, qe kufizon deri ne 10 mije leke vleren e dhurates qe mund te mbahet nga nepunesi i administrates publike. Ne disa raste, dhuratat per shkak te detyres duhet te deklarohen tek eprori dhe te dorezohen per administrim ne njesine ekonomike te institucionit. Kur ato kane vlera muzeale, u kalojne institucioneve te specializuara
Elton METAJ
Nepunesit e administrates shteterore nuk mund te marrin dhurata me nje vlere me te madhe se 10 mije leke (rreth 100 dollare). Ky kufizim eshte percaktuar ne nje vendim te miratuar dje nga qeveria dhe qe synon te rrise transparencen e shmang abuzimet me funksionet ne administraten publike.
Vendimi i miratuar nga Keshilli i Ministrave percakton, nder te tjera, edhe rastet e vecanta kur nepunesi publik e ka te ndaluar te perfaqesoje persona juridike, vendas apo te huaj, organizata vendase apo qeveri te huaja ne proceset gjyqesore ku qeveria shqiptare eshte pale apo ka interesa te vecanta. Gjithashtu, percaktohet edhe procedurat e marrjes se dhuratave nga nepunesit publike, rastet kur keto dhurata mund te mbahen dhe rastet kur keto dhurata duhet t'i dorezohen institucionit. "Ne vendim parashikohet qe nepunesi mund te mbaje nje dhurate deri ne 10 mije leke te reja", sqaroi Ministri i Shtetit per Koordinimin, Marko Bello. Sipas tij, ne funksion te transparences ne kete drejtim, "dhuratat per shkak te detyres duhet te deklarohen tek eprori dhe te dorezohen per administrim ne njesine ekonomike te institucionit, ndersa ne rastet kur ato kane vlera muzeale u kalojne institucioneve te specializuara".
Ne te njejten kohe, vendimi i qeverise i ndalon nepunesit publike te marrin dhurata si shperblim per punen e kryer apo qe mund te ndikojne ne paanshmerine e kryerjes se detyres. Per kete qellim, jane percaktuar disa kritere per te vendosur nese nje dhurate eshte e lejueshme dhe pozicioni i nepunesit qe mund ta marre ate. Perjashtime nga keto kritere behen ne raste festash apo mikpritjes tradicionale, si dhe percaktohet kufiri i vleres se dhurates qe mund te pranohet.
Gjithashtu, sipas ministrit Bello, vendimi i qeverise zgjidh edhe nje tjeter ceshtje te rendesishme, ate te veprimtarise se jashtme te nepunesve civile, duke perkufizuar veprimtarine e jashtme te nepunesve dhe te kritereve per klasifikimin e nje veprimtarie te jashtme, si te lejueshme apo jo. Sipas tij, nepunesit civile nuk mund te mbajne detyra te tjera qe bien ndesh apo kane konflikt interesash me detyren apo pozicionin e tyre ne administraten publike. "Vendimi i Qeverise eshte nje hap ligjor i rendesishem ne luften kunder korrupsionit dhe i sherben transparences dhe shmangies se abuzimeve ne kete funksion, ne administraten publike (nepunesit civile)", u shpreh Bello. Ai sqaroi se vendimi ben fjale vetem per nepunesit publike te administrates publike. Zyrtaret e larte, ose te zgjedhurit, qe nga Presidenti i Republikes deri tek te zgjedhurit vendore, do te perfshihen ne ligjin Per konfliktin e interesave, i cili eshte ne procesin perfundimtar per te kaluar ne qeveri.
Krijoni Kontakt