Zgjedhjet e vjeshtës-provim historik për elektoratin e Kosovës-Shkruan: Sylë Arifi
Kosova në historinë e saj pas luftës çlirimtare, në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar i mbajti katër palë zgjedhje në Kosovën e lirë, pa tutelën e pushtuesit serb. Zgjedhjet si institucion demokratik janë shprehje e lirë e vullnetit të popullit të Kosovës, si një e drejtë civile dhe obligim qytetar, për ta zgjedhur udhëheqjen e tij, në rastin konkret, pushtetin lokal dhe atë qendror. Edhe zgjedhjete tetorit të sivjetëm janë të percaktuara dhe të organizuara nga faktori nderkombëtar.
Forma apo modaliteti i ketyre zgjedhjeve të përgjithshme është përcaktuar nga z.Halker, pa e përfillur fare subjektin politik, institucional dhe shoqërinë civile në Kosovë. Zaten, sistemi zgjedhor për zgjedhjet 2004, është caktuar për mënyrën propocionale me një zonë votim në Kosovë, me lista të mbyllura.
Prandaj, një vendim i tillë për mënyrën e mbajtjes dhe formën e tyre nga ndërkombëtarët pa u konsulltuar institucionin më legjitim dhe demokratik të Kosovës, Parlamentin, është akti më jodemokratik. Në çdo vend dhe shoqëri civile ku zbatohen rregullat e demokrasisë së vërtetë, domosdo duhet të respektohen format institucionale për ta përcaktuar sistemin zgjedhor për atë popull. Prandaj, votimi me lista të mbyllura është specifikë e sistemeve shoqërore totalitare, për çka si duket përfaqësuesit special për Kosovën, edhe kësaj radhe po i konvenon bërja edhe e një eksperimenti me vullnetin e këtij popull për ta vazhduar dhe për disa kohë administratën ndërkombëtare në Kosovë. Duket se administrata ndërkombëtare nuk është e gatshme që popullit të Kosovës t’ i mundësohet vetëqeverisja përmes institucioneve demokratike që dalin nga zgjedhjet e lira.
Disa subjekte politike dhe shoqëria civile në Kosovë, kanë protestuar duke kërkuar që sistemi i zgjedhjeve të përcaktohet nga vendorët, me lista të hapura. Rezultati i këtyre zgjedhjeve me modalitet dhe forma të përcaktuara nga z.Holker, konsiderhet se mund të jetë i qartë dhe i parapërgatitur ashtu siç dëshirojnë të tjerët, dhe pjesërisht siç i konvenon një pjese nga subjekti politik që zhvillon dhe bënë politikë pacifiste në Kosovë. Kësaj radhe, nga mesi i këtij subjekt politik dalin një pjesë e pakënaqur dhe e zhgënjyar me qëndrimin e kreut partiak dhe publikisht konfirmojnë se për këtë sistem zgjedhor fare nuk janë konsultuar forumet partiake, po për çdo gjë këtu vendos i pari i partisë, me pushtet absolut në parti.
Gjithashtu, më në fund nga ky subjekt elektoral dalin të pakënaqur me vendimet e kreut partiak tani disa nga udhëheqja e lartë e partisë, ndonëse vazhdon që kjo parti të udhëheqet nga mentaliteti i diktatit komunist, duke diferencuar mendimin e lirë. Ky fenomen ka ngjarë të ndodhë dikur para ca vitesh më parë duke vazhduar me avazin e vjetër të filluar me diferencim nga ish- kryetari i LDK- së për Rahovec, z.Ukshin Hoti, me vonë me shumë e shumë aktivistë dhe udhëheqës të lartë, e deri te një pjesë e zhgënjyer. Ata që kishin shprehur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre me sistemin zgjedhor edhe publikisht shprehen mospajtimin me kryetarin e partisë së tyre, Rugovën, me mënyrën e udhëheqjes së tij, tani më autokratike.
Ky sistem zgjedhor që është përcaktuar të aplikohet në këto zgjedhje të përgjithshme në Kosovë në tetorin e 2004, do të jetë objekt studimi, analize jo vetëm shoqërore, por edhe psikologjike, nga shumë mendimtarë, kritikë, historianë, psikologë dhe shkencëtarë të lëmenjve të ndryshme. Ky veprim autoritar i z.Holiker për popullin e Kosovës, do të konsiderohet si një kulaç i gatuar enkas për këtë popull, për ta realizuar planin e skenuar nga të tjerët. Si duket është rasti i parë në historinë e botës demokratike, që të bëhen eksperimente të tilla me një popull, që ka dalë nga lufta si i çliruar, po jo me pavarësi. Sidoqoftë, për raste të tilla duhen analiza të thelluara për shumë shkaqe e faktorë që na sollën tek krijimi i kësaj situate pas tri palë zgjedhjeve deri me tani.Dyshoj se edhe në këto zgjedhje të katërta të tetorit 2004, mund të na përsëriten të njëjtët skenarë, si më parë nga zgjedhjet e kaluara.
Kishte shumë paralajmërime të shprehura nga shumë individ dhe grupacione politike në Kosvë, se përgjegjësinë e pranuar me zgjidhjet e mëparshme nga LDK-ja, ajo nuk do ta realizojë, për shumë shkaqe, duke u mbështetur kryesisht nga e kaluara e saj dhjetëvjeçare, nga programi i saj i pandryshuar që nga viti 1989, e udhehequr nga një program dhe platformë kryesisht pacifiste, dhe kultivimin e një diktature paternaliste dhe modalitete të një formacioni ekstrem diktatorial komunist, dhe shumë e shumë faktorë të tjerë që kanë peshë të veçantë për situatat që na presin. Mendoj se kreut të këtij formacioni politik, me qëndrime vazhdimisht të luhatshme, i disciplinuar ndaj faktorit të huaj me nihilizëm të theksuar, e duke e nënçmuar faktorin vendor, përkatësisht bllokun politik që ishte në përkrahjen dhe bërjen e luftës çlirimtare, dhe duke mos e pranuar vlerën e kësaj lufte për asnjë moment, edhe pas përfundimit të luftës çlirimtare e deri me sot.
Konsideroj se në këtë fazë të këtij procesi historik për Kosovën, subjekti politik shqiptar, që ishte në bërjen e luftës çlirimtare, ende është në vazhdimësi të luftës, por me një ndryshim, duke kaluar nga rrafshi ushtarak në fushën politike dhe diplomatike, për t’i realizuar synimet kombëtare për pavarësi të plotë të Kosovës, sepse kështu na obligon gjaku i qindra dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe mijëra e mijëra shqiptarëve të zënë peng nga pushtuesi, si dhe civilëve të rënë nga agresori serb.
Është një shprehje e urtë e popullit që thotë që “nga pësimet duhet të nxirren mësime”, prandaj ia vlen që ky rreshtim politik që e bëri luftën çlirimtare se bashku me popullin e Kosovës, e udhehequr nga UÇK-ja gjithanshëm, të bëjë korrigjimet e duhura në veprimet e mëtejme politike, diplomatike, për të qenë më të suksesshëm në proceset e ardhshme që na presin. Ishte një hap i ngutshëm dalja e disa partive të mëvetësishme menjëherë pas përfundimit të luftës, nga blloku real kombëtar që ishte në mbështetje të luftës. Dhe kjo rezultoi me humbjen e tri palë zgjedhjeve të bëra në Kosovën e pasluftës.
Rezultatin e tri palë zgjedhjeve deri më tani të fituara me një shumicë relative nga subjekti politik, që ende dhe sot e kësaj dite nuk ka pozicione të qarta për luftën çlirimtare është si pasojë e disa defekteve të ndodhura nga rreshtimi politik i dalë nga UÇK-ja, si bartësja kryesore e luftës çlirimtare, dhe disa faktorëve tjerë, si p.sh. skenari i udhëhequr nga disa qarqe evropiane me orientime pro-sllave, për ta ndimuar kinse pakicën serbe në Kosovë, dhe duke e priviligjuar politikën pacifisto-nihiliste, të udhëhequr nga kreu i saj për një dekadë, sepse të tjerëve ju konvenon një udhehqes i tillë i degjushem për realizimin e planeve të tyre lidhur me Kosovën.
Gjendemi para përgjegjësive historike për proceset politike që na presin, respektivisht, tani është domosdoshmëri historike që spektri politik i dalë nga UÇK-ja, të ketë një strategji bashkpunimi me të gjithë këte spektër real kombëtar për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.
Konsiderohet se vetem kështu mund të jemi të sukseseshem, sepse ky rreshtim politik dhe populli i Kosovës i ka borgj dëshmorëve të Luftës, dhe gjaku i tyre na obligon. Vetëm kështu do të jemi në plotësim të amaneteve të bashkëluftëtarëve që ranë heroikisht në fushëbetejat e luftës kundër forcave fashiste serbe, për një liri dhe pavarësi të Kosovës drejt intergrimeve mbarëkombëtare.
Krijoni Kontakt