Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 77
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Thaqi u tha studenteve:


    "Nese e votoni PDK,kurre nuk do te helmoheni me,
    ashtu siq u helmuat vitin e kaluar!



    ****
    E nëse nuk e votoni.......
    hmmm..vaj halli per ta!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Thaqi u tha studenteve:


    "Nese e votoni PDK,kurre nuk do te helmoheni me,
    ashtu siq u helmuat vitin e kaluar!



    ****
    E nëse nuk e votoni.......
    hmmm..vaj halli per ta!

    RTP-ja raportoi nga nji kafene e Prishtines ha ha ha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    LLapi

    Po me vjen keq,po sensin e humorit e paske te operuar
    ashtu sikurse sensin e logjikes
    dhe "sensin "e abetares!


    Shnet


    ps.Llap
    keto fotografi i sjell nga "Madam Tussaud"-i,apojo?
    (rtp-ja po qeshet me lezet)

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RTP

    Po ben edhe ti analiza dhe kritika bash si shoqja e jote e punes qe tani po silleni rrugve dhe kafeneve posht e lart sepse nuk i kini ma ata miqt e juaj qe ju punsuan ne TV pa nji dit shkoll ty dhe hajrie spikericen
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hashim Thaçi: Jam i gatshëm të marrë secilën përgjegjësi institucionale në funksion të interesave të vendit

    Lideri i demokratëve, Hashim Thaçi, deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është parti që funksionon përmes konkurrencës demokratike të vlerave, ndërsa lista e saj, sipas tij, është listë e vlerave, e jo e kërcenimeve dhe grushtave.

    Thaçi, në një intervistë për një agjenci vendëse të lajmeve (KosovaLive), të premten, dhe të transmetuar edhe nga media të tjera, ka thënë se PDK-ja duhet të fitojë në zgjedhjet e 23 tetorit, sepse përfaqëson forcën politike më serioze në vend, konceptin dhe vizionin më të qartë politik dhe më realist për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

    Ai thotë se PDK ka hyrë në këtë garë zgjedhore me synimin se do të jetë subjekti më i preferuar nga qytetarët e Kosovës dhe se do të jetë subjekti më realist për t’i realizuar qëllimet dhe synimet shekullore të shqiptarëve. Pavarësia e Kosovës, sipas Thaçit, nuk ka asnjë alternativë.

    “Çdo opcion tjetër jashtë pavarësisë nuk i zgjidhë problemet, por vetëm i komplikon dhe shton ato. Në opinionin e bashkësisë ndërkombëtare përherë e më shumë është duke zënë vend ky qëndrim i PDK-së. Unë besoj se edhe Beogradi duhet ta kuptoj sa më parë këtë të vërtetë”, tha Thaçi.

    Lideri i PDK-së dhe ish- drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së, beson subjekti i tij ka më shumë energji pozitive, njerëz me më shumë vlera intelektuale dhe kombetare, për të luftuar për pavarësinë e vendit.

    Thaçi tha PDK është parti e cila funksionon mbi parimin e meritokracisë. “Vlerat morale, intelektuale e profesionale, puna dhe angazhimi kanë qenë kriteret e zgjedhjes edhe të kandidatëve të PDK-së për Kuvendin e ardhshëm të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

    Sipas tij, PDK është larg logjikës së klaneve, por është subjekt që funksionon përmes konkurencës demokratike të vlerave.

    Në pyetjen se a janë përcaktuar emrat e përfaqësuesve të PDK-së të cilët do t'i drejtojnë tri institucionet kryesore në rast të fitores së PDK-së, Thaçi tha se kjo mbetet çështje e organeve të partisë. “Vendimet tona janë kolegiale dhe produkte të diskutimeve të hapura”, tha ai.

    Ndërsa në pyetjen tjetër se a do të kishit pëlqyer më tepër postin e presidentit, kryeministrit apo të kryekuvendarit, lideri i PDK-së dhe ish- kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, tha se “jam i gatshëm të marrë secilën përgjegjësi institucionale në funksion të interesave të vendit”.

    Thaçi programin zgjedhor të partisë së tij politike e cilësoi si më produktiv dhe më të arsyeshëm. Ai tha se gjatë gjithë këtyre viteve PDK-ja ka punuar në ndërtimin e një vizioni politik, të qartë, realist dhe pragmatik për drejtimin e proceseve, sipas vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës.

    Sipas Thaçit, ky është vizioni për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. “Programi i PDK-së nuk është vetëm vizion qëllimesh, por edhe vizion i mënyrave se si duhet t'i përmbushim qëllimet për të cilat kemi marrë mandatin demokratik të qytetarëve”, konsideron Thaçi.

    Ai u shpreh i pakënaqur me punën e institucionave të Kosovës, gjatë mandatit të kaluar. Presidenca, siç tha ai, ka pasë një dështim të plotë.

    “Presidenti asnjëherë në këto vite nuk ka qenë në gjëndje të luaj rolin e përfaqësimit të unitetit të popullit, me çka e ngarkon ligji. Ai kurrë nuk ia ka dalë të shkëputet nga pikëpamjet e ngushta të partisë së tij...Parlamenti ka punuar me hapa të ngadalshëm dhe me një debat parlamentar shumë të zbehtë. Një pjesë e mirë e përgjegjësisë për këtë bie mbi ish-kryeparlamentarin që ka manifestuar tërë kohën në Kuvend sjellje autoritariste...Ndërkaq në Qeveri mbi të gjitha duhet vlerësuar puna e kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili në këto tri vite ka dëshmuar një aftësi të lartë në lidershipin efektiv”, konsideron Thaçi.

    Në pyetjen se a do të jetë e gatshme PDK sërish të hyjë në koalicion me LDK-në, në rast që asnjë subjekt politik nuk i fiton shumicën e votave, Thaçi tha se krejt kjo do të varet nga rezultati i zgjedhjeve. Megjithatë, Thaçi është optimist se PDK do të fitojë shumicën e mjaftueshme të votave në këto zgjedhje për qeverisjen e institucioneve të vendit.

    Për Trupat e Mbrojtjes së Kosëvës (TMK) dhe shërbimin Policor të Kosovës (SHPK), Thaçi konsideron se këto dy institucione shumë të rëndësishme për Kosovën duhet të profesionalizohen edhe më tutje, të marrin më shumë përgjegjësi dhe të zhvillohen në nivelin e standardeve perëndimore.

    Qeverisja e PDK-së, sipas tij, do të ofrojë tërë asistencën e nevojshme për këto dy institucione, që duhet të bëhen pjesë e krenarisë së Kosovës dhe në një të ardhme të afërt komponente bazë të sigurisë së Kosovës.

    Lideri i PDK-së në këtë intervistë mohoi kategorikisht zërat se partitë politike në Kosovë, financohen nga kontrabanda dhe krimi. “Unë nuk do të flas për partitë tjera, por sa i përket PDK-së mund të them me siguri të plotë se është parti që qëndron larg të gjitha formave të korrupsionit. Ne si PDK të parët e kemi ngritur zërin kundër kësaj të keqeje që po i kanoset shoqërisë dhe institucioneve kosovare, por mbetëm të vetmuar”, u shpreh Thaçi.

    Me fitoren e PDK-së në këto zgjedhje, sipas tij, zëri kundër korrupsionit do të kthehet në ligje.

    Ndërsa në pyetjen se a do të reflektohet negativisht në rezultatin e zgjedhjeve mungesa e Fatmir Limajt, i cili është konsideruar si shtyllë e PDK-së, Thaçi tha se “Fatmiri na mungon të gjithëve, familjes, Kosovës, shokëve e bashkëpunëtorëve, por edhe Kuvendit të Kosovës. Unë besoj në pafajsinë e tij, ashtu siç beson tërë populli i Kosovës”, tha në fund Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KQZ e Kosoves eshte me celibasha..po nuk i thone ilirian si ai i ruc edvin arapo-shytave por Adnan..merovc i Milaim Zeko-Hashim Lumave e Mavro Demac Qoseve..

    Pra PDk e Mafies i fiton keto zgjedhje.

    Sa ti dale gjumi LDK ne prishtine.. .. i ka ble jakupi LDK-ne e katundeve..

    njerzit do votojne per PDk-se sepse me ate jane te garantuar se PDk nuk i vret.

    Me votu LDk-ne ha dhe plumb.. e ste mbron kush..
    Njeriu zgjedh te fortin per mik.. keshtu ka ba tash 8000 vjet..

    A guxon kush me ik prej PDK-je te thaq vesel jakup Halitit?

    askush sepse dihet se e ka plumbin mbas qafe..


    Ne shqipot..thote Kadare diku..hyjme me keng ne goje neper diktature..
    tash Kosova don me e provu diktaturen enveriste..
    Ka nostalgji per te..
    Kot me i fol..do bejn te veten..

    Le ta gzojn nja 50 vjet regjimin e hurit e kallashit e birucave..

    hajt se nuk na len Kfori do thon me na vra Milaim Zek elshanat..
    Po po aty mbajuni ju..

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari po me merofcin e rogovanit qe i sherbej ldk-se e rugovanit kur ishte serrbija mbi 13 vite qa u ba qe pe shan se per tjeret qe po i shan nuk e kie per te paren her jo .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Thaqi si duket i mori lakmi naim abazit ne telebingo!

    Topat e lojes se "fatit"!
    `O njerez
    votoni per pdk,
    se kjo eshte si te" votosh" ne Lloteri,bixhoz,Tele-Bingo......



    Po te ra numri 50 -kujdes,
    dije se te hanger dreqi
    i humbe te gjitha!






    Llapi,flm qe solle kete fotografi ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 12-10-2004 më 03:29

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    “Thaçi, i bindur në fitoren e PDK-së.

    Ai u shpreh se me fitoren e PDK-së, jo vetëm Fatmir Limaj, por edhe gjeneralët tjerë të UÇK-së të cilët gjenden nëpër burgjet e UNMIK-ut, do të kthehen në gjirin familjar. ""
    Shume bukur!
    Me fjale te tjera Thaqi te len me kuptue seThaqi e "paska ne dore"lirin e Limes!


    Arsim Bajrami shtoi se Kosova duhet t’i kthejë Drenicës borxhin. “Kisha fatin që të jem në Rambuje, por edhe për pesë vejt të pas luftës së bashku me kryetarin Hashim Thaçi…ai po bëhet më i besuari për të përmbyllur procesin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.
    Arsim Bajrami na paska qene ne Rambuje?!


    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 12-10-2004 më 04:53

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •