Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 77
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shtabi zgjedhor i PDK-së reagon ndaj autoriteteve të Fushë Kosovës Besianës e Kastriotit

    Shtabi zgjedhor i PDK-së ka reaguar ndaj autoriteteve lokale të Fushë Kosovës, Besianës e Kastriotit. Në reagim thuhet:" Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës reagon ndaj autoriteteve lokale të komunave të Fushë Kosovës, Besianës dhe Kastriotit të cilat në mënyrë të qëllimshme, sot, gjatë mbajtjes së tubimeve elektorale të PDK-së në këto komuna e ndërprenë energjinë elektrike". Një praktikë e tillë dëmton zhvillimin e fushatës zgjedhore me mundësi të barabarta.


    Përkundër tendencave të tilla, tubimet elektorale të PDK-së në komunat e lartëpërmendura u mbajtën pas përpjekjeve të veprimtarëve të PDK-së dhe qytetarëve për të furnizuar objektet me energji alternative thuhet në reagimin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së.


    RTK 04/10/2004 18:07:08
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Hey Forumiste e miqe, degjoni more ju!

    Gjate Fushates parazgjedhore te PDK-se, ne Peje, Kryeministri Rexhepi shprehet se, "nese doni qe te mos kete krime me ne Peje, VOTONI PER NE!"

    E si ta kuptojme kete moto te PDK-se ne atehere. Asgje me ndryshe se sa prapa vrasjeve ne Komunen e Pejes qendrojne fuqishem "Bandat e PDK-se."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 05-10-2004 më 10:58
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #13
    Thaçi premtoi rritje të pagave 100 %


    Gjakovë, 2 tetor (Kosovapress) Time: 16 : 26

    Në prani të shumë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, të shtunën në Gjakovë në Shtëpinë e Kulturës, Partia Demokatike e Kosovës ka hapur fushatën parazgjedhore.....

    ************************************************** *************
    Në një far vakti edhe i ndjeri Fatos Nano (po them i ndjeri sepse ka vdekur për së gjalli) ka pas premtuar se do t'i kthej 100% lekët e humbura në piramida.

    Tani nxënësi i tij premton në mënyrë të ngjashme, sa i beson kush? ? ?

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    LDK do t’i kushtoj kujdes të veçantë zhvillimit të Prishtinës në shumë segmente

    Prishtina do të jetë keshtjellë e pamposhtur e Lidhjes Demokratike të Kosovës" , u tha në hapjen e fushatës elektorale të degëve të LDK-së , në kryeqytet.

    Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova u shpreh se Prishtina është qendër e institucioneve shtetërore dhe zemra e Kosovës në planin intelektual dhe kulturor, duke premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm, LDK do t’i kushtoj kujdes të veçantë zhvillimit të saj në shumë segmente.


    "LDK-ja para 14 vjetëve, shpalli tërësinë e pandashme të Kosovës me referendumin për pavarësinë e saj , theksuan përfaqësues të LDK-së.

    Sipas tyre në të njëjtën kohë LDK-ja me njerëz të guximshëm arriti të kundërshtoj një sistem pushtues dhe totalitarist.

    Po ashtu u bë edhe prezentimi i 22 kandidatëve për deputët, ndërsa nga elektorati u kërkua, se nëse dëshirojnë rend dhe ligj të votojnë për numrin 52.

    RTKLive
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi tha se PDK-ja dëshiron betejë të vlerave, ndërsa thirri simpatizantët në Besianë që t’iu ikin provokimeve

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, deklaroi të hënën në Besianë, se kjo parti dëshiron të zhvillojë me partitë tjera betejë të vlerave dhe përmbatjes së programeve, ndërsa thirri simpatizantët t’iu ikin provokimeve duke i cilësuar si të tilla ndaljen e rrymës në vendet ku PDK-ja po zhvillon takimet e saj elektorale, në shumë rajone të Kosovës.

    Duke fajësuar një varg të qeverive komunale, të drejtuara nga një parti rivale, për ndalje të rrymës në kohën e fushatës së PDK-së, lideri i demokratëve të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ata i frikësohen konkurrencës së vlerave.

    “Ata i frikësohen konkurrencës së vlerave. PDK-ja është parti e vlerës, e dritës dhe jo e territ”, u shpreh Thaçi, duke ftuar simpatizantët e PDK-së që t’iu ikin problemeve dhe provokimeve që janë duke iu bërë, dhe u bëri thirrje atyre që të zhvillojnë një fushatë të qetë e demokratike.

    “Ne jemi të ineteresuar të bëjmë betejë të konkurrencës së vlerave e të prezantimit të përmbajtjes së programeve, dhe të vizionit për shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Jemi të interesuar dhe jemi duke punuar me tërë potencialin që e kemi si parti që të realizojmë vizionin që i përgjigjet interesave të secilit qytetar. Jam i bindur se PDK-ja me këtë potencial që ka, do të jetë partia e parë pas zgjedhjeve të 23 tetorit”, tha Thaçi.

    Duke ftuar qytetarët që të votojnë për numrin 50, nëse duan ndryshime, Thaçi tha se PDK-ja është parti e shpresës, guximit, e besimit, solidaritetit, vizionit dhe e fitoreve të reja.

    “Pas çlirimit të Kosovës kanë mbetur edhe dy misione të tjera që duhet t’i realizojmë: ndërtimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Prandaj, ju ftoj të gjithve për një mobilizim të përgjithshëm, për dalje masive në zgjedhje, dhe që të votoni numrin 50”, kërkoi ai.

    Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së tha se ka pasur fatin dhe nderin të bashkëluftojë me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Zahir Pajazitin, Rrustem Mustafën etj, kundër Serbisë. “Ne kemi luftuar që Kosova të jetë në dritë, e jo në terr, siç është sot”, u shpreh ai.

    Sipas Naim Fetahut, kryetar i Degës së PDK-së në Besianë, zgjedhjet nacionale të 23 tetorit këtë subjekt e gjejnë në nivelin më të lartë të përgatitjes dhe angazhimit.

    “E veçanta e këtyre zgjedhjeve është aderimi i madh i llapjanëve në PDK, votues të mëparshëm të partive riavle, e sidomos të LDK-së. Ky aderim bëhet për shkak të qeverisjes së dobët të partisë në pushtet, e cila nuk mundi të realizojë asnjë premtim të vetin të dhënë në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe nuk po bën asgjë as në komunë”, u shpreh ai.

    Fetahu shtoi se e veçanta tjetër është programi i PDK-së që, sipas tij, është përgatitur në bazë të kërkesave të qytetarit dhe për qytetarin, si dhe vetë lista e kandidatëve për deputetë në mandatin e ardhshëm të Kuvendit.

    Po të hënën, PDK-ja vazhdoi fushatën e vetë edhe në Kastriot.

    Kryeministri i Kosovës dhe numri dy në listen e kandidatëve për deputetë të PDK-së, Bajram Rexhepi, u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së.

    Ai tha se nuk është ithtar i premtimeve, por shtoi se vërtet në Kastriot duhet bërë ndryshime të rëndësishme.

    “Votoni numrin 50 që të përmbushim premtimet tona, sepse shumë prej tyre nuk mundëm t’i realizojmë më parë për shkak të votave të pamjaftueshme”, tha Rexhepi.

    Nga ana e tij, lideri i demokratëve, Hashim Thaçi, tha ndër të tjera, se premton që nëse votohet për PDK-në, do të bëhen kthesa në jetën e qytetarëve.





    per ma shume vizitone faqen zyrtare te PDK-se

    http://www.pdk2004.org/index.html
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryetari Hashim Thaçi i drejtohet qytetarëve të vendit tonë

    Qytetarë të nderuar të Kosovës,

    Ju ftoj që më 23 tetor të votoni masovikisht!
    Populli i Kosovës ishte gjithmonë në ballë të lëvizjes për liri, dhe tash Kosovës i duhet vota e juaj që ta kurorëzojmë shtetin tonë të pavarur. Viti 2005 do të jetë vit i sfidave të mëdha, ku nga të gjithë ne kërkohet VENDOSMËRI, GUXIM dhe MENQURI. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e dëshmuar në momentet më kyqe të kesaj pjese të historisë së lavdishme të Kosovës, me sakrifië ruajti DINJITETIN e këtij populli.
    Në emër të PDK-së, ju premtoj se themelet e shtetësisë së Kosovës do t’i bëjmë realitet në saje të këmbëngulësisë sonë dhe ndihmës së bashksisë ndërkombëtare në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ne ditëm t’i bëjmë ball robërisë dhe varfrisë, sepse nuk mundën të na marin besimin në FITORE. Sot, kur kemi arritur në prag të aspiratave tona shekullore, më shumë se çdo gjë tjeter kemi nevojë ta ruajmë shpirtin dhe BESIMIN se do t`ia arrijimë. Këtë nuk mundemi ta bëjmë pa ndihmen tuaj.
    VOTA juaj sot, në vitin 2005 do të jetë referendum për shtetsinë e Kosoves. Me BESIM dhe GUXIM do ta FITOJMË Kosovën.
    Voto numrin 50 dhe FITO!

    Hashim Thaçi,
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    S.Zogaj: LDK-ja të vërtetën e ka të shenjtë dhe është kundër krimit, dhunës dhe intrigave

    Fushë Kosovë, 7 tetor - Në një tubim elektoral të LDK-së në Fushë Kosovë, Gani Prekopuca, kryetar i degës, u premtoi votuesve të kësaj komune se LDK-ja do të vazhdojë të transformojë Fushë-Kosovën në një shembull të krenarisë shtetërore, ekonomike, arsimore, kulturore, sportive, politike, religjoze dhe ambientale.

    Kryetari i komunës, Skënder Zogaj, iu drejtua votuesve besnikë të LDK-së në Fushë-Kosovë, me fjalët se kanë arsye për t'u mburrur dhe për t'u ndier krenarë me LDK-në, jo vetëm se kjo parti ia ka hequr maskën dikataturës komuniste dhe iu ka kun-dërvënë e para hegjemonizmit serbo, duke artikuluar shqip dhe shqiptarisht aspiratën politike kombëtare të Kosovës, por edhe për faktin se në ballë të vendit e ka udhëheqësin e urtë dhe vizionar, Dr. Ibrahim Rugova, që siç tha Zogaj, në historinë e Ballkanit ka krijuar shembullin e veçantë të metodës së luftës për liri.

    "Si rezultat i punës politike shumë intensive, të suksesshme, konkrete dhe efikase, LDK-ja është forca kryesore që reflekton vlerat më njerëzore të humanizmit, të solidaritetit, tolerancës dhe të ndershmërisë", theksoi Skënder Zogaj, duke shtuar se LDK-ja të vërtetën e ka të shenjtë dhe e ka për krenari që është kundër krimit, dhunës dhe intrigave.

    Ndërkaq, duke folur për vizionin e LDK-së në konkurrencë tne partitë e tjera, Skënder Zogaj theksoi se LDK-ja nuk vret prapa shpine, nuk rren, nuk shpif, nuk vjedh, nuk shet e nuk shitet, nuk uzurpon e nuk cenon dhe kjo, sipas tij, është vizioni i kësaj partie.

    Zogaj u ka thënë qytetarëve se është i bindur se votën e tyre nuk mund ta marrin rrenacakët, mashtruesit, intrigantët...

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Aq sa u vonua fitorja e PDK-së, u vonua edhe ndërtimi i shtetit të Kosovës

    Lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të mërkuren, ka mbajtur dy tubime madhështore elektorale në Skënderaj dhe Drenas, ku janë prezantuar kandidatët e këtyre anëve për deputetë dhe programi i partisë.

    Duke iu drejtuar mijëra të pranishmëve në Skënderaj, lideri demokrat Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësi politik i luftës së UÇK-së, u zotua se s’do të kursejë veten në punën për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

    Thaçi ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkangjiten PDK-së për ndryshime.

    “Fitorja e PDK-së është paksa e vonuar, por e sigurt. Me fitoren tonë do të ndërtohet shteti modern i Kosovës. Për aq sa ishte e vonuar fitorja e PDK-së, për aq është vonuar ndërtimi i shtetit të Kosovës dhe më nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi Thaçi, i bindur në fitoren e PDK-së.

    Ai u shpreh se me fitoren e PDK-së, jo vetëm Fatmir Limaj, por edhe gjeneralët tjerë të UÇK-së të cilët gjenden nëpër burgjet e UNMIK-ut, do të kthehen në gjirin familjar.

    “Ka edhe të atillë që vijnë e kërkojnë strehë politike në Drenicë, vijnë edhe të atillë që komandantin legjendar, Adem Jashri, e kanë quajtur terrorist, dhe të atillë që e dërguan Fatmir Limajn në Hagë. Mos i votoni ata, ndëshkoni!”, u shpreh Thaçi.

    Nga ana e tij, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, përcolli një mesazh të Fatmir Limajt, i cili u citua të ketë thënë se “ndihma më e madhe për mua do të ishte fitorja juaj në këto zgjedhje”.

    Arsim Bajrami shtoi se Kosova duhet t’i kthejë Drenicës borxhin. “Kisha fatin që të jem në Rambuje, por edhe për pesë vejt të pas luftës së bashku me kryetarin Hashim Thaçi…ai po bëhet më i besuari për të përmbyllur procesin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.

    Nga ana e tij, kandidati për deputet, Gani Koci, tha se PDK-ja do të jetë ajo e cila do të zhbllokojë gjendjen e tashme në Kosovë, prej një situate “as me pushtet as pa pushtet, as me institucione as pa institucione, as me kompetenca as pa kompetenca”.

    Ai tha se nuk është mirë që “t’u lëkundin eshtrat” dëshmorëve, ata të cilët para dhe gjatë luftës çlirimtare i quanin terroristë, dorë e zgjatur e Serbisë etj. “Të tillët e ftojnë sot Drenicën që të hyjë në Kosovë. Drenica është në Kosovë, aq sa është Kosova në Drenicë. Drenica kurr nuk iu ka besuar dhe nuk iu beson atyre që për përfitime personale pranojnë robërimin e Kosovës”, u shpreh Koci.

    Një tubim po kaq madhështor si në Skenderaj, drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e zhvilluan edhe në Drenas, para mijëra simpatizantëve.

    “Para se të votoni, mendoni për ata që organizuan zgjedhje të ashtujqujtura të lira më 1998, dhe në anën tjetër për ata që ranë në luftë, për familjet e tyre dhe për invalidët. Me votën tuaj për PDK-në ndëshkoni ata që Drenicën e izoluan në vitet ’80-ta dhe ata që referendumin e arritur në Rambujena e humbën me Kornizën Kushtetuese. Vota për numrin 50, për PDK-në, është votë për shtetin dhe të ardhmen e Kosovës”, deklaroi lideri Hashim Thaçi.

    Nga ana e tij, Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së u shpreh se ndjehej i privilegjuar të gjendej në këtë ngjarje në Drenicë, “këtu ku e ka burimin liria e Kosovës”.

    Ai shtoi se gjith kombi kenohet me Drenicën. “Në Kosovë ka të atillë që për 50 vjet nuk e kanë ditur kah i bie Drenica…Kosovës i duhet një president që e pranon Drenica”, tha Kuçi, duke shtuar se vota për PDK-në do të çojë në një gjendje ndryshe.

    Një ish-koamndant i UÇK-së dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, tha se Partia Demokratike e Kosovës është parti e vlerave dhe zgjedhjet do ta nxjerrin atë si forcën më të madhe.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Thaçi: Aq sa u vonua fitorja e PDK-së, u vonua edhe ndërtimi i shtetit të Kosovës
    Per sa kohe deri sa PDK-ja gjendet ne opozite, e pa-afte per te ndikuar ne vendime te rendesishme per Kosoven, aq me afer do te jete ndertimi I shtetit te Kosoves. PDK-ja I ka sjellur tash me shume se 5 vite, vetem te keqen Kosoves dhe te ardhmes se saj.

    Lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të mërkuren, ka mbajtur dy tubime madhështore elektorale në Skënderaj dhe Drenas, ku janë prezantuar kandidatët e këtyre anëve për deputetë dhe programi i partisë.
    Madheshtore? Ani ku? Ne Skenderaj dhe Drenas. Qyetetaret e Drenices duhet te kuptojne nje here e pergjithmone se keta qe kerkojne voten e tyre sot, jane ata qe Adem Jashari I ndiqte si qente per ti vrare. Nese votoni PDK-ne, votoni kunder Heroit Jashari.

    Duke iu drejtuar mijëra të pranishmëve në Skënderaj, lideri demokrat Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësi politik i luftës së UÇK-së, u zotua se s’do të kursejë veten në punën për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
    Zotime pas zotimesh, qe nga I veteshpallur udheheqes I shtabit te pergjithshem te UCK-se, gjoja "qellimi madhor" I ketij shtabi te veteshpallur per te bashkuar trojet Shqiptare, ai perfundoj ne propozime pas propozimesh, deri tek moratoriumi dhe zbatimi I marrrevshje se Ohrit ne Kosove.

    Thaçi ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkangjiten PDK-së për ndryshime.
    Qyetetaret e Kosoves e kane te qarte dhe jane te vemendshem se per cfare "ndryshimesh" e ka fjalen Taci.

    “Fitorja e PDK-së është paksa e vonuar, por e sigurt. Me fitoren tonë do të ndërtohet shteti modern i Kosovës. Për aq sa ishte e vonuar fitorja e PDK-së, për aq është vonuar ndërtimi i shtetit të Kosovës dhe më nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi Thaçi, i bindur në fitoren e PDK-së.
    Fitorja e PDK-se as qe do te ndodh, se paku jo ne keto zgjedhje. Nje fitore e kesaj partie do te shenonte fillimin e shkaterrimit te shtetin qe ekziston ne Kosove. Populli Kosoves e ka te qarte kete gje, prandaj edhe nuk do te votoj kete Parti te Pionereve te Enverit.

    Ai u shpreh se me fitoren e PDK-së, jo vetëm Fatmir Limaj, por edhe gjeneralët tjerë të UÇK-së të cilët gjenden nëpër burgjet e UNMIK-ut, do të kthehen në gjirin familjar.
    Per kete gje nuk do te vendos PDK-ja. Me siguri Taci do te jete ne listen e atyre qe do te dergohen ne Hage ne muajt qe pasojne. Atje edhe e ka vendin e tij.

    “Ka edhe të atillë që vijnë e kërkojnë strehë politike në Drenicë, vijnë edhe të atillë që komandantin legjendar, Adem Jashri, e kanë quajtur terrorist, dhe të atillë që e dërguan Fatmir Limajn në Hagë. Mos i votoni ata, ndëshkoni!”, u shpreh Thaçi.
    Adem Jasharin e quanin terrorist vetem autoritetet e Beogradit. Mbase Taci, gjersa ndiqej nga ai si nje qen, e ka quajtur te atille. Limajn e kane derguar ne Hage veprat e tij, e mbase edhe vete ai qe flet per te (Taci).

    Nga ana e tij, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, përcolli një mesazh të Fatmir Limajt, i cili u citua të ketë thënë se “ndihma më e madhe për mua do të ishte fitorja juaj në këto zgjedhje”.
    Le te mbaje ate shprese Limaj!

    Arsim Bajrami shtoi se Kosova duhet t’i kthejë Drenicës borxhin. “Kisha fatin që të jem në Rambuje, por edhe për pesë vejt të pas luftës së bashku me kryetarin Hashim Thaçi…ai po bëhet më i besuari për të përmbyllur procesin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.
    Taci nuk I takon Drenices, ai dhe partia qe ai drejton, jane pushtues te saj. Kete e dine fare mire njerezit ne Drenice. E dine mire se ku gjendet Drenica pas 5 vitesh clirimi. E drejtuar nga PDK-ja Drenica mbeti nder rajonet me te pa-zhvilluara pas luftes.

    Nga ana e tij, kandidati për deputet, Gani Koci, tha se PDK-ja do të jetë ajo e cila do të zhbllokojë gjendjen e tashme në Kosovë, prej një situate “as me pushtet as pa pushtet, as me institucione as pa institucione, as me kompetenca as pa kompetenca”.
    PDK-ja do krijoj situaten qe sot mbreteron sot ne Drenice.

    Ai tha se nuk është mirë që “t’u lëkundin eshtrat” dëshmorëve, ata të cilët para dhe gjatë luftës çlirimtare i quanin terroristë, dorë e zgjatur e Serbisë etj. “Të tillët e ftojnë sot Drenicën që të hyjë në Kosovë. Drenica është në Kosovë, aq sa është Kosova në Drenicë. Drenica kurr nuk iu ka besuar dhe nuk iu beson atyre që për përfitime personale pranojnë robërimin e Kosovës”, u shpreh Koci.
    Jane quajtur "dore e zgjatur e Serbise," ai formacion qe mbreteronte gjoja brenda UCK-se dhe kryente hapur punen e Serbise ne Kosove, gjate dhe pas luftes.

    “Para se të votoni, mendoni për ata që organizuan zgjedhje të ashtujqujtura të lira më 1998, dhe në anën tjetër për ata që ranë në luftë, për familjet e tyre dhe për invalidët. Me votën tuaj për PDK-në ndëshkoni ata që Drenicën e izoluan në vitet ’80-ta dhe ata që referendumin e arritur në Rambujena e humbën me Kornizën Kushtetuese. Vota për numrin 50, për PDK-në, është votë për shtetin dhe të ardhmen e Kosovës”, deklaroi lideri Hashim Thaçi.
    Drenica e di fare mire te kaluaren, edhe nese Taci nuk ju ri-kujton ate. Drenica e din mire se nga kush eshte e izoluar sot. Ne zgjedhjet e lira te vitit 1998, pershkak te rrethanave te krijuara nuk mori pjese Drenica, jo pse do te bojkotonin zgjedhet ne ate kohe. Eshte e pa-kuptimte pse cetniku Taci, na ri-kujton kete kohe. Ne te gjitha komunat tjera te Kosoves u zhvilluan zgjedhjet.

    Nga ana e tij, Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së u shpreh se ndjehej i privilegjuar të gjendej në këtë ngjarje në Drenicë, “këtu ku e ka burimin liria e Kosovës”.
    Kucka! Liria e Kosoves e ka burimin ne cdo pellembe te Kosoves. Liria e Kosoves nuk ka filluar ne Drenice, ajo ka filluar dekada me pare. Kucka, historia e clirimit te Kosoves, nuk filloi qysh prej paraqitjes se te vetequajturve Shtab I Pergjithshem I UCK-se. Ju jeni "fare e keqe," ju mendoni te bindeni te tjeret se Historia e lavdishme e Kosoves fillon dhe perfundon me ju.

    Ai shtoi se gjith kombi kenohet me Drenicën. “Në Kosovë ka të atillë që për 50 vjet nuk e kanë ditur kah i bie Drenica…Kosovës i duhet një president që e pranon Drenica”, tha Kuçi, duke shtuar se vota për PDK-në do të çojë në një gjendje ndryshe.
    Drenica nuk perfaqeson 95% te Kosoves, ketu behet fjale per dy komuna te Kosoves. Eshte mese e vertete se "vota per PDK-ne do te coj ne nje gjendje me ndryshe," nese kete nuk e dine votuesit ne komunat tjera te Kosoves, le te pyesin Drenicaket se si eshte ne pushtimin e cetnikeve te PDK-se.

    Një ish-koamndant i UÇK-së dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, tha se Partia Demokratike e Kosovës është parti e vlerave dhe zgjedhjet do ta nxjerrin atë si forcën më të madhe.
    Mbaj shpresat gjalle o Azem Syla! Populli do te ju ndeshkoj edhe nje here! E ju urdheroni e mallkojeni ate perseri.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Zekria Cana:

    "Nese ua thote zemra per te ri-ngjallur viktimat e Recakut, atehere votoni per LDK-ne, ndersa beni te kunderten, do te vrisni ata per te dyten here!"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •