shekulli
------------
Presidenti dhe Etika Parlamentare
Nga Artur Shkurti
Padiskutim se marrėveshja e forcave politike shqiptare e pak kohėve mė parė pėr zgjedhjen e njė presidenti konsensual, pėrbėn njė precedent tė rrallė pėr aktualitetin shqiptar, i cili befasoi jo vetėm mbarė opinionin publik shqiptar, por edhe faktorin ndėrkombėtar.
Nėse arritja e kėtij pėrfundimi ishte rezultat i maturimit tė klasės politike shqiptare, apo erdhi si pasojė e detyruar e kushteve konkrete tė krizės, kjo pak rėndėsi ka edhe pse nė thelb ka rėndėsinė e vet jo tė vogėl.
Nė fund tė fundit ajo ēka vlen ėshtė pėrfundimi dhe jo mėnyra e arritjes sė tij, sepse nė shumė raste edhe zgjidhjet nga halli japin rezultate. Dhe ky i fundit ishte pozitiv, duke pasur parasysh se mėnjanoi tė paktėn provizorisht krizėn institucionale, zgjodhi nė krye tė shtetit shqiptar njė njeri tė nderuar dhe njė figurė tė pranueshme nga tė gjithė dhe mbi tė gjitha hapi rrugėn pėr konsolidimin e mėtejshėm tė shtetit nė Shqipėri.
Padyshim se nga njė njeri me njė pėrvojė kaq tė madhe dhe tė larmishme, pėrgjithėsisht tė suksesshėm nė jetėn e tij dhe mbi tė gjitha nga njė familjar i mirė, njė familje e madhe siē ėshtė Shqiperia, ka se ē'tė presė. Por mbi tė gjitha kjo Shqipėri, e brejtur nga kontrabanda, e kalbur nga korrupsioni dhe ku ēdo ditė humbasin vlerat morale tė njeriut, e ka nevojė njė njeri tė ndershėm, konsekuent dhe tė pakompromentueshėm si z.Alfred Moisiu.
Pjesė e seriozitetit tė tij nė punė pėrbėn edhe meraku i njė organizimi tė thjeshtė, por edhe tepėr solemn tė ceremonisė sė ndėrrimit tė detyrės.
Por ajo qė ra nė sy ditėn e betimit tė presidentit nė Parlamentin shqiptar dhe qė njėkohėsisht tė ngjall keqardhje, ishte qėndrimi jokorrekt dhe aspak serioz i njė pjese tė deputetėve shqiptarė, tė cilėt nuk ishin kurrsesi nė lartėsinė qė duhet nė raste tė tilla solemne. E themi kėtė sepse njė pjesė e tyre, ku spikaste edhe zv/kryeministri z. S. Gjinushi, erdhi me vonesė nė seancėn e ceremonisė sė betimit tė presidentit, duke e konsideruar ndoshta angari dhe duke bėrė qė njė seancė e tillė tė fillojė me 20 min. vonesė, kurse disa tė tjerė : dikush me kėmishė me mėngė tė shkurtra, dikush pa kollarė dhe dikush me xhaketė tė hedhur supeve , thuajse tė vinin nga vaditja e misrit nė fushė dhe jo pėr tė marrė pjesė nė kėtė akt solemn. Nuk tė ēudit aspak qėndrimi i z. S. Braho, po tė kemi parasysh arrogancėn dhe demonstrimet e tij nė KPD-nė socialiste dhe nė mbledhjen e
PS-sė tė rrethit tė Durrėsit, por sinqerisht tė vjen keq pėr z. P. Koci, i cili ka treguar karakter , moral dhe seriozitet pėr t'u marrė shembull edhe nga politikanė tė tjerė, sidomos nė ngjarjet e kohėve tė fundit.
Presidenti shkoi nė Parlament duke respektuar institucionin dhe protokollin dhe elementėt e kėtij Parlamenti e kishin pėr detyrė tė ishin nė lartėsinė e duhur, si nė formė ashtu edhe nė pėrmbajtje. Cilado qofshin arsyet nuk e justifikojnė mospjesėmarrjen nė kėtė eveniment tė deputetėve tė PBDNJ-sė.
Po ta vėmė re tė gjithė ata deputetė qė votuan kundėr (dhe mirė bėnė, ėshtė e drejta e tyre ta bėjnė kėtė) u munduan qė nė njė formė apo nė njė tjetėr, tė demonstronin pakėnaqėsinė e tyre, ose po tė doni quajeni edhe protestėn e tyre ndaj zgjedhjes sė kėtij presidenti. Duke treguar nė kėtė mėnyrė shpirtvogėlsinė e tyre .Nėse arsyet ishin tė karakterit personal , tė atij procedurial , apo kishin tė bėnin me arsye tė tjera qė ne nuk i dimė , pak rėndėsi ka. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se kėta zotėrinj ishin tė detyruar tė respektonin qytetarin e parė tė kėtij shteti, duke lėnė mėnjanė preferencat dhe vlerėsimet personale . Dikujt, pėr arsye objektive apo subjektive mund tė mos i pėlqejė A. Moisiu si person, (edhe pse pėr ēfarė u tha mė sipėr pėr figurėn e tij, nuk e ka tė drejtėn morale ta bėjė njė gjė tė tillė ) por ėshtė i detyruar ta respektojė z. A.Moisiu si president tė Shqipėrisė dhe qė erdhi si rezultat i njė votimi tė rregullt dhe demokratik. Shfaqjet dhe demonstrimet e kėsaj natyre nuk e ulin figurėn e z. A.Moisiu , i cili nga ana e tij nuk harroi tė falenderojė edhe ata qė e votuan kundėr , duke treguar vlera tė larta qytetarie, por tregon mungesėn e kulturės dhe tė etikės parlamentare tė kėtyre zotėrinjve , qė nga ana e vet treguan tė kundėrtėn dhe treguan se nuk kanė masė dhe principe nė trajtimin e ngjarjeve tė kėsaj natyre .
Prandaj ėshtė e domosdoshme qė kryetari i Parlamentit tė marrė masat qė tė mos pėrsėriten mė nė tė ardhmen fenomene tė kėsaj natyre qė ulin figurėn e pėrfaqėsuesve tė popullit .
Krijoni Kontakt