Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Berisha: Hetim kredisë 60 milionë euro

    “Nuk mund të ndodhë që taksapaguesit më të varfër të Europës të marrin kredi për kompanitë private të Nanos”

    Berisha: Hetim kredisë 60 milionë euro


    N.Perndoj

    TIRANE- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mbledhë firmat për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për prokurimet dhe privatizimet e bërë nga qeveria “Nano”. “Komisionet hetimore duhet të përqëndrohen në drejtim të prokurimeve publike dhe në drejtim të privatizimeve. Sot asnjë ligj kombëtar e ndërkombëtar nuk respektohet për prokurimet publike. Është shumë e rëndësishme, që të hetohet e gjithë veprimtaria e qeverisë, gjatë këtyre tre viteve. Të hetohen të gjitha aktet e kësaj qeverie. Nano po përdor pushtetin në mënyrën më të çmendur për të konsoliduar dhe financuar koncesionet dhe monopolet me të cilat ai është i angazhuar”, -tha dje kryetari i demokratëve, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.
    Marrëveshja për çimenton
    Pjesë e hetimit parlamentar do të jetë edhe marrëveshja e firmosur mes kryeministrit Fatos Nano dhe Bankës Europiane për Zhvillim për fabrikën e çimentos. “Ne nuk kemi asnjë kundërshtim që kompanitë private të gjejnë financimet që duhen. Por që taksapaguesit më të varfër të Europës të marrin kredi, për kompanitë private të Nanos, kjo nuk mund të ndodhë. Ndërsa shpreh mirënjohjen time për ndihmën, që organizatat ndërkombëtare kanë dhënë për ndërtimin e TEC të Vlorës, në mënyrë absolute nuk do të mund të pranohen financimet për kompaninë e Nanos. Ndaj në Kuvend të merret me urgjencë ky akt prej 60 milionë eurosh me të cilën Nano kërkon të financojë monopolin e tij të çimentos. Kjo është një betejë shumë e egër, është betejë të cilën opozita duhet ta zhvillojë me vendosmëri të palëkundur ndaj dhe duhet të krijohet komisioni hetimor për të gjitha prokurimet publike të firmosura nga qeveria”, - tha Berisha. Kryetari i demokratëve theksoi se deputetët demokratë duhet të përqëndrohen tashmë tek çështjet me interes publik. “Mendoj se është e domosdoshme, që Kuvendi të përqëndrohet në çështjet, që kanë interes publik, si prokurimet. Njeriu që deklaroi një vit më parë se do të ndalojë prokurimet direkte së bashku me ministrat e tij aplikon vetëm prokurime të tilla. Kurrë ndonjëherë nuk ka ekzistuar një grup kaq i inkriminuar në krye të qeverisë, sikurse është sot. Po ashtu të gjitha interesat e klaneve kriminale mbrohen me fanatizëm nga Fatos Nano, Anastas Angjeli dhe Arben Malaj. Kontrabanda vazhdon me furi, magazinat doganore të ministrave përdoren vetëm për të bërë kontrabandë për të magazinuar mallra të cilat gjoja janë tranzit për Kosovë, por në të vërtetë shiten në Shqipëri”,- tha ai.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    BERZH dhe IFC: 60 milionë euro kredi për çimenton e Fushë-Krujës


    Shekulli


    BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare) do t’i akordojnë fabrikës së prodhimit të çimentos në Fushë-Krujë “Seament” një kredi prej 60 milionë eurosh. Kredia do të shërbejë për ndërtimin e një linje të re prodhimi të çimentos me kapacitet 1.3 milionë ton çimento në vit. Kjo është bërë e ditur këtë fundjavë gjatë një takimi të përbashkët mes përfaqësuesve të qeverisë, BERZH, IFC dhe investitorëve libanezë. Këta të fundit janë edhe pronarë të fabrikës së prodhimit “Seament” në Fushë-Krujë. Sipas marrëveshjes, BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare) i akordojnë së bashku fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë sh.p.k. (FÇFK) një kredi prej 60 milionë eurosh për të ndihmuar kompaninë të rrisë prodhimin dhe të përmbushë kërkesën në rritje për çimento. Projekti parashikon një investim prej 130 milionë eurosh për ndërtimin e një linje të re të prodhimit të çimentos në Fushë -Krujë, me kapacitet vjetor 1.3 milionë ton çimento. BERZH dhe IFC do të financojnë nga 30 milionë euro secila, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga OPEC, Alfa Bank dhe vetë kompania.
    Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti i BERZH Jean Lemierre, është shprehur se “projekti për rritjen e kapacitetit prodhues të FÇFK-së është i rëndësishëm sepse rritja e prodhimit vendas dhe eksporteve ndikon në përmirësimin e bilancit të pagesave. Arsye tjetër është se investimet e huaja ndihmojnë në rritjen e standardeve që çojnë drejt Bashkimit Europian dhe së fundit ky projekt plotëson standarde të larta mjedisore”. Investimi pritet t’i japë fund kërkesës për importin e çimentos në vend si dhe të ndikojë edhe në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë fabrikë.
    Ndërkohë, Lemierre nuk ka lënë anash në këtë ceremoni rëndësinë e procesit të privatizimit dhe rritjes së investimeve në vend. Sipas tij, “ne do të bashkëpunojmë ngushtë dhe hap pas hapi me qeverinë gjatë procesit të privatizimit të dy ndërmarrjeve strategjike Albtelekom dhe ARMO dhe në rast nevoje ne do të ndërhyjmë”. Megjithatë, ka ngelur e paqartë se çfarë kuptohet me ndërhyrje të BERZH-it në rast nevoje.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Shqiperine e mjeron me shume se cdo gje tjeter destabiliteti politik. Dhe Berisha sigurisht eshte zemra e kesaj fatkeqesie. Cdo llaf, cdo veprim, cdo levizje e tij eshte ne essence destabilizuese per ate vend. Polarizimi i skajshem i elektoratit, protestat pa brum, perpjekjet e mjeruara per te fituar kapital politik nga funeralet, varrimet, apo fatkeqesite e shqiptareve, agresiviteti i politikes, gjuha e eger, kercenimet barbare per larje hesapesh, mallkime dhe sharje nga me te peshtirat dhe ordineret, krijojne nje ambient teper te tensionuar dhe te pastabilizuar - rrjedhimisht te pasigurte per asgje, dhe askend ne ate vend.

    Vetem pak kohe me pare Berisha sulmoi ashper financimin e fabrikes se Cimentos ne shqiperi nga Berzh dhe FMN. Ky njeri eshte kaq idiot, saqe nuk e kupton se cfare mesazhi dergoi sulmi i tij neper bote. Ai mesazh eshte se cdo investitor qe bashkpunon apo investon gjate qeverise Nano, do jete ne shenjester kur PD te vije ne pushtet. Dhe kush e siguron ate investitor se ai nuk do ngacmohet nga PD, apo nuk do ti kerkohet perseri te paguaj harace qe kenaqin kete te fundit. Ne fund te fundit gjuha e Berishes ia ben te qarte kete. Dhe Berisha e beri kete me nje investim te institucioneve shume te mbrojtura dhe serioze ne bote, qe kane mbeshtetjen e shume shteteve teper te fuqishem, po nje firme te mesme qe nuk gezon kete autoritet kush do ta mbroje nga hetimet xhahilo-bajraktare te Berishes?

    Por vete aedhja e Berishes ne pushtet eshte nje tmerr i vertet per investitoret, kur kujton rekordin e tij per te krijuar nje ambient te pershtatshem per biznes. 97 gjithmone do ti varret ne qafe.

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •