Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 95 prej 95
  1. #91
    personalisht me duket pa kuptim ky nivel taxash per importimin e makinave

    efekti i pare do te jete nje perdorim i tejzgjatur i makinave egzistuese me deme per ambimentin (por edhe per imazhin e ekonomine)

    mbase do kish qene me e pershtatshme rritja e taxave mbi karburantet apo/edhe e taxave mbi pronesine e automjeteve (taxe qe duhet te vazhdoje te paguhet perderisa makina nuk eshte cuar ne "varreza" te autorizuara).

    nje gje eshte e sigurt - nuk mund te vazhdohej si ishte
    - po edhe keshtu si e bene nuk ka shume kuptim

    te pakten do te jene te lumtur mekaniket e pronaret e autoserviseve qe do te kene me shume pune ne te ardhmen (makinat ne qarkullim do te jene te vjetra e do te kerkojne riparime qe te kalojne provat e sigirumit teknik)

  2. #92
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Fiskal

    Adriatik Kotorri - 25/01/2005

    Ligji i ri, edhe qeratė e shtėpive me TVSH




    Kush do tė ngarkohet me TVSH
    -Shitja pėr herė tė parė e ndėrtesave tė reja pėr qėllime banimi.
    -Shitjen e parė dhe ēdo shitje pas saj tė ndėrtesave pėr qėllime tregtare.
    -Qiradhėnien e ndėrtesave pėr qėllime tregtare.
    -Qiradhėnien e ndėrtesave pėr banim, kur mbi to nuk ėshtė zbatuar TVSH nė shitje.
    Janė furnizime tė pėrjashtuara nga TVSH
    - Shitjet pas shitjes sė parė tė ndertesave te reja pėr banim.
    - Shitjet e tė gjitha ndėrtesave ekzistuese pėr banim.
    - Qiradhėnia e ndėrtesave pėr banim mbi tė cilat ėshtė zbatuar TVSH nė shitje.
    Sipas ndryshimeve tė reja nė legjislacionin shqiptar, ėshtė parashikuar qė edhe qiramarrėsit e shtėpive pėr banim do tė paguajnė TVSH nė momentin e pagesės


    Ēdo kontratė qiraje qė do tė nėnshkruhet pas 1 janarit tė viti 2006 do tė pėfshijė, pėrveē ēmimit, edhe vlerėn e TVSH-sė. Ky rregull vlen jo vetėm pėr subjektet e regjistruara, por edhe pėr individėt tė cilėt do tė marrin me qira qoftė edhe njė apartament pėr banim. Kėtij rregulli do t’i shpėtojnė ato banesa pėr tė cilat nė momentin e blerjes ėshtė paguar TVSH. Por aktualisht deri nė fund tė viti 2005 pėr tė gjitha banesat qė janė shitur dhe qė priten qė tė shiten nuk aplikkohet TVSH nė shitje, ēka do tė thotė qė kėto apartamente do tė jenė objekt i TVSH-sė nė momentin e dhėnies me qira. Ndėrkohė qė, sipas ligjit, nuk do tė paguajnė TVSH nė momentin e qiradhėnies apartamentet pėr tė cilat ėshtė aplikuar TVSH nė momentin e blerjes. Ky rregull do tė vlejė pėr ato apartamente tė cilat do tė shiten pas 1 janarit tė vitit 2006, moment kur ėshtė parashikuar qė tė aplikohet TVSH-ja nė shitje edhe pėr apartamentet.
    Po nė tė njėjtėn mėnyrė do tė jenė tė pėrjashtuar nga TVSH-ja edhe objektet me pronėsi publike. Kėshtu, sipas ligjit nuk vlen e njėjta gjė nė rastin kur objekt i qiradhėnies ėshtė njė pronė publike. Dhėnia me qira e ndėrtesave pronė publike nga organet e pushtetit qendror apo vendor ėshtė furnizim i pėrjashtuar nga TVSH-ja.


    Kur aplikohet TVSH nė ndėrtim
    TVSH-ja nė ndėrtim aplikohet :
    1. Kur shoqėritė e ndėrtimit ndėrtojnė pėr tė shitur apo pėr tė dhėnė me qira,TVSH-ja llogaritet dhe paguhet ēdo muaj mbi vlerėn e situacionit mujor tė punimeve. Bashkėngjitur me ēdo situacion mujor do tė jetė detyrimisht fatura tatimore me numėr serial. Vlera e situacionit mujor do tė jetė vlera e tatueshme mbi tė cilėn do tė llogaritet TVSH-ja nė masėn 20%.
    2. Kur shoqėritė e ndėrtimit tė licensuara profesionalisht, do tė ndėrtojnė objekte pėr qėllim pėrdorimi nė funksion tė aktivitetit tė tyre tė tatueshėm, kemi tė bėjmė me vetėfurnizim tė ndėrtesave. Pėr ēdo muaj, shoqėria ndėrtuese pėrpilon situacionin e punimeve tė kryera nė fakt. Bashkėngjitur me ēdo situacion mujor do tė jetė detyrimisht fatura tatimore. Personi i tatueshėm ėshtė i detyruar tė llogarisė TVSH-nė ēdo muaj kalendarik.
    Fatura tatimore e pėrpiluar si mė sipėr regjistrohet njėkohėsisht nė librin e blerjeve dhe tė shitjeve tė shoqėrisė. Njėkohėsisht lejohet kreditimi i TVSH-sė sė paguar nė blerjet e bėra pėr kėtė qėllim. Kreditimi lejohet i plotė pėr rastet kur personi i tatueshėm kryen aktivitet ekonomik plotėsisht tė tatueshėm si dhe i pjeshsėm kur kryen aktivitet pjesėrisht tė tatueshėm. Eshtė kusht qė ndėrtesat e kėsaj natyre duhet tė jenė tė destinuara pėr kryerjen e aktiviteteve tė tatueshme nga vetė pronari i tyre. Gjithashtu ndėrtesat duhet tė jenė tė njė tipi tė tillė, ku natyra dhe qėllimi i pėrdorimit tė tyre shpallen dhe aprovohen nė lejen e ndėrtimit
    tė Bashkisė.
    3. Kur njė shoqėri ndėrtimi e licensuar si e tillė ndėrton shtėpi banimi pėr vete, llogarit dhe paguan TVSH, sipas nenit 18.2. Nėse merret paradhėnie pėr punimet qė do tė kryhen, atėherė personi i tatueshėm qė merr paradhėnien detyrohet tė lėshojė faturė nė momentin e marrjes sė saj dhe kėtė faturė ta regjistrojė nė librin e shitjes sė periudhės tatimore nė tė cilėn ėshtė marrė paradhėnia.

  3. #93
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Fiskal

    Eltion Hoxha - 27/01/2005

    Hiqet monopoli i pullave tė akcizės

    Tani nuk je i detyruar tė jesh tatimpagues i autorizuar i akcizės ose pėrfaqėsues fiskal pėr tė blerė pullat


    Nė Shqipėri, pjesa mė e madhe e prodhimit tė verės dhe rakisė realizohet nė mėnyrė artizanale dhe nė sasi tė vogla. Gjatė viteve tė fundit, fabrikat e prodhimit tė pijeve alkoolike janė ankuar shpesh pėr faktin se kėto prodhues tė vegjėl realizojnė njė konkurencė tė fortė pėr shkak se nuk paguajnė taksat e larta tė pijeve alkoolike, qė arrijnė nė mbi 70 % tė kostos. Rrjedhimisht, vera e shitur me fuēi del nė restorante deri nė qendėr tė Tiranės me ēmim qė arrinin nė vetėm 400 lekė pėr litėr, ēmim i konsideruar si shumė i ulėt nga prodhuesit.
    Por lufta kundėr kėtyre evazorėve nuk ishte e mundur deri tani pėr shkak se pėr tė shitur verė apo pije tė tjera alkoolike tė forta, duhet tė jesh tatimpagues i akcizės i autorizuar. Pra pullat fiskale qė demonstrojnė nėse pėr njė shishe verė ėshtė paguar apo jo taksa, nuk u jepen nė pėrdorim tė gjithė shitėsve.


    Ndryshimi ligjor
    Prej kėtij viti blera e pullave tė akcizės nuk ėshtė mė monopol i vetėm disa bizneseve. Njė udhėzim i ministrit tė Financave ia heq tė drejtėn ekskluzive tatimpaguesve tė autorizuar tė akcizės dhe pėrfaqėsuesve fiskalė qė tė jenė blerės tė pullave fiskale. Tani e tutje kėtė tė drejtė do ta kenė tė gjithė personat, por vetėm dy herė nė vit, me nga 1 mijė copė. Deri tani tė hyje nė tregun e tregtimit tė duhanit duhej tė kishe njė shumė tė madhe tė hollash ose tė bėje kontrabandė. Prodhuesit e mėdhenj tė rakisė, konjakut dhe pijeve tė ndryshme alkoolike kanė akuzuar gjithmonė prodhuesit e vegjėl, kryesisht punishtet pėr konkurrencė tė pandershme, duke iu shmangur detyrimeve fiskale. Tė hyje nė tregun e prodhimit tė pijeve tė forta alkoolike dhe nė atė tė prodhimit dhe tregtimit tė duhanit, duhet tė merrje statusin e tatimpaguesit tė autorizuar tė akcizės ose pėrfaqėsues fiskal. Ky mund tė konsiderohet si hapi i parė i liberalizimit tė tregut tė akcizės, megjithėse ke tė drejtė tė blesh pulla fiskale vetėm dy herė nė vit nga 1 mijė copė. Liberalizimi i tregut tė pullave mund tė stimulojė prodhuesit e vegjėl tė pijeve alkoolike qė t’i stabilizojnė bizneset e tyre. Ky ėshtė viti i parė qė qeveria e ka aplikuar kėtė sistem; nė rast se ky sistem do tė konsiderohet i suksesshėm, atėherė vitin e ardhshėm tavani i pullave tė shitura nga organet tatimore mund tė rritet ose tė hiqet fare.


    Procesi
    Ēdo person tani mund tė bėjė kėrkesė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve pėr tė blerė njė sasi qė nuk i kalon 1 mijė pullat fiskale. Inspektori tatimor i pullave tė akcizės i paraqet aplikuesit njė formular porosie tė pullave. Aplikanti duhet tė plotėsojė formularin me tė dhėnat e kėrkuara dhe duhet tė paguajė shumėn e tatimit nė numrin e llogarisė bankare, tė cilėn ia jep inspektori i kontrollit tė pullave tė akcizės. Udhėzimi shton se asnjė person nuk mund tė blejė pulla akcize, sipas mėnyrės sė
    mėsipėrme, mė shumė se dy herė nė vit.

  4. #94
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Kėrkesat e biznesit. Ulja e presionit fiskal dhe rregullime nė procedurat tatimore e doganore


    Paketa, nė bashkėpunim me akademikėt

    Biznesi pėrgatit paraprakisht projektin fiskal pėr vitin 2006


    Mirvjena Dizdari
    Komuniteti i biznesit ka hartuar paraprakisht kėrkesat pėr paketėn fiskale 2006.

    Paketa fiskale do tė synojė uljen e presionit fiskal, uljen e tarifave doganore pėr lėndėt e para, pėrgatitjen e njė projekti pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar nė ndėrtim, si dhe rregullime nė procedurat doganore dhe tatimore. Kėtė vit paketa fiskale do tė hartohet nė bashkėpunim me akademikėt. Gjatė vitit 2004 ėshtė shėnuar konsolidimi i marrėdhėnieve tė biznesit me shtetin. Tashmė, ėshtė konsoliduar Kėshilli Konsultativ i Biznesit qė ka mė shumė rezultate dhe efektivitet. Pėrmirėsimi i marrėdhėnieve shtet-biznes, duket se nuk ėshtė mė thjesht njė formalitet. “Tashmė, ka kaluar koha e njė formalizmi pėr zgjidhjen e problemeve. Biznesi ka marrė rolin ku duhet tė jetė, jo vetėm nė zbatuesin, por edhe nė hartuesin e politikave”, tha kreu i biznesmenėve, Bregasi. Vitin e kaluar, biznesi e hartoi paketėn fiskale disa muaj para qeverisė, qė nė korrik, kjo pasi, ai po ecėn mė para se vetė institucionet shtetėore.

    Kėrkesat
    Pėr vitin e ardhshėm komuniteti i biznesit ka kėruar uljen e TVSH-sė nga 20 pėr qind nė 15 pėr qind. Pėrfaqėsuesit e biznesit janė shprehur se niveli i TVSH-sė qė aplikohet nė Shqipėri, ėshtė nė nivelin mė tė lartė nė rajon. “Kėrkesėn tonė po e paraqesim qė nė fillim tė vitit, me qėllim qė gjatė 2005-ės, tė hartohet njė studim mbi efektet qė mund tė ketė ulja e kėsaj takse”, theksoi Bregasi. Pėr paketėn fiskale 2006, biznesi do kėrkojė edhe uljen e tatim fitimit nga 23 pėr qind nė 20 pėr qind. Kjo kėrkesė ėshtė paraqitur nga biznesi qė nė vitin 2004, por qeveria vendosi qė pėr vitin 2005, tatimi mbi fitimin nga 25 pėr qind qė ishte nė vitin 2004, tė ulej nė masėn 20 pėr qind. Po kėshtu, biznesi ka kėrkuar hartimin e njė projekti pėr zbatimin e ligjit pėr TVSH-nė nė ndėrtim, i cili do tė hyjė nė fuqi nė janar tė vitit 2006. Nė tė njėjtėn kohė, komuniteti i biznesit ka kėrkuar rregulimet e kodit tė procedurės sė tatimeve e doganave nga pikėpamja e administrimit pėr tė ngushtuar hapėsirat pėr keqinterpretim ligjor, si dhe pėrmirėsimin e raporteve nė komisionin e Apelimit tė Tatimeve.


    Bashkėpunimi
    Viti 2005 do tė shėnojė ngritjen “akademike” tė biznesit. Gjatė analizės vjetore tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės, zhvilluar pak ditė mė parė, kreu i saj, Luan Bregasi, deklaroi se ky vit do tė shėnojė institucionalizimin e komisioneve tė Asamblesė Pėrfaqėsuese tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės. “Gjatė 2005-ės do tė shėnohet institucionalizimi i marrėdhėnieve midis biznesit dhe akademikėve, specialistėve tė kualifikuar, tė cilėt kanė pjesė e grupeve tė biznesit pėr hartimin e paketės fiskale. Do tė ngrihet niveli i pėrfaqėsimit nė tė gjitha komisionet e biznesit, drejt krijimit tė njė Kėshilli tė Politikave tė Biznesit pranė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės”, tha Bregasi.



    Kėrkesat

    Ulja e tatim fitimit nga 23 pėr qind nė 20 pėr qind
    Ulja e TVSH-sė nga 20 pėr qind nė 15 pėr qind
    Ulja e tarifave doganore pėr lėndėt e para
    Pėrjashtimi i tatimit pėr fitimet e riinvestuara
    Pėrgatitja e njė projekti pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar nė ndėrtim
    Rregullime nė procedurat doganore dhe tatimore
    Pėrmirėsimi i raporteve nė Komisionin e Apelimit tė Tatimeve
    Pjesėmarrja nė Komisionin e Apelimit tė Doganave


    Takohet dhe me kryeministrin Nano
    Bregasi fton personalitetin e biznesit amerikan James C.Orr

    Personaliteti i shquar amerikan ndėrombėtar nė fushėn e biznesit dhe Financave, James C.Orr, ka ardhur nė Shqipėri me ftesė tė kryetarit tė Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės, Luan Bregasi. Sot, James C.Orr do tė zhvillojė njė takim me kryetarin Bregasi, pėr t’u njohur nga afėr me zhvillimin e sipėrmarrjes private dhe tė ekonomisė sė Shqipėri, me problemet, me tė cilat ndeshet ekonomia dhe biznesi shqiptar, si dhe me perspektivėn e intensifikimit tė bashkėpunimit me biznesin amerikan. Nė aeroportin e Rinasit “Nėnė Tereza”, James C.Orr ėshtė pritur nga presidenti i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė, dhe kryetari i Dhomės sė Tiranės, Luan Bregasi. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, James C.Orr do tė takohet me kryeministrin Fatos Nano, me anėtarė tė qeverisė, si dhe me personalitete tė fushės sė ekonomisė dhe tė biznesit.

    James C.Orr ka punuar nė sektorin qeveritar dhe privat nė financa, tregti ndėrkombėtare, zhvillim dhe investime pėr mė shumė se 30 vjet. Ai ėshtė bashkėthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Komitetit Bretton Woods, njė grup me ish-anėtarė tė kabinetit dhe qytetarė tė tjerė tė njohur amerikanė, tė cilėt janė bashkuar sė bashku pėr tė ndihmuar nė rritjen e efektivitetit tė Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Gjithashtu, James C.Orr ėshtė drejtor menaxhimi i zyrės “James Orr Associates” nė Washington D.C. Kjo ėshtė njė firmė konsultimi poltikash me bazė qeveritare, klientėt e sė cilės janė kompanitė financiare ndėrkombėtare, bankat qendrore dhe ministri qeveritare. Pėrpara krijimit tė firmės sė tij dhe komitetit, ai ka shėrbyer si nė legjislaturėn republikane, ashtu dhe nė atė demokrate si kėshilltar legjislativ pėr nėnkomitetin e tregtisė ndėrkombėtare dhe tė zhvillimit nė Dhomėn Amerikane tė Pėrfaqėuesve. Ai gjithashtu ka mundėsuar kėshilla tė specializuara pėr institucionet mė tė mėdha financiare private, si Bankės Botėrore, FMN-sė, IDB-sė dhe njė tėrėsi ministrish nė SHBA dhe jashtė saj.

    C.Orr, kryetar i bordit tė grupit Ndėrkombėtar Mikro Financė

    James C. Orr ėshtė zgjedhur kohėt e fundit kryetar i bordit tė grupit Ndėrkombėtar MikroFinancė, njė kompani financiare qė mundėson akses kreditimi pėr institucionet e varfėra dhe institucionet ndėrlidhėse financiare me tregun privat botėror tė kapitaleve. Ai ėshtė gjithashtu, kryetar i grupit tė Ndihmės pėr Zhvillimin e Sektorit privat nė Washington dhe njė anėtar i Exhequer Club.

  5. #95
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ministri i Financave, Arben Malaj, ėshtė shprehur sėrish kundėr uljes sė taksave. Nė njė leksion tė mbajtur dje para studentėve tė Fakultetit Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės, Malaj ka sqaruar studentėt se politikat e opozitės pėr ulje taksash nuk mund tė sjellin rritje ekonomike. Sipas tij, debatet politike qė bazohen nė shkolla tė ndryshme tė mendimit ekonomik paraqiten edhe nė platformat elektorale nė prag tė zgjedhjeve nė Shqipėri. “Propozimet pėr ndryshim nė paketėn fiskale bėhen mė shumė me qėllimin e sensibilizimit tė opinionit dhe pėrfitimeve elektorale sesa pėr njė kontribut cilėsor qė do tė ndihmonte nė pėrmirėsimin e treguesve makroekonomikė apo nė rritjen e mirėqenies sė individėve”, -tha Malaj. Sipas ministrit tė Financave, “njė nga propozimet mė tė debatueshme, ose mė mirė, mė tė reklamuara nga opozita nė prag tė kėtyre zgjedhjeve ėshtė ulja e taksave dhe mė konkretisht mostatimi i bizneseve tė reja (bizneset e vogla) pėr njė periudhė trevjeēare”, duke shtuar se “pėrkrahėsit e kėtij propozimi bazohen nė gjykimin se kjo masė do tė rrisė prodhimin”. Por, sipas Malajt, rregulla tė tilla fiskale janė nė kundėrshtim me parimet e konkurrencės, pasi bizneset ekzistuese do tė ishin nė pozita inferiore karshi bizneseve tė reja. “Njė situatė e tillė do tė prishte parimet e tregut duke krijuar ēekuilibrim, tha Malaj, duke shtuar se mostatimi i bizneseve tė reja (bizneset e vogla) do tė bjerė ndesh me parimin e thjeshtėsisė tė sistemit tatimor dhe do ta vėshtirėsojė menaxhimin e abuzimeve. Ministri u shpjegoi studentėve tė Ekonomisė se sipėrmarrėsit duke u munduar tė pėrfitojnė nga ky pėrjashtim, mund tė mbyllin biznesin ekzistues duke e rihapur nėn njė emėr tė ri. “Njė efekt tjetėr i rėndėsishėm nė politikėn fiskale si pasojė e kėsaj mase do tė jetė ulja e tė ardhurave buxhetore, ose rritja e deficitit buxhetor”, -tha ministri. Ai sqaroi se vlerėsimet empirike tė vitit 2003 tregojnė qė pėr ēdo 1 pėr qind shkurtim tė taksės mbi biznesin e vogėl, efekti nė tė ardhurat buxhetore ėshtė 450 milionė lekė. “Kombinuar kjo me abuzimet qė do tė vijnė nga aplikimi i mostatimit pėr tre vitet e para, efekti nė tė ardhurat buxhetore parashikohet tė arrijė nė rreth 2 miliardė lekė”, -paralajmėroi kreu i Financave shqiptare. Sipas Malajt, sipas rekomandimeve tė institucioneve eksperte ndėrkombėtare, si FMN-ja, ėshtė kėrkuar qė kjo normė tė rritet me 1 ose me 2 pėr qind.

    marre nga shekulli

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •