Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 95
  1. #61
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    FLET EKSPERTI I OPOZITES

    Omer Stringa: Qeveria rėndoi barrėn fiskale


    --------------------------------------------------------------------------------

    Mirvjena Dizdari

    Nė fund tė vitit tė ardhurat e mbledhura do tė pėsojnė njė rėnie; kjo pėr shkak se paketa e re fiskale e ka rėnduar biznesin duke rritur barrėn fiskale. Shefi i departamentit pėr politikat ekonomike nė Partinė Demokratike, Omer Stringa, ka theksuar se paketa e re nuk ka krijuar relatat e duhura mes doganave dhe tatimeve.

    LAJMI

    Paketa e re fiskale ėshtė kundėrshtuar nga ekonomistėt vendės, tė cilėt e kanė konsideruar atė si jo tė favorshme pėr zhvillimin e biznesit vendės. "Paketa e re fiskale nė disa drejtime ka rritur barrėn fiskale; ajo nuk ka asgjė tė re nė drejtim tė tarifave dhe administrimit", theksoi Omer Stringa, shef i departamentit te politikave ekonomike nė Partinė Demokratike. Sipas tij, kjo paketė nuk nxit zhvillimin e binzesit vendės pasi nuk e mbėshtėt atė, pėrkundrazi e rėndon mė tepėr. Ndėrkohė, paketa e re vazhdon tė ndėrlikohet, nė vend qė tė thjeshtėzohet dhe tė krijojė lehtėsira si pėr biznesin, si pėr administrimin e tė ardhurave. Stringa u shreh se megjithėse paketa e re fiskale ka taksa tė shumta, tė ardhurat nė fund tė vitit do tė jenė nė ulje, pasi biznesi do tė shkojė nė rėnie; kjo pėr shkak tė taksave ende tė larta tė cilat janė tė papėrballueshme. Po kėshtu, Strigna deklaroi se ky projekt nuk ka krijuar relata tė reja nė raportin mes doganave dhe tatimeve si dhe ka rritur arbitraritetin nė administrimin e tė ardhurave. Sipas Stringės, dogana nuk duhet tė vazhdojė tė mbajė peshėn mė tė madhe nė realizimin e tė ardhurave, pasi kjo peshė duhet t'u kalojė tatimeve. Ndėrsa pėrsa i pėrket heqjes sė mbitaksės qė i pėrkiste rrugės Durrės- Kukės, Stringa theksoi se ėshtė e nevojshme qė tė hartohet njė ligj i ri pėr fondet e veēanta, ku tė ardhurat e mbledhura pėr veprat e mėdha tė derdhen nė kėtė fond dhe tė mos shkojnė nė buxhetin e shtetit, ashtu siē ka ndodhur me mbitaksėn e mbledhur pėr rrugėn Durrės - Kukės.
    Pakėnaqėsi pėr paketėn e re fiskale kanė shprehur dhe pėrfaqėsuesit e biznesit. Sotira Dhamo, kryetar i komisionit konsultativ tė binzesit, u shpreh se paketa e re fiskale nuk ka prashikur kėrkesat thelbėsore tė biznesit, por vetėm ato qė janė teknike dhe qė nuk kanė lidhje me taksat. Sipas Dhamos, qeveria duhet t'i paraqiste Fondit Monetar Ndėrkombetar kundėrargumente. "Nė rast se do tė shqyrtoheshin kėrkes tona dhe t'i parqiteshin FMN-sė jam i sigurtė se njė pjesė e tyre do tė realizohej. Por duket se qeverisė i ka leverdisur tė pranojė deklaratat e organizmave tė huaj", theksoi Dhamo. Sipas tij, tė ardhurat rriten vetėm po u rrit biznesi dhe kjo nuk mund tė arrihet nė rast se nuk bėhne lehtėsime nė sistemin e taksave.
    PAUCA SED MATURA

  2. #62
    Koment
    Taksa mė tė thjeshta, bazė mė e gjerė, norma mė tė ulėta

    Integrimi ekonomik i Shqipėrisė nė Europė mund tė ketė sukses vetėm nėse klima e biznesit nė pėrgjithėsi ėshtė mjaftueshėm ftuese pėr ato kompani qė zgjedhin Shqipėrinė si vend pėr tė investuar





    Nga Jan-Peter Olters* / Data (11-11-2003)


    Njė nga dy debatet mė tė forta qė ka bėrė jehonė nė shtypin shqiptar sė fundi ka qenė politika e taksave. Mė njė zė tė unifikuar, komuniteti i biznesit vendas ka kėrkuar tė pėrfshijė nė paketėn fiskale tė 2004 diferencimin e normave pėr disa taksa, duke argumentuar se kėto nevojiteshin pėr tė rritur prodhimin vendas dhe pėr tė ngushtuar deficitin e madh tė llogarisė korente. Pra, ėshtė mė se e drejtė tė ketė njė diskutim mbi dėshirėn pėr tė pasur norma tė diferencuara taksash nė kontekstin e kėtyre synimeve. Ėshtė e qartė se qė njė proces tranzicioni ekonomik tė jetė i suksesshėm, kompanitė qė veprojnė nė Shqipėri duhet tė jenė tė afta tė konkurrojnė me ato tė vendeve fqinje.
    Integrimi ekonomik i Shqipėrisė nė Europė mund tė ketė sukses vetėm nėse klima e biznesit nė pėrgjithėsi ėshtė mjaftueshėm ftuese pėr ato kompani qė zgjedhin Shqipėrinė si vend pėr tė investuar. Kėtė ato do ta bėjnė vetėm nėse: (1) sistemi tatimor ėshtė tėrheqės, (2) infrastruktura ėshtė e pėrshtatshme dhe (3) mjedisi i pėrgjithshėm ėshtė i atillė qė punonjėsit (e kualifikuar) do tė preferonin tė punonin. Taksat janė njė nga shumė faktorėt qė ndikojnė pėr tė bindur firmat pėr tė kryer investime afatgjata. Tė tjerė faktorė janė: stabiliteti politik dhe makroekonomik, siguria e ligjit, cilėsia e infrastrukturės publike po ashtu si edhe aspekte tė cilėsisė sė jetės qė ndihmojnė firmat pėr tė tėrhequr dhe pėr tė mbajtur punėtorė tė kualifikuar. Megjithatė, regjimi i taksave mbetet elementi kyē qė mbėshtet klimėn e biznesit. Siē ėshtė treguar nė njė studim tė fundit mbi barrierat kryesore pėr investimet nė Shqipėri, arbitrariteti nė zbatimin e ligjeve tė taksave dhe doganave, dhe jo normat e taksave, mbeten pengesa mė e rėndėsishme pėr tė tėrhequr bizneset. Procedurat e tejzgjatura dhe tė komplikuara qė kėrkohen pėr tė marrė leje dhe liēenca, proceset kryesisht jofunksionale tė ankimimit si pėr taksat dhe doganat, zbatimi jokonsekuent i ligjeve ekzistuese tė taksave, mosfinalizimi edhe i proceseve tė pėrsėritura tė kontrolleve, procedura tė gabuara tė rimbursimit tė TVSH-sė dhe paradhėnie tė paqarta pėr tatimin mbi fitimin i amplifikojnė shqetėsimet e ngritura nga ēėshtjet e pazgjidhura tė pronėsisė sė tokės, shėrbimet e brishta tė elektricitetit dhe tė telekomunikacionit, standarde tė paqarta tė arsimit dhe tė shėndetėsisė, njė infrastrukturė publike gjerėsisht e neglizhuar, kufizimet nė kapacitetet e institucioneve publike, pėrfshirė kėtu edhe sistemin gjyqėsor. Pėr tė bėrė tė mundur pėrmirėsimin e mjedisit ekonomik, ligjor dhe tė infrastrukturės nė njė nivel tė pranueshėm pėr firmat qė operojnė nė Shqipėri, qeveria duhet tė zbatojė projekte investimesh publike qė kėrkojnė njė bazė tė sigurt tė ardhurash.
    Por pėr kėtė qeveria dhe bizneset duhet tė bashkėpunojnė ngushtė pėr tė bėrė tė mundur pėrmirėsimet nė pėrdorimin e efektshėm tė fondeve publike ekzistuese, nė pagesėn e taksave, si dhe nė mobilizimin e drejtė dhe jodiskriminues tė burimeve publike. Nė njė periudhė afatmesme, politikat qė pėrmirėsojnė njėkohėsisht dhe nė mėnyrė tė prekshme edhe qeverisjen edhe vullnetin pėr tė grumbulluar tė ardhura do tė mbeten nė qendėr tė ēdo strategjie zhvillimi tė Shqipėrisė. Pėr arsye barazie dhe eficense nuk ėshtė e pranueshme qė e gjithė barra fiskale tė mbetet vetėm nė kurrizin e ndėrmarrjeve dhe familjeve qė sot pėrbėjnė sektorin formal.
    Forcimi i mbledhjes sė tė ardhurave nuk do tė thotė taksa mė tė larta pėr ato firma qė i paguajnė detyrimet e tyre. Zgjerimi i bazės sė taksave do ta lejojė qeverinė qė gradualisht tė ulė normat e disa taksave tė rėndėsishme, duke lehtėsuar kėshtu barrėn e taksave pėr sektorin formal. Duke parė pėrqindjen e ulėt tė mbledhjes sė taksave nė krahasim me rajonin, ēka tregon pėr shkallėn e gjerė tė evazionit, qeveria me mbėshtetjen aktive tė sektorit privat formal duhet tė gjejė mėnyra pėr tė mbyllur shtigjet ekzistuese nė legjislacionin tatimor dhe tė sigurojė qė tė gjitha firmat dhe bizneset, pėrfshirė edhe ato qė kanė lidhje tė ngushta me politikėn, t’i paguajnė tė gjitha taksat nė mėnyrė tė drejtė dhe tė barabartė. Eksperiencat e vendeve tė tjera nė zhvillim dhe nė tranzicion kanė treguar se njė njė situatė ku njė sektor i ngushtė formal financon pjesėn mė tė madhe tė aktivitetit tė qeverisė, ekonomia priret tė mbetet nė stanjacion, edhe pėr shkak se bizneset formale janė tė detyruara tė konkurrojnė me njė sektor informal nė rritje qė ėshtė “de facto” i pėrjashtuar nga taksat.
    Ēfarė do tė thotė kjo nė termat e normave tė taksave dhe diferencimit tė tyre? Kjo do tė thotė se objektivi kryesor i politikės sė taksave duhet tė jetė norma taksash tė arsyeshme qė aplikohen nė mėnyrė uniforme mbi njė bazė tė gjerė. Shtrirja e bazės sė taksės nė sektorin informal tė ekonomisė do tė jetė e vėshtirė dhe njė rezistencė e konsiderueshme ėshtė e pritshme. Nė pikėvėshtrimin tonė ėshtė nė interesin e bizneseve qė paguajnė taksa qė autoritetet e taksave dhe doganave, me burimet financiare dhe njerėzore qė kanė nė dispozicion tė zbatojnė mė me efektivitet ligjet ekzistuese dhe tė penalizojnė ato firma qė kanė fshehur fitimet apo ekzistencėn e tyre. Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė ēdo ndryshim i politikės sė taksave tė bėhet nė njė mėnyrė tė tillė qė i mundėson qeverisė tė zgjerojė bazėn e taksave dhe tė krijojė hapėsirė pėr norma mė tė ulėta taksash.
    Nė vetvete, argumentet pėr tė pėrjashtuar disa sektorė nė dukje tė disavantazhuar, shpesh duket sikur bėjnė sens dhe janė tė vėshtirė pėr t’u kundėrshtuar, por vetėm nė njė mėnyrė sipėrfaqėsore dhe dritėshkurtėr. Sa mė e dobėt tė jetė njė administratė tatimore, aq mė e kėshillueshme ėshtė qė tė evitohen ato masa qė shpesh janė politikisht popullore, por qė minojnė edhe mė tej funksionimin e administratės publike dhe i vėshtirėsojnė detyrat e drejtorive tė grumbullimit tė tė ardhurave, pėr tė zbatuar ligjet ekzistuese nė mėnyrė uniforme, pėr tė siguruar tė ardhura pėr buxhetin dhe pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me taksapaguesit.
    Pėrjashtime tė tjera nga taksat dhe normat e diferencuara nėnkuptojnė qė sė pari projektet e rėndėsishme tė kompjuterizimit do tė ndalojnė, pasi programet e departamentit tė taksave duhet tė marrin nė konsideratė kritere qė i pėrcaktojnė normat e taksave sipas mallrave, llojit, madhėsisė, vendndodhjes apo firmės; sė dyti, njė numėr i madh inspektorėsh tatimorė duhet tė caktohen pėr tė vlerėsuar nėse deklarimet e atyre bizneseve qė pretendojnė tė pėrfitojnė nga kėto pėrjashtime apo norma preferenciale janė vėrtet tė justifikuara dhe sė treti, firmave private do t’u duhet tė largojnė mė shumė burime nga aktiviteti i tyre primar nė mėnyrė qė tė menaxhojnė marrėdhėniet me autoritetet e taksave (pėrshirė kėtu edhe procesin e ankimimit).
    Nė terma tė mirėqenies ekonomike, kėto komplikime shtesė pėrbėjnė njė humbje neto, qė duhet vėnė nė peshore pėrkundrejt efekteve tė mundshme nxitėse tė ligjeve tė propozuara tė taksave. Nėse do tė aprovoheshin vėrtet, ne druhemi se kėto ndryshime do tė rrezikonin ta pėrshpejtonin rrethin vicioz drejt njė sektori informal edhe mė tė madh dhe do tė ēonin drejt njė shtrembėrimi tė mėtejshėm tė konkurrencės mes firmave tė tė njėjtit sektor. Ky nuk ėshtė njė pozicion shumė popullor, pasi pėrfitimet nga pėrjashtimi (i pjesshėm) nga taksat janė tė menjėhershme, tė sigurta dhe “private”, ndėrsa kostot e tė vepruarit nė kėtė mėnyrė kanė njė natyrė “publike” qė bie mbi shumė njerėz. Sa mė efektiv tė jetė programi i zgjerimit tė bazės sė taksueshme, aq mė e shpejtė do tė jetė prirja pėr tė ulur normat e taksave. Nė paketėn fiskale tė 2004 ne shohim hapa nė kėtė drejtim nė normat e taksave doganore dhe kėto nuk do tė jenė tė fundit. Pėrgjegjėsia pėr progres tė mėtejshėm drejt njė shkalle mė tė lartė tė barazisė sė taksave dhe pagesės sė tyre u takon tė gjithė aktorėve nė po atė masė qė i takon tė ndajnė pėrfitimet nga operimi nė njė ekonomi moderne europiane.


    Autori ėshtė pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Shqipėri

  3. #63
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Buxheti

    Shtrėngohet pagimi i taksave pėr bosėt e lojėrave tė fatit

    Pritet qė tė trefishohen tė ardhurat e buxhetit tė shtetit nga modeli i ri i tatimit tė lojėrave tė fatit

    B.Beqiri

    Qeveria kėrkon qė tė mbyllė disa prej gropave tė mėdha tė evazionit fiskal nė aktivitetin e lojėrave tė fatit. Humbja e madhe qė pėson buxheti i shtetit nga veprimtaria e lojėrave tė fatit, kazinove dhe hipodromeve, ka shtyrė qeverinė shqiptare qė nė paketėn e re fiskale kėto aktivitete tė mos tatohen mbi fitimin, por tė tatohen me kuota fikse. Nėse do tė hyjė nė paketėn fiskale 2004 modeli i tatimit me kuota fiske, buxheti i shtetit mund tė vjelė rreth 700 milionė lekė, ndėrkohė qė aktualisht nuk ėshtė nė gjendje qė tė mbledhė as 10 pėr qind tė kėsaj vlere. Burime pranė Ministrisė sė Financave bėjnė tė ditur se modeli parashikon kuota fiske pėr ēdo makinė apo lojė nė rastin e “slot machine” apo bingove me fitim nė ēast, si dhe kuota fikse pėr ēdo kompani tė lojėrave sportive tė fatit dhe pėr ēdo pikė tė hapur nga kėto kompani. Kėshtu, sipas paketės sė re fiskale tatimi pėr “slot machine” do tė jetė rreth 25 mijė lekė ēdo muaj, tatimi pėr bingot do tė jetė 200 mijė lekė nė vit, tatimi pėr lojėrat sportive dhe bastet sportive do tė jetė 10 milionė lekė nė vit, ndėrsa pėr ēdo pikė qė hap kompania e lojėrave sportive ajo duhet tė paguajė njė tatim vjetor prej 100 mijė lekė dhe tė gjitha llojet e tjera tė lojėrave tė fatit do tė vazhdojnė tė tatohen nė bazė tė xhiros vjetore me rreth 20 pėr qind tė vlerės sė saj. Por, nuk do tė ngelen jashtė kontrollit edhe llotaritė e fatit, tė cilat do tė shtypen nė mėnyrė tė pėrqėndruar dhe tė mbikėqyryr nga shteti. Ndėrkohė qė kontrolli do tė rritet edhe nė licencimin e shoqėrive tė reja pėr kazino dhe hipodrone, meqenėse numri i kėtyre tė fundit ėshtė rritur ndjeshėm gjatė kėtij 3 -vjeēari. Kėshtu, licencimi i kėtyre shoqėrive do tė bėhet nė dy faza, me qėllim qė kėto aktivitete tė jenė mė tė kontrolluara. Sipas specialistėve tė Financave arritjes sė kėtij synimi do t’i shėrbejė ndryshimi nga tatimi mbi fitimin nė pėrqindje fikse nė tatim fiks mbi lojėrat e fatit. Ky detyrim ligjor do tė detyrojė kėtė kategori tatimpaguesish tė kontribuojė realisht nė buxhet me tė ardhurat qė ata realizojnė, duke mėnjanuar edhe mundėsinė pėr korruptimin e punonjėsve tė shtetit qė merren me kontrollin e tyre, sqarojnė specialistėt.




    18/11/2003
    PAUCA SED MATURA

  4. #64
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pagesat e sigurimeve, ja sektoret qe nuk paguajne
    Firmat private tregtare dhe prodhuese, jane me te rregulltat ne pagesen e sigurimeve shoqerore, krahasuar me llojet e tjera te aktiviteteve private, nderkohe qe transporti dhe ndertimi kane numrin me te vogel te kontribuesve. Sipas burimeve ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, ne fund te nentemujorit 2003, rezultojne qe derdhin rregullisht kontributin e sigurimeve shoqerore mbi 24 mije kontribues nga firmat private tregtare dhe mbi 23 kontribues nga firmat e prodhimit, nderkohe qe nga firmat e transportit paguajne sigurime shoqerore dhe shendetesore vetem 2574 kontribues. Qe kete muaj Drejtoria e pergjithshme e Tatimeve ka filluar te grumbulloje per llogari te buxhetit kontributet e sigurimeve shoqerore ne ndermarrjet e medha te biznesit.
    PAUCA SED MATURA

  5. #65
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    “Nė mosrealizimin e tė ardhurave doganore ka ndikuar rėnia e kursit tė kėmbimit tė dollarit me lekun”

    Kongoli: S’realizuam dot tė ardhurat doganore


    B.Beqiri

    Plani

    Doganat sėrish nuk realizojnė tė ardhurat. Administrata doganore nuk ka arritur tė realizojė planin e tė ardhurave duke mbledhur vetėm 96 pėr qind tė parashikimeve. Drejtoresha e pėrgjithshme e Doganave, Tatjana Kongoli ka bėrė tė ditur se tė ardhurat doganore gjatė periudhės janar-nėntor 2003 kanė arritur nė 51 miliardė lekė, por tė ardhurat e parashikuara nuk janė arritur qė tė mblidhen. Sipas Kongolit, edhe pse nuk ėshtė arritur qė tė realizohet plani i tė ardhurave nė buxhetin e shtetit do tė shkojnė mė pak para, tė ardhurat gjatė 11 muajve tė kėtij viti janė rreth 4.2 miliardė lekė ose 0.9 pėr qind mė tė larta se njė vit mė parė. Administrata doganore edhe kėtė muaj ėshtė justifikuar se kursi i disfavorshėm i kėmbimit ka ndikuar nė uljen e tė ardhurave doganore. “Nė mosrealizimin e pritshėm tė tė ardhurave doganore pėr muajin nėntor ka ndikuar rėnia e ndjeshme e kursit tė kėmbimit tė dollarit amerikan, ku kursi i kėmbimit tė dollarit nė muajin nėntor ishte 116 lekė nga 135 lekė qė ishte parashikuar nė planifikimin e tė ardhurave pėr vitin 2003”, -pohon Kongoli. Sipas drejtoreshės sė pėrgjithshme tė Doganave, efekti financiar negativ i rėnies sė kursit tė kėmbimit vetėm pėr muajin nėntor ėshtė 413 milionė lekė. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr Kongoli pohon se nė krahasim me muajin nėntor 2002 administrata doganore ka arkėtuar 507 milionė lekė ose 11 pėr qind mė shumė tė ardhura. Sipas tė dhėnave mė tė fundit nga administrata doganore gjatė muajit nėntor janė arkėtuar 5.1 miliardė lekė, nga 5.5 miliardė lekė qė ishin planifikuar pėr kėtė muaj. Kongoli nga ana tjetėr, ka bėrė tė ditur se vazhdon zbatimi i Sistemit tė Informatizimit tė Shėrbimit Doganor “Asycuda” dhe pėr herė tė parė nė Doganėn e Tiranės ėshtė arritur qė tė dhėnat e realizimit tė tė ardhurave pėr muajin nėntor tė jenė pėrfundimtare.
    PAUCA SED MATURA

  6. #66
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sa tatime paguajme ne Shqiperi
    Nisur nga diskutimet, debatet, komentet e analizat qe kane perfshire pervec institucioneve dhe individeve direkt te angazhuar apo prekur nga projektbuxheti 2004 e paketa shoqeruese fiskale e tij, edhe shume opinioniste, analiste, njerez te medias etj, ajo qe te ben pershtypje eshte larmia e shifrave dhe shembujve krahasues qe perdoren rendom nga te paret e te dytet per te argumentuar anet pozitive apo negative te dy dokumentave te mesiperme. Eshte interesant se shifra apo krahasime me vendet e tjera qe perdoren nga dikush per te komentuar pozitivisht nje argument, perdoren edhe nga dikush tjeter, por kete here si argumenta negative. Rasti me i fundit eshte ai i barres fiskale te Shqiperise krahasuar me vendet e tjera te Europes (ne pergjithesi te rajonit), ku dikush i interesuar per ta paraqitur kete barre si teper te rende e vlereson ate si me te larten ne rajon, nderkohe qe nga ana tjeter pretendimet jane per te kunderten, qe detyrimet fiskale ne Shqiperi jane teper te uleta. Fatmiresisht ne "millennium"-in e trete, ku femijet kane nisur te pyesin prinderit: "une kam lindur apo jam doenload"-uar gjetja e informacionit qe kerkohet eshte nje nga gjerat me te thjeshta dhe e realizueshme thuajse nga kushdo. Dhe po te hapesh internetin e te kerkosh arrin te shohesh ne fare pak kohe se c'vend ze Shqiperia ne "Top list"-en e barres fiskale te vendeve te Europes.

    Tatimet krahasuar me vendet e rajonit



    TVSH Tatimi fitimi Tatimi i individeve

    Greqia 18% 35-40% 0-45%

    Turqia 18% 25-27.5% 25-55%

    Bullgaria 22% 30% 0-40%

    Rumania 22% 38% 0-45%

    Shqiperia 20% 25% 19-40%

    Duke u ndalur me konkretisht ne secilin prej zerave te detyrimeve fiskale dhe per te krahasuar me pas, a jemi vendi me barren fiskale me te larte apo me te ulet, le t'u referohemi perseri shifrave:


    Tatimi i te ardhurave te kompanive (tatimi i fitimit te personave juridike)
    Tarifa e tatim fitimit eshte 25 %.

    Dividentet per pjesmarrje mbi 25 % (dividentet direkte) perjashtohen, te tjerat (dividentet pasive) tatohen ne burim 10 % dhe 15 % (kur i paguhen jo rezidenteve).

    Interesat tatohen ne burim 10 % dhe 15 % (per pagesat e jo rezidenteve).

    Pagesat e honorareve (te drejta autori per patenta industriale, artistike, etj) dhe pagesat per sherbime teknike tatohen ne burim 10 %.

    Tatimi mbi te ardhurat personale:

    Aplikohen tarifa progresive 5 - 25 %

    Njihet nje minimum i patatueshem prej 10.000 leke ne muaj (per pagat).

    Te ardhurat nga qirate tatohen 10 % (mbi te ardhurat bruto nga qiraja).

    Tatimet mbi biznesin e vogel:

    Aplikohet mbi bizneset me xhiro vjetore me te ulet se 8 milione leke (kufiri i TVSH-se), te cilat nuk jane subjekt i tatim-fitimit dhe TVSH.

    Tatim perbehet nga kuota fikse (e cila ndryshon sipas llojit te aktivitetit dhe kategorise se rrethit). Fshati ka kuota 50 % me te ulta dhe nga tatimi mbi xhiron (4% mbi xhiron vjetore nga 28 milione leke).

    Tatimi mbi Vleren e Shtuar

    Tarifa e pergjithshme eshte 20 %. Per eksportet aplikohet tarifa 0 %.

    Gjithashtu ligji ofron nje sere perjashtimesh, si sherbimet financiare (sherbimet bankare, te letrave me vlere, sigurimet. etj, sherbimet postare, organizatat jo fitim prurese (per furnizime te caktuara), diplomatet, etj.

    Eksportuesve u behet rimbursimi i teprices kreditore te TVSH-se brenda 30 diteve.

    Per makinerite dhe pajisjet, qe importohen per te investuar ne fushen e prodhimit, ndertimit dhe telekomunikacioneve, zbatohet sistemi i shtyrjes se pageses se TVSH-se. Sipas ketij sistemi, TVSH-ja nuk paguhet ne dogane ne castin e importit.

    2. ITALIA

    Tatimi mbi fitimin (tatimi mbi te ardhurat e personave juridike):

    Tarifa e tatimit eshte 37 %.

    Interesat tatohen ne burim me 0 %, 12.5 % ose 27 %. (tarifa baze 12.5 %).

    Dividentet qe i paguhen jo rezidenteve tatohen 27 %.

    Gjithashtu ka nje tatim rajonal per aktivitetet prodhuese ne masen 4.25 %.

    Tatimi mbi te ardhurat e individeve (personave fizike):

    Aplikohet nje sistem tatimi global (mblidhen te ardhurat nga te gjitha burimet). Tarifat jane progresive nga 19 % - 46 %.

    Tatimi mbi Vleren e Shtuar:

    Tarifa baze eshte 20 %. Zbatohen tarifa te reduktuara 10 % dhe 4 %.

    3. GREQIA

    Tatimi mbi te ardhurat e kompanive:

    Aplikohen tarifa 35 % dhe 40 %.

    Interesat tatohen me 10 % dhe 15 %.

    Pagesat per sherbime profesionale tatohen 20 %.

    Te ardhurat nga qirate tatohen 20 %.

    Tatimi i individeve

    Tarifat jane progresive nga 0 deri 45 % ne varesi te totalit te te ardhurave ne te, nga te gjitha kategorite. (Paguhet paradhenie 55 % e tatimit te vitit te kaluar).

    Tatimi mbi trashegimine dhe dhurimet eshte progresiv dhe shkon deri ne 25 % e vleftes se trasheguar apo dhuruar.

    Tatimi mbi Vleren e Shtuar

    Tarifa baze eshte 18 %. Tarifa e reduktuar eshte 8 dhe 4 %.

    4. TURQIA

    Tatimi mbi fitimin e kompanive:

    Tarifa baze eshte 25 %. Keshilli i Ministrave ka te drejte te vendose nje "mbitatim" ne masen 0-10 % te tatimit te mesiperm. Pra tarifa selektive mund te arrije 27.5 %.

    Tatimi ne burim per shperndarjet e fitimit (pas tatim-fitimit) eshte 20 %.

    Interesat tatohen me 6 %, 10 % ose 12 % dhe honoraret me 22 % (perjashtuar rastet kur ka marreveshje tatimore, dispozitat e te cilave kane perparesi nga ligji i brendshem).

    Tatimi i individeve

    Tarifat jane progresive nga 25 % deri ne 55 % te te ardhurave te tatueshme.

    Tarifa e tatimit mbi trashegimite dhe dhurimet varion nga 4 - 30 %, ne varesi te shumes se perfituar si trashegimi.



    Tatimi mbi Vleren e Shtuar

    Tarifa baze eshte 18 %. Tarifat e reduktuara jane 1 % (per eksportet) dhe 9 % (ushqimet) dhe 23 % per mallrat e luksit.

    5. BULLGARIA

    Tatimi mbi Fitimin e Kompanive

    Tarifa baze eshte 30 %.

    Dividentet, interesat dhe honoraret tatohen ne burim me 15 %.

    Tatimi mbi te ardhurat e individeve:

    Pagat tatohen me tarifa progresive 0 %, 20 %, 26 %, 32 % dhe 40 %.

    Te ardhurat nga biznesi dhe sherbimet profesionale te pavarura gjithashtu tatohen me keto tarifa progresive.

    Te ardhurat nga trashegimite dhe dhurimet gjithashtu tatohen me tarifa progresive 2 % -50 %.



    Tatimi mbi Vleren e Shtuar:

    Aplikohet nje tarife e vetme 22 %.

    6. RUMANIA

    Tatimi mbi fitimin e kompanive:

    Tarifa baze eshte 38 % (Aktivitetet bujqesore tatohen me 25 %, ndersa klubet e nates dhe kazinote me 60 %).

    Dividentet dhe interesat tatohen ne burim me 10 %.

    Honoraret (te ardhurat nga e drejta e autorit) tatohen 20 %.

    Tatimi i individeve

    Pagat tatohen ne burim me tarifa progresive: 0 %, 21 %, 30 %, 38 % dhe 45 %.

    Te ardhurat nga aktivitetet biznesore dhe profesionale te pavarura tatohen me tarifa progresive: 15 %, 20 %, 25 %, 30 % dhe 35 %.

    Te ardhurat nga dhurimet dhe trashegimite tatohen me tarifa progresive 5 %, 6 %, 7 %, 8 % dhe 10 %.

    Tatimi mbi Vleren e Shtuar:

    Tarifa baze eshte 22 %. Tarifa e reduktuar 11 % aplikohet mbi mishin, peshkun, qumeshtin, produktet e bulmetit dhe ilacet.

    7. POLONIA

    Tatimi mbi fitimin e kompanive:

    Tarifa baze eshte 32 %.

    Dividentet, interesat dhe honoraret tatohen ne burim 20 %.

    Tatimi i individeve:

    Tarifat progresive jane 19 %, 30 % dhe 40 %.

    Te ardhurat nga shitja e pasurive te paluajtshme 10 %.

    Te ardhurat nga aktivitetet letrare, artistike, patenta, e drejta e autorit 20%.

    Te ardhurat nga interesat 20 %.

    Te ardhurat nga trashegimia dhe dhurimet tatohen me tarifa progresive 3-20 %.

    Tatimi mbi Vleren e Shtuar

    Tarifa baze eshte 22 %, ndersa tarifa e reduktuar 7 % (perdoret ndaj makinerive bujqesore, pajisjeve shendetesore dhe disa ushqimeve baze).

    8 Cekia

    Tvsh 22% per mallrat dhe 5% per sherbimet

    Tatimi i fitimin e individit
    31%

    Tatimi i fitimit per personat juridik 36%

    Te ardhurat nga interesat 10,15,20%

    Dividendet honoraret.... 15% (taksa e ulur)
    PAUCA SED MATURA

  7. #67
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Shqiptarėt do tė paguajnė njė taksė tė re pėr ndėrtimin e rrugėve

    Shqiptarėt do tė paguajnė njė taksė tė re pėr ndėrtimin e rrugėve


    Bledjana Beqiri

    Pritet qė njė taksė e re tė rėndojė xhepin e shqiptarėve. Automjetet qė do tė kalojnė nė rrugėt turistike do tė paguajnė njė taksė tė caktuar. Kėshtu deklarojnė burime pranė Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacioneve, tė cilėt sqarojnė se po shqyrtohet mundėsia, qė nė tė gjitha rrugėt nacionale dhe kryesisht ato turistike, tė vendosen taksa pėr kalimin e automjeteve. Specialistėt e Ministrisė sė Transporteve shpjegojnė se kjo vjen pėr shkak tė fondeve tė pakta qė ka buxheti i shtetit pėr mirėmbajtjen dhe ndėrtimin e rrugėve tė reja. Ndėrkohė qė financimet e huaja nė buxhetin e shtetit pėr sektorin e infrastrukturės nga viti nė vit kanė ardhur drejt uljes. Specialistėt sqarojnė se njė zgjidhje e problemit tė financimeve do tė ishte vendosja e taksave pėr makinat qė kalojnė nė kėto rrugė, fluksi i tė cilave ėshtė tepėr i konsiderueshėm gjatė sezonit tė verės. Megjithatė akoma nuk ėshtė vendosur vlera e kėsaj takse qė do tė detyrohen tė paguajnė shoferėt e makinave. Taksa tė ngjashme do tė paguhen edhe nė rrugėt qė do tė jepen me koncesion, si nė autostradėn e re qė po ndėrtohet, Rrogozhinė-Pezė-Degėzim-Tiranė-Vorė-Thumanė.

  8. #68
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Kontabiliteti, mjeti qe ligjeron evazionin fiskal ne shqiperi

    Kontabiliteti qė ligjėron evazionin fiskal


    Nė ekonominė e tregut njė nga shtyllat bazė qė siguron trasparencėn financiare tė operatorėve tregtare, jep mundėsinė e zhvillimit tė padiskriminuar tė tyre, duke krijuar kushtet pėr konkurrencė dhe liberalizim real tė ekonomisė ėshtė ekzistenca dhe funksionimi i sistemit tė kontabilitetit.
    Tė gjithė e kanė tė qartė tashmė se ekonomia shqiptare nuk vuan vetėm nga monopolizimi i tejskashėm duke filluar para sė gjithash dhe mbi tė gjitha nga sektorėt strategjikė. Tė gjithė politikanėt e kanė tashmė tė qartė dhe flasin pa rreshtur pėr gropėn e zezė nė financat publike dhe njėkohėsisht pėr nevojat e mėdha tė qytetarėve pėr shėrbime publike, qė sot janė nė gjendje tė vajtueshme. Por deri mė sot nėse nga vendimmarrėsit politikė tė paktėn ėshtė folur dhe flitet shpesh pėr domosdoshmėrinė e reformave ekonomike, pėr nxitjen e prodhimit vendas, pėr liberalizimin e sektorėve tė ndryshėm tė ekonomisė, nuk pėrmendet aspak se njė nga faktorėt e rėndėsishėm qė stimulon evazionin fiskal dhe nuk lejon tė mbushen financat publike ėshtė sistemi i sotėm i kontabilitetit shqiptar. Sa mė sipėr bėn praktikisht tė pamundur sigurimin e tė ardhurave financiare publike pėr tė pėrmirėsuar situatėn e vėshtirė aktuale ekonomike tė vendit.
    Thelbi i dobėsive tė theksuara tė sistemit tė kontabilitetit nė Shqipėri buron nė radhė tė parė nga mėnyra e njohur me ligj pėr licensimin e ekspertėve kontabėl, qė pėrbėn bazėn e punės. Bazuar nė legjislacionin nė fuqi, ekspertėt kontabėl licensohen nė mėnyrė ekskluvizive nga Instituti i Ekspertėve Kontabėl. Pikėrisht ekspertėt kontabėl, qė kanė rol jashtėzakonisht delikat nė trasparencėn financiare tė subjekteve tregtare, buxhetit tė shtetit dhe vetė mbarėvajtjes sė ekonomisė sė tregut tė lirė, i janė besuar me ligj njė subjekti privat.
    Ana tjetėr qė duhet theksuar ėshtė se Instituti i Ekspertėve Kontabėl ėshtė regjistruar nė Gjykatėn e Tiranės me statusin e organizatės jofitimprurėse, duke pasur njė aktivitet pothuaj 8-vjeēar. Deri mė sot janė licensuar rreth 80 ekspertė kontabėl nė shkallė vendi. Nuk dihen se cilat janė argumentet se si ėshtė e mundur qė vetėm njė subjekt mbi tė gjitha joshtetėror ka mundur tė sigurojė ekskluzivitetin e licensimit tė ekspertėve kontabėl me ligj.
    Ajo ēka mund tė vlerėsohet si absolutisht e paparanueshme ėshtė se me ligj njė subjekti privat i ėshtė dhėnė jo vetėm praktikisht, por edhe teorikisht monopoli i licensimit tė specialistėve tė njė sektori kaq delikat. Pa paragjykuar, por duke vlerėsuar pasojat qė vijnė nga efektet monopol nė pėrgjithėsi dhe nga monopolet private nė veēanti, mund tė shprehem se sistemi aktual i kontabilitetit paraqitet tėrėsisht i paaftė pėr tė pėrmbushur misionin e tij.
    Mjafton tė shikojmė se nė pėrgjithėsi sistemi informal i ekonomisė shqiptare ėshtė i shkallės mbi 50%, ku pjesa e evazionit fiskal si pasojė e sistemit tė kontabilitetit ėshtė nė njė shkallė tė konsiderueshme. Janė me dhjetėra sipėrmarrje private nga mė tė njohurat dhe mė tė mėdhatė nė shkallė vendi, por edhe ndėrkombėtare, qė pas njė aktiviteti shumėvjeēar nė mėnyrė tė njėpasnjėshme rezultojnė me humbje. Shembujt e keqfunksionimit deri nė absurditet tė sistemit tė kontabilitetit janė tė panumėrt. Natyrisht, qė pėrgjegjėsia profesionale, morale dhe ligjore e ekpertėve kontabėl pėrkatės tė kėtyre subjekteve ėshtė i madh. Deri mė sot nuk mbahet mend asnjė rast qė tė jenė dėnuar qoftė edhe moralisht ekspertė kontabėl nga institucioni licensues.
    Tė mos harrojmė se sistemi ligjor i kontabilitetit nė njė masė tė madhe ėshtė pėrgatitur nga Instituti i Ekspertėve Kontabėl. Boshllėqet ligjore tė sistemit procedurial tė kontabilitetit dhe auditimit financiar aktual tė lėnė tė mendosh se janė bėrė tė qėllimshme pėr t’u dhėnė mundėsinė ligjore ekspertėve kontabėl pėr tė ligjėruar evazionin fiskal tė sipėrmarrjeve private nga tė cilat paguhen.
    Janė me dhjetėra dhe qindra raste kur rezultatet financiare vjetore tė subjekteve tė ndryshme tė ratifikuar nga ekspertė kontabėl tė licensuar nuk janė njohur dhe janė hedhur poshtė nga organet tatimore. Por deri mė sot nuk ėshtė bėrė asnjė shembull nga personat qė paguhen nga privatėt, por nė fakt janė tė punėsuar nga shteti ligjor pėr tė garantuar ndershmėrinė financiare tė operatorėve privatė, duke derdhur nė arkėn e shtetit detyrimet financiare. Pikėrisht elementet e mėsipėrme duhet tė merren detyrimisht parasysh nga institucionet shtetėrore pėrkatėse pėr t’u pėrmirėsuar sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
    Njė nga pasojat e situatės monopol tė Institutit tė Ekspertėve Kontabėl ėshtė shembulli negativ i moslicensimit prej njė afati kohor shumė tė gjatė tė ekspertėve tė rinj, pavarėsisht kėrkesave tė shumta. Argumenti i pėrdorur nė keto raste ėshtė tipik pėr tregjet monopol: nuk mund tė licensojmė mė tepėr sepse tregu ėshtė i vogėl dhe nuk ka punė pėr tė gjithė. Pra, instituti pėrkatės pasi ka siguruar monopolin e tij ndaj shtetit dhe subjekteve tė tjera, qoftė edhe private, qė mund tė kėrkojnė tė pėrmbushin tė njėjtin objektiv, krijojnė situata krejt tė palejueshme tė mungesės totale tė konkurrencės pėr ekspertėt kontabėl. “De facto” institucioni i mėsipėrm nga garantues i transparencės ėshtė kthyer nė avokat tė mashtruesve financiarė me pasoja tė pallogaritshme pėr tė gjithė vendin dhe qytetarėt shqiptarė.
    Argumenti i mėsipėrm ėshtė pikėrisht tregues i qartė i faktit se sa keq ėshtė kurdisur krejt mekanizmi ekonomik shqiptar, qė duhet tė fillojė tė rregullohet nga shtyllat bazė tė tij, ku mėnyra aktuale ligjore e krijimit dhe funksionimit tė sistemit tė kontabilitetit ėshtė nga mė kryesoret.

  9. #69
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    KOMENTE

    Pasko Vako * - 18/02/2004

    Ulja e tatimeve sjell rritje ekonomike dhe zbutje tė varfėrisė




    Ngarkesa e lartė fiskale, korrupsioni i lartė, ritmet relativisht tė ulėta tė zhvillimit ekonomik, papunėsia e lartė, deficiti i madh tregtar, ulja e madhe e prodhimit vendas dhe e investimeve, monopolet e konkurenca e pandershme etj. e kanė shtuar e thelluar mė tej varfėrinė e popullit tonė. Pėrvoja e shumė vendeve dhe studimet e kryera tregojnė se ulja e tatimeve dhe taksave shpie nė rritje ekonomike, rritje investimesh, rritje punėsimi, rritje tė nivelit tė jetesės, rritje tė numrit tė tatimpaguesve dhe nė uljen e evazionit fiskal dhe tė ekonomisė informale.

    Pėr tė ushtruar veprimtarinė e vet shtetit nė kapitalizėm i nevojiten mjetet financiare, tė cilat i siguron nga tatimet e taksat, nga huatė e kreditė, nga shitja e pronės shtetėrore, nga emetimi i kartėmonedhave etj. dhe i pasqyron nė buxhetin e tij. Nė gjithė kėto burime tė ardhurash peshėn kyesore e zėnė tatimet dhe taksat, tė cilat tek nė pėrbėhen nga tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH), qė ka 5 vjet qė ėshtė nė masėn 20% tė vlerės sė mallrave e tė shėrbimeve tė kryera, tatimi mbi fitimin nė masėn 25%, akcizat, tatimi mb biznesin e vogėl, taksat kombėtare (23 lloje), taksat vendore (9 lloje), tatimi mbi tė ardhurat personale, taksa e solidaritetit, taksa doganore etj. Tatimet janė direkte (tatimi mbi tė ardhurat personale) dhe tė tėrthorta (gjithė tė tjerat), tė cilat u ngarkohen ēmimeve dhe tarifave tė gjithė mallrave e shėrbimeve dhe paguhen nga i gjithė populli si konsumator i tyre dhe si tatimpagues.
    Kėto tatime e taksa tek ne janė bėrė burimi kryesor i sigurimit tė tė ardhurave tė buxhetit tė shtetit, duke pėrfaqėsuar 7/10 e gjithė tė ardhurave nė vitet 2000-2002. Nė gjithė kėto tatime e taksa, po nė kėto vite, peshėn kryesore, afro 1/3, mbi gjithė tė ardhurat e buxhetit tė shtetit, e zė tatimi mbi vlerėn e shtuar (tatimi “vrasės” siē quhet nė disa vende nė tranzicion) dhe afro 1/5 e zėnė pėrkatėsisht tatimi mbi fitimin dhe taksa doganore, pa pėrmendur tė tjerat. Veē kėtyre, ēdo vit ngarkohet me tatime e taksa tė reja. Kėshtu qė nė janar tė 2003 e nė vazhdim u ndeshėm me njė rritje tė re tė tarifave ekzistuese tė disa tatimeve dhe shtimin e disa taksave tė reja siē qenė ato nė ligjin e ri tė akcizave etj., qė janė diskriminuese pėr prodhimin vendas dhe barrė e rėndė pėr popullin. Por pėrvoja tregon se rritja e barrės fiskale nuk ėshtė zgjidhja e duhur pėr rritjen e tė ardhurave buxhetore. Para njė gjendjeje tė kėtillė konkluzioni ėshtė se ne jemi njė vend me ngarkesė fiskale shumė tė lartė, por njėkohėsisht edhe njė vend me evazion fiskal shumė tė lartė. Nė vitin 2002 ngarkesa fiskale ishte mbi 50% dhe po kaq mendohet tė jetė edhe evazioni fiskal, pasi, veē tė tjerash, dihet se veprimtaritė informale tek ne janė tė shumta dhe zėnė afro 50%.

    Pasojat e barrės sė rėndė fiskale
    Dy janė pasojat e mėdha negative qė rrjedhin nga ngarkesa shumė e lartė fiskale: shtimi e thellimi i varfėrisė sė popullit dhe frenimi i zhvillimit tė biznesit. Ngarkesa e lartė fiskale, korrupsioni i lartė (qė sipas ndėrkombėtarėve e ul me 1% nė vit rritjen ekonomike), ritmet relativisht tė ulėta tė zhvillimit ekonomik tė njė vendi nė tranzicion, qė kanė rėnė nė 4 – 4.5%, rritja galopante e ēmimeve, papunėsia e lartė qė arrin afro 40%, deficiti i madh tregtar, ulja e madhe e prodhimit vendas dhe e investimeve, pagat e pensionet e ulėta, monopolet e konkurrenca e pandershme, kriminaliteti etj. e kanė shtuar e thelluar mė tej varfėrinė e popullit tonė qė arrin gati nė 3/4 e tij, duke e lėnė vendin mė tė varfėr nė Europė. Ndėrsa pėr biznesin privat qė prodhon 4/5 e PBB-sė nė vend, kjo barrė e lartė fiskale u ka zėnė frymėn ndėrmarrjeve private ēdo vit. Vetėm nė vitin 2002 janė mbyllur 62155 tė tilla, qė do tė thotė njė shtim shumė i madh i tė papunėve dhe pakėsim shumė i madh i tė punėsuarve dhe i prodhimit vendas, si dhe njė ulje e nivelit tė jetesės. Gjatė periudhės 1997-2002 janė mbyllur mesatarisht ēdo vit 49000 ndėrmarrje dhe kėsaj dukurie fatale fatkeqėsisht nuk po i gjendet rrugėzgjidhja pėr ta frenuar. Ndėrsa po gjatė kėsaj periudhe numri i ndėrmarrjeve aktive ka mbetur nė vend numėro (rreth 56000 - 57000).

    A ka rrugėdalje nga barra shumė e lartė fiskale?
    Pa dyshim qė ka dhe kėtė e tregon shumė mirė pėrvoja pozitive e dobiprurėse e uljes sė tatimeve, jo nė njė, por nė shumė vende nė tranzicion. Shembulli mė i freskėt ėshtė ai i Sllovakisė. Ajo nė fund tė tetorit 2003, me njė shumicė tė konsiderueshme votash nė parlament, miratoi njė tarifė tatimi unike prej 19% pėr tatimin mbi fitimin, tatimin mbi tė ardhurat dhe tatimin mbi vlerėn e shtuar. Deri atėherė tatimin mbi fitimin e kishte 25%, tatimin mbi tė ardhurat midis 10% dhe 38%, kurse tatimin mbi vlerėn e shtuar 20%.
    Nė tė njėjtėn kohė Ukraina aplikon njė tarifė tatimi unike prej 13% pėr tatimin mbi tė ardhurat e personave fizikė. Ky hap ndjek pėrvojėn e Rusisė, e cila gjatė vitit 2001 aplikoi njė tarifė unike prej 13% dhe si rezultat tė ardhurat u rritėn mė shumė se 2 herė (nga 6.2 miliardė dollarė nė mbi 12 miliardė dollarė) si rrjedhojė e uljes sė stimujve pėr fshehjen e tatimeve. Sipas raportit tė FMN-sė nė vitin 2002, ky gjigand i lindjes grumbulloi tė ardhurat fiskale sa 35% e PBB-sė, disa miliona dollarė mė shumė se vitet e kaluara.
    Polonia gjithashtu parashikon tė vendosė tarifėn unike mbi tė ardhurat e personave fizikė, kurse tarifa e tatimit mbi fitimin me siguri do tė ulet nė 19%. Njėkohėsisht nė Serbi, qysh nė fillim tė vitit 2003, tatimi mbi fitimin ėshtė 14%. Nė Lituani i njėjti tatim ėshtė 15%, kurse nė Hungari 18% dhe nė Bullgari tatimi mbi fitimin u ul vetėm me 4%, pa ndryshuar tatimet e tjera.
    Pra, shumica e vendeve europiane nė tranzicion i kanė ulur tatimet.
    Theksojmė se ndikimi i tatimeve mbi zhvillimin ekonomik ėshtė njė nga problemet mė tė rėndėsishme tė politikės ekonomike.
    Duke u pėrpjekur qė tė kuptojmė mė mirė lidhjen korelative qė ekziston midis tatimeve dhe zhvillimit ekonomik, le tė shikojmė konkluzionet e dy studimeve tė vitit 2003, tė kryera nga ekonomistėt e njohur Graham Lijē dhe nobelisti Robert Lukas. Gjatė shtatorit tė vitit 2003 ekonomisti Graham Lijē botoi studimin e vet tė quajtur “Efektet negative tė vėnies sė tatimeve mbi rritjen ekonomike”. Autori vėnien e tatimeve e shikon si pjesė tė PBB-sė dhe lidhjet e tyre me rritjen ekonomike nė vendet e OBEZH-it gjatė periudhės 1991-2001 dhe arrin nė konkluzionin se rritja ekonomike nė vendet me tatime tė ulėta ėshtė mjaft mė e lartė sesa ajo nė vendet me tatime tė larta, ēka mund tė vėrehet nga pasqyra e mėposhtme:

    Konkluzioni qė del nga kėto lidhje korelative tė kundėrta ėshtė se tatimet e larta vėshtirėsojnė zhvillimin ekonomik, kurse tė ulėtat e favorizojnė mjaft kėtė zhvillim.
    Pra, pėrvoja e kėtyre vendeve dhe studimet e kryera tregojnė se ulja e tatimeve dhe taksave shpie nė rritje ekonomike, rritje investimesh, rritje punėsimi, rritje tė nivelit tė jetesės, rritjė tė numrit tė tatimpaguesve dhe nė uljen e evazionit fiskal dhe tė ekonomisė informale, nė zbutjen e varfėrisė, nė uljen e ēmimeve, nė uljen e deficitit buxhetor dhe shtimin e tė ardhurave buxhetore, etj. Gjithė kėto pasoja pozitive janė si nė favor tė qytetarėve, ashtu edhe tė biznesit, prandaj kjo pėrvojė duhet sa mė parė tė zbatohet edhe te ne.


    *Autori ėshtė doktor i shkencave ekonomike
    PAUCA SED MATURA

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    Si do te kryhet mbledhja e taksava???? kur shkruhet me siper "vendosja e taksave per makinat qe kalojne ne keto rruge" pra si do te vilen taksat nga keto makina qe perdorin keto rruge duke ngritur cmimin e karburantit ne keto zona apo me ndonje mynyre tjeter, jam shume kurioz kam mese 14 vjet larg atdheut por do te shkoj se shpejti, nese di dikush te me shpjegoj per kete e falenderoj, dhe persa i perket taksave per rrugen jam shume dakort......
    Rrofte SHQIPERIA E BASHKUAR

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •