Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 95
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Mariglen,

    Une personalisht do te sugjeroja "flat tax" per mallrat e konsumit por jo per te ardhurat e nje personi per arsye se ne shqiperi pjesa dermuese e popullsise konsiderohet e shkalles se mesme dhe te varfar, vetem nje perqindje e vogel konsiderohen si te pasur, keshtu qe njerzit nuk do te ishin dakord me kete lloj taksimi. te varferit ose shkalla e mesme e shoqerise shpenzon nje perqindje me te madhe te te ardhurave te tyre per te mibijetuar.

    Flat Tax mund te perdorim per mallrat e konsumit pa perjashtim. Si p.sh. Ska rendesi nese blen nje televizor apo nje shtepi, apo nje akullore, apo nje cope buke, taksa qe paguhet kundrejt mallrave te jete e njejte 4% te cmimit. Personit apo kompanise qe shet mallin shteti ti mbledhi taksen duke u bazuar ne xhiron ditore te dyqanit apo fabrikes.

  2. #32
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Shqiperise do i nevojitej nje program i perdorur nga Qeveria e Bolivise ne fillim te viteve '90.

    Ai program quhet "Shock Therapy" dhe per qellim e ka liberalizimin komplet te tregut, si dhe nderprerjen e subvencioneve te dhena nga Qeveria. Kjo u bazua ne formulen e dhene nga Hayek, "Shpenzo aq sa ke" dhe funkcionoi shume bukur.

    Bolivia kishte nje ekonomi te shkaterruar, me nje inflacion gati 60,000% kurse tashme ekonomia e tyre po shenon rritje dhe inflacioni ka rene ne 3%.

    Kjo bazohet ne inciativat private, ne investimet dhe kapitalin e jashtem. Ne qoftese nuk ekzistojne ligje te qarta mbi investimet private dhe te jashtme, asnje ekonomi e botes nuk mund te mbijetoje ne kushtet e sotme.

    Kjo ndodh sepse kapitalistet done te investojne aty ku ka siguri, dhe ku e dine se parate nuk do ju humben. Sidomos perparesi i japin atyre shteteve qe kane potencial rinor te madh dhe ku ligjet mbi investimet e huaja jane te favorshme per ta por edhe per shtetin.

    Ne nje shtet ku korrupcioni eshte bere partner shtrati, as qe mund te priten investime serioze.

    Duhet punuar shume ne reformimin e sistemit ekonomik dhe politikes ekonomike.

    Me nje fjale, Shock Therapy!

    ASD

  3. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ASD,

    terapia shok eshte vene ne zbatim nga qeveria shqiptare ne vitin 1992. Ndaj nuk eshte dicka e re. Megjithate ajo nuk solli ato te mira ne Shqiperi qe mendonin teoricinet e saj dhe ata qe e inkluduan ose me mire e kthyen ne baze te programit ekonomik te qeverise se PD.

    Kjo "terapi" ka marre kritike shume te madhe gjate viteve te fundit, per arsye se liberalizimi i menjehershem i tregjeve brenda nje vendi te mbyllur ne nje kohe kur mungonin legjislacionet baze te cilat do te conin ne funksionimin e tyre, tregoi qe shume nga shtetet qe e aplikuan deshtuan. Shembulli me kritik eshte Rusia.

    Ne Shqiperi mungoi legjislacioni financiar duke legjitimuar ne kete menyre veprimtarine jolegale financiare. E me ngadale gjithcka precipitoi ne kaosin financiar te viteve 1996-97. Duke perfituar nga kjo gje qe prekte njerezit direkt ne palce u arrit perfitimi politik nga opozita e atehershme qe coi ne permbysjen e pushtetit te PD.

    Ne vendet e Azise Juglindore - kriza e vitit 1997.


    Cfare po ndodh tani?

    Kina po merr levdata ne arenen ekonomike per arsye te zgjuarsise se treguar ne hapjen e tregut me faza e jo ne menyre te menjehershme. Kjo madje behet nen drejtimin e partise komuniste.


    Une vete do te kisha qene perkrahese e nje hapje me faza te ekonomise shqiptare. Shume gjera do te kishin rrjedhur ndryshe.

  4. #34
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Stela
    Kjo taks s“pretendon te beje diferencimin ne qe njerezve te varfer do tu merret me shume dhe te pasurve me pak. Kjo taks ashtu sic mund te kete anet negative ka dhe anet pozitive qe ne rastin e shqiperise ku evazioni fiskal eshte shume here me i madh se nga sa shkruhet ne gazeta e ne min. e fin. Pikerisht kjo taks do te bente te mundur uljen e ketij evazioni dhe njerezit do mesohen ti pranojne taksat si nje domosdoshmeri.

    Dita ti thua qe
    "Kina po merr levdata ne arenen ekonomike per arsye te zgjuarsise se treguar ne hapjen e tregut me faza e jo ne menyre te menjehershme. Kjo madje behet nen drejtimin e partise komuniste.


    Une vete do te kisha qene perkrahese e nje hapje me faza te ekonomise shqiptare. Shume gjera do te kishin rrjedhur ndryshe"

    une e vlersoj ate cka thua ti dhe kjo tregon ose me mire verteton ate cka ka thene Ramiz Alia ne 90 "daleni more djema se si dini te tera".
    Ate cka thua ti per kinen ne menyren me te persosur e kan bere dhe nje pjese e mire e lindorve si Cekia Polonia Sllovakia Hungaria dhe deri diku dhe Jugosllavia.
    Por ato qe jane bere jane bere smund ti kthejme me pas une mendoj se shume nga ju qe keni mbaruar per ekonomi dhe ne qe po vazhdojme duhet te japim sa me shume ide per ate cka duhet bere.
    PAUCA SED MATURA

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Kastriot Islami, nė njė intervistė te dhene dite me pare shtoi se:

    "Ulja e korrupsionit nė sistem dhe reformimi i administratės sė taksave dhe doganave ėshtė pėrparėsia jonė kryesore."


    Deri ne c'fare shkalle eshte reformimi i administrates se taksave ne Shqiperi? A keni ndonje lexuar ndonje artikull mbi kete ceshtje?

  6. #36
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Dita, megjithate terapia shok nuk do thote nderprerja e menjehershme (brenda nate) e subvencioneve shteterore dhe shpenzimeve (deficiteve) shteterore.

    Pa krijimin e nje legjislature liberale, ku e drejta e nje investuesi do mbrohet por ku edhe e drejta e shtetit do mbrohet, nuk funkcionon terapia shok.

    Kjo eshte sikur te thuash me nuk do marr buke hua (borxh) e do te pres (pa i lajmeruar askujt) te me bie dikush buken ne shtepi.

    Sa persona do ta bijne?

    pergjigja eshte Zero.

    Nese ke kontakte, nese ben marreveshje, nese ke nje rregull, nje ligj, nje politike financiare, do te jene te shumte ata qe do ta bine buken tek dera. Sepse ata e dine se ti neser do ua kthesh nje buke e gjysme.

    Nje administrate taksash e fuqishme, qe nuk do ta shtrydh popullin per ta balancuar paaftesine e saj per te mbledhur taksa nga "biznismenet" (lexo : Gangsteret) e medhenj, nje reforme ligjesh qe do i sherbejne qytetareve e jo qytetaret ligjeve, nje fryme optimiste dhe nje kriminalitet i zvogeluar do te sillnin rezultate te paparashikuara (ne kuptim te mire) ne tregun shqiptar.

    E ne rastet e sotme, ku per nje aplikacion, nje formular duhet ta marresh diku, nje nenshkrim diku tjeter, e nje vule mbas gardhit te Sadriut, nuk ndodh zgjerimi i ekonomise por ngushtimi i saj.

    (Mos)zgjidhja e krizes energjetike eshte nje nga problemet primare te ekonomise shqiptare.

    Si pret investime nje shtet, ku as rryme nuk ka?

    Ku nuk guxon te dalesh naten nga frika prej bandave? Hajduteve?

    Nje terapi shoku na nevojitet edhe ate urgjent. Por, jo vetem financiare por edhe mentale e shoqerore.

    ASD

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Tiranė (verės)
    Postime
    19
    Mendoj se tema, e cila deri tani eshte zhvilluar ne menyre shume interesante, po rreshket pak.
    Se pari, do desha te qartesoj, per Ushtarin e mire se mendimi im dhe teoria qe mbroj eshte shume larg nga ajo e nje shteti qe fut hundet dhe nderhyn kudo pa e lene rrjedhen e natyrshme te tregut te veproje mbi shperndarjen e resurseve. Jam keqkuptuar. Qe ne postimin e pare e kam bere te qarte se sistemi fiskal duhet te jete minimal dhe i perqendruar vetem ne te domosdoshmet, sidomos per nje ekonomi me mjete dhe koncepte "fillestare" si kjo e jona. E vetmja arsye per te cilen kundershtova mendimin tend (ne mbeshtetje te Vinny T) eshte se e konsideroj "flat tax" si teper te thjeshte dhe, ne disa raste, jo te drejte.
    Nje sistem progresiv mund te jete i lehte, pra t'i lere biznesit frymemarrje te lire. I vetmi avantazh i "flat tax" eshte se perllogaritet me shpejt. Une e kundershtoj kete vetem sepse e di qe tregu ne Shqiperi nuk eshte i perkryer (pra eshte i padrejte) ne shume askpekte. Aplikimi i flat tax do te krijonte kushte te perkryera per krijimin e monopoleve natyrore. Kapitali eshte akumuluar ne pak duar tashme dhe keto pak persona, te cilet jane shume te perfolur per menyren se si i kane fituar keto para, do te ishin te avantazhuar ne kete drejtim. Mbroj sistemin progresiv jo sepse kam deshire qe shteti te mbledhe me shume taksa, por sepse do te ishte zgjidhje me efikase edhe nga pamja e konkurences se lire.
    Ne qofte se e konsiderojme nga pikepamja e drejtesise atehere un mendoj se Dita e ka pershkruar situaten shume mire. Gjithēka varet nga se si e konceptojme drejtesine dhe barazine ne biznes. Personat me privilegje te barabarta duhet te tatohen njelloj (per mendimin tim). Nuk mund te mos shikojme se sa e pamjaftueshme eshte konkurenca ne disa raste.
    Avantazhi i "flat tax" eshte thjeshtesia e tij. Ky sistem do ta humbiste edhe ate nqs aplikohet pjeserisht siē thote Estella, ne praktike ajo qe propozon ajo eshte po sistemi progresiv.
    Nga ana e kompromentueshmerise nuk besoj se ka ndryshime thelbesore midis dy metodave. Ne qofte se nje kompani mund te manipuloje dhe te tregoje me pak fitim per tu tatuar ne nje perqindje me te vogel atehere kjo mund ta beje kete edhe per te paguar me pak takse.
    Fakti qe ne kemi nje te ardhur nga taksat kaq te vogel nuk eshte i ēuditshem. Taksat e ēmendura i shtyjne biznesmenet te gjejne rruge per ta shmangur ate. Kuptohet keto jane sa te jashteligjshme aq edhe te rrezikshme, por taksat kaq te larta jane nje arsye per te perballuar rrezikun (si edhe ndergjegjen ). Evazioni do te ulej vetem me detyrime ndaj shtetit me te arsyeshme. Kjo do te rriste te ardhurat.

    Estella pyet se ēmendojme ne se po behet ne te vertete ne Shqiperi per te permiresuar situaten. Deri tani kemi diskutuar shume mire ne normative se si duhet te jete sistemi. Po ti kthehemi realitetit do te shikojme se sa larg jemi nga kjo. Ndoshta sepse mungon vullneti i mire qe gjejme ketu per ti permiresuar gjerat kushdo qofte ai qe humbet prej kesaj mungon ne arenen politike shqiptare. Megjithate kjo del jashte spektrit te ekonomise dhe bazohet me shume mbi opinione sesa fakte.

    Ju Falemnderit,


    me respekt
    ILIR MAĒI

    ps: (Ushtari i mire): Ketu po diskutojme dhe nuk ka pse te ofendohem nga ato qe thua. Do mundohem te mos keqkuptoj asgje nga ato qe thuhen prandaj flit lirshem miku im

  8. #38
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Cool Iliro, po me duhej ta hapja ate paranteze, se miletit i njelet hatri(lol)

    Ilir, arsyeja pse une jam per flat tax, eshte jo vetem thjeshtesia por edhe drejtesia.
    Me sistemin progresiv fiskal, penalizohet biznesi ose individi i sukesshem, duek u taksuar me shume, megjithese kur vjen puna per te shfrytezuar "te mirat" qe sjellin taksat, dmth, rruget, policia, spitali, arsimi etj, i perdorin ne menyre te njejte, pra kontributi per shoqerine, me sistemin progresist mund te perkufizohet, secili sipas mundesive dhe sejcili sipas nevojes, me duket se te gjithe i kemi degjuar keto fjale dhe me pare ne historine tone.
    Me sistemin progresiv, ata individe dhe biznese qe jane te suksesshme jo vetem penalizohen, por dhe u vihet damke sikur keto para i kane vene e fituar ne menyre te jashteligjshme, pra si ti qe punon gjith diten tek dyqani, dhe ai qe shet prostituta taksoheni njesoj, si mund te jete kjo e drejte?
    Une do propozoja, nje perqindje te caktuar per te ardhurat e individeve, dhe nje perqindje te caktuar, pak me te larte per bizneset.
    Kjo eshte drejtesi, per mendimin tim, te gjithe te paguajne njesoj, jo ta penalizosh dike pse ndermori rreziqe, hapi biznes, hapi vene pune, studioi dhe u be mjek, ose Avokat, etj.
    Si marangozi, si Doktori, duhet te paguajne njesoj, ne 5, pra nese Dr merr $1000 ne vit, le te paguaje 10% pra $100, prap marangozi qe merr 100 ne vit ,te paguaje 10% ai do paguaje $10.
    Ne fund te fundit prap Dr paguan me shume se marangozi, por te pakten nuk penalizohet nga sistemi.
    Ky eshte mendimi im, dhe konceptimi im i drejtesise.

  9. #39
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ilir po perderisa thua se ky lloj sistemi taksash eshte me i thjeshte dhe pastaj thua qe shqiperia vuan nga nje evazion fiskal,perse nuk mund te perdoret kjo lloj takse si ne nje perjudhe afatshkurter? Ne kete menyre do te ndergjegjsohen dhe njerezit se taksat duhen paguar. Me vone pastaj mund te perdorim taksa me progresive akoma pasi edhe une nuk mendoj se kjo lloj takse eshte me progresivja por eshte me e pershtatshmja ne kete kohe ne Shqiperi.
    PAUCA SED MATURA

  10. #40
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Mari, arsyeja pse ai sistem quhet progresiv, nuk ka te beje fare me progresin dhe regresin, pasi taksat per nga natyra jane regresiste, se i vene frena ekonomise.
    Ai quhet sistem progresiv, pasi perqindja rritet ne raport me te ardhurt, pra nese merr 100$ paguan 10%, nese merr 200$ paguan 20% e keshtu me rradhe, prandaj dhe eshte i padrejte per mendimin tim.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •