Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 95
  1. #21
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Taksa mbi fitimet miku im. Pra sit e fitosh 10 $ nga floriri apo nga misri, ti taksohesh mbi fitimin.
    Per sa i perket atij shembullit qe kishe dhene, nuk do te thote se do te ndertohej ne Tirane, po aty ku i leverdiste me shume, pasi ne TR trualli etj do i kushtonin me shume, fuqia punetore do ishte me e shtrenjte etj, pra do i minimalizonte fitimin.
    Mos e nevleftesoni tregun si rregullator.
    Pershnetje, Alvi!

  2. #22
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Tregu qe pretendoni per ne Shqiperi duhet te egzitoje ne fillim e me pase te taksohet. Qe tregu te jete sa me efikas dhe i barabarte ne menyre qe ēdo pale pjesemarrese ne treg te dali e fituar duhet nje rregullator.
    Psh tregu i fruta perimeve apo i zarzavateve dihet qe eshte i mbushur me prodhimet e huaja greke apo italiane qofte dhe maqedonase. Qe fshatari yne apo sipermaresit tane ne kete fushe te konkurojne ne cilesi dhe ne ēmim shteti vitet e para duhet te beje favore ne sistemin fiskal pasi fshatari eshte i varfer dhe nuk ka mundesi qe ne fillim e te investoje per te punuar token, per farerat, per fosfatet, makinerite dhe ne fund te jete cilesor dhe me ēmim te ulet pasi eshte embrionar ne kete lloj biznesi. Shteti nepermjet nje politike efikase fiskale mund ti beje favore ne menyre qe fshatari yne te investoje e te punoje token e tije e ne kete menyre puneson dhe fshatare te tjere dhe nuk shkon me te punoje me te greku e te italiani per buken e gojes. Nqs fshatari fuqizohet shteti do te kete burime te sigurta taksash mbi fitimet ne te ardhmen e jo te jetoje vetem nepermjet parave te taksave te doganave.
    Gjithashtu ne fushen e industrise shteti njef vetem 5% te shpenzimeve per fushen e marketingut, publicitetit si dhe zhvillimit te pjeses tregetare, ēdo para tjeter hyn te fitimet! Atehere si mund te zhvillohet nje ndermarje qe shteti nuk i jep mundesi te investoje per rritjen e saj, formimit te imazhit te saj...si mund te zhvillohen aktivitete te reja ku dhe shume studente jane formuar ne keto fusha nqs shteti nuk u jep prioritet dhe nuk u krijon lehtesira?! Po te shohim PNB e shteteve perendimore, rreth 50% e PNB-se se tyre vjen nga serviset dhe pjesa tjeter nga prodhimet , doganat....ne Shqiperi serviset zene nje pjese qesharake ne PNB. Prandaj dhe politikat rregulluese te shteti kane nje vlere te madhe ne kete faze te zhvillimit te ekonomise shqiptare.
    Taksat Flat mund te perdoren per nje ekonomi tregu qe eshte ne nja faze pjekurie dhe ku kosomatori, organizmat drejtues, biznesi...kane te printuar ne mentalitetin e tyre kete ekonomi tregu e jo ne Shqiperine aktuale. Jemi akoma larg kesaj ekonomie dhe fatkeqsisht dhe udheheqesit shqiptare nuk kane imagjinaten e duhur ne menyre qe ta bejne sa me dinamike dhe atraktive ekonomine shqiptare ne menyre qe te jete ekonomija e tregut ajo qe vendos pak nga pak ēmimet, raportet ndermjet biznesit e konsomatorit apo shoqatave te konsomatoreve... e saj e jo shteti


    P.s. Shembulli i ndermarjes se tiranes Alvi ishte banal dhe pa hyre ne detaje qe ta kuptonin te gjithe. Po ti hyme llogjikes ne Tirane ngrihen pothuajse te gjitha ndermarjet pasi problemi i tokes paguhet vetem nje here dhe blerja e tokes nuk hyn ne shpenzim po ne investim dhe ngelet ne kapitalin e ndermarjes. Gjithashtu ketu flitet dhe per sigurine qe ka Tirana, kualifikimin e njerezve, infrastrukturen, imazhin si dhe pothuajse 1/3 -ta e popullsise jeton ne kete qytet apo rrethine...
    Just God Can Judge Me

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Tiranė (verės)
    Postime
    19
    Jam shume dakord me Vinny'n. Problemi eshte se kur Ushtari i mire flet per tregun dhe se sa efikas eshte (me te drejte) harron se behet fjale per nje treg me konkurence dhe barazi te perkryer. Pra shume larg nga ky i yni. Taksat ne shume raste perveē funksionit paresor te krijimit te burimeve per financimin e aktivitetit shteteror, perdoren edhe per te korrigjuar tregun aty ku ai deshton (siē jane "Pigovian taxes"). Me siguri jeni mesuar te degjoni termin "market failures". Une kam qene gjithnje avokat i nje sistemi taksash te lehte e te perballueshem per ekonomine shqiptare por "flat taxes" jane nje ekstrem tjeter. Ne vend qe te arrinte aty ku Ushtari i mire do te dale, pra tek barazia e mundesive per te gjithe pa bere diferencime, do te dilej tek e kunderta. Flat tax do te thoshte ulje drastike ne tatimet e bisneseve te medha dhe rritje ne ate te bisneseve te vogla e te mesme (atyre te porsalindur). Kjo do ta ndrydhte tregun duke i mbytur edhe ato pak veti te konkurences se lire qe i kane mbetur. Ne afat te gjate do te kishim monopole dhe nje ekonomi qe nuk econ dhe qe i sherben interesave te nje pakice te privilegjuar.

    Tregu nuk funksionon siē duhet ne kushtet qe eshte dhe per pasoje duhet ndihmuar me nje sistem taksash te ndjeshem e inteligjent, larg nga verberia e nje flat tax. Nga pikpamja e "tax incentives" do te ishte jo e pelqyeshme. Nga ana tjeter nuk mendoj se mungesa e prodhimeve vendase, sidomos e atyre bujqesore (nje absurditet), i duhet te atribuohet vetem shtetit dhe pamjaftueshmerise se politikave te tij. Fshataret nuk punojne, realitet ky i thjeshte per tu vrojtuar dhe i veshtire per tu kuptuar. Mendoj se pergjigja eshte tek bazat parimore dhe edukimi (sidomos ai i marre nga jeta) qe kane marre keta njerez gjate komunizmit. Nuk dua te zgjatem e te bej me teper komente mbi kete teme ketu sepse nuk eshte ajo qe po diskutojme. Megjithate kjo e vertete egziston dhe fshatari duhet ndihmuar, por pa e tepruar.

    "Flat tax" eshte nje sistem i thjeshte por jo elegant qe ēon ne padrejtesi fiskale sidomos kur e shikojme nga pikepamja e familjeve qe punojne.

  4. #24
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Ilir, me sa duket, keto sisteme fiskale qe ne propozojme ose perkrahim jane pasqyrim i botekuptimeve. Ne kete rast, une jam ekstremi i djathte, ti ai i majti.
    Ne fund te fundit, gjithcka ariin te behet nje dbat mbi roin e shtetit.
    Une jam per nje rol minimal, ti je per nje rol me te madh te shtetit ne ekonomi.
    Tani, kur ti flet per nje klase te privilegjuar, mos valle nenkupton ata qe kane para?
    Ata qe krijojne vende pune per njerezit e thjeshte, ata qe paguajne shumicen e taksave?
    Nuk me duket pabarazi te them te drejten, pasi dhe me nje perqindje te njejte ata qe kane me shume para paguajne me shume se ata qe nuk kane shume. Pranese ti ke e zeme 1 milion, dhe taksa eshte 10%, ti paguan 100.000 leke. Ndersa ai qe ka 100.000 leke paguan vetem 10.000.
    Pra barazia eshte si ta shofesh. Mua me vjen era socializem si dhe Evropes perendimore, ku nje pakice punon dhe takohet qe te hajne shumica. Monopolizimi (deri ne nje fare pike) dhe krijimi i polariteteve ne pasuri, sic e tregon dhe eksperienca ne USa, eshte nxitese per ekonomine. Ku ka barazi, ka fukarallek, tepakten ne praktike. Ne teori, well, teoria eshte shuem e komplikuar dhe e mbeshtetur ne hamendje.
    Sic e thashe dhe nje here me lart, gjithshka "boils down" tek si e perfytyrojme ne rolin e shtetit.
    Per mua, perdonalisht, shteti ka per detyre te me mbroje kufijte, rendin, qetesine, dhe jeten time. Shteti nuk ka pse te marre rolin e rishperndaresit te pasurise, si Robin Hoodi(lol)

  5. #25
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    P.S. O Liro, kur them une qe bien era socializem, nuk ta kam fjalen per ate sistemin e deshtuar te CCCP e te Hoxhes, keshtu qe mos ma merr per ofendim.
    Un jam me Steve Forbes, kurse ti qeke me John Kenneth Galbraith.
    Pershnetje miku im.

  6. #26
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tam eshte zhvilluar bukur deri tani. Ndalova e mblodha disa pjese nga shkrimet tuaja per t'i cituar e per te nderhyre edhe une me ndonje mendim timin.


    Po e nis me nje mendim per shkembimin e mendimeve Ilir - Ushtari i mire


    Nese kthehesh ne faqen e pare te kesaj teme Ushtari i mire, atehere do te mundesh te shohesh se Iliri ne ate qe ka shkruar eshte shprehur se mbeshtet nje sistem te lehte fiskal

    Citoj

    Per Shqiperine, ashtu si per ēdo ekonomi te ngjashme (dmth te vogel e te ndrydhur), une jam partizan i nje sistemi te lehte fiskal. Pra pak taksa e pak shpenzime shteterore. Ekonomia ka nevoje te marre fryme e te levize e lirshme nga aksesoret e zbukurimet e teperta. Ajo qe ndodh sot eshte pikerisht e kunderta. Nen mburojen e konceptit te "shtetit social" kemi ndertuar nje sistem taksash aq te rende sa te ndrydhe biznesin e vogel e te mesem e te mos lejoje formimin e atij te madh. Te jemi realiste, Shqiperia nuk ka nje ekonomi (per momentin) ku mund te zgjedhesh te kesh nje shtet te tille "social". Kur te vije koha, ndoshta.

    Mendoj se ka te drejte ne lidhjen e nje sistemi te lehte fiskal sidomos me vendet e vogla mes te cilave ben pjese edhe Shqiperia. Rendesi pra ka qe biznesi vendas te marre fryme lirisht dhe mos te jete i detyruar te dorezohet perballe prodhimeve te huaja. Kjo varet nga dega e ekonomise per te cilen bejme fjale, por nese kaloj tek dega e bujqesise te cilen e keni marre per shqyrtim ne shembujt tuaj, mund te them se merr nje rendesi te vecante. Prodhimi bujqesor shqiptar eshte i pambrojtur perballe mallrave qe vijne nga vendet ballkanike kryesisht nga Greqia dhe Maqedonia. Ne kete rast psh. nderhyrja e shtetit do te ishte e nevojshme, nese behet fjale qe t'u vijme ne ndihme biznesit vendas. Nese kjo nuk behet me nje diferencim ne kuoten e takses se paguar ne vazhdimesi, atehere kjo duhet te behet ne formen e nje subvencionimi ose ne rastin e fillimit te ekonomive bujqesore me nje taksim me te ulet per vitet e para te biznesit.
    E praktikuar ne fushen e bujqesise eshte bashkimi i ekonomive te vogla ne ato me te medha dhe me te perqendruara ne formen e fermave. Per te nxitur nje zhvillim te tille, qe ka ecur pozitivisht ne vendet e zhvilluara, shteti mundej te krijonte perseri lehtesim fiskal. Ne menyren e financimit dhe te ndarjes se fitimeve do te veprohej ketu si me ndermarrje te tjera normale ose dhe ne formen e kooperativave.

    Po nje gjykim te ngjashem mund ta kalojme dhe ne dege te tjera te ekonomise.




    Iliri dhe Vinny_T gjykojne (per mendimin tim me te drejte) mbi sistemin ekzistues ne Shqiperi, qe ka te beje dhe me veprimtarine e pushtetit ne Shqiperi.

    Evazioni fiskal eshte nje dem i madh per buxhetin e cdo shteti dhe ne Shqiperi ai merr permasa te medha. Kjo tregon nga njera ane paaftesine dhe mungesen e vullnetit per te mbledhur te ardhura per kasen shteterore nga ana e burokrateve vete, por nga ana tjeter eshte nje sinjal per nje sistem qe nuk pranohet nga bizneset ekzistuese, pra per kuota te "padrejta" taksash pr bizneset perkatese.

    Dy mundesi ekzistojne:

    -ose duhet bere nje rishikim i sistemit duke marre parasysh interesat e biznesmeneve, ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise

    -ose duhet forcuar puna nga ana e shteti per vjeljen ne kuota te pranueshme te te ardhurave per shtetin.


    Pra eshte nje vullnet qe duhet te ekzistoje. Per t'u marre parasysh eshte edhe fakti qe gjithcka ne Shqiperi kryhet nen mbikeqyrjen e FMN-se dhe ata jane bashkeveprues ne proceset e Ministrise shqiptare te Financave. Pra kthehemi tek nje pike qe diskutohet edhe ne tema te tjera, ne pavaresine e pushtetit ne Shqiperi.


    Ushtari i Mire ne fillim te kesaj faqeje te dyte eshte shprehur:

    Mos e nevleftesoni tregun si rregullator.

    Tregu do te mund te vepronte pa pasur nevoje per nderhyrje nga jashte, nese do te mungonin ne te deshtimet.
    Iliri ka nderhyre me te drejte ne dicka qe eshte baze per legjitimimin e veprimtarise shteterore si rregullator i tregut: market failures ekzistojne. Jane vertetuar shume here ne historine e ekonomise, ndaj edhe ne gjirin e me te djathteve kuptohet nevoja e veprimtarise shteterore.

    Si do te mundej te sigurohej psh. Mbrojtja e shtetit? Mbajtja e nje sistemi arsimor dhe shendetesor me baza shteterore krahas atij privat eshte vertetuar ne rrjedhen e viteve se eshte e dobishme.

    Pra ekstreme ne zhdukjen e veprimtarise shteterore nuk mundemi te jemi.. Duhet te jemi realiste. Ajo qe duhet te diskutohet eshte madhesia e shtetit e nga kjo varet edhe diskutimi mbi nivelin e taksave dhe formen e taksimit.

    Dhe ketu futet ne fjale drejtesia dhe eficienca.

    Nese do te flisnim per eficience, atehere do te legjitimohej forma proprocionale e taksimit me flat tax.
    Kjo do te bente qe ata qe sigurojne te ardhurat me te medha dhe qe njekohesisht jane edhe punedhenesit per pjesen tjeter te popullsise te mos fshihnin te ardhurat e tyre per t'i mbrojtur nga nje sistem progresiv qe do t'i vilte shume me teper nga ajo qe kane fituar.

    Ne diskutimin per drejtesine:

    -ose njerezit me aftesi te njejta duhet te taksohen njesoj (kuote e njejte taksore ne perqindje) dhe diferencimi te behet sipas nivelit te te ardhurave te tyre

    -ose te gjithe njerezit pavaresisht aftesive duhet te taksohen njesoj (pavaresisht ndryshimit ne te ardhura)

    Ne rastin e pare sistem progresiv, ne rastin e dyte sistem proporcional.

    E ketu hyn ne pune nese kemi te bejme me pushtet te djathte apo te majte qe do te siguroje nje shtet social, tipik per Evropen Perendimore.

  7. #27
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Dita, tregu nuk lejon vakume. Nese nje biznes falimenton, menjehere ky vakum mbushet nga nje tjeter, per sa kohe qe ka kerkese do kete dhe oferte.
    Prandaj dhe tregu i rregullon gjerat vete, si cmimet ashtu dhe sasite dhe prodhimin etj, etj.

  8. #28
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    une perkrah mendimin e ushtarit se ne shqiperi duhet punuar me nje sistem te tille taksash sa me e thjeshte dhe sa me me pa vend per keqinterpretime dhe kjo eshte ajo e taksimit te njejte pra ne perqindje.
    sa per formen e taksave qeveria duhet ti lehtesoje ato ne menyre te dalngadalshme pasi nuk deri ne nje minimum te mundshem te rolit te shtetit ne ekonomine e tregut.
    Shteti duhet te ruaj RENDIN, teritorin, drejtesine,shendetsine dhe arsimin.
    PAUCA SED MATURA

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nuk eshte e mundur qe nje shtet si shqiperia te kete "flat tax".
    Sillni ndonje, disa shembuj ku nje shtat ka flat tax. Analizoni ekonomine e atij vendi dhe me pas flasim serish.

  10. #30
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Estela!
    Si ekonomiste qe je duhet ta dish qe asnjehere nuk mund te jeshe i sigurt per rritjen e ekonomise pas reformave qe ben . Diku me larte kam thene qe taksa me % te njejte le pak vend per abuzime. Ti duhet te dish qe shteti shqiptar mbledh shume shume pak taksa dhe kjo jo pse ka taksimin e lehte por sepse nuk arrin ti beje balle korrupsionit.
    Ne mbledhim vetem 20% te shumes se taxave qe mbledh bullgaria Imagjino pak tani se car papergjegjshmerie.
    Une them qe tani per tani te realizojme nje tax te tille deri sa njerezit ta kuptojne qe taksat DUHEN PAGUAR dhe pastaj te bejme reforma ne taksa.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •