Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 95
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Taksat ne Shqiperi

    Vendosja e taksave ka effecte te ndryshme positive dhe negative. Por a mundet qe nje shtet te egzistoje pa to?

    Deshira ime eshte qe ne kete teme te trajtohen dhe diskutohen disa nga pyetjet a meposhtme;

    C’fare effektesh kane taksat nė rritjen e ēmimeve tė mallrave tė konsumit tė pėrditshėm?
    Disa mendojne se taksat i adresohen kryesisht bizneseve tė madha, sa e vertete eshte kjo?
    Sa perqind te te ardhurave duhet te takson? A duhet te kete dallime midis mallrave te importuare dhe ato vendase?
    Po taksa mbi konsumin e karburanteve?
    A duhet te taksohen njerzit per mallrat qe blejne?

    Vendosja e taksave per mallrat e importuar per mendimin tim do tė shtojė tregun pėr prodhuesit shqiptarė. Gjithashtu mendoj se taksat duhet ti adresohen kryesisht bizneseve te madha por edhe atyre te vogla sepse 95% e bizneseve ne Shqiperi jane ato individe dhe vetem 5 % jane korporata (Corporation).
    Jam shume dakord qe njerzit duhet te paguajne taksa por mendoj se eshte e domosdoshme qe nje agjensi perkatese duhet te kontrollonte dhe mbikqyrte veprimet.
    A eshte kjo dicka e amrritshme tani per ekonomine dhe shtetin Shqipetar?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Firewall1
    Anėtarėsuar
    10-07-2002
    Vendndodhja
    Tirane Albania
    Postime
    21
    Tema e taksave eshte nje teme shume e gjere ku mund te flitet shume per to, nje shtet pa taksa nuk mund te kete por dhe vetem me taksa nuk mund te mbahet. Imagjinoni sa shume para do tju duhej sikur policia te ishte me para, urgjenca me para etj, per kete sherbejne taksat si takse solidariteti etj etj. Taksat cojne ne nje rritje cmimesh ne mallrat (ne te gjithe mallrat duke perfshire si ato te konsumit te perditshem dhe ato jo te konsumit te perditshem). Taksat i perkasin te gjitheve jo vetem bizneseve te medha dhe si perfundim keto rendojne mbi konsumatorin, taksa ashtu si dhe tatimet jane:
    1. Proporcionale
    2. Progresive
    3. Regresive
    Ku secila ka efektet e saj pozitive ose negative. Ne Shqiperi eshte bere nje kapercim i ndarjes se tatimeve sipas ligjit te '96 ku kemi TVSH fikse per te gjithe mallrat prej 20%. Ne France kemi TVSH te ndare ne 4 nenndarje ku tatim me te madh kane mallrat e luksit dhe tatim shume te vogel mallrat e konsumit te perditshem.
    bjeri murit me koke deri sa te dalesh nga ana tjeter

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Flat tax! pastaj jane dhe unconstitutional!

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Firewall1,
    Po te bisedosh me njerez te ndryshem, ekonomiste, nenpunes te tatimeve....per sistemin e taksave te gjithe te pergjigjen qe kemi te njetin si Franca! Po te hysh shume pak ne detaje, shume shpejt arrin te kuptosh qe jane me mijera kilometra larg si sisteme.
    Ne ēdo shtet duhen taksta, pasi ato jane nje e ardhur per te finacuar administraten e shtetit, policine, mjeksine....e keshtu me rradhe. Shembujt e modelet jane te ndryshme, nga ato me sistem drejtuar socializmit si vendet nordike ku dhe taksat jane nga me te lartat, e deri ne kapitalistet si Anglia dhe USA.
    Si ēdo sistem i ngritur nga njeriu te dyja sistemet kane te mirat dhe te metat e veta.
    Po te pyetesh nje amerikan per sistemet nordike te pergjigjet qe jane absurde dhe shteti te merr shumłe para nga ato qe fiton...Po te pyesesh nje nordik per kapitalizmin amerikan do te pergjigjet qe eshte nje sistem i eger, egoist ku secili mendon per vete dhe shteti pothuajse mungon per zgjidhjen e problemeve sociale.
    Ndermjet ketyre sistemeve me duket se eshte dhe ekulibri i nje sistemi sa me ideal per njeriun. Nga te dy keta sisteme ka gjera per tu marre dhe gjera per tu lene menjane.
    Me duket me se e drejte qe nje varse floriri te jete e taksuar me shume ( ne perqindje flasim gjithmone) se sa nje produkt ushqimor, pasi nuk kane te njeten rendesi ne jeten e njeriut.
    Ne Shqiperi vetem 5% e xhiros vjetore mund te investohet per zhvillimin e ndermarjes ( dmth harxhe sherbimesh tregetare ku futen shume aspekte, bileta avioni, hotele, dreka darka me kliente, peshqeshe......e gjithashtu per pjesen e marketingut dhe publicitetit qe jane faktore kryesore per zhvillimin e metejshem te nje ndermarjejeje) dhe qe njohen nga sherbimet e tatimeve, pjesa tjeter e investuar tatohet sikur te bente pjese ne fitimin e ndermarjes!!! ABSURDE me kete politike pjesa me e madhe e sipermaresve i bije te kene vetem projekte afatshkurtra per ndermarje t e tyre.
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    ku Franca e ku Shqiperia.as qe behet fjale per ti krahasuar ato te dyja. Vinny ka bere nje krahasim teper te bukur te cilin kisha ndermend te beja edhe une. Por sill ketu edhe sistemin e taksimit ne Kanada ku shume sherbime jane gratis nga shteti dhe taksat nuk jane shume te larta.

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Asnje shtet nuk mund te ekzistoje pa taksa.Madje edhe ne shume te reklamuaren nga komunistet -Shqiperine socialiste "i vetmi vend ne bote pa taksa" ato ekzistonin por ishin te fshehura.Shteti i kontrollonte te ardhurat e cdo njesie prodhuese ne menyre te drejteperdrejte duke u dhene te punesuarve nje lemoshe e cila atehere quhej "rroge mujore".
    Dhe dicka tjeter.Nje menyre indirekte tatimi jane edhe lojerat e ndryshme qe organizon shteti si:Llotarite, Telebingot etj.Ne SHBA psh. kur thuhet se dikush fiton 100 milione dollare( para te cilat i administrojne shtetet perkatese nepermjet llotarive te ndryshme) ne fakt atij i jepet rreth 60% nga kjo shume.Pjesa tjeter mbahet per taksa te ndryshme por edhe fitime te kompanise qe organizon llotarine , fitimet e se ciles gjithashtu tatohen!!!
    SA ME I VARFER TE JETE SHTETI AQ ME SHUME LLOTARIRA ORGANIZON!!!
    Gjobat te cilat ve policia (cilado lloj policie) jane nje menyre indirekte tatimi, perderisa parate qe dalin nga keto gjoba shkojne per te mbuluar deficitet e buxhetit te cdo shteti, qyteti, lokaliteti etj.
    Secili shtet nuk gjykohet se sa pak apo sa shume taksa ve, por se si i administron dhe si i perdor te ardhurat nga taksat.Keqperdorimi , shperdorimi dhe mosadministrimi korrekt i taksave sjellin pasoja te menjehershme ne ekonomine e cdo shteti.Si krahasim mund tju jap Korene e Veriut (nje shtet zyrtarisht pa taksa) dhe Korene e Jugut nje shtet me ekonomi "tiger" dhe me politike tatimore te qarte E para harxhon(lexo hedh poshte) 29% te buxhetit shteteror ne armatime dhe shpenzime ushtarake ( per mendimin tim as qe kane per tiu nevojitur ndonjihere) , ndersa e dyta vetem 3% te buxhetit shteteror i dispozon per te njejten arsye.Konkluzionet jane tuajat.
    Me respekt Toro.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 29-05-2004 mė 16:40
    "Who is John Galt?"

  7. #7
    Mire eshte qe shteti te veje taksa. Shtet pa taksa s'ka kuptim.
    Pastaj c'flasim kot ne..ja ku e ke faktin Shqiperia qe s'ka taksa eshte shtet i varfer, amerika taksa sa te duash edhe ekonomia gjithmone dhe ne rritje eshte.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Tiranė (verės)
    Postime
    19
    Jam anetar i Forumit nga pak kohe dhe munda ta lexoj temen vetem sot. Sistemet fiskale jane te ndryshem dhe avokatet e secilit sistem kane lista te gjata argumentesh ne mbrojtje te te vetit. Une do desha me teper te perqendrohem ne ēfare do te ishte optimale per Shqiperine per momentin.

    Per Shqiperine, ashtu si per ēdo ekonomi te ngjashme (dmth te vogel e te ndrydhur), une jam partizan i nje sistemi te lehte fiskal. Pra pak taksa e pak shpenzime shteterore. Ekonomia ka nevoje te marre fryme e te levize e lirshme nga aksesoret e zbukurimet e teperta. Ajo qe ndodh sot eshte pikerisht e kunderta. Nen mburojen e konceptit te "shtetit social" kemi ndertuar nje sistem taksash aq te rende sa te ndrydhe biznesin e vogel e te mesem e te mos lejoje formimin e atij te madh. Te jemi realiste, Shqiperia nuk ka nje ekonomi (per momentin) ku mund te zgjedhesh te kesh nje shtet te tille "social". Kur te vije koha, ndoshta.

    Sistemi i tejngarkuar i tatimeve eshte vetem gjysma e se keqes. Kur shikojme anen tjeter te medaljes, ate qe duhet te jete e ndritur ne kete rast, pra shpenzimet e medha qe mund te bejme me keto taksa, e qe do ta shtynin ekonomine perpara, duket se ajo ēalon akoma me shume. Shpenzimet qeveritare ne Shqiperi jane te mjerueshme. Arsyet per kete jane dy. E para eshe se i njejti sistem fiskal i shtyn biznesmenet t'a evitojne ate ne menyra te paligjshme, tashme norme e ēdo biznesi ne Shqiperi. Kjo ben qe te ardhurat e shtetit te jene te vogla. Arsyeja e dyte (ndoshta e para per nga pasojat) eshte "ferkimi" i madh qe ka sistemi ne Shqiperi. Pa perdorur shume eufemizma, ne Shqiperi taksat dhe fondet vidhen, perdoren per interesa vetjake, "humbin",etj. Kjo eshte me e keqe se defiēiti me serioz buxhetor. Puna e perbashket e ketyre dy elementeve e ben ekonomine tone ajo qe eshte sot.

    Firewall1 permendi sistemin Francez (dhe jo vetem) te diferencimit te TVSH'se. Per mendimin tim ne vend qe ti thurim lavde sistemit me krenari te pajustifikuar do te ishte me mire te benim kritika e ndryshime te tilla.

    Me vjen keq qe fola vetem ne teori, pa sjelle vlera konkrete, por te gjesh te tilla qe te jene te besueshme per Shqiperine eshte shume e veshtire. Informacionet dhe statistikat jane shume te ndryshme dhe ne menyre te dushme te anshme. Ne rastin e enteve shteterore ajo qe has me teper ehste ne nje mori informacionesh te nderlikuara dhe me pak thelb. Kjo eshe nje menyre per te krijuar disinformim dhe hedh edhe nje here nje hije te erret dyshimi mbi pastertine e qellimeve te nepunesve te ketyre enteve.

    Tema eshte shume e bukur!

    ILIR MAĒI

  9. #9
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    edhe une mendoj qe nje vend si shqiperia duhet te kete nje ngarkese te vogel dhe nje influence te vogel ne zhvillimet ekonomike.
    shteti me keto lloje taksash po e shtrydh biznesin e vogel dhe te mesem dhe cdo dite e me shume ligji behet nga nje pjese e vogel njerezish te cilet influencojne (ose mund te jene vete) njerez me pushtet qe vendos mbi madhesine e taksave.
    per mendimin tim shteti duhet te jete nje partner i ekonomise dhe jo nje shef i saj. ajo duhet ti krijoje kushtet investimeve si dhe rritjeve te aktiviteteve prodhuese dhe kete duke i garantuar investitoreve nje stabilitet ekonomik (flas per banken qendrore dhe rolin qe duhet te luaj ajo ne stabilitetin e lekut dhe monedhave te tjera) si dhe stabilitetin politik. shteti duhet te vendose qetesi dhe rend. gjykatat duhet te jene me te pergjegjshme ne vendimet e tyre dhe ne mbrojtjen e te drejtave te biznesit.
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    C'fare rekomandimesh do ti benit pushtetareve dhe ekonomistave shqipetare qe Shqiperia te funksjonoje krah per krah me disa nga shtetet e zhvilluara perendimore?

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •