Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 95
  1. #71
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Drini,
    mendoj se nje nga menyrat sesi do te mblidhet kjo takse eshte qe kushdo qe kalon ne keto rruge te kete mundesi teper dyqane te ndryshme te bleje nje pulle ditore, javore, mujore apo vjetore.
    Kjo gje rregullohet por problemi eshte se kush ka kaluar ne rrugen Vlore Sarande do ti duket marrezi qe per te tilla rruge te paguhet taksa.
    PAUCA SED MATURA

  2. #72
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Hiqet akciza pėr mekanikėn bujqėsore

    Mbledhja e qeverisė ka miratuar heqjen e akcizės pėr mekanikėn bujqėsore nė disa zona tė vendit, si dhe pėr tė gjitha serrat me ngrohje


    Hiqet akciza e karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore. Sipas zėdhėnėsit tė qeverisė Aldrin Dalipi, nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit tė Ministrave, pėr tė nxitur prodhimin bujqėsor, ėshtė hequr akciza e karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore pėr tri zona dhe pėr serrat me ngrohje nė tė gjithė vendin. Ky projekt i hap rrugėn stimulimit dhe zhvillimit tė drejtpėrdrejtė tė bujqėsisė dhe do tė zbatohet fillimisht pėr tri zona dhe konkretisht: Sarandė-Delvinė, Fier-Divjakė dhe Krujė-Lezhė pėr periudhėn bujqėsore maj 2004-korrik 2005. Sipas zėdhėnėsit tė qeverisė, kjo pėrzgjedhje e zonave ėshtė bėrė duke pasur nė konsideratė shtrirjen territoriale, numrin e fermerėve nė zonė, madhėsinė e fermave, nivelin e mekanizimit etj. Ndėrkohė qė gjatė kėsaj periudhe do tė furnizohen me karburant dhe solar pa akcizė tė gjithė fermerėt apo subjekte tė tjera qė kultivojnė kultura bujqėsore nė serrat me ngrohje nė tė gjithė vendin. Sipas qeverisė, efekti financiar i kėtij vendimi llogaritet nė rreth 195 milionė lekė.
    Ky vendim i qeverisė ka ardhur pas njė konsultimi me komunitetin e agrobiznesit pėr tė stimuluar uljen e kostove tė produkteve bujqėsore dhe ndihmuar pjesėn mė tė varfėr tė shoqėrisė, atė rurale.


    Debati pėr heqjen e akcizės
    Nė fund tė vitit tė kaluar komuniteti i agrobiznesit ka ushtruar njė presion tė vazhdueshėm mbi qeverinė pėr heqjen e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore nė tėrėsi. Agim Rrapaj, president i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH), ėshtė shprehur: “Ne kemi kėrkuar vazhdimisht ujlen e ēmimeve pėr tė gjitha burimet energjetike nė bujqėsi, e veēanėrisht mosvendosjen e taksave pėr mekanikėn bujqėsore. Sipas Rrapajt, pėr heqjen e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore dhe serrat me ngrohje komuniteti i biznesit ka vlerėsuar se buxheti i shtetit fiton mbi 12 milionė dollarė, prodhimi i brendshėm bruto (PBB) do tė rritet me mbi 100 milionė dollarė, si dhe pėrmirėsohen treguesit e efektivitetit tė prodhimeve ne kėtė sektor pėr njė kohė tė shkurtėr. Por me gjithė kėrkesat e biznesit nė fund tė vitit qė shkoi qeveria nuk e pėrfshiu kėtė studim nė paketėn fiskale tė vitit 2004. Kėshtu, pas insistimit tė komunitetit tė biznesit komisioni parlamentar i bujqėsisė dhe ai i ekonomisė dhe financave u ra dakord qė tė hiqet akciza pėr karburantin e serrave me ngrohje dhe projektin pilot tė mekanikės bujqėsore. Dhe vetėm tani qeveria ka marrė kėtė masė ku nė disa zona do tė heqė akcizėn pėr karburantet qė pėrdoren nė mekanikėn bujqėsore, si dhe pėrfundimisht pėr heqjen e atyre tė serrave me ngrohje. Ky veprim i qeverisė shpresohet tė stimulojė prodhimin nė serra, sektor ky i cili gjatė viteve tė fundit ka pasur rritje tė lartė tė investimeve. Kjo pėr arsye se investimet nė kėtė sektor i japin frytet e tij mė shpejt pėr fermerėt vendas, si dhe janė tė stimuluara nga njė klimė mjaft e pėrshtatshme tė vendit tonė.


    Pėr heqjen e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore dhe serrat me ngrohje, komuniteti i biznesit ka vlerėsuar se buxheti i shtetit fiton mbi 12 milionė dollarė, prodhimi i brendshėm bruto (PBB) do tė rritet me mbi 100 milionė dollarė, si dhe pėrmirėsohen treguesit e efektivitetit tė prodhimeve nė kėtė sektor pėr njė kohė tė shkurtėr.


    ............................
    ...........................

    Me sa po shof pushtetaret po e rendojne akoma legjislaturen e taksave, sikur ne te ishim vendi me me pak evazion fiskal ne Bote.

    Dashur padashur te lind dyshimi se mos "keta larte" kane ndonje interes vetjak.

  3. #73
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Oltion Rrumbullaku - 27/04/2004

    Tatimet, a ėshtė ndėrgjegjėsuar publiku pėr t’i paguar ato?

    Nė udhėtimin drejt ekonomisė sė tregut, problemet dhe kryesisht korrupsioni janė zhvilluar nė forma tė ndryshme. Pėr Shqipėrinė, shuma e ryshfeteve drejt organeve doganore dhe tatimore zė pjesėn mė tė madhe krahas sistemit gjyqėsor, qė do tė thotė se tatimet janė njė nga pjesėt mė tė korruptuara tė sistemit shtetėror



    TATIMI SI NORMĖ SOCIALE
    Ndryshe nga vendet e zhvilluara, nė vendet nė zhvillim motivimi i individėve pėr tė shmangur tatimet ėshtė shumė mė i madh se “dėshira” pėr t’i paguar ato. Kėto diferenca varen nga faktori i “normės sociale” pėr tė paguar tatimin. Nėse individėt besojnė se domosdoshmėria e pagesės sė tatimit ėshtė normė sociale, atėherė ata do tė paguajnė rregullisht tatimin. Kjo do tė thotė se ekzistenca e normave sociale tė tatimit nė njė vend varet nga opinioni publik ekzistues. Nga ana tjetėr, nėse mospagesa bėhet dominuese, normat sociale tė bindjes tatimore zhduken. Normat sociale tė bindjes tatimore ndryshojnė shumė nė mes vendeve tė ndryshme. Shoqėritė nė shumė shtete, veēanėrisht nė tranzicion, nė fakt, nuk e konsiderojnė faktikisht evazionin fiskal si krim ekonomik.



    13 vitet e shkuara kanė regjistruar njė nga eksperimentet mė tė mėdha nė historinė e ekonomisė botėrore: tranzicionin nga ekonomitė e centralizuara tė planit drejt ekonomive me bazė tregun e lirė. Reforma ekonomike nė Shqipėri ka mbuluar tashmė pothuajse ēdo sektor tė ekonomisė nė shkallė tė ndryshme suksesi. Nė kuadrin e proceseve tė filluara pėr integrimin europian, sistemi tatimor duhet tė arrijė disa standarde krahasuese pėr t’u bėrė mjet i favorizimit tė kėtij procesi dhe jo njė nga barrierat kryesore tė tij.
    Me gjithė dėmet e rėnda nė ekonomi prej konflikteve rajonale dhe mungesės sė stabilitetit politik, Shqipėria me ndihmėn e vendeve tė zhvilluara dhe organizatave financiare ndėrkombėtare ka pėrjetuar njė rritje tė vėrtetė ekonomike qė nga 1993, duke pasuar rritje tė GDP-sė dhe ulje tė nivelit tė inflacionit. Megjithatė, qeveria shqiptare ka pasur gjithnjė burime tė kufizuara pėr tė kryer shpenzime publike. Ekonomia shqiptare vazhdon tė ketė deficite buxhetore tė konsiderueshme pėr shkak tė dėshtimit tė mbledhjes tė tė ardhurave tatimore. Mė 2003 tė ardhurat tatimore tė buxhetit tė shtetit ishin rreth 1 miliard USD, ndėrsa shpenzimet ishin 1.6 miliard USD.


    Tė ardhurat buxhetore, mė tė ulėtat nė rajon
    Nė vitin 2002, tė ardhurat e buxhetit qendror dhe lokal ishin afėrsisht 950 milionė dollarė, rreth 16 pėr qind e GDP-sė. Nė kėtė kuadėr duhet pasur parasysh qė tė ardhurat tatimore nė vendet e Europės Lindore janė rreth 35 pėr qind, kurse ato tė vendeve tė ish-Bashkimit Sovjetik rreth 27 pėr qind e GDP-sė. Nė vendet e zhvilluara kėto shifra janė rreth 38-45 pėr qind. Si pėrfundim mund tė themi qė tė ardhurat tatimore nė vendin tonė janė nė mėnyrė tė dukshme poshtė niveleve tė vendeve me kushte ngjashme ekonomike dhe politike.
    Megjithėse raporti tatime-GDP zakonisht pėrdoret pėr tė matur nivelin e menaxhimit fiskal nė pėrgjithėsi, ky indikator nuk reflekton plotėsisht shumat reale tė tė ardhurave tatimore potenciale.
    Sipas vlerėsimeve tė FMN-sė, reforma tatimore e kryer nė Shqipėri gjatė viteve tė fundik ka ecur pozitivisht. Pavarėsisht nga kjo, niveli i ekonomisė informale ėshtė shumė i lartė (sipas Bankės Botėrore).
    Kėshtu qė progresi nė reformėn tatimore nuk tregon sukses tė plotė nė aplikimin e politikės fiskale. Ėshtė e nevojshme tė pėrdoret njė indeks tjetėr pėr tė sintetizuar dhe reflektuar tė gjitha aspektet e politikės fiskale.


    Motivimi i individėve pėr tė shmangur tatimet, shumė mė i madh se “dėshira” pėr t’i paguar ato
    Nė mėnyrė specifike kultura tatimore e njė shteti reflekton nivelin e rregullave formale dhe shkallėn e aplikimit tė tyre nė praktikat informale tė tatimit.
    Kultura tatimore nė njė vend bazohet nė veēori historike, gjeografike, politike dhe sociale. Elemente tė kulturės tatimore kombėtare janė: ligjet tatimore, administrata tatimore dhe bindja pėr tė paguar tatimet. Nė vendet qė kaluan tranzicionin nė kėtė drejtim Shqipėria ėshtė mė e veēanta sepse shumica e vendeve tė Europės Lindore kanė “kujtesė sipėrmarrėse”. Kjo kujtesė sipėrmarrėse ėshtė shoqėruar gjithmonė edhe me “kujtesė tatimore”. Nė udhėtimin drejt ekonomisė sė tregut, problemet dhe kryesisht korrupsioni janė zhvilluar nė forma tė ndryshme. Pėr Shqipėrinė, shuma e ryshfeteve drejt organeve doganore dhe tatimore zė pjesėn mė tė madhe krahas sistemit gjyqėsor (sipas Bankės Botėrore), qė do tė thotė se tatimet janė njė nga pjesėt mė tė korruptuara tė sistemit shtetėror.
    Faktorėt politikė dhe gjeografikė kanė njė ndikim tė madh nė kulturėn tatimore tė njė vendi. Ėshtė ndoshta e panevojshme tė shpjegojmė ndikimin e politikės shqiptare nė mbledhjen e tatimeve. Pėr Kosovėn, Shqipėria ėshtė njė alternativė pėr tė importuar tranzit shumė mallra, ndėrsa Mali i Zi shpesh pėrdoret si vend nga i cili shumė mallra akcize hyjnė pa doganė. Kėta faktorė komplikojnė kontrollin e rrjedhjes sė mallrave dhe reflektohen nė mbledhjen e mangėt tė tatimeve.
    Faktorėt socialė tė kulturės tatimore pasqyrohen nė ekzistencėn e normave sociale tė lidhura me vullnetin e pagesės sė tatimeve.
    Ndryshe nga vendet e zhvilluara, nė vendet nė zhvillim motivimi i individėve pėr tė shmangur tatimet ėshtė shumė mė i madh se “dėshira” pėr t’i paguar ato. Kėto diferenca varen nga faktori i “normės sociale” pėr tė paguar tatimin. Nėse individėt besojnė se domosdoshmėria e pagesės sė tatimit ėshtė normė sociale, atėherė ata do tė paguajnė rregullisht tatimin. Kjo do tė thotė se ekzistenca e normave sociale tė tatimit nė njė vend varen nga opinioni publik ekzistues. Nga ana tjetėr nėse mospagesa bėhet dominuese, normat sociale tė bindjes tatimore zhduken. Normat sociale tė bindjes tatimore ndryshojnė shumė nė mens vendeve tė ndryshėm. Shoqėritė nė shumė shtete, veēanėrisht nė tranzicion, nė fakt, nuk e konsiderojnė faktikisht evazioni fiskal si krim ekonomik.


    Bindja tatimore, e pavarur nga legjislacioni fiskal
    Nga burime tė ndryshme ėshtė provuar qė shtetet me sistem fiskal tė ngjashėm dhe norma tė ndryshme sociale kanė nivele tė ndryshme tė bindjes tatimore. Studimi i administratės fiskale nė Shqipėri tregon shumė aspekte negative, tė cilat janė tė zakonshme kryesisht nė vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
    Legjislacioni fiskal nė Shqipėri ėshtė ndryshuar shumė herė sidomos nė lidhje me TVSH-nė dhe akcizat. Qėllimi kryesor i kėtyre ndryshimeve praktike mund tė kenė drejtėsia tatimore, mobilizimi i tė ardhurave tatimore dhe shmangia e hapėsirave ligjore, por, nė fakt, mosbindja nė njėfarė mėnyre ėshtė ligjitimuar dhe akoma vazhdon diferenca gjigante nė mes tė ardhurave tė mbledhura dhe tė ardhurave tatimore potenciale.
    Qeveria planifikon tė ardhurat bazė tė nivelit tė mbledhjes pa bėrė ndonjė pėrpjekje tė rėndėsishme pėr tė planifikuar tė ardhura buxhetore nė bazė tė tė ardhurave reale tatimore. Mė fatkeq ėshtė fakti se nė njė analizė tė amendamenteve tė legjislacionit fiskal dėshmohet qartė qė lobime nga sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė (kryesisht tregtarė importues) influencojnė politikėn tatimore. Kjo reflektohet nė norma tė ulėta tė akcizės sė duhaneve dhe tė naftės. Lobimet qė influencojnė politikėn tatimore nė vendet e zhvilluara kryesisht mbrojnė interesat e zhvillimit tė sektorėve strategjikė tė ekonomisė. Ndėrsa nė vendet nė zhvillim, lobimet jo zyrtarisht mbrojnė interesat e bizneseve ilegale.



    *Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga punimi i
    z. Oltion Rrumbullaku prezantuar nė konferencėn studentore “Sistemi financiar shqiptar dhe integrimi i tij nė Europė”

  4. #74
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Heqja e akcizės sė karburanteve, prodhimi bujqėsor pritet tė rritet me 100 milionė USD

    Efekti tjetėr i rėndėsishėm i heqjes sė akcizės ėshtė se prodhimi nė serra pritet tė rritet nė 35 ha pėr vitin 2004


    Heqja e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore, si dhe pėr serrat me ngrohje pritet t’i sjellė shtetit shqiptar 12 milionė dollarė tė ardhura nė vit. Sipas pėrllogaritjeve tė specialistėve tė bujqėsisė, heqja e akcizės sė karburanteve pėr bujqėsinė do tė krijojė njė efekt humbje prej 4 milionė USD nė buxhetin e shtetit. Por kjo humbje nė buxhet mund tė kompensohet duke vendosur taksa mbi bagėtinė apo prodhimin nė natyrė dhe jo vetėm nė tė holla. Sipas tyre, heqja e akcizės sė naftės pėr serrat do tė ulė kostot e prodhimit tė perimeve nė 50-60 pėr qind dhe kjo do tė ndikonte direkt nė zhvillimin e kėtyre ekonomive tė cilat do tė kishin njė ndikim edhe nė uljen e importeve tė perimeve qė prodhohen nė serra. Qėllimi final i kėtij vendimi tė qeverisė ėshtė qė tė stimulohet prodhimi vendas dhe sipas llogaritjeve, ky prodhim do tė rritet nė 100 milionė dollarė. Ky ėshtė njė nga objektivat e Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH), i cili ka “luftuar” pėr kėto dy vendime qė nga viti i shkuar nė miratimin e paketės fiskale tė vitit 2003. Presidenti i KASH, Agim Rrapaj, sot nė njė konferencė pėr shtyp u shpreh: “Ky ėshtė realizimi i njė objektivi madhor tė Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar pėr heqjen e akcizės sė karburantit qė pėrdoret nė serrat me ngrohje nė tė gjithė vendin”. Pas kėsaj do tė fillojė projekti pilot pėr pėrdorimin e karburantit dhe lubrifikanteve pa akcize nga fermerėt pėr punimet me mekanikė bujqėsore nė zonėn Sarandė – Delvinė, Fier – Divjakė, Fushė-Krujė – Lezhė. “Aktualisht, - u shpreh Rrapaj, - ne kemi rreth 25 ha serra me ngrohje. Objektivi ėshtė qė nė fund tė vitit 2004 sipėrfaqja e prodhimit tė perimeve nė serrat me ngrohje tė rritet nė 35 ha. Gjithashtu, sektori i mekanikės bujqėsore do tė vazhdojė me ritme tė kėnaqshme rinovimin e parkut tė amortizuar tė traktorėve, duke bėrė tė mundur importimin e mbi 350 traktorėve tė rinj tė njė teknologjie bashkėkohore. Ky ėshtė reagimi i menjėhershėm i komunitetit tė agrobiznesit nė mbėshtetje tė politikave lehtėsuese qė qeveria shqiptare po realizon nė kėtė fushė. Presidenti i KASH-it ėshtė shprehur se negociatat me qeverinė pėr kėtė vit do tė fillojnė 5-6 muaj para miratimit tė saj, me qėllim qė kėrkesat nė kohė tė agrobiznesit shqiptar tė pasqyrohen dhe nė paketėn e re fiskale tė vitit 2004.


    Vendimi i qeverisė
    Sipas qeverisė, ky projekt pilot i hap rrugėn stimulimit dhe zhvillimit tė drejtpėrdrejtė tė bujqėsisė dhe do tė zbatohet fillimisht pėr tri zona dhe konkretisht: Sarandė-Delvinė, Fier-Divjakė dhe Krujė-Lezhė pėr periudhėn bujqėsore maj 2004 – korrik 2005. Sipas zėdhėnėsit tė qeverisė, kjo pėrzgjedhje e zonave ėshtė bėrė duke pasur nė konsideratė shtrirjen territoriale, numrin e fermerėve nė zonė, madhėsinė e fermave, nivelit tė mekanizimit etj. Ndėrkohė qė gjatė kėsaj periudhe do tė furnizohen me karburant dhe solar pa akcizė tė gjithė fermerėt apo subjekte tė tjera qė kultivojnė kultura bujqėsore nė serrat me ngrohje nė tė gjithė vendin. Sipas qeverisė, efekti financiar i kėtij vendimi llogaritet nė rreth 195 milionė lekė.
    Ky vendim i qeverisė ka ardhur pas njė konsultimi me komunitetin e agrobiznesit pėr tė stimuluar uljen e kostove tė produkteve bujqėsore dhe ndihmuar pjesėn mė tė varfėr tė shoqėrisė, atė rurale.



    Presioni i biznesit heq akcizėn e karburanteve


    Gjatė vitit tė kaluar KASH ka kėrkuar me ngulm nė emėr tė shumė shoqatave tė agrobiznesit heqjen e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore


    Nė fund tė vitit tė kaluar komuniteti i agrobiznesit ka ushtruar njė presion tė vazhdueshėm mbi qeverinė pėr heqjen e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore nė tėrėsi. Agim Rrapaj, president i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH), ėshtė shprehur: “Ne kemi kėrkuar vazhdimisht ujlen e ēmimeve pėr tė gjitha burimet energjetike nė bujqėsi e veēanėrisht mosvendosjen e taksave pėr mekanikėn bujqėsore. Sipas Rrapajt, pėr heqjen e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore dhe serrat me ngrohje komuniteti i biznesit ka vlerėsuar se buxheti i shtetit fiton mbi 12 milionė dollarė, prodhimi i brendshėm bruto (PBB) do tė rritet me mbi 100 milionė dollarė, si dhe do tė pėrmirėsohen treguesit e efektivitetit tė prodhimeve ne kėtė sektor pėr njė kohė tė shkurtėr. Por me gjithė kėrkesat e biznesit, nė fund tė vitit qė shkoi qeveria nuk e pėrfshiu kėtė studim nė paketėn fiskale tė vitit 2004. Kėshtu, pas insistimit tė komunitetit tė biznesit komisioni parlamentar i bujqėsisė dhe ai i ekonomisė dhe financave ra dakord qė tė hiqet akciza pėr karburantin e serrave me ngrohje dhe projektin pilot tė mekanikės bujqėsore. Dhe vetėm tani qeveria ka marrė kėtė masė qė nė disa zona tė heqė akcizėn pėr karburantet qė pėrdoren nė mekanikėn bujqėsore, si dhe pėrfundimisht pėr heqjen e atyre tė serrave me ngrohje. Ky veprim i qeverisė shpresohet tė stimulojė prodhimin nė serra, sektor ky i cili gjatė viteve tė fundit ka pasur rritje tė lartė tė investimeve. Kjo pėr arsye se investimet nė kėtė sektor i japin frytet e tij mė shpejt pėr femerėt vendas, si dhe janė tė stimuluara nga njė klimė mjaft e pėrshtatshme e vendit tonė. Gjithashtu, njė stimul mjaft i madh pritet tė jepet edhe nė mbjelljen e tokave tė pafundme tė lėna djerr gjatė vitit tė fundit, ku sipas tė dhėnave rreth 120 mijė hektarė janė lėnė pa punuar nga fermerėt.


    Rritja e prodhimit
    Ritja e prodhimit bujqėsor prej 100 milionė dollarėsh pritet tė vijė si rezultat i mbjelljes sė 120 mijė hektarėve tokė tė lėna djerr sipas llogarive tė vitit tė fundit, si dhe si rezulat i rritjes sė prodhimit nė serra. Kjo do tė bėhet e mundur pasi akciza tashmė e hequr e karburanteve, e cila pėrfaqėson njė shpenzim tė konsiderueshėm pėr mbjelljen e tokės, do tė japė frytet e veta.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Estella
    1. Vendosja e taksave ka effecte te ndryshme positive dhe negative. Por a mundet qe nje shtet te egzistoje pa to?

    Deshira ime eshte qe ne kete teme te trajtohen dhe diskutohen disa nga pyetjet a meposhtme;

    2-C’fare effektesh kane taksat nė rritjen e ēmimeve tė mallrave tė konsumit tė pėrditshėm?
    3-Disa mendojne se taksat i adresohen kryesisht bizneseve tė madha, sa e vertete eshte kjo?
    4-a)Sa perqind te te ardhurave duhet te takson? b)A duhet te kete dallime midis mallrave te importuare dhe ato vendase?
    5-Po taksa mbi konsumin e karburanteve?
    6-A duhet te taksohen njerzit per mallrat qe blejne?

    Vendosja e taksave per mallrat e importuar per mendimin tim do tė shtojė tregun pėr prodhuesit shqiptarė. Gjithashtu mendoj se taksat duhet ti adresohen kryesisht bizneseve te madha por edhe atyre te vogla sepse 95% e bizneseve ne Shqiperi jane ato individe dhe vetem 5 % jane korporata (Corporation).
    Jam shume dakord qe njerzit duhet te paguajne taksa por mendoj se eshte e domosdoshme qe nje agjensi perkatese duhet te kontrollonte dhe mbikqyrte veprimet.
    A eshte kjo dicka e amrritshme tani per ekonomine dhe shtetin Shqipetar?
    Ti pergjigjemi sipas rradhes:
    1- Shteti kapitalist e ka serum shume te nevojshem taksen. Nuk ka nevoje te sqarohet qe shkolla, ushtria dhe spitalet (nder shume te tjerash) mbahen nga keto taksa. Ne nje sistem komunist/socialist, ku gjithcka eshte prone e shtetit taksat jane ne forme te "padukshme". Ato perseri ekzistojne, por per arsye se shteti kontrollon gjithcka, mblidhen perpara se ta veje re konsumatori. P.sh nese rroga mujore do ishte 7,000 L, kur shteti vendos per pagen mujore vendos per 5,000L dhe automatikisht e mbledh 2000 si takse. Gjithashtu nese sendi A kushton 300L, cmimi i vendosur nga shteti eshte 350L. Per arsye se shteti kontrollon gjithcka, nuk ka konkurence, keshtu taksa nuk del ne pah.

    2- Ndikimi nga rritja e taksave, varjon nga lloi i tregut dhe sherbimit/mallit. Ne disa lloje mallrash konsumatori eshte ai qe perfundimisht paguan per rritjen e taksave, si pasoje e rritjes se cmimit. Kjo eshte shume e qarte te artikujt e domozdoshem si benzina, ushqimet, banesat, etj.(Ne rastet e tregut Shqiptar, abuzohet dhe me teper duke e rritur 2-3 fish me teper se rritja e taksave).
    Megjithate ka raste kur rritja e taksave mbulohet nga vete biznesi pa ja kaluar konsumatorit, kjo sepse tregu eshte mjaft delikat dhe cdo luhatje mund te rezultoje ne humbje klientele. P.sh industria e turizmit, udhetimeve etj..

    3- Shume e gabuar, sa me i madh biznesi aq me pak paguan (per ne Amerike po behet fjale). Taksat rriten deri ne nje fare limiti (p.sh $200,000 ne vit), pas asaj shume, shteti vendos lehtesime te shumta per te evituar taksat, dhe kur ben mbi $200,000 paguan me pak (gjithmone po flasim ne proporcion %) se ai qe ben $24,000 ne vit. Kush ka leke shume di dhe me shume si te evitoje taksat, p.sh jep per bamiresi (nje nga format me te sukseshme per te evituar taksat), investon ne biznese me interes (interesi ul taksat), hap llogari bankare jashte Shtetit etj etj etj.....Paraja te meson vete si ti evitosh taksat.

    4- a)Me te ardhura nenkupton rrogen mujore? Taksat nuk vendosen sipas qefit te presidentit apo Kryemistrit, po ne baze te nje formule. Ku si baze meret buxheti vjetor i shtetit dhe numri i popullsise te punesuar. Ne baze te saj vendoset sa duhet te paguaje cdo person i punesuar per te permbushur ate buxhet qe shteti ka.
    b) Po. Varet se cfare kerkon shteti te arrije. Nese shtetit i intereson te rrise shitjen e mallrave brenda kufijve rrit taksen e importit/doganes, po qe se i intereson te rrise investimet ul taksen e importit dhe rrit ate te mallrave lokale. Keshtu per vendin tone, mendoj se duhet ulur patjeter taksa e importit, dhe rritur ajo lokale. Duke patur parasysh se cilesia e mallrave te vendit eshte me e dobet, dhe se vendi ka nevoje urgjente per investime te huaja eshte logjike dhe e nevojshme te ulet ajo takse.

    5-Karburantet dhe cigaret ne shume shtete japin nje perqindje te madhe te gjithe takses vjetore. P.sh ne Angli taksa e karburanit eshte 80% e cmimit total. Pra ne 100 pound/sterlina karburant, 80 jane takse. Nuk e kam idene se sa eshte ne Shqiperi.

    6- Pse jo? Taksohen dy here? (Dhe kur paguhen dhe kur paguajne...) Ato jane dy lloje te ndryshme taksash.


    Si perfundim, megjithese taksat nuk mund te evitohen komplet, ka rruge te ndryshme per te paguar sa me pak. Ki parasysh kur blen:
    - Ble ne internet, zakonisht mallrat ne internet (ebay.com, half.com) kur shiten jashte shtetit tend (ne amerike) nuk kane takse. Kur blen mallra me cmim te larte (P.sh kompjuter, frigorifer, mobilje) kursen nje pjese te mire lekesh nga evitimi i takses.
    - Interesohu te blesh ne shtetin me te afert nese ka takse me te ulet ose nuk ka fare. P.sh nese jeton ne Massachussets, blei mallrat e shtrenjte ne New Hampshire ku nuk ka takse.

    Kur taksohesh per rrogen:
    - jep per bamiresi (charity), eshte "tax deductable"
    - mer borxhe qe kane interes (p.sh per te blere shtepi) te ul taksen.
    - kaloje nje pjese te rroges ne 401K qe hiqet para takses (te ul te ardhurat e taksushme per vitin dhe njekohesisht te krijon nje fond per pension)
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #76
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Feti Zeneli - 24/05/2004

    Taksat e integrimit

    Sllogani “Duam tė bėhemi si Irlanda” ka qenė refreni i politikanėve tė vendeve tė reja anėtare nė kryerjen e reformave integruese nė BE. Njė ndėr nxėnėsit mė besnikė tė kėtij modeli ka qenė Sllovakia


    Njė shkrim i botuar nga “The economist” nė prag tė anėtarėsimit mė 1 maj tė kėtij viti tė dhjetė vendeve tė reja nė Bashkimin Europian, u kujtonte atyre ndjekjen e modelit irlandez tė taksave tė ulėta pėr t’u bėrė shumė shpejt tė pasura. Faktikisht sllogani “Duam tė bėhemi si Irlanda” ka qenė refreni i politikanėve tė vendeve tė reja anėtare nė kryerjen e reformave integruese nė BE. Njė nga nxėnėsit mė besnikė tė “modelit irlandez” nė Europėn Qendrore dhe Lindore ka qenė Sllovakia. Duke kombinuar taksat e ulėta me pagat dhe ēmimet e ulėta, Sllovakia synon qė tė jetė shumė joshėse pėr investitorėt e huaj. Aktualisht ajo po punon pėr t’u shndėrruar nė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme nė Europė pėr prodhimin e makinave. Deri tani Volkswagen, Hyundai dhe Peugeot janė investitorėt e parė tė industrisė perėndimore tė prodhimit tė makinave qė kanė investuar nė kėtė vend ish-komunist.
    Por ndryshe nga Irlanda, Sllovakia e ka filluar praktikėn e qeverisjes me taksa tė ulėta efektive ende pa u pranuar si anėtare e BE-sė. Dhe anėtarėsimi nė Bashkimin Europian e ktheu kėtė vend nga njė vend i rėndomtė, pjesė e falimentuar e ekonomisė rajonale britanike, nė njė vend modern dhe plot tė ardhme tė kontinentit. Ulja me gati 27,5% e taksave tė korporatave ėshtė njė ndėr masat kryesore tė marra nga qeveria vendase e cila u bė shkak qė sot gati 70% e eksporteve vendase tė pėrballohen nga shumėkombėshet amerikane qė kanė investuar kapitalet e tyre nė Irlandė. Kjo eksperinecė ėshtė shfrytėzuar dhe po shfrytėzohet me sukses edhe prej dhjetėshes sė re tė Bashkimit Europian. Barra e taksave tė korporatave pėr tė gjithė kėto vende ėshtė vėrtitur rreth shifrės 20%, ose afro dy herė mė pak se sa nė Shqipėri, ndėrkohė qė kanė zbatuar incentiva tė shumėta fiskale pėr investimet e huaja. Favoret fiskale tė kombinuara me qėndrueshmėrinė politike dhe masat antikorrupsion u bėn shkak i vėrshimit nė kėto vende tė qindėra kompanive tė huaja perėndimore qė nga industria e prodhimit tė makinave e deri tek bujqėsia.
    I ndodhur nė Shqipėri, nė korrik tė vitit tė kaluar, ekonomisti dhe politikani i njohur amerikan Steve Forbes ua rekomandoi modelin irlandez edhe qeveritarėve shqiptarė. “Shqipėria mund tė bėjė nė vitet e ardhshme atė ēka ka bėrė Irlanda 40 vjet tė shkuara”, - tha midis tė tjerash Forbes. Dhe masa e parė qė mori qeveria irlandeze e asaj kohe ishte ulja e ngarkesės fiskale me gati 28%, duke krijuar njė lobing agresiv pėr tė tėrhequr investimet e huaja, duke arritur kėshtu qė brenda 15 vjetėsh tė bėhet njė ndėr vendet mė tė zhvilluara me rritjen mė tė shpejtė ekonomike.
    Por nė fund tė vitit tė kaluar ngarkesa fiskale pėr biznesin nė Shqipėri u rrit edhe mė shumė si rezultat i futjes sė disa taksave tė reja nė paketen fiskale tė vitit 2004, duke mos parashikuar asnjė incentivė fiskale pėr investitorėt e huaj. Duke iu referuar konkluzioneve tė kryekomisionerit Europian Chris Patten pėr kėtė ēėshtje nė raundin e fundit tė negociatave mėsojmė se “ekonomia shqiptare mbetet jokonkuruese dhe klima pėr biznesin nuk ėshtė aq pozitive pėr tė tėrhequr investimet e huaja direkte aq tė nevojshme pėr vendin”. Situata paraqitet mė e pėrkeqėsuar edhe nė raport me vitet ‘95-‘96, ku sipas njė raporti tė FMN-sė Shqipėria ka pasur investimet e huaja direkte pėr frymė 5 herė mė tė larta se Maqedonia, dhe 3 herė mė shumė se Bullgaria e Rumania. Nė shtatė vitet e fundit investimet e huaja direkte pėr frymė, sipas njė raporti tė Komisionit Europian kanė qenė mesatarisht 35 euro ose sa njė e treta e inevestimeve tė huaja pėr frymė qė kanė vendet e Ballkanit Perėndimor pėr kėtė periudhė.
    Rėnia e pėrvitshme e investimeve tė huaja nė vendin tonė, krahas shumė faktorėve tė tjerė, ka ardhur edhe si rezultat i eliminimit tė stimujve tatimorė me rritjen e ngarkesės fiskale duke filluar nga viti ’98 e nė vazhdim. Pėr periudhėn ‘92-’97 firmat e huaja qė investonin fitimet e siguruara nė Shqipėri ishin tė pėrjashtuara nga pagimi i tatimfitimit. Po kėshtu ishin tė pėrjashtuara nga detyrimet doganore edhe linjat e prodhimit dhe makineritė e ndėrtimit qė investoheshin nė vendin tonė. Kėto lloj pushimesh tatimore ishin nė fuqi deri nė 28 dhjetor ’98, kohė kur hyri nė fuqi ligji i ri i tatimit mbi tė ardhurat. Arbitrariteti nė shfuqizimin e pushimeve tatimore u bė shkak jo vetėm pėr mosjoshjen e investitorėve tė rinj, por edhe pėr largimin e mė tė vjetėrve drejt vendeve tė tjera tė Lindjes me qėllim qė tė pėrfitonin nga incentivat fiskale qė aplikohen nė vazhdimėsi shtetet e kėtyre vendeve. Nė Maqedoninė fqinje, pėr shembull, firmat e huaja qė dėshirojnė tė investojnė nė kėtė vend, tė paktėn pėr pesė vjetė janė tė pėrjashtura nga detyrimet doganore pėr makinmeritė dhe pajsijet qė pėrfshihen si pjesė e projektit.
    Stimuj tė tillė tatimorė pėrfiton edhe kushdo prej tė huajve qė investon nė Bullgari, ku pajisjet teknologjike, patentat dhe modelet industriale pėrjashtohen nga detyrimet doganore dhe TVSH-ja. Ndėrsa nė Rumani, investitorėt e huaj pėfitojnė edhe mė shumė lehtėsira tatimore. Makineritė, pajisjet, mjetet e transportit dhe mallra tė tjerė me destinacion fushėn e investimeve pėrjashtohen nga taskat doganore dhe TVSH-ja. Incentiva tė kėsaj natyre aplikojnė edhe vendet e tjera ish-komuniste tė Lindjes, ndėrsa nė Shqipėri, ku domosdoshmėria e investimeve tė huaja ėshtė jetike pėr tė ardhmen e ekonomisė kombėtare, stimujt tatimorė konsiderohen herezi. Organet tona tė qeverisjes mendojnė se stimujt tatimorė “shkaktojnė shtrembėrime nė tė ardhurat e pėrgjithshme tatimore”. Njė konceptim i tillė bie ndesh me praktikėn e tė gjithė vendeve tė botės, qofshin kėto nė zhvillim apo dhe tė zhvilluara, sipas tė cilės ofrohen alternativa tė ndryshme stimuluese pėr investitorėt e huaj. Kėsisoj, nė se nė vendet e zhvilluara ka njė tendencė pėr tė pėrdorur stimujtė financiarė si grante dhe kredi me afate tė preferuara, nė vendet nė zhvillim aplikohen stimujt fiskalė, tė cilat janė tė shumėllojshėm. Menuja e stimujeve fiskalė pėrfshin pėrqindjet e zvogėluara tė tatimit mbi fitimin pėr aktivitete tė veēanta investimesh, zvogėlimet ose kreditimet pėr fitimet e riinvestuara, pushimet tatimore, kreditimet e investimit ose shumat e caktuara me stimul pėr investimet nė asetet kapitale, amortizimi i pėrshpejtuar pėr asetet kapitale etj.
    Por e ardhmja integruese e ekonomisė shqiptare mund tė paraqitet edhe shumė mė problematike nėse ajo nuk shihet e lidhur ngushtė me shtimin e investimeve tė huaja nė vendin tonė, njė tregues ky i cili deri tani ėshtė nė nivele tepėr tė ulėta. Jo vetėm kaq, por volumi e investimeve tė huaja direkte nė ekonominė shqiptare duhet tė jetė shumė herė mė i madh sesa nė vendet e tjera ish-komuniste tė Lindjes, edhe pėr faktin se Shqipėria trashėgoi nga e kaluara njė ekonomi tėrėsisht tė pazhvilluar dhe tė paintegruar. Baza materialo-teknike e socializmit shqiptar, me pėrjashtim tė njė pjese mineralesh, disa produkteve bujqėsore dhe bimeve medicinale, nuk arriti tė standardizojė asgjė tjetėr pėr tregun e zhvilluar europian dhe atė botėror. Ky nivel i ulėt zhvillimi pėrbėn njė apel tė fuqishėm pėr rolin e investimeve tė huaja nė zhvillimin e duhur tė ekonomisė shqiptare pėr periudhėn e integrimit gjithėlindor. Kjo ėshtė arsyeja qė pėr 6-7 vitet e fundit Shqipėria ka thithur gjithsej rreth 500 milionė dollarė investime tė huaja direkte, tė cilat pėrbėjnė vetėm 0,2 pėr qind tė investimeve tė rajonit tė Europės Juglindore, njė tregues i cili pritet tė bjerė deri nė 0,05% deri nė vitin 2005.
    Ulja e ngarkesės fiskale dhe aplikimi i incentivave tė vazhdueshme nė kėtė drejtim nė kushtet e njė qeverisjeje efektive i jep frymėmarrje biznesit dhe e bėn jetėn e qytetarėve mė tė begatė. Ēelja zyrtare e negociatave pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė asociim-stabilizimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian nė kushtet e njė ekonomie tė rrėnuar dhe problematike na shtyn tė mendojmė se sfida kryesore qė duhet pėrballuar nga qeveria dhe institucionet e tjera tė shtetit shqiptar, ėshtė ringritja me shpejtėsi e standardeve ekonomike duke aplikuar modelin sllovak pėr tė pėrmirėsuar standardet e jetesės sė qytetarėve dhe pėr tė pasuruar sistemin e shėrbimeve tė ndryshme publike

  7. #77
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Sistemi taksor eshte nje domosdoshmeri e cdo shteti. Eshte nje menyre 'Robin Hood'-iane ti marresh atij qe ka dhe ti japesh atij qe s'ka. Ama duhet te kuptojme dicka qe taksat s'kane eksituar gjithnje po kane lindur fillimisht si financim i lufterave te ndryshme ..dhe pasi jane pare si efektive jane vendosur te perhapen dhe me gjere.

    Sidoqofte, mesa kam vene re ne Shqiperi ekziston nje injorance e gjere ndaj taksimit si nga njerezit qe taksohen dhe nga taksuesit.

    Kam biseduar me dike qe studion finance ne Shqiperi dhe me tha qe ata nuk i kane taksat (ose nje pjese shume e vogel) ne mesime dhe sete gjitha tekset perkthehen shabllon nga anglishtja pa asnje perpjekje per tiu pershtatur sistemit Shqipetar.

    Keta jane financieret tane te ardhshem. As nuk mund te konceptohet dot qe nje financier mos te dije sistemin taksor te vendit te vet. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi.

    P.S. Kur bashkangjitni artikuj ne forum merrini thelbin sepse shume pak njerez do kene durimin ti lexojne dhe aq me shume ti kuptojne gjithe ato shkrime aty. Bejini forumistet ti afrohen temave dhe jo te tremben nga faqet pa fund.

    Shpresoj te me mirekuptoni

  8. #78
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Sistemi taksor eshte nje domosdoshmeri e cdo shteti. Eshte nje menyre 'Robin Hood'-iane ti marresh atij qe ka dhe ti japesh atij qe s'ka. Ama duhet te kuptojme dicka qe taksat s'kane eksituar gjithnje po kane lindur fillimisht si financim i lufterave te ndryshme ..dhe pasi jane pare si efektive jane vendosur te perhapen dhe me gjere.

    Sidoqofte, mesa kam vene re ne Shqiperi ekziston nje injorance e gjere ndaj taksimit si nga njerezit qe taksohen dhe nga taksuesit.

    Kam biseduar me dike qe studion finance ne Shqiperi dhe me tha qe ata nuk i kane taksat (ose nje pjese shume e vogel) ne mesime dhe sete gjitha tekset perkthehen shabllon nga anglishtja pa asnje perpjekje per tiu pershtatur sistemit Shqipetar.

    Keta jane financieret tane te ardhshem. As nuk mund te konceptohet dot qe nje financier mos te dije sistemin taksor te vendit te vet. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi.

    P.S. Kur bashkangjitni artikuj ne forum merrini thelbin sepse shume pak njerez do kene durimin ti lexojne dhe aq me shume ti kuptojne gjithe ato shkrime aty. Bejini forumistet ti afrohen temave dhe jo te tremben nga faqet pa fund.

    Shpresoj te me mirekuptoni

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Tiranė (verės)
    Postime
    19
    Falemnderit gurl!!! Po lexoja pas shume kohesh serish kete teme ku kam qene aktiv ne diskutime me pare. Me kujtohet te kem hequr dore pikerisht nga kjo arsye. Artikuj te stergjate, te veshtire per tu lexuar dhe me nje apo dy koncepte baze qe i sherbenin temes.

    Akoma mendoj se tema eshte shume e bukur dhe se deri para nja 2 faqesh (nqs mund te shprehem keshtu) diskutimi po vazhdonte mrekullisht dhe po hidheshin ide shume te bukura. E kuptoj se mariglennora thjesht po mundohej te mbante ne jete diskutimin qe sikur u pre (me duket se koincidonte me fillimin e vitit akademik ). Shpresoj te mund ta rindezim prape.

    Ftoj te gjithe te japin mendimet mbi sistemin e taksave ne Shqiperi, qofshin vrojtime apo sugjerime.


    iliri

  10. #80
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Fiskal

    Klodian Branko - 19/10/2004

    TVSH–ja e parapaguar nė doganė godet biznesin e makinave tė reja

    Kompanitė tė cilat tregtojnė makina tė reja nė tregun shqiptar shprehen se Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar ėshtė nė nivele shumė tė larta duke ulur nė mėnyrė tė ndjeshme edhe shitjet e kėtyre bizneseve


    Qė nė momentin e parė qė njė nga kompanitė paraqitet pranė autoriteteve doganore ėshtė e detyruar tė paguajė taksėn doganore prej 2 pėr qind tė vlerės sė makines pėrkatėse. Pėrveē taksės doganore, kompanitė paguajnė edhe 20 pėr qind TVSH (tatimi i vlerės sė shtuar) tė vlerės sė faturės pėrkatėse. Sipas drejtuesit dhe njėkohėsisht financierit tė BMĖ-sė, vlera prej 20 pėr qind e TVSH-sė ėshtė shumė e lartė, duke pasur parasysh gjendjen ekonomike tė shqiptarėve. Shqipėria ėshtė njė nga vendet me tė ardhura pėr frymė shumė tė vogėl, ndėrkohė qė TVSH-ja ėshtė shumė e lartė. ”Vende tė ndryshme tė Europės tė njėjtin tatim e kanė nė nivele mė tė ulėta se Shqipėria”, thotė menaxheri i BMĖ-sė. Kėshtu, sipas tij, nė Greqi kjo taksė ėshtė 18 pėr qind e vlerės sė mallit, nė Itali dhe Francė ėshtė 15 pėr qind, pra 5 pėr qind mė pak se nė Shqipėri. Po sipas menaxherit tė BMĖ-sė, problem ėshtė edhe mėnyra e vjeljes sė taksės. Taksa vilet qė nė momentin e hyrjes nė pikėn doganore pa marrė parasysh destinacionin nėse ėshtė pėr shitje apo pėrdorim vetjak. Kėshtu, pėr njė makinė qė kushton 50 mijė euro duhet tė paguash 10 mijė euro TVSH si dhe 1 mijė euro taksė doganore. Nė njė ngarkesė prej 10 makinash qė zakonisht importohen nga kompania BMĖ, duhet qė tė derdhen pranė arkės sė Bankės sė Kursimeve rreth 220 mijė euro, njė shumė mesatarisht e lartė pėr momentin nė tė cilin paguhet pėrfundon ai.

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •