Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 95
  1. #51
    alvi
    i/e ftuar
    E pse ai qe fiton me shume duhet te paguaje me shume?
    Ku qendron llogjika ketu?
    Dikush, kur une e ti rrinim ne kafene e neper bordura, i nxirrte syte vetes, dhe mesonte violinen (p.sh) apo programimin.
    Kur ne e tallnim se ai nuk dilte, ai mesonte, kur ne bridhnim me femra, ai ishte ne shtepi i zverdhur nga studimet, dhe nje dite, ai person, shpiku nje program, ao u be nje virtuozo, dhe tashi ben i hale me pare.
    Un e ti, qe u tallem gjithe diten gjate shkolles se mesme e universitetit jemi kamariere.
    Tashi me thuaj ti mua, pse qenka e drejte qe ai person te paguaje perqindje me te larte taksash se ti e une?
    Ne fund te fundit, dhe nese paguajme me perqindje te njejte, ai prap paguan me shume se ti e une te marre se bashku.
    Ku qendron drejtesia ketu?

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Perqindja te jete e njejte por si sasi ata do paguajne me shume sepse kur te vije koha per te vjele (pensionet) ata do te marrin me shume pension se kane paguar me shume dhe rrogen e kane pasur me te larte.

  3. #53
    Gjithmon Tirons Maska e Tironci
    Anėtarėsuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    ke Sofra Tironce...tu bo qejf :-)
    Postime
    67
    nuk jam dakor qe % te jete e njejte per te gjithe shtresat e popullsise, por ajo te ndahet ne shkalle te ndryshme...psh: te ekzistojne 3-4 te ndryshme...sipas te ardhurave qe kane...

  4. #54
    alvi
    i/e ftuar
    Tironc, a mund ta argumentosh perse?
    Pse ti mendon se sa me shume para te fitosh, aq me te larte te paguash si %, pasi si shume perseri paguan me teper dhe me 5 te njejte?
    1.000L 10% = 100L
    10.000L 10% = 1.000L

    Si thua ti Tironco, ti je i sukseshem, hap biznesin ta, ose mbaron shkollen, ke i pune te mire etj, dhe merr me shume para se komshiu. Per kete ti duhesh penalizuar nga ana fiskale?!
    Pra te penalizojme suksesin?

  5. #55
    Gjithmon Tirons Maska e Tironci
    Anėtarėsuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    ke Sofra Tironce...tu bo qejf :-)
    Postime
    67
    ...nuk jam absolutisht dakort qe te penalizojme suksesin...
    Nqs behet fjale per taksa mbi nje biznes te vogel privat, taksat duhet te jene shume te vogla ne menyre qe shteti ta ndihmoje qe ky biznes te rritet, jane taksa te tjera dhe te ndryshme nga taksat qe "rendojne" mbi rrogat.

    Ai qe do te paguaje me shume taksa ne fund do te kete edhe nje pension me te larte...Pensioni i nje muratori dhe i nje doktori nuk eshte njesoj...apo jo?
    Dhe llogaritja e taksave nuk behet ne menyre aq te thjeshte...

    pershendetje.

  6. #56
    alvi
    i/e ftuar
    O Tironce, prap se prap, dhe me perqindje te njejte, ai doktorri ka paguar me shume taksa mor mik.
    Pranej po te them, se e di qe nuk eshte aq e thjeshte tani, po te behej flat ta, do ishte aq e thjeshte

  7. #57
    Gjithmon Tirons Maska e Tironci
    Anėtarėsuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    ke Sofra Tironce...tu bo qejf :-)
    Postime
    67
    lale ne rradhe te pare jom Tironci...mashkull dhe jo femer
    e dyta eshte e kote te flasesh se secili ka mendimin e vet...une timin e thashe.
    pershendetje

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Takimi I zotit Islami me me drejtuesit e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve


    Ministri i Financave Kastriot Islami, zhvilloi sot analizen e punes 2-mujore me drejtuesit e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per treguesit e ketyre dy muajve dhe masat qe duhet te merren per realizimin e planit ne muajt e ardhshem.
    Ne fjalen e Ministri Islami u shpreh se "jemi shume te ndjeshem per nivelin e realizimit ne global te detyrave ne tatime, duke permbushur keshtu edhe objektivat ambicioze qe kemi te shprehura edhe ne programin e Qeverise"
    Gjate fjales se tij ministri Islami kerkoi qe te eleminohet klima shpeshhere jo pozitive e krijuar ne marredhenie me biznesin. Te rritet niveli i etikes profesionale dhe te menjanohen menyrat arbitrare te komunikimit.
    Ministri ka theksuar gjithashtu ne masat qe duhet te merren per uljen e nivelit te korrupsionit ne administraten tatimore dhe ne luften kunder evazionit fiskal. Administrata tatimore gjate dy muajve te pare te vitit ka realizuar planin e te ardhurave ne masen 100 %. Ministri ka kerkuar qe ky realizim te mos jete vetem ne global por edhe ne zera te vecante dhe ne rrethe te ndryshme niveli i realizimit te planit te jete 100 %. Vazhdimi i procesit te kompjuterizimit, te rritet roli i kontrollit te brendshem dhe i Policise Tatimore e cila duhet te godase te gjitha rastet e abuzimeve qe vihen re. Ne fjalen e tij, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Kujtim Brovina eshte shprehur per angazhimin maksimal te administrates tatimore ne realizimin e objektivave. Ai ka theksuar gjithashtu se tatimet tashme kane marre nje mision te ri e cila ka rritur pergjegjesine tone per punen qe duhet te bejme.Ne fund Ministri ka kerkuar edhe nje here nga gjithe perfaqesuesit e administrates tatimore respektimin e detyrave prej secilit dhe dhenien e maksimumit per shfrytezimin e te gjitha rezervave per realizimin e planit.

  9. #59
    Mistrec_Berati Maska e BUJAR
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Detroit Mi
    Postime
    54
    Kote nuk thone ka shkolla te mira ne detroit.Vecanrisht ne livonia.
    Like Sand Through the huors Glass so Are the Days of Our Life

  10. #60
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Cilido qe ka nje kulture demokratike e kupton qe nje shtet qe te funksionoje domosdo qe do te mbahet me taksa.Per kete shteti pregatit nje politike taksash,ne vartesi te drejtimit qe duhet te marre politika e zhvillimit te vendit.pra mbasi te jene percaktuar politikat e zhvillimit atehere vendosen dhe taksat. Per prodhimin vendas,turizmin familjar,bujqesine,si dhe sektore te tjere qe jane percaktuar ne politikat e zhvillimit,taksat duhet te jene me te ulura(ndofta dhe pa taksa per nje periudhe koha te percaktura me pare).Kjo do te bente qe ne Shqiperi te vinin bisnesmene te huaj per te hapur sektore prodhimi. Per sa i perket taksave individuale keto te jene sipas te ardhurave me perqindje te caktuar per te gjithe njelloj. Per madhrat e importit edhe kjo politike duhet te ndahet ne lende te para dhe prodhim te gatshem,ku lenda e pare duhet ta kete taksen me te ulur(ose pa takse fare),ne menyre qe te mos ndikoje ne cmimin e prodhimit vendas. Politikat e nje shteti ndikojne ne zhvillimin e ekonomise te vendit.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •