Shekulli i 14-tė. Ja ē`shkruan Faik Konica nė vitin 1940 pėr "bėmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Janinėn e qeveriste njė princ bizantin (ose njė despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Kėtij Thanasi i hipi nė kokė ideja e bukur pėr tė vrarė gjithė shqiptarėt. Siē thotė Dukasi, (njė historian grek) njė nga lojrat e tyre tė parapėlqyera ishte t`u priste hundėt ose pjesė tė tjera shqiptarėve dhe t`i linte tė vdisnin nė agoni"
Shekulli i 21-tė. Mars 2007. Njė video lanēohet nė media, ku ushtarėt grekė kėndojnė duke marshuar njė kėngė me kėto fjalė: "I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse kėpucėsh". Pėr fat tė keq, edhe pse 7 shekuj mė pas, incidenti mė i fundit nė lidhje me Greqinė, duket si realizim virtual i masakrave tė Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndėrgjegjjet e kombeve vazhdojnė tė mbajnė peng marrėdhėniet mes dy popujve.
Njė "peng" qė e ka zanafillėn qė kur pronarėt shqiptarė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės, punėsonin argatė grekė pasi burrat shqiptarė shkonin e luftonin nė ēdo cep tė botės pėr Perandorinė Osmane. Vendosja e tyre nė Epir, qė nė fakt sipas Konicės, s`do tė thotė gjė tjetėr veēse "Kontinent" e qė nuk tregon kombėsinė e banorėve qė jetojnė nė tė, u bė flamuri i pretendimeve tė fqinjėve pėr greqizmin e jugut tė Shqipėrisė. Njė konflikt qė ka sjellė shumė e shumė incidente mes dy vendeve.
....................
Krijoni Kontakt