Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Fier- Vlorë, kapen 32 kg heroinë

    Bllokohen në portin e Vlorës 18 kg heroinë, me destinacion Italinë. Arrestohen pronarët e maunes dhe shoferi

    Fier- Vlorë, kapen 32 kg heroinë

    Policia e Fierit bllokoi në një lokal në Ardenicë 14 kg heroinë. Dy në pranga

    V. Muçaj & A. Dauti

    Rreth 32 kg drogë e llojit heroinë janë bllokuar dje nga policia shqiptare në Fier dhe në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë pesë persona. Burime të policisë thanë për gazetën se policia e Fierit ka bllokuar dje gjatë një operacioni një sasi prej 14 kg heroinë, të ambalazhuar në 28 pako 500 gramshe e gatshme për t’u trafikuar, ndërsa ka arrestuar dy persona. Disa orë pas bllokimit të kësaj sasie droge ka qënë policia e Vlorës, ajo që ka gjetur në një maune që do të nisej drejt brigjeve italiane sasinë prej 18 kg heroinë. Maunia, sipas burimeve, i përkiste firmës “Kosdini”, e cila prej vitesh merret me transportin e mallrave nga Italia në Vlorë si dhe me tregtimin e gomave në qytet Në prangat e policisë së Vlorës kanë rënë tre persona, dy prej të cilëve bashkëpronarë të maunes. Burimet zyrtare thanë për gazetën se kanë nisur hetimet për të zbuluar lidhjet e mundshme të personave të arrestuar në trafikun e heroinës.

    Aksioni në Fier
    Aksioni i policisë së Fierit është zhvilluar në mëngjesin e djeshëm, në fshatin Kolonjë të rrethit Lushnjes, rreth 15 km larg Fierit, në vendin e quajtur Kodra e Ardenicës vend turistik ku ndodhen dhe disa lokale. Policia kishte informacione se në një nga lokalet e kësaj pike, konkretisht tek lokali “Grand Albania” zhvillohej trafiku i heroines. Ky informacion, sipas burimeve, kishte mbërritur në Ministrinë e Rendit nga shërbimet e huaja inteligjente. Nisur nga ky informacion, policia e Fierit, nën drejtimin e drejtorit Arben Skendo, ka rrethuar lokalin “Grand Albania”, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa kanë qënë prezent dhe prokurori i Fierit Arben Nelaj. Në restorant- hotelin, pronë e 38-vjeçarit Skënder Canaj, baba i dy fëmijëve, banor i lagjes "Liri" në Fier, është ushtruar një kontroll i imtë në të gjitha dhomat. Burimet thanë për gazetën se fillimisht u zbulua një sasi prej 5 kg heroinë në automjetin tip Benz i zi, me targë FR 6152 B, pronë e Canajt. Ndërsa sasia tjetër e heroinës (9 kg) u zbulua në bodrumin e hotelit. Policia ka prangosur pronarin Skënder Canaj, ndërkohë që në këtë moment në lokal ka mbërritur 36- vjeçari Haxhi Shkrela nga Rreth- Libofsha, me automjetin Benz me targa FR 93 56 B. Ndaj këtij të fundit, shok me pronarin Canaj, policia ka ushtruar një kontroll trupor, ku dhe ka gjetur një pistoletë tip stilolaps. Burime të policisë thanë se në dhomën e pronarit janë gjetur dhe dy vajza fierake, të moshës 20-23 vjeç, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura për shkak të hetimit si dhe një djalë nga Pogradeci, që ndodhej në një dhomë tjetër. Të tre këta të fundit si dhe tre kamarierët e hotelit u shoqëruan në polici dhe po merren në pyetje, për të mësuar lidhjet e tyre të mundshme në trafikun e drogës apo prostitucionit. Gjithashtu nga ana e prokurorisë janë sekuestruar edhe tre automjete të përdorura nga personat e ndaluar.
    Aksioni në Vlorë
    Disa orë pas kapjes së heroinës nga policia e Fierit, ka qënë policia e Vlorës ajo që ka parandaluar në portin e këtij qyteti trafikun në Itali të 18 kg heroinë. Burime të policisë së Vlorës thanë për gazetën se droga e llojit heroinë e ambalazhuar në 36 pako, të vendosur në një maune, është bllokuar rreth orës 13:00 të ditës së djeshme. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Vlorës, sasia e heroinës është bllokuar pas informatave të siguruara në rrugë operative, se në shasinë e maunes me targë VL 0855 A, ndodhej drogë. Maunia në fjalë po përgatitej që të nisej në Itali me tragetin “Aleksandra”, të linjës Vlorë- Brindisi kur i është nënshtruar kontrollit të uniformave blu dhe qenve antidrogë. Polici i qenve antidrogë, Ilir Ymeri, tregon se pas lehjes së qenit koordinuam punën mes policëve që ndodheshin aty. Porti është rrethuar nga forca të shumta të policisë, ndërkohë që asnjë prej pasagjerëve nuk ka kryer veprime deri në heqjen e maunes nga porti. Në momentin e parë, policia ka arritur të gjejë 10 pako me drogë, të izoluara nën serbatorin e maunes, por jo të fshehura mirë. Më pas policia ka transportuar drejt komisariatit kamionin që është zbërthyer nga uniformat blu. Pas një kontrolli të imtë policia ka arritur të gjejë dhe 26 pako të tjera. Në pranga thanë burimet ka rënë 50-vjeçari Patriot Zyberaj nga Vlora, si dhe bashkëpronarët e maunes, 48-vjeçari Lefter Kosdine dhe 37-vjeçari Agron Çapuri, që të dy nga Vlora. Burime nga vendngjarja thanë për gazetën se në momentin e bllokimit karroceria e automjetit ishte e boshatisur. Burime të policisë së Vlorës thanë për gazetën se në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, po kryhen veprimet proceduriale, për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Hetimet tregojnë se droga e kapur në Ardenicë kishte ardhur nga Turqia dhe do trafikohej në Itali

    Heroina në Fier, sekuestrohet lokali me vlerë 1 milion USD


    Vladimir Muçaj

    FIER- Sekuestrohet lokali “Grand Albania”, në Ardenicë të Fierit, ku dy ditë më parë u bllokua sasia prej 14 kg heroinë, ndërsa u arrestua pronari i lokalit dhe shoku i tij. Burime zyrtare të policisë thanë për gazetën se vlera e lokalit luksoz kap shumën e 1 milion dollarëve dhe ai është sekuestruar me vendim të prokurorisë. Po sipas këtyre burimeve, masa e sekuestrimit është marrë dhe ndaj 3 automjeteve, vlera e përgjithshme e të cilëve llogaritet të jetë 30 mijë euro. Mësohet se janë sekuestruar 2 automjete tip Benz me targa FR 6152 B dhe FR 0765 C, pronë e shtetasit Skënder Canaj, pronar i lokalit “Grand Albania” dhe automjeti tip Benz me targë FR 9326 B, pronë e shtetasit Haxhi Shkreli. Mësohet se forca të posaçme kundër krimit të organizuar po vazhdojnë punën për dokumentimin e plotë të veprës penale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.
    Heroina, e ardhur nga Turqia
    Sipas hetimeve të para të policisë, rezulton se heroina e kapur dy ditë më parë në lokalin "Grand Albania" e ka origjinën nga Turqia dhe kishte mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës Bullgari-Maqedoni-Shqipëri. Pronari i lokalit, Skëndër Canaj, i akuzuari kryesor për këtë sasi heroine, sipas burimeve, fillimisht ka akuzuar policinë se ishte ajo që e kishte futur në kurth atë, duke deklaruar se droga mund të ishte servirur prej saj. Por më pas ai mësohet te ketë pranuar faktin se është pronari i drogës. Mësohet se destinacioni i drogës së gjetur në Ardenicë ka qenë Italia, ku dyshohet për një lidhje bashkëpunimi me vëllain e Skënderit, Ilirin, që ndodhet në shtetin fqinj (Itali). Ky i fundit mësohet se ka qenë i akuzuar më parë për trafik të lëndëve narkotike, por kjo akuzë u hodh poshtë nga gjykata e Fierit. Ky fakt përbën një pistë tjetër ku janë shtrirë hetimet për zbulimin e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës. Lidhur me shoqërimin në polici të dy vajzave nga Pogradeci dhe të shoqëruesit të tyre po nga ky qytet, ditën që u kap sasia e heroinës, burimet thanë se të tre personat kanë qënë vetëm bujtës të rastësishëm në lokalin bar-restorant- hotel, në Ardenicë. Ata pasi kanë dhënë deklarimet në polici, janë lënë të lirë. Hetimet e deritanishme ende nuk kanë zbuluar ndonjë lidhje mes personave të arrestuar për heroinën e kapur në Ardenicë dhe asaj të kapur në Vlorë, në të njëjtën ditë (të martën). Por fakti se goditjet e policisë së Fierit dhe asaj të Vlorës janë bërë pothuajse në të njëjtën kohë e bëjnë grupin e hetimit që të dyshojë për një lidhje të mundshme në këtë linjë. Duhet theksuar se sektori i antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Fierit vitin e fundit ka realizuar një sërë goditjesh përsa i përket zbulimit të drogës dhe rrjeteve të tyre. Goditjet e fundit të kësaj drejtorie kanë ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm me partnerë të huaj, kanë thënë burimet policore.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ne Fier dhe te Vlore Konfiskohen 32 kilogram heroine

    Fier/Vlore, 22 shtator - Policia shqiptare ka konfiskuar dje ne qytetet e Fierit dhe te Vlores 32 kilogram heroine. Ne qytetin e Fierit droga eshte zbuluar nga forcat policore ne nje hotel dhe me kete rast u arrestuan dy persona.
    Nderkaq ne Vlore, droga ishte fshehur ne nje kamion tregtar, qe priste te udhetonte drejt Italise ku edhe u arrestuan dy persona. Ne anen tjeter ne jug te Shqiperise, forcat e antidroges po perqendrohen ne operacionet per shkaterrimin e siperfaqeve te mbjellura me narkotike.
    Njoftimet per nje bllokim te nje sasie tjeter heroine po gjate dites se djeshme u konfirmuan edhe ne Greqi, ku sipas burimeve zyrtare te policise greke mesohet se policia e Janinen ka arrestuar dje paradite nje shqiptar me pese kilogram heroine.


    Marre nga Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Itali, pranga shqiptares, u kap me 13.5 kg heroinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 09:06
  2. Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 09:56
  3. Sekuestrohet në pikën kufitare të Kakavijës 40 kg heroinë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:07
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-11-2004, 12:22
  5. Koço Devole lirohet nga burgu italian
    Nga erzeni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-07-2003, 07:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •