Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Bukuria i ul femres vlerat:

    Ne shoqerine patriarkale e cila mbizoteron planetin sot femra duket se luan me teper nje rol kozmetik/zbukurues. Megjithese nuk eshte turp per nje burre te dali ne rruge me rroba te grisura, i pakrehur, i palare, ose ne vend te flokeve te ket nje "tas" ku pasyqrohen rrezet e Diellit, femra gjithmone duhet te ket kujdes per pamjen e jashtme te saj. Me nje shikim te par duket si dicka llogjike qe seksi i bukur, femra, duhet ta mbaj veten kurse seksi i shemtuar, mashkulli, mos i japi kaq rendesi pamjes. Problemi eshte se pamja e jashtme te femra eshte ber sot nje kriter i cili i jep asaj mundesi ose i'a ul ato qe te zej nje vend te caktuar ne shoqerine moderne. Keshtu perderisa, sic e theksova qe ne fillim, roli i femres mbetet kozmetik atehere femra ne shoqerine moderne destinohet si dicka kozmetike. Konkluzioni i te gjitheve sot eshte se kur nje femer behet e famshme ne fusha "jo-kozmetike" - sic eshte politikia, shkencat etj.- atehere kjo femer nuk duhet te jet e bukur (une per vete nuk di ndonje politikane te bukur). Pse??? Pergjigja me duket e thjeshte. Qe ne hapat e para te jetes, femra kur eshte e bukur destinohet per gjera te tjera. Radhe here degjon nje vajze te vogel e cila thot se "kur te rritet do te behet pilote, inxhinjere, piktore, politikane" etj. Megjithese femija me kalimin e kohes fillon dhe krijon personalitetin e vet dhe gjen fushen se ku perket duket se personalitetin e vjazes e krijojne me shume te tjeret (me teper se c'ndodh me djalin) keshtu nje vajzeje te vogel e cila ka bukurine i ngulitet ne mend qe e vogel se do behet balerine, aktore, kengetare. spigere, topmodele etj. Si perfundim kur kjo vajze nuk arin te bej asnjegje nga keto vashdon akoma te mendoj me kriter bukuirne e saj, keshtu ne vend se te behet ato qe permenda me siper atehere kthehet ne sekretare, kamariere, shitese etj. ku perseri kriteri mbetet bukuria. Me pak fjale ajo qe ndodh eshte se femres nuk i njihen vlerat ose se vet femra nuk arin te kuptoj - kur eshte e bukur- se mund te arinte gjera edhe me zgjuaresine e saj te cilen zgjuaresi duket se te tjeret duan te perkufizojne nen hijen e bukurise. Keshtu do thosha se nje femer e cila eshte ritur pa degjuar gjithandej komplimentet "sa e bukur, yll, rush, kinge" etj. eshte me fat, per shkakun se pati mundesine ti japi vetes vet titullin qe ajo deshiron dhe jo titullin qe i japin te tjeret. Pra ne kete bote patriarkale nje femer e bukur e ka te veshtire ti bej te tjeret qe te interesohen edhe per vlerat e tjera te saj, pertej bukurise.

    (shembujt e mesiperm nuk meren parasysh ne vendet ku ka fanatizem, per shkakun se atje bukuria e femres denohet) FLM

  2. #2
    I dashur kryeplak eshte e para teme e hapur nga ty (me lejon te flasim ne njejes) qe nuk me pelqeu kendveshtimi yt.Nje femer me tru ja ben vendin vetes pa patu rendesi sa e bukur eshte. Qe te mos keqkuptohemi i perkas kategorise qe i bene meshkujt te kthejne koken, e kjo nuk me pengoi te studioj. Per sa i perket kritereve qe ndjekin sekset e ndryshme per zgjedhjen e profesionit merr shume diskutim,e tani nuk kam kohe te pergjigjem se me "theret" eksperimenti.
    Pergjigjem nga pervoja personale qe Bukuria ja rrit vlerat nje femre nqse ajo di c'kerkon nga vetja.

  3. #3
    Nuk mendoj se femra kur eshte e bukur i ulen vlerat e verteta pasi ajo varet nga veti i asaj femre mund te jete e bukur dhe e zgjuar e mund ta dije te perdore zgjuarsine e saj pa pasur nevoje fare te perdori bukurine e saj , femra mund ta perdori bukurine nese do qe meshkujt ti shkojne nga pas dhe duke qene e vetdidjshme per kete ajo e perdor si mjet per te arritur kete qellim te vetin por me duket se ti i ngaterron bukurine dhe zgjuarsine e femres kur vjen puna tek prefesionet .
    Perse disa femra nuk behen pilote apo ndonje puen tjeter e ketij lloji mund te jene dy arsye themelore e para ajo qe the ti pak me siper qe shoqeria vete qe qindra vite me pare e ka pare femren si seksi i dobet por jo patjeter budallaqe vetem si seksi i dobet ne kuptimin qe ka disa gjera si psh puna fizike qe meshkujt jan me te predispozuar ti bejne dhe ka disa pune si psh te punosh ne kozmetike etj etj qe femrat jan te predispozuara te bejne . arsyeja e dyte eshte dhe se femrat gjithmone zgjedhin profesione qe ti lene me shuem kohe per te krijuar familje ndersa meshkujt spara mendojne per kete vetem kohet e fundit femra ka filluar te mendoje me shume per karriere se sa per krijimin e familjes megjithate nje femer e zgjuar arrij ti beje te gjitha te jete nje nene te kete nje karriere ti beje qefin bashkeshortit te saj etj etj shume here me mire sec mund ti bente nje mashkull .
    !!!

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    une per vete nuk di ndonje politikane te bukur
    ----------------
    Arta Dade!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Edhe une njof ca politikane ne Maqedoni qe jane te bukura.
    Jane pak ne moshe po nuk ka lidhje,Teuta Arifi,nje tjeter ministreshe eshte ja harrova emrin etj etj.
    Dmth nuk mban forte teza se femrat e bukura nuk kane vlera tjera.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    bukuria na ndihmon te hapim shume dyer ne jete por kjo sdo te thote sen do hysh brenda .te arrish aty ku do duhen shume aftesi te tjera .

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje

    Mesa kuptova argumentimi im me siper nuk ishte edhe aq efikates, nganjehere nuk mjafton ideja qe dikush ta argumentoj ate sic duhet ose ta shprehi sic e ndjen. Nejse... ajo qe doja te thosha nuk ishte se femrat e bukura (dhe femrat pergjithesisht) nuk kane vlera, as nuk i shikoj femrat ne baze te kritereve mashkullore - femra dhe mashkulli jane bere per te qene bashke por nuk jane e njejta gje, prandaj eshte utopik cdolloj krahasimi midis tyre. Ajo qe po mundohesha te them eshte se kur ekziston nje femer e bukur te gjthe e destinojne si te bukur - rol kozmetik-, derisa dhe ajo mendon te perdori bukurine e saj per te aritur qellimet qe ka, duke lene menjane shume aftesi te tjera qe do kishte te cilat nganjehere nuk arin t'i njohi. Nga andej e tutje ne cdo dukuri ekzistojne perjashtime.
    falemiNDERit

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    hej kryeplaku , ke kap nje teme te goditur , edhe une kam dashe te hap nje teme te tille . mendoj se ne ditet e sotme bukuria femerore eshte paresore te ajo ne te gjitha aspektet , ne pune , shoqeri , familje , nese nje vajze nuk eshte e bukur , atere asaj i duhet te mundohet me teper ti fitoje njerezit me aftesite e tjera te saj . gjeja e pare qe e terheq njerin te njeriu eshte paraqitja , une kam folur me vajza qe jane te bukura por nuk kane mend ne koke sidomos ato ne moshe te re . njoh nje vajze qe eshte shume por shume e bukur dhe ndihet e merzitur , dikur u zhgenjye ne jete dhe e kuptoi qe bukuria e jashme i kushtoi rende duke i thyer bukurimne e brendshme pergjithnje sepse thjesht atere per te ishte paresotre bukuri e jashme , eh sa vajza e kane pesuar keshtu . suksesi ne jete nuk varet nga bukuria e jashtme por nga ajo e brendshme .

  9. #9
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Roli kozmetik (fraze shume e spikatur kjo) e ben femren shume me te respektuar dhe te vleresuar, NESE perdoret nga femra me zgjuarsi (per te cilen jo te gjitha femrat jane te afta). Ku qendron zgjuarsia? Qendron tek vete percepsionet e meshkujve (dhe mbase jo vetem ata) dhe tek efekti 'surprize' i zgjuarsise. Roli kozmetik eshte arma sekrete e nje femre por gjithnje duhet kombinuar me pune truri.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    une per vete nuk di ndonje politikane te bukur
    ----------------
    Arta Dade!

    Arta Dabulla*.

    E ajo Topalli te merr m'qafe.

    (lol)

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Thėnie kushtuar femrės.
    Nga ZANOR nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Gruaja nė Islam
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  4. Vlerat e femrės shqiptare
    Nga Ermondo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 22:53
  5. Debati dhe vlerat e shoqėrisė shqiptare
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 14:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •