Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Zhan Rasini (1639-1699)

    Jeta

    Pas studimeve në Port-Royal, jansenistët e dërguan Rasinin në Paris të studionte për drejtësi. Parisi e tundon Rasinin e rritur në vetmi. Ai jepet pas jetës mondane dhe hyn në sallonet letrare të kohës. Rasini vendosi të provojë veten si dramturg. Në Paris njihet me La Fontenin, me të cilin zë miqësi. Më 1660 boton krijimin e tij të parë në vargje Nimfa e Senës, që ia kushtoi Luigjit XVI. Pas kësaj vazhdon të botojë ode e poema kushtuar Mbreti, nga i cili fitoi mbështetje. Rasini pati fatin të takohet e të miqësohet me Molierin, i cili në vitin 1664, i vuri në skenë dramën e tij të parë, Tebaida. Një vit më pas, më 1665, Molieri, trupa e të cilit gjendej në kulmin e lavdisë, vë në skenë tragjedinë e dytë të Rasinit, Aleksandri. Mirëpo famën e mirëfilltë dhe kurorën e skenës teatrore të Parisit, Rasini do të fitojë me tragjedinë e Andromaka, të shfaqur po ashtu nga trupa e Molierit. Rasini do të botojë dramat “Esteri” dhe “Atalia”, të cilat trajtonin subjekte të njohura biblike.
    Rsini nuk krijoi shumë, sepse i përpunonte vazhdimisht e nga disa herë pjesët e veta.
    Teatri i Rsinit është një pikë kulmore e klasicizmit francez. Krijimtaria dramatike e Rasinit është vëllimore, pasi autori i përpunonte vazhdimisht veprat e veta. Ai ndërthuri stilet poetike në varësi të heroit që deklamonte. Poezia e tij është herë elegancë e lirizëm, herë forcë e patetikë, herë butësi e trishtim, herë elegji e vaj. Në veprat e tij të bie në sy karakteri i fuqishëm i heronjve, prej të cilëve konflikti dramatik merr pamjen e një konflikti pasionesh, aq sa teatri i Rasinit mund të quhet tragjedi pasioni. Heronjtë më të spikatur të tragjedisë janë gratë, si vatra kryesore ku ndizen flakë pasionet. Me një fjalë, në veprat e Rasinit shohim fillimin e apologjisë së ndjenjave dhe të emocioneve të drejtpërdrejta, e cila do t’i ketë përfaqësuesit e vërtetë tek sentimentalizmi, drejtimi i cili zëvendëson klasicizmin.

    Krijimtaria

    Andromakia, kryevepra e Rasinit, është një tragjedi që mbështetet në burimet mitologjike antike, pas luftës së Trojës, e përpunuar në veprat e Homerit, Europidit dhe Virgjilit.Mirëpo, si në tragjeditë tjera, edhe këtu Rasini kryen korrigjimet e nevojshme për t’ia përshtatur mitin natyrës së artit të vet. Nga miti ruan bërthamën, fatalitetin tragjik që vepron mbi tërë personazhet, por duke shfrytëzuar mjetet poetike, ai e përforcon dhe e konkretizon, duke e shoqëruar rrëfimin me evokime epike nga vdekja e Hektorit, shkatërrimi i Trojës dhe krimet e Pirros kundër trojanëve të pambrojtur. ende pa filluar tragjedia, personazhet duken si heronj tragjikë, sepse në psikologjinë e tyre rëndon pesha e së kaluarës, që prodhon frikë të vazhdueshme dhe shërben si ogur për fatin e kobshëm të tyre. Të kushtëzuar nga një fat, në çdo veprim a përpjekje për të hyrë në marrëdhënie të ndërsjella, heronjtë, në mënyrë të pakuptueshme, do të gjenden përballë konkradiktash të pazgjidhshme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-03-2010
    Postime
    1
    referat i vepres se zhan rasinit fedra

  3. #3
    " Koprraci " Komedi e shkelqyeshme .

  4. #4
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Komedia Hyjnore eshte e papame.
    -

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Komedia Hyjnore eshte e papame.
    Edhe? Nuk e kuptoj pėrse duhet tė shkruani diēka edhe kur nuk kini asgjė pėr tė thėnė. Komedia Hyjnore ėshtė shkruar nga Dante Alighieri. Nq se kini diēka pėr tė thėnė, perveē faktit qė kjo komedi ėshtė 'hyjnore' shkruani tek tema pėrkatėse.

    Nq se kjo komedi ka ndonjė lidhje me Zhan Rasini atėherė shprehuni qė ta mėsojnė dhe tė tjerė...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2010
    Postime
    31
    Theba dhe Aleksandri i madh jane dy dramat e para te Rosinit qe jane vene ne skene nga Molieri. Dy dramat e fundit: Ester dhe Athalie jane me karakter fetar, te shkruara per tu vene ne skene nga nxenesit e shkollave. Drama te tjera te tij te medhaja jane : Bajazet, Mithridate, Iphigénie. Rosini u tregua shume i dobet dhe u lodh shume shpejt vecanerisht kur armiqte e tij blinin biletat dhe nuk i shkonin kurre ne teater. Prej arsyeve te tilla ai hoqi dore njehere e mire.

Tema tė Ngjashme

  1. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •