
Postuar mė parė nga
R2T
Me para blen ushqimin por jo oreksin, MEGJITHATE po s'pate para dhe ke oreks nuk ka si te jesh i lumtur.
Me para blen shtepine por jo familjen, dhe familja shkaterohet shume me lehte po nuk pate para ta mbash.
Me para blen krevatin por jo gjumin, pa para nuk ka krevat, detyrimisht do flesh si qen.
Me para blen ilacet por jo shendetin, dhe po nuk pate pare vdes se nuk blen dot ilace. (mos flasim pastaj kur mund fare mire te blesh shendetin, ata qe kane para rralle vdesin nga semundjet qe perpine shumicen)
Me para blen gjakun por jo jeten, pa gjak s'ka jete.
Me para blen kasaforten por jo sigurine. me para blen bodigardin, qenin, alarmin, policet...qe si pasoje te japin sigurine.
Me para blen seksin por jo dashurine, ........
Pra me para nuk mund te blesh ndjenjat, apo ato cka vec Zoti ti ka falur, por pa para, kot sa i ke te gjitha ato. Shendetin...nese une do mund te jetoja 50 vjet me gjithcka qe me donte zemra apo 100 si qen, do zgjidhja 50 vjet i lumtur. Familja....nese do me duhej te zgjidhja midis te qenit perjete i vetem, apo te kisha familje ku nuk isha ne gjendje ti siguroja nevojat elemntare femijve, do zgjidhja te isha beqar.
Shumica nga ata qe shkruajne jane larg Shqiperise, dhe dihet pse keni ikur. Per para. Nese nuk do ishit kaq hipokrite, do e shifnit se ajo cka shkruani ndryshon shume nga ajo qe beni. Te kerkosh te kesh para, dhe ta vendosesh ne rang kryesor nuk eshte as turp as mekat. Para hedh ujin perpjete dhe sigurisht te ben me te lumtur. Frazat, paraja nuk te sjell lumturine u shpiken nga bujkroberit per ti bere qefin vetes.
Vertet ka gjera qe paraja nuk mund ti bleje, por paraja te ndihmon shume qe ti fitosh. Ju me flisni per dashurine. Kush nga ju eshte dashuruar me ndonje lypsar? Kush eshte dashuruar me ndonje njeri qe rri rrugeve? A nuk do zgjidhnit ti jepnit muhabet dikujt qe eshte veshur mire, ne krahasim me dike qe eshte veshur me zhele? Kush do rinte ne nje mardhenie me dike, qe ju kerkon pare sa here qe dilni? Kush do martohej me dike qe nuk ishte ne gjendje te vinte cati mbi koke? (Adoleshntet qe jetojne akoma ke shpia e mamit, nuk ka nevoje te pergjigjen se po fluturojne akoma me presh ke byca, me flitni kur te keni dale ne shpine tuaj)
Parja vertet nuk blen dashurine, po dashuria me fukarenjte nuk ka jete te gjate.
Krijoni Kontakt