Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Veton Surroi - vizitë pune në Tiranë

    E Premte, 10 Shtator 2004


    VETON SURROI, TAKIME POLITIKE NE TIRANE

    Kryeministri Fatos Nano priti dje ne nje takim te vecante publicistin dhe intelektualin e njohur kosovar, Veton Surroi, i cili gjithashtu eshte dhe drejtues i levizjes politike "Ora", subjekt i cili do te konkurroje ne zgjdhjet parlamentare te tetorit ne Kosove. Bashkebiseduesit theksuan se prej kohesh bashkepunimi mes Kosoves e Shqiperise eshte dinamizuar. Ata ndane te njejtin mendim se pas zgjedhjeve te 23 tetorit, do te kete nje cilesi te re politike ne Kosove. Kjo cilesi e re politike pas dimensionit te brendshem kosovar reflektohet tashme ne dinamiken e marredhenieve te Kosoves me fqinjet. Duke u ndalur ne ceshtjen e standardeve, Nano dhe Surroi thane se tashme ky proces po shkon jo vetem paralel me ceshtjen e statusit, por dhe ceshtja e statusit shkon gjithashtu paralel me procesin e delegimit te kompetencave per pushtetin ne Kosove. Po ashtu, ne takim u diskutua rreth interesit strategjik te Kosoves per forcimin e marredhenieve me Shqiperine nen nje dimension te ri europian, e cila perkon me nevojen per zbritjen e nivelit te kontrollit te ndersjellte ne qarkullimin ekonomik, qe prodhuesit e Shqiperise dhe ata te Kosoves ta konsiderojme kete hapesire si nje treg te perbashket.

    Gjithashtu u nenvizua se mes Shqiperise dhe Kosoves sot ka me shume levizje intensive qytetaresh, dhe ne te ardhmen do te kete me shume shkembim mallrash dhe eshte shume e natyrshme qe ne kete vije te shpejtohet procesi i bashkepunimit, i konsultimit, i punes shume me intensive te ndersjellte te aktivisteve politike, mes perfaqesuesve institucionale te Shqiperise dhe te Kosoves. "Ka ardhur koha qe disa prej ceshtjeve qe kane te bejne me integrimin europian, me pergatitjen e vendeve tona per reforma, do te duhet detyrimisht te sjellin bashkepunimin, konsultimin me njeri-tjetrin e te shkembejme eksperiencen e duhur integruese prej njeri-tjetrit", tha Nano ne takim. Po dje, presidenti i Republikes, Moisiu, priti ne nje takim intelektualin kosovar Veton Surroi. Presidenti Moisiu vleresoi progresin ne Kosove, nivelin ne rritje te bashkepunimit dhe shkembimeve midis Tiranes dhe Prishtines si dhe nevojen qe zgjedhjet e tetorit te rikonfirmojne vullnetin e popullit te Kosoves per ndertimin e nje shoqerie demokratike, shumeetnike dhe te integruar. Presidenti shprehu papajtueshmerine per planet serbe per kantonizimin, ekzistencen e strukturave paralele; vleresoi punen e UNMIK-ut dhe kryeadministratorit te ri Petersen si dhe theksoi se stabiliteti i Kosoves dhe zgjidhja sa me pare e statusit te saj perfundimtar eshte ne interes te qytetareve te Kosoves, te rajonit dhe me gjere. Nga ana e tij, zoti Surroi shprehu vleresimet e Presidentit per gjendjen aktuale ne Kosove dhe bindjen se procesi zgjedhor ne Kosove me zgjedhjet e tetorit do te shnderrohet ne tradite.


    Shumë mirë kjo, duhet takime sa më të shpeshta dhe bashkëpunim sa më të ngushtë të të gjithë shqiptarëve që sa më parë të realizohet edhe ribashkimi i Dardanisë me Shqipërinë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Surroi: Vizita ne nje kohe me Rugoven, koincidence
    E Shtune, 11 Shtator 2004
    Kryetari i Partise "ORA", ne Kosove, Veton Surroi, e ka komentuar si teresisht te rastesishme viziten e tij dhe te Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova ne Tirane. Sic eshte bere e ditur, keto dite kane vizituar paralelisht Shqiperine dy personalitete te jetes politike dhe publike te Kosoves. Publicisti i njohur Surroi, deklaroi pas nje takimi me Kryetarin e PD, Sali Berisha, se vizita e tij ne Tirane ka qene planifikuar kohe me pare dhe se vizita e njekohshme nuk prish ndonje pune. Skena plurale e Kosoves, sipas tij, duhet te intensifikoje, sidomos pas zgjedhjeve, jo vetem dinamiken e brendshme politike te Kosoves, por duke e dinamizuar ate skene politike, e cila mund te dinamizoje ate qe eshte ardhmeria e Kosoves, qe eshte pashmangshmerisht ngritja e marrdhenieve ne nje nivel shume me te larte me Shqiperine.
    A.M
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte normale te takosh politikane te kosoves por ka ca gjera qe jane teper te shenjta e duhen respektuar..

    Tahir Zemaj u vra barbarisht dhe bashk me te u vra dhe i biri i tije bashk me nipin..
    Kjo vrasje trefishe e pabese.. nuk eshte zbardhur juridikisht vertet por gjith Kosova e di kush jane regjisoret e kesaj vrasjeje..
    Varrimi i tyre ishte madheshtor ..aq madheshtor sa i futi ne bir te minit Kriminelet..
    Populli i kOsoves tregoi me kte solidaritet respekt ndaj vepres se Tahir Zemes dhe indinjat te thelle per Mafien vrasese te Kosoves e cila eshte e njejta me mafien vrasese te Tiranes..
    Nga i njejti brume jane vrasesit e Tahir Zemes dhe te Azem Hajdarit..
    Kete duhet ta dije Berisha.. e ne mos e di ..le te ike e te kerkoj vota ne falangat e Ruco Halit Klos Nano Mejdan Xhepaxhi Causheve e jo tek adhuruesit e Azem Hajdarit..

    Vetoni eshte ai qe hapur injoroi vendimin e Presidentit te Kosoves per te mbajtur nje dit Zi per Tahir Zemen e dy te rinjte e tjere qe u vrane me te..
    Kjo tregon se ne cfar ujrash te qelbur noton Veton Surroi.. menderisht e politikisht..
    Cfar kerkon Berisha qe e takon kete bashk mendimtar me Kriminelet e Kosoves..

    Berisha njiher takon Ramushin (vrases e plackites i njohur)..e tash Vetonin,shokun e regjisoreve vrases.. e disa vite me pare Thaqin..nje kryekriminel..

    Kjo eshte e turpshme..

    Kryetar i kujt po na del Berisha?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    TENDENCAT E NJOHURA TË VETON SURROIT



    Shefqet Dibrani


    Pas shthurjes së sitemit komunist në Shqipëri shkrimtari i madhë Ismail Kadare braktisi vendin dhe me sa di në librin e parë pat akuzuar konceptin komunist të Enver Hoxhës, të cilit ia atrbuon të gjitha fajet e prapambetjes së theksuar dhe mendimin e ulët në fushën e politikës dhe shkencës shqiptare sepse sipas tij, ai iu pat lënë vend e poste me rëndsi pikërisht një kaste me identitet kombëtar të papërcaktuar, të përzier dhe asi që haptas kanë pranuar se nuk i përkasin kombit shqiptar të cilëve Kadareja ua pat vurë nocionin «shule».

    Këtë pikpamje të Kadaresë kur është fjala e Kosovës është vështirë për ta zgjidhur. Një ndihmes indirekte e japin shkrimet dhe filmat e krijuar të cilët vazhdimisht kanë apostrofuar një dukuri të trishtuar që e ka përcjellur familjen kosovare. Ta zëmë, një sekuencë e tillë te filmi kosovar «Kulla» apo te romani i Rexhep Qosjes «Vdekja më vjenë prej syve të tillë» të fut trishtin?! Nga ky prizëm mund të nxjerrim përfundime se «shulet» në Kosovë (për fat të keq) janë mbrenda familjes shqiptare. Mentaliteti patriarkal dhe mjaftë arkaik nuk lejonte të bëheshin publike dashuriçkat (e partnerit që kishin ndarë shtratin përgjysmë me pushtetarët dhe pushtuesit e ndryshëm të hapsirës kosovare. Po ashtu nese kihet parasysh se nëpër Kosovë kanë kaloruar «Bimbash e Udbash» me namë, del anakronike përpjekja e faktorit nëdërkombëtar për ta bërë Parlamentin e saj me pamje multietnike.

    Pak histori:

    Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Kosovën në një shtetrrethim ushtarako-policor, plotsisht triumfoi koncepti komunist që kishte përshkuar Evropën Juglindore dhe Ballkanin në tërësi. Në Drenicë, brigadat e Fadil Hoxhës do të shtypin me gjak rezistencen e armatosur që i printe Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, si dhe do të shuhet çdo formë e lëvizjes për mëvetsin e Kosovës e proklamuar para dhe gjat luftës, e sidomos në Rezulocionin e Konferencës së Bujanit.

    Tani më pushteti komunist i udhëhequr nga Fadil Hoxha dhe titistët jugosllav filluan pushkatimet masive.

    Po ashtu dihet se nga Prizreni ishte Heroi i Popullit Sezai Surroi i cili edhe pse ishte me përkatsi turke iu dha vend i merituar ngase komunistët, tani më ata nuk njihnin kombsin përveç “idealit komunist”, dhe në të njëjten kohë dihet se në Prizren ka pësuar një Toger ushtrie, i shkolluar jashtë shtetit i cili kishte luftuar edhe gjatë LDB, (ramani i të të cilit arriti të botohet diku rreth dyzet vjet më vonë, për të cilin as sot e kësaj dite nuk di njeriu se në çfarë rrethanash misterioze ka ndodhur kjo ngjarje sikur mos ta shqetsonte Prizrenin edhe një vrasje identike dhe mjaftë misterioze po ashtu e një ushtaraku të arsimuar që kishte luftuar në rradhët e UÇK me nofkën Komandant “DRINI”.

    Ndër personalitetet e njohura të asaj kohe për një politikë të dorës së fortë do të mbahen mend Ali Shukriu, kurse prizrenasi Rexhai Surroi (babai i Vetonit) do t’i imponohet politikës komuniste edhe si shkrimtar ku së bashku me Sinan Hasanin do të përfaqsojnë prototipin e logjikës integraliste në letërsinë shqipe duke bërë orvatjet e para për ta popullzuar pikëpamjen e të qenit komb jugosllav.

    E këtyre kohërave është edhe krushqia e Rexhai Surroit me Fadil Hoxhën të cilët u bënë baxho për ta ndihmuar njëri tjetrin. Në këto rrethana të lulzimit të socializmit Jugosllav Rexhaiut do ti lindin dy fëmjë të cilët do t’i pagëzon me emra trishtues si “Flakë e Vetëtim” sinonimi më i sakt i gjithë katrahurës së hershme dhe të mëvonshme që përjetuan shqiptarët e Kosovës nga politika titiste që ndiqte Burri i Tezës së Veton Surroit funkcionari i lart krahinor e federativ Fadil Hoxha, kurse i ati ishte ndër personalitetet më të besuara të politikës jugosllave ku kreu detyrat e “besnikut” sidomos në mjetet e informimit në Kosovë, dhe nga ai post do të emërohet Ambasador më i besueshëm i Jugosllavisë në Spanjë. Në këtë kohë Vetoni arrin të kryen Kolegjet çfare ishin për trupin e huaj diplomatike në atë vend. Karriera e Rexhaiut përfundon aksidentalisht në Spanjë ku politika perfide e Fadil Hoxhes arriti të pëshperiste se aksidenti ishte i motivuar nga pikpamja politike dhe i përgatitur nga qarqe sekrete për ta eliminuar një personalitet të shquar, të njërit nga kombet më artificioale në hapsirën ballkanike siç ishte rasti me kombin e shpifur “jugosllav” ku së bashku me Sinan Hasanin dhe me pak familje të përziera dhe aso me identitet të papërcaktuar nacional do të mbeten fanatikët e fundit të politikës integraliste në Kosovë.

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 14-09-2004 më 04:49

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Përpjekja e Veton Surroit për t’iu qasur politikës:
    I lindur në këto rrethana familjare ku politika ka qenë racion ditor, Veton Surroi do të trashëgoj tipare të një politikani të zhdervjellt i cili do të di të svarriset e transformohet vazhdimisht për të mbetur personalitet aktual dhe sipas mendjes së tij më i domosdoshmi për Kosovën. Pas vitit 1981, kur politika reakcionare serbe po triumfonte me garnituren e re komuniste që e përfaqsonte Azem Vallasi arriti t’ua zbeh autoritetin politik Fadil Hoxhës e Mahmut Bakallit, kurse Veton Surroi do të përjetojë vitet më të tmerrshme të mospërfilljes publike dhe do t’i mungonte vazhdimisht ndihma dhe përkujdesi i babait.

    Në këtë kohë Federata Jugosllave shkonte drejt shpërbërjes së saj, reakcioni serb kishte marrë ofensiven e tij për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, në të kundërten për t’i venë lidhjet e sherbimit sekret informativ me personat e mundshëm që do të bëjnë rrëmuja të caktuara nga të cilat do të përftonte politika serbe në rast të dështimit të ekspansionimit ushtarak e policor që kishte marrë ofensivë.

    Si duket izma e Surroit, për t’u dukur do ta shtyjnë atë të krijoj Shoqatën për Iniciativ Demokratike në Jugosllavi e njohur me siglen “UJDI”, për t’u paraprirë levizjeve e reformave të reja në Kosovë, dhe për t’u imponuar aktivisht në jetën politike. Pavarsisht nga rrethanat e atëhershme “UJDI” i Surroit nuk bëri gjë që vlen të shënohet, në ndërkohë ai do të Krijon Partinë Parlamentare të Kosovës në të cilën do të bëjë përpjekjet e fundit për t’iu imponuar zyrtarisht Kosovës si një politikan i shkathët me pikëpamje të reja dhe çasje të moderuara. Edhe ky sikurse Blerim Shala me Parlamentin Rinor do të pësojn fiasko qysh në fazën embrionale, dhe autoritetin e tyre publik e zbehu sidomos masiviteti popullor i LDK-së dhe i Ibrahim Rugovës, rreth të cilit tashmë ishin rreshtuar intelektualët më të shquar që kishte Kosova. Po ashtu fiasko publike me Partinë Social-Demokrate, do të pësoj edhe publicisti Shkëlzen Maliqi, (i biri i Shefit të Punëve të Mbrendshme në Kosovë, Mehmet Maliqi), i cili pas vitit 1981 ishte kthyer nga Beogradi në Kosovë për t’iu qasur politikës në momentin e caktuar.

    Pas kësaj fiasko publike, treshja Surroi-Shala-Maliqi do t’i qasen një rruge tjetër, për ti marrur nën kontroll mjetet e informimit, për të propaganduar një politik konfuze dhe me pikpamje integraliste në sitemin jugosllav, karshi politikës nacionale që ndiçte LDK-ja. Veçanrisht gazeta “KOHA” e udhëhequr nga Veton Surroi me kryeredaktor Baton Haxhiun (poashtu i biri një funkcionari policoro-komunist nga Drenica), do të atakojnë vazhdimisht politiken e udhëhequr nga Ibrahim Rugova dhe LDK-ja. Pikpamje më të moderuara do të mbante organi i Lidhjes së Rinisë Socialiste “Zëri” të cilin Blerim Shala më vonë do ta shndërroj në gazetë “Javore Politike”, për ta transformuar edhe në gazetë ditore e private me ekip të zgjeruar gazetarësh, vet editor e botues në kohën kur gazetat që dalin në Kosovë e pranojnë se e kanë vështirë ta mbajnë vetveten vetëm me rrjetin e shitjes.

    Gjat viteve 90-ta, gazeta e Veton Surroit do të shquhet edhe për atakim të shqiptarëve ku në shënjester do ti vënë dr.Sabri Hamitin, dr. Zejnullah Rrahmanin, Mr.Rexhep Osmanin, shefin e QIK-ut Enver Maloku, Xhemail Mustafën etj të cilët më vonë ose do të sulmohen fizikisht, ose do të plagosen, ose do të pushkatohen siç ka ndodhur me dy të fundit, kurse Veton Surroi deri më sot nuk ka dhënë asnjë sqarim publik nëse akuzat e botuara në gazeten e tij kanë pasur lidhje apo iu kanë prirë rasteve në fjalë.
    Po një gjë është e sigurt se gazeta “KOHA” dhe drejtuesit e saj nuk kanë ngurruar të të denoncojnë edhe npër polici e gjyqe për ti zgjedhur ngatrresat personale me cilindo gazetar, madje nënshkrimet e tyre denoncuese mund të gjinden edhe në instanca ndërkombëtare kundër kolegëve të tyre gazetarë që përfaqsojnë një mendim tjetër publik e gazetaresk.

    Po ashtu gazeta e Veton Surroit është dëshmuar se para luftës, gjat saj dhe madje edhe pas luftës ka ruajtur vëllazërin me qendrat e caktuara serbe.
    Dihet se gazeta e tij më shumë dhe më me ëndje ka cituar gjat gjithë këtyre viteve Agjencinë “BETA” të Beogradit se cilëndo agjenci tjetër shqiptare. Madje nëpër faqe interneti nuk e ka fshehur kurrë binjakëzimin me këto organizata. Pastaj ngarendjet për ta intervistuar Koshtnicen dhe personalitete të tjera serbe edhe pas gjakderdhjes së madhe në Kosovë lenë për të dyshuar, po sidomos financimet marramendëse që i bëhen këtij dhe një klani i ngjashëm si ky nga organizata të caktuara pikërisht edhe pas luftës, kërkon shqyrtim dhe analizë serioze.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Raporti i Surroi me UÇK:

    Gjatë vitit 1993/94 nga policia serbe është bërë burgosja masive e oficerëve shqiptarë, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrendshme të Republikës së Kosovës. Po të rishiqohet gazeta që drejtonte Veton Surroi se si ka raportuar dhe çfarë fshehtsish ka zbuluar atëherë edhe njeriu më i rëndomt do të bindet se Surroi ka qen mirë i informuar nga dora e parë e shërbimeve të cakrtuara kurse ky karikonte realitetet sipas dëshirës së ustait. Po më mirë të shkëpusim një pasus nga një shkrim imi i shkruar në shkurt 1997, të cililin ia pata dërguar redaksisë së “KOHËS” që nuk e publikoi, për të parë se ka edhe realitete të tjera: “Lëshimet profesionale të redaksisë “KOHA” nuk rezultojnë vetëm me rubrikën "letrat e lexuesve" por edhe me komentet që kan tendencë dhe qëllime të caktuara të cilat për momentin e tanishëm kanë qenë dhe janë mjaft të dëmshme. Ta zëmë botimi (edhe në ballinë, i fotografive të ushtarëve me maska ku mbajnë edhe emblemën , si dhe komentet e pamatura e ngarkojnë redaksinë me përgjegjësi, (hë për hë morale), për arsye se ia dha një dëshmi më shumë aparatit represiv policor të Serbisë, për të zhvilluar një fushatë ndjekje e burgosje masive kundër shqiptarëve nën pretekstin se po burgosim organizata terroriste. Pra dukuri e shëmtuar që nuk e dëshiron bota e qytetëruar. Duket abstrakte por është e vërtetë se ballinat e këtyre revistave mund të përdorën dëshmi për aktakuzë madje mund të gjinden kudo nëpër zyrat e vendosjes, si material që e kanë pohuar në shtypin e tyre vetë shqiptarët për egzistimin e diçkaje që është ilegale, në kohën kur bota e qytetëruar është alergjike në këso çështje. Nëse redaksia e revistës “KOHA” fle, diplomacia serbe punon pa ndërpëre. (Shiqo ballinat e revistës “KOHA” nr. 57, prill 1995; pastaj “KOHA” nr. 107, maj 1996; “KOHA” nr.127, tetor 1996). Populli thotë: "Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë". Pra tam-hamet e disa gazetave shqiptare ku nuk mund të përjashtohet as revista “KOHA” na qojnë me dyshue për një koloboracionizëm mistik për kohën tonë.” (Letra në fjalë, shkurt 1997).

    Më vonë Surroi do të deklaroj edhe publikisht se do të pranonte të bëhej zëdhënës i UÇK-së nesa ata e pranojnë, po ashtu gazeta e tij ka qen e vetmja dhe e para që proipagandonte luftën e UÇK -së në kohën kur i gjithë aparati represiv ushtarako-policor ishte në Kosovë. Dihet se edhe gjatë luftës kjo ga zetë ka raportuar nga zonat e luftes, ka kontaktuar e intervistuar cilindo komandant lufte që mbante nofkën e caktuar, po ashtu Veton Surroi gjat gjithë kohës së Bombardimeve të NATO-s ka qëndruar në Prishtinë, dihen edhe të gjitha koketimet e tija dhe të kryeredaktorit të “KOHËS” me Shefin e Sigurimit Serb për Kosovën, dhe nuk di njeri se cili gazetar a komentator i gazetës “Koha ditore” ka pësuar një çime floku në luftën e Kosovës, po ashtu nuk ka pësuar as edhe një gazetar i gazetës së Blerim Shalës dhe nuk është vrarë në frontin e luftës qoftë edhe një gazetar i vetëm. Pra kjo është pasqyra reale e sakrificës që ka bërë kasta e gazetarëve për të pasqyruar luftën e Kosovës. Por pas luftës do të vërshojnë autor librash me protogonist lufte e autor të tjerë që analizojnë luftën pa qenë qoftë edhe një minutë në frontin e luftës.

    Le të flet Surroi dhe kush të doj tjetër dhe të tregoj se qenka bërë edhe një luftë tjetër diku në Botë dhe nuk është vrarë asnjë gazetar në te. Në të vërtetë në Kosovë është vrarë në pik të ditës pikërisht edhe Shefi i QIK-ut Enver Maloku për të cilin ka raportuar mbrenda pak orësh në hollësi gazeta e Surroit, por ai është vrarë në një atentat para derës së shtëpisë, kurse për hollësit e këtij atentati mund të ketë ditur vetëm Surroi dhe Haxhiu që kanë raportuar në një afat rekord për hollësit e vrasjes, bile ky i fundit haptaz e ka pranuar në intervisten famoze që ia boton gazeta e Blerim Shalës se ka qen i implikuar në “diplomacinë e fshehur”, kurse gazeta “Zëri i ditës”, që vazhdimisht proklamon se është më realja nuk ia ka shtruar qoftë edhe një pyetje rreth vrasjes së Enver Malokut dhe të disa vrasjeve të tjera enigmatike, por gazeta e Shalës mund t’i botoj të gjitha meomaret për Burrin e Tezës së Veton Surroit, dhe kjo ndodhë vetëm pas vdekjes që ia paska lënë amanet veteranit të gazetarisë Zenun Çelajt.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Qeveritë e Kosovës:

    Gazetat, shtypi dhe mjetet e informacionit shqip në Kosovë kanë shkruar e komentuar për Qeveritë e Kosovës. Për vite të tëra ka qenë në spikamë të kritikave vetëm Qeveria e Bujar Bukoshit, ndonse edhe ky i implikuar në “diplomacinë e fshehur” të Baton Haxhiut, pastaj nga ky shtyp me pompozitet është lavdruar Qeveria e Përkohëshme e Kosovës që u krijuar në Hotelet luksoze të Tiranës, por nuk më ka rënë të lexoj edhe për një Qeveri të Tretë e cila ishte e gatshme ta marrë pushtetin në duart e veta dhe padyshim pritej se Veton Surroi do të ishte Bossi kryesor, dhe padyshim në te do të zinin vende me rëndsi edhe Blerim Shala, Agim Mala, Shkelzen Maliqi dhe më vonë do të mirrej vesh se edhe kush do të futej në te qoftë nga faktori ushtarak qoftë edhe nga LDK-ja.

    Si duket, projektin e Qeverisë ua dogji veprimi pragmatik i politikës amerikane e cila e la me gishta në gojë edhe Surroin edhe hazardet e tjerë që rrinin në maje të gishtrinjëve për të triumfuar në politiken e kaosit ballkanik. Po ashtu shumë është diskutuar edhe për ekzistimin e listave të zeza se kend duhet likuiduar për të triumfuar kjo politike. Thuhet se kanë qenë 5 lista të gjata e të tmershme këto që paskanë qarkulluar, dhe flitet se paskanë qenë edhe të nënshkruara nga personalitete të shquara publike me grada e tituj shkencor dhe se iu paskan dërguar për ekzekutim një sektori të caktuar për tu realizuar planet kobzeza që silleshin mbi Kosovë.

    Pas luftës përseri do të trumfjë ajo garniturë e cila ka vepruar sa ishte regjimi serb në fuqi, e cila përseri do të stimulohej edhe më shumë për të krijuar kaosin e përgjithshëm në Kosovë, madje kjo shtresë i ka shtrirë rrënjet dhe dominon në të gjitha zyrat e administratës ndërkombëtare në Kosovë të cilët aq sa munden i japin kahe tjetër gjithë realitetit shqiptar në Kosovë. Po ashtu flitet se përkthejn e shpifin për t’ia shtuar jetëgjatsin këtij kaosi që e ka ngulfatur Kosovën e tanishme, dhe le të flet Surroi se çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë plan dhe çfarë e karakterizon mendimin publik e tanishmja e “çliruar”, nga e kaluara e pushtuar nga tutela serbe. Nëse këto çështje shoshiten më mirë do të mësohen tendencat e Surroit përmes letres në qarkullim publik.


    Letra publike:

    Shkaset për një letër publike të tillë janë të shumta. Paraqitja publike dhe përpjekja engjëllore e Surroit në gazetën e vetë e cila kurrë nuk i ka bërë cenzurë, si dhe hapsira mediale për të thënë çfarë i sillet nëpër kokën e tij, nuk është vlim vetëm i këtyre ditëve, por kjo është e kahmotshme dhe e përgatitur si strategji për ndonjë rast tollovije në rast se fillon ndonjë etapë e re e krizës politike në Kosovë. Shih për këtë sikur tani do t’i rikthehen edhe njëherë veprimeve për t’i korrigjuar nënshkrimet e tyre dhe për të shiquar mundsinë e tërheqjes nga aktet e kryera në një konferencë për Kosovën e identifikuar si Marrëveshja e Rambujes, (Rambouillet të Parisit). Po çfarë synohet nga kjo, përveç mundsisë së krijimi të kaosit të përgjithshëm me çka mëtohet se po të tërhiqen nënshkrimet duhet edhe bashkësia ndërkombëtare të tërhiqet sepse si duket tani më ka arritur të konsolidohet ajo ideja e asaj Qeverisë e cila do të ishte e zonja për t’i kryer punët vet pa ndihmen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe si duket halë në sy iu ka bërë prezenca Amerikane në Kosovë.

    Pretendimet e kësaj kategorie që përfaqsohet nga Surroi është ëndrra e tij e kahëmotshme për të ardhur si Perandor në Fronin më të lartë në Kosovë dhe roli i atij froni duhet të zë vend edhe më shumë se permasat e NATO-s në Kosovë.

    Për shumë veprime të bëra pas shpine ai sikur nuk turpërohet tani pas shumë vitesh për t’i bërë bublike: “vetë kam kërkuar, po atë ditë, dhe ditët e mëvonshme, nga diplomatet amerikanë dhe britanikë, që të ndërpritet kontakti me ty, për të të bindur rreth kësaj marrëveshjeje. Ky qëndrim më vonë u bë i përgjithshëm Perëndimor...”, po Surroi ka edhe borxh moral të tregoj se çfarë ka kërkuar më përpara nga aparati represiv ushtarako-policor serb, çfarë ka kërkuar nga Shërbimi Informativ Serb për të izoluar, denoncuar, likuiduar e prolonguar qoftë njeriun qoftë politikën Kosovare. Tani pasi e pranon publikisht se para tre vjetesh ka bërë një veprim të till tek ndërkombëtarët pse e ka mbajtur kaq gjat fshehur dhe le të tregoj këtë zeje a e ka ushtruar edhe më parë tek padronet serb, jo nën pretendimet për të eliminuar një të drejt dikujt por vetëm për t’ua marrë pushtetin e veprimit nga duart dhe jam i sigurt se Surroi nuk do të harroj të sqaroj as mllefin e tij kundër QIK-ut dhe drejtuesve të tij.

    Njëri nga detaizimet më interesante të Surroit është shkuarja në Beograd për tu takuar me Millosheviqin dhe në përpjekje për ta diskualifikuar Ibrahim Rugovën ai qet në pahë vizionin e këtij të fundit si burrshtetas të cilit i ka rastisur që me mercenar të shkoi te krykrimineli i Beogradit për të bërë marrëveshje për Kosovën, kurse Surroi nuk ngurron për ta akuzaur se Rugova e paska thënë fjalën e fundit në fillim se "opcioni ynë është pavarësia" dhe i paska prir stagnimit ku vetkuptohet se nuk është arritur ndonjë përfundim konkret që ka dëshiruar Surroi, por siç shifet nxitimi i Ibrahim Rugovës për ta thënë “fjalën e fundit në fillim” gjërat nuk u zgjidhën qysh atëherë ngase nuk do të kishte pasur nevojë të paraqitet në skenë as UÇK-ja, as të bëhej luftë e as të intervenonte Bashkësia Ndërkombëtare e ruana zot ardhja e NATO-s në Kosovë e cila si duket ka prishur shumë plane e projekte të bëra nga partneriteti serbo-shqiptar para asaj “fjale të fundit”, dhe me siguri pozita e tij politike do të merrte përmase të tjera e jo këso të letrave të hapura.

    Po të rishiqohet tani gazeta që e ka drejtuar Veton Surroi dhe ato që i deklaron tani për strukturat e UÇK dhe format e zhvillimit dhe rrites së saj do të dalin qëndrime diametralisht të kundërta thuaja se ato informacione i ka marrur pikërisht në zyrat e shërbimit serb për t’ia mundsuar asaj realizimin e projektit final mbi Kosovën. Së këndejmi Surroi vetëm tani e pranon se gjithmonë ka vepruar kundër vijës politike që ndiqte shumica e shqiptarëve të Kosovës, ngase ai kishte mospajtime personale me Rugovën. Si duket për këto arsye qysh atëhere ai përpiqej t’ia impononte Kosovës metodat për një “kurdizim, çeçenizim, irlandizim, baskizim” për t’u zgjidhur çështja e saj.

    E kam thënë në fillim të këtij shkrimi se Surroi është rritur në një familje ku racion ditor ka qen politika dhe ai demos ka pasur nuhatje të atij veprimi që i thuhet politikë, prandaj për mos t’u karikuar edhe tani ai duhet ta pranoj se Ibrahim Rugova kishte besimin e nje pjese te popullit, pra kishte legjitimitetin politik te tij dhe se kishte fituar edhe legjitimitet nderkombetar, të cilin Surroi me gazeten e vet ia nëpërkëmbte vazhdimisht në kohën kur vet nuk dihet kend ka përfaqsuar dhe kush e ka caktuar në takimet e shumta. Madje edhe sot nuk dihet roli i vertet i Veton Surroit as në Rambuje dhe as në jetën politike të Kosovës, i cili nuk kishte asnjë funkcion por luante një rol të madhë në këto aranzhime diplomatike, siç do të kuptohet edhe nga letra në fjalë se roli i tij edhe në Rambuje ka qen me shumë pikëpyetje të cilat tani më i kalkulon sipas momentit aktual duke mos fshehur dëshprimin e atij në shumë gjëra të arritura deri më tani.

    Po ashtu mjaftë interesante del analiza e tij për një gjë të ditur që lidhet me kohën e tmerrshme të bombardimeve, dhe dihet se edhe Vetoni ka qëndruar në Prishtinë, ai paska pasur kontakte me njerëz po më cilët nuk dihet, nuk dihet as ku është fshehur, as me kend ka kontaktuar por ai e di se Ibrahim është paraqitur “ne rolin me poshterues” duke harruar për rolin e tij gjat asaj kohe kur është fshehur në Prishtinë dhe tani nuk ngurron për ta akuzuar Rugoven se ishte i “detyruar të lozte rolin e kuislingut” gjë që thuaja se ka ndikuar në ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s për të filluar negociatat, në anën tjetër sipas tij “Hashimi ishte në mal, me forca të UÇK-së që nuk ishin në mundësi të mbronin popullaten civile duke u shtrënguar ta mbrojnë vetën, dhe këtu promovonte postin e tij të ri të kryeministrit”. Edhe në “mal” edhe “kryeminister” nuk shkon, sepse sot ka dëshmitar okular që flasin ndryshe nga ato që i thot Surroi.

    Nga letra në fjalë, roli i Blerim Shalës del i diskutueshëm ashtu sikurse edhe roli i gazetarit të “Kohës” Ylber Hysa i cili ishte drejtor i KACI-t dhe kishte qenë koordinator i Grupit të ekspertëve kosovarë që punonin në Prishtinë për ti ndihmuar negociatat në Rambuje, dhe nuk dihet a kontrolloheshin nga Nipi i Fadil Hoxhës, kjo është një pyetje që nuk duhet ti ikim asnjëherë sepse përmes tij informacionet e sigurta ka mundur ti merrin edhe bashkëpunëtoret e tij në Beograd. Po edhe tani po thuaj nëpër të gjitha strukturat e rëndsishme ndërkombëtare ky klan e përfaqson Kosovën, prandaj kemi tollovi e mjegull për deri sa amerikanët të kuptojn rolin e dyfisht të kësaj strukture e rritur dhe emancipuar në politiken serbe në Kosovë.

    Një preokupim tjetër i Vetonit është edhe definimi i “daljes” por jo i “qëndrimt” të trupave të NATO-s në Kosovë, prandaj këtij i duhet angazhim më i madh publik për t’u ditur se kush mund të bëhet Perendori i Kosovës në rast se rikthehet sovraniteti i Serbis mbi Kosovën e tanishme, prandaj ai ka plotsisht të drejt të ëndrroj se “forcat e NATO-s jane te vetmet, te cilat e kane definuar misionin e tyre si mision daljeje, jo mision qendrimi”, pra si akt i te larguarit sa më shpejt nga Kosova.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Përfundim:


    Politika e konfuzionit publik do të vazhdoj ngase të gjitha mjetet e informacionit publik kontrollohen nga vazalet e politikë serbe në Kosovë e ndihmuar nga një strukturë tjetër e rritur, e edukuar dhe e emancipuar në logjikën e vetçeverisjes socialiste e cila s’ka ide të veproj ndryshe, të tjerë kanë pasione përftimi e pasurimi dhe për t’u realizuar qëllimet e tyre ata duhet t’i mbajn sa më larg institucioneve ndërkombëtare njerëzit e ndërgjegjes dhe të dijes duke i shpallur si: “të pa përshtashëm ideopolitikisht” e nofka të tjera.

    Realitetet në Kosovë do t’i ndryshonte vetëm një ndërhyrje e strukturave të NATO-s apo ato Amerikane në mjetet e informacionit bublik. Në ato që llogariten shtetrore është më kollaj për ti ndryshuar vetëm bordet drejtuese të cilat ndikohen nga vazaliteti i pikëpamjeve të vjetruara, kurse atyre private, të pavarurave dhe atyre plotsisht të pavarurave t’ua krijoj opontet rival të cilët do të ndiçnin një politikë reale, duke mos patur frikë të konfrontohen me krimin dhe korrupcionin e organizuar që po merr përmasa tragjike.

    Për deri sa nuk bëhet një intervenim urgjent, as Bashkësia Ndërkombëtare, as Organizata e Kombeve të Bashkuara, as UNMIK-u, e sidomos NATO dhe Amerika mos të presin edhe për një kohë rend e qetësi në popull, sepse politiken koperativiste të rrugës e agresionit po e acaron shtypi dhe mediat që udhëheqen nga e njejta garnitur që ka vepruar vite të tëra nën përgjimin e regjimit serb pa iu lënduar asnjë qime floku, dhe si duket edhe duke i ruajtur lidhjet e hershme dhe ato të rejat për të bërë një politikë plotësisht antishqiptare dhe në përgjithësi antiamerikane.


    Shefqet Dibrani

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime rtp per shkrimet..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Veton Surroi lajmron 40 milion euro prone private

    --------------------------------------------------------------------------------

    OSBE ka publikuar deklarimet e pronave qe kane bere kandidatet per deputet ne kuvendin e ardhshem te kosoves.

    Sipas ketyre kandidati me i pasur eshte Veton Surroi me 40 milion euro,
    pastaj Ramush Haradinaj me 2 milion euro ?!...
    e keshtu me radhe.


    Fondi Soros me vite financon njeriun me te pasur ne Kosove?!( Gjoja gazeten "Koha ditore" ?! )
    E mos te flasim per serbin.....


    http://www.zgjedhjetekosoves.org/al...4.aspx?num=1014 656541

    http://www.zgjedhjetekosoves.org/al...4.aspx?num=1001 436488

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Tiranë, kapet super-hajduti i 13 vjedhjeve
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •