Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Dëshmi të vazhdimit të jetës edhe pas vdekjes

    Shkencëtarët, duke hetuar përvojat e njerëzve që kanë qenë pranë vdekjes, thonë të kenë gjetur dëshmi të cilat sugjerojnë se ndërgjegja mund të vazhdojë së qënuri edhe pasi truri ka pushuar së funksionuari.

    Kërkimi i cili i iu paraqit shkencëtarëve në Institutin e Teknologjisë në California, ringjalli debatin mbi temën nëse do të kishte jetë pas vdekjes. "Studimet janë shumë domethënëse në atë që ne kishim të bënim me një grup njerëzish truri i të cilëve nuk funksiononte më…, të cilët kishin proçese 'mendimesh të lëngeta' me arsyetime dhe një kujtesë mbi ngjarjet të cilat kishin ndodhur në kohën kur truri i tyre nuk funksiononte më.’ Kështu deklaroi doktor Sam Parnia në një intervistë, i cili është një nga dy doktorët e Spitalit të përgjithshëm të Southampton në Angli, të cilët kanë studiuar rastet e përjetimeve pranë vdekjes.

    “Ne kemi nevojë për të bërë studime më të gjëra në këtë fushë por mundësia është që shpirti i njeriut të vazhdojë të mendojë dhe të arsyetojë edhe pasi zemra e njeriut të ketë pushuar së rrahuri dhe kur ai nuk merr më frymë dhe veprimtaria e trurit të jetë zero".

    Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare të cilat ai i kishte kryer së bashku me kolegët e tij. Rrezultatet e kërkimeve ishin publikuar në revistën ‘Journal of Resuscitation’. Rrezultatet e studimit të tyre kishin qenë aq premtuese sa që ishin mbledhur fonde për të bërë kërkime të reja dhe për të vazhduar mbledhjen e dëshmive.

    Shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Southampton gjatë studimit të tyre kishin marrë në pyetje 63 pacientë brenda javës së cilës ata kishin pësuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend çfarë kishin përjetuar. Katër prej përjetimeve ishin të kategorisë pranë-vdekjes. Bëhet fjalë për ndjenja të prehjes dhe gëzimit, kohe që ecën me të shpejtë përpara, rritje të aftësisë të së shquarit, humbje të vetëdijes mbi pasjen e trupit, parje të një drite të bardhë, hyrje në një botë tjetër, takim me një qenie të panjohur dhe mbërritjen në një pikë nga e cila nuk ka kthim prapa.

    Një pacient kishte moshën 2 vjeç e gjysëm kur zemra i pushoi së rrahuri. Pas një kohe doktorët mundën ta ringjallnin atë. Prindërit e tij lajmëruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij të lidhur fort pas një tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij të pa jetë të shtrirë në shtratin e spitalit.

    Kur e kishin pyetur se çfarë kishte dashur të tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar që “kur vdisje shikoje një dritë dhe kishe një lidhje të fortë pas saj”. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njëjtën skenë.

    Asnjëri prej këtyre pacientëve nuk ka pasur ulje të nivelit të oksigjenit në trup që mendohet të shkaktojë përjetimin e gjërave të mësipërme.

    Udhëheqësi i këtyre studimeve Dr Sam Parnia thotë se askush nuk e kupton plotësisht se si arrijnë qelizat e trurit të formojnë mendimet.

    Ai thotë se ndoshta mendja apo ndërgjegja janë të pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janë si të gjitha qelizat e tjera të trupit, ato kanë aftësi për të prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janë në gjendje të prodhojnë dukurinë subjektive të mendimit që gjendet tek ne. Truri për ndërgjegjen duhet të jetë një lloj përçuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valët dhe i kthen ato në pamje dhe zë.

    Por këto përfundime janë kundërshtuar nga neurologët. Dr Chris Freeman, psikiatër dhe psikoterapist në Spitalin Mbretëror të Edinburg-ut thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se përjetimet për të cilat flitet kanë ndodhur kur truri kishte pushuar së funksionuari.

    Ai thotë se dihet që kujtesës nuk mund t'i besohet kryekëput. Kur përjetojmë diçka ne e dimë me siguri të lartë që ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak të sigurtë kur është fjala për të treguar se kur ka ndodhur.

    Kështu mund të jetë që përjetimet të kenë ndodhur gjatë kohës së marrjes së vetes, apo pak përpara infarktit.




    Burimet: BBC dhe Sun-Sentinel News
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Shume interesant ky shkrim Alba.
    Bravo!

    Nese ke mundesi te vesh edhe ndonje link te website nese ekziston per studime apo shkrime te tilla, do te ishte akoma me mire mendoj.

  3. #3
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    kjo eshte e tera subjektive... Une e kam pranuar me kohe qe kur te vdes une nuk do eksistoj me ne asnje forme.

    ktyre shkenctreve sic duket i pelqenkan perralat
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  4. #4
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Citim Postuar më parë nga good devil
    kjo eshte e tera subjektive... Une e kam pranuar me kohe qe kur te vdes une nuk do eksistoj me ne asnje forme.

    ktyre shkenctreve sic duket i pelqenkan perralat
    Atehere dhe ju jeni subjektiv/e sepse keni pranuar dicka me kohe dhe nuk pranoni te shihni anen tjeter te monedhes.

    Shkencetareve nuk u pelqejne perrallat po gjithnje perpiqen per te sjell arsyen dhe per te gjetur e verteten. Le te mos jemi kaq skeptik por ta shohim boten me nje mendje me te hapur....ne menyre objektive

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    gurl... meqe me paske keq kuptuar do perpiqem qe te me kuptosh...

    tashi... une sp thoshja qe une jam objektiv...se kte asnjeri seshte.

    Objektiviteti nuk eksiston ... (te pakten ne filozofi)

    Kur ne flasim per veten ne gjithmone jemi subjektiv (opinion im eshte opinioni im).

    Une e kam pranuar me kohe qe kur te vdes une nuk do eksistoj me ne asnje forme.
    (kjo fjalija e me siperme eshte subjektive).

    kur thash qe ktyre shkencetareve i pelqenkan perrallat.... me fal une vetem duaja ti shtoja pak humor temes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga good devil : 27-07-2004 më 09:54
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  6. #6
    Comes With Attitude
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Leeds
    Postime
    94
    nese ka jete para vdekjes,,,hmm,,do kete edhe pas vdekjes.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    hajde llogjike hajde - pse ke vdekur ti no njere ?

    jam pak kurioz, si ishte ferri/parajsa ?

    nje shembull tjeter i llogjikes tende :

    neqofte se ka patur budalla athere do kete budalla gjithmone.

    (nuk po e bej per offendimin tend)
    Ndryshuar për herë të fundit nga MtrX : 24-08-2004 më 03:47
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  8. #8
    jete pas vdekjes ne barkun e krymav...
    moj e mira bash kurkun hiq

  9. #9
    Anti ,anti,anti......!
    Anëtarësuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    Jungle
    Postime
    44
    Citim Postuar më parë nga good devil
    hajde llogjike hajde - pse ke vdekur ti no njere ?

    jam pak kurioz, si ishte ferri/parajsa ?

    nje shembull tjeter i llogjikes tende :

    neqofte se ka patur budalla athere do kete budalla gjithmone.

    (nuk po e bej per offendimin tend)

    ne qofte se do te shkoje nje here ne ferr/parajse atehere nuk ke nevoje qe ta besosh sepse po e shef-por besim dmth kur ti nuk e shef me sy por e beson me zemer.
    i`m not a complete idiot,some parts are missing.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Master^Divine
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga xxxbledixxx
    nese ka jete para vdekjes,,,hmm,,do kete edhe pas vdekjes.
    Sipas teje nese ka jete pas Lindjes ka jete dhe para lindjes ???Une smbaj mend gje mgjt...

Tema të Ngjashme

  1. Qëllimi i jetes
    Nga Namila në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  3. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  4. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  5. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •