Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Dua tu them -- Ermira Babaliu

    Nuk e kuptoj pse large ti me rri
    ndoshta djale sa te dua nuk e di
    sa te thashe qe te dua shume
    ti me s'u ndave nga une

    Dua tu them se ne dashuri
    nuk e dua dimrin ne sy

    Dal te takoj plot lumturi
    edhe kur ndjej te ftohte ngrohem une nga ty
    dimrin se do kjo seshte cudi
    sepse emrin e ak dashuri

    Ndodhi nje dite qe nena na pa
    nga takimi kur u ktheva dhe me tha
    Ceshte ky djale?
    duhemi i thashe
    dikur ke qene dhe ti vajze

    Do ta mbajme ngrohte ne kete dashuri
    s'do tja shujame zjarrin ne gji

    Loder nuk eshte kjo ndjenje e forte
    zemren e trondit kur dikush rri ftohte
    dua tu them kush prek dashurine
    s'e ka lehte ta gjej lumturine

    Dua tu them kush prek dashurine
    s'e ka lehte ta gjej lumturine
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  2. #12
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ermira esht nji nga kengtaret me te mira Korcare.

  3. #13
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    "Kali i bardhe" - Ermira Babaliu

    Kam kohė qė dua tė zė
    nje kalė tė bardhė
    Tė rend ditė e natė
    bashkė me tė nėpėr savanė

    (dy herė)
    Rend kali, rend unė, fryn erė
    dhe shkelet bari ooo
    Pse ik, pse largon, pse s'afrohet
    vetė ai kalė

    Si punė e kėtij kali tė bardhė
    ėshtė dashuria
    Qė s'pati mėshirė aspak pėr
    lotėt e mia

    (dy herė)
    Urimet i ēoj unė asaj
    prej perėndisė
    Qė kurrė trishtim mos pastė
    prej dashurisė

    Vendosa dhe unė njė ditė
    qė tė largohem
    Tek zhurmat, tek njerėzit dhe vajzat
    tė mos afrohen

    Pėrpiqem mundohem tė zė
    at' kalė tė bardhė
    I vetėm t'jetoj bashkė me tė
    nėpėr savanė

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ėshtė njė kėngėtare qė e pėlqej shumė por kam edhe njė arsye 'tė fortė' qė ta respektoj sepse kėndon njė kėngė me tekstin tim 'Do tė ndjesh edhe ti dhimbje' tė cilėn e ka bėrė edhe klip.
    I uroj gjithė tė mirat!

    DO TE NDJESH EDHE TI DHIMBJE

    Kurr’ s’kam qėn`kaq dashuruar
    Si tani
    Kurr’ dhe shpirti kaq trazuar
    Qė fėmi
    Ti mė thua tė largohem
    Ja po shkoj
    Do ndjej dhimbje do trishtohem
    Sdo jetoj
    Do tė le nė jetėn tėnde
    Ta shijosh
    Kur tė ndjesh edhe ti dhimbje
    Do kuptosh
    Se tė desha si nuk desha syt e mi
    Se njė tjetėr sdo t’kėndoj
    Si un’ pėr ty

  5. #15
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    "Jam korēare e do ta dredh", s'ėshtė vargu im



    Ermira Babaliu, edhe pse ka ikur para shumė vitesh nga Shqipėria me lotari nė Amerikė, emri i saj nuk ėshtė harruar. Ajo ka lindur nė Korēė (pasi nė shumė intervista citohet si vendlindje Pogradeci), por ėshtė rritur nė Pogradec. Mbahet mend jo vetėm si njė kėngėtare e talentuar, por dhe me njė pamje tė admirueshme, e qeshur, veshje plot sqimė. Ndėrsa si nuk pritej nga askush, studimet e larta i kryen nė Universitetin e Tiranės, nė Degėn Filozofi. Bashkė me studimet, zėri i saj dėgjohet me po atė forcė dhe bukuri nė festivalet e kėngės nė RTV, ku Ermira Babaliu vlerėsohet dy herė rresht me ēmime tė treta, Festivali i 25-tė dhe i 26-tė. Mė pas ėshtė shfaqur nė publik, sidomos nėpėrmjet serenatave korēare, tė bėra mjaft popullore dhe qė ia shtuan adhurimin dhe famėn, sidomos gjatė 13 vjetėve emigrante nė Amerikė.


    Ermira, pėrgjithėsisht, ē'lidhje mban tani me Shqipėrinė?
    Pėrpiqem tė ndjek ē'do gjė tė rėndėsishme qė ndodh nė atdhe, me aq sa mundem, dhe sa mė lejon koha. Ndėrkohė qė flas, po i mbaj lidhjet me miqtė e vjetėr e tė rinj.

    Ju jeni pogradecare. Si perceptohet ky qytet nė jetėn tuaj aktuale? Ēfarė ju lidh me tė, pėrveē kujtimeve dhe sė kaluarės?
    E kam mėsuar veten tė jetoj midis dy realiteteve njėkohėsisht, atė aty dhe kėtė kėtu, pa diskutuar dhimbjen e pareshtur pėr tė prekur tė pėrditshmen e vendit tim. Arsye tė shumėllojshme mė bėjnė tė ndihem mirė kėtu ku jam, ndėrkohė qė atje kam gjuhėn, nėnoken time, fisin (lidhje tė cilat me konservatorizėm unė i respektoj), miqtė e vyer, e gjolin e dashur qė mė mungon fizikisht. Kėtu kam njė jetė mė tė qetė e paksa tė vėnė nė shina, pas shumė pėrpjekjesh, e qė sė largu shijoj e shoh mė me qetėsi dhe e pavarur atė qė mė intereson mė shumė pėr vendin tim nė pėrgjithėsi. Pėrpiqem tė vendos njė balancė midis kėtyre dy jetėve, qė sė fundi mė ka qetėsuar disi.


    Duke qenė njė kėngėtare e suksesshme dhe duke qenė gjithnjė e azhornuar me tregun muzikor, cili ėshtė mendimi juaj pėr kėngėn shqiptare?
    Nuk e di nėse mund tė jap njė mendim tė saktė pėr kėtė, pasi s'mund tė ndjek dot ēdo aktivitet muzikor. Por, duket qė mė nė fund ka tendenca t'i rikthehemi vetes nė muzikė, pa diskutuar qė me patjetėr duhet tė rikthehet cilėsia. Jam e gėzuar qė do tė jete Festivali i Gjirokastrės sivjet. Do tė kisha shumė dėshirė tė ndodhem atje.


    Nė sa festivale kombėtare keni marrė pjesė?
    Kam marrė pjesė nė 10 festivale rresht. Pra, prej vitit 1984 deri nė vitin 1994, kam qenė e rregullt.


    Por vetėm e ēmimet...
    Eh!!! Ēmime tė dyta apo tė treta, se isha nga rrethet....Shembulli mė i diskutuar, nė mos gaboj, nė vitin 1987 (kam qenė shumė e pavėmendshme me arkivin) ku u bė pėr herė tė parė festivali me juri qė jepte pikėt nė njė monitor tė madh qė ishte nė sfond, ku ne kėndonim (kjo ishte njė nga "ēuditė" e para tė modernizimit tė skenės). Nejse, pikėt maksimale ishin 100. Unė u paraqita me njė kėngė tė Flamur Shehut, "Njė jetė nga jeta ime". M'u dhanė 100 pikė dhe fitova ēmim ....tė dytė. Tė parin e morėn motrat Libohova, me 98 pikė. Kėnga e tyre ishte e kompozitorit Agim Krajka.

    Vetė ju personalisht, a po punoni pėr njė album tuajin tė ri? Apo mė duket se po shkruani njė libėr?
    Kam filluar punėn pėr njė album tė ri. Mė duhet tė jetė ndryshe, pasi s'ka rrugė tjetėr. Prandaj nuk nxitoj. Nuk mė shqetėson numri i albumeve tė mia, por cilėsia e kontributi.
    Ndėrkohė, mėrzitem kur kėngėt qė unė sjell, transformohen duke pėrcjellė mesazhe tė gabuara, si p.sh. "Verashitėsi", njė kėngė shumė e bukur nga muzika e lehtė kosovare, tė cilėn unė e solla nė formėn time, nė njė nga koncertet e para tė serenatave mbas viteve '90-tė, vargun mė tė bukur, "nė gaz hidhėrimin do ta kthej", kush e kėndoi mė pas e deformoi nė "...se jam korēare e do ta dredh".
    Vazhdoje ti i dashur mik, komento shijen, efektin qė jep mesazhi i transformuar nė kėtė formė. Do tė isha shumė e gėzuar sikur nė Shqipėri tė ekzistonte kritika e shkruar dhe pėr muzikėn. Do ta ndihmonte shumė kulturėn muzikore. Nėse ka filluar dhe unė s'i di ...tėrhiqem. Sa pėr libėr, s'mė duket qė jam aq e menēur.


    Ju keni studiuar pėr Shkencat e Filozofisė? Sa ju ka ndihmuar filozofia tė bėheni kjo qė jeni sot?
    Po e nis me njė thėnie tė A. Linkolnit: "Nėse mė duhen tetė orė pėr tė prerė, copėtuar njė pemė, do tė mė marrė gjashtė orė tė mpreh sėpatėn" ...., duke mos harruar, se sapo hap sytė, kam pėrpara 24 orė, kaq minuta e miliona sekonda, qė mė duhet t'i shfrytėzoj maksimalisht, dhe e kam shkruar diku: e marr jetėn si mė vjen, ndėrkohė qė i "krijoj" ditėt e mia. Kjo jam unė, me gjithė kokėkrisjen time...(bobo, ē'jeni ju gazetarėt...lol). Kam dhe paradokse nė karakter, thua tė jem kjo, si efekt i filozofisė??!!!

    Kur do tė vini nė Shqipėri?
    Planifikoj tė jem nė Shqipėri gjithė verėn. A nuk ia vlen tė jesh nė kėtė stinė nė vendin tonė, ku liqenet dhe detet kanė jo vetėm kaltėrsi, por edhe aromė, zhurmė, lėvizje tė pashtershme. Vera shqiptare ėshtė si shija e verės (pijes) franceze. Kush e ka shijuar dhe nuk ėshtė mrekulluar?


    Nėse do t'ju propozonin, a do tė merreshit ndonjėherė me politikė?
    Nėse do tė ndryshojė "SITA" e pėrzgjedhjes dhe nėse do tė gjykohesha si e aftė pėr tė tilla sakrifica, mbase po. Sepse tė them tė drejtėn, kam njė eksperiencė tepėr tė hidhur nga vitet e para tė tentativės sime pėr t'u pėrfshirė nė tė, atėherė, nė '90-ėn. Megjithėse ajo qė mua mė intereson mė shumė nė kėtė moment, ėshtė ecuria e shoqėrisė civile, njė lloj civilizimi i mentalitetit, qė ėshtė i domosdoshėm.

    Serenatat

    Nė Korēė, kur u zhvilluan pėr herė tė parė serenatat, unė mora kėndoj "Lulen e majit". Aty kėnduan dhe shumė korēarė, amatorė, ė bukur ....Por, vinte "Lulja majit", qė publiku "theu karriget" nga tė ēuarit nė kėmbė dhe nga duartrokitjet. Mirėpo dhe kėtu, pas shumė lavdėrimesh, zyrtarisht mora ēmim tė tretė, sepse...unė s'isha nga Korēa. Tani, kėtu mund tė them qė u zhgėnjeva, por kemi qeshur pėr shumė kohė me miqtė e mi me kėtė ndodhi, se ishte njė shkak pa bazė, sepse unė kam lindur nė Korēė, gjyshi im ka qenė njė nga mjekėt e parė pediatėr atje, prindėrit pas disa vjetėsh u transferuan, e unė u rrita nė Pogradec, pėr t'u rikthyer nė Korēė kur u martova. U largova nga Shqipėria nė 1996-ėn. Paraqitja ime e fundit nė Festivalin Kombėtar ishte nė vitin 1995, me kėngėn e Ilir Dangellisė, "E njėjta ėndėrr", e cila shėnoi njė nga kulmet e mia.


    Zhgėnjimet

    Nuk mund tė them se kam patur zhgėnjime, pasi kam qenė me kėmbė nė tokė dhe sidomos fakti qė, kėnga ishte njė nga hobet e mia, fakti qė unė kėndoja vetėm pėr kėnaqėsi, nuk mė ka lejuar tė mėrzitem edhe kur nuk kam marrė atė qė kam merituar. Nė kėtė rast, mė shumė mėrziteshin fansat e mi.

    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2008
    Vendndodhja
    Middle of Nowhere
    Postime
    7
    Flm shum per tekstet
    Stupidity can only be cured by a bullet thru the head

  7. #17
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nje tjeter serenate

    Ermira Babaliu - Marjanke e vogel
    2x
    O moj taksi
    na ēo ne shpi
    se jemi bere
    o tape

    Marjanke e vogel o ti me je
    me syēkat boje qielli
    kur me shikon me saluton
    e imja je Marjana
    Kur me shikon me buzeqesh
    e imja je Marjana

    Ta kisha ēezmen o me raki
    te pija dite e nate
    O moj taksi
    me co ne shtepi
    se une jam bere
    o tape
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Pranė tė kaltrit det

    Nuk e di nė breg tė detit
    sa herė shkrova unė emrin tėnd
    se nė ėndėrrimet e mia papritur
    hyre ti dhe zure vėnd

    Vinin dallgėt dhe emrin e prishnin ato me zhurmė
    vinte njė mėngjes, fliste zėmra por heshtja unė
    grimca rėre dhe njė guackė kujtimi tani ju pret
    nga auditorja¹ me shokun qė njoha, pranė tė kaltrit det

    Njė fjalė qė ende jo s'e kishim thėnė
    ti me ngadalė ma thua sot
    Na lidhi ne pėrjetė me njėri-tjetrin
    dhe na bėri mė shumė se shokė

    1) sallė leksionesh


  9. #19
    i/e regjistruar Maska e arjan03
    Anėtarėsuar
    02-02-2010
    Postime
    969
    Ermira Babaliu-Jorgjica

    Kur te pashe Jorgjica , Jorgjica moj
    zemren ty ta dhashe .
    Kur te pashe Jorgjica , Jorgjica moj
    zemren ty ta dhashe

    Thone bota je i marre .
    Jorgjica , Jorgjica
    Une vij te ty te shuaj zjarrin .
    Jorgjica Jorgjica .

    Do ta pi , oh rrakine , rrakine moj
    se kjo shuan dhembshurine
    do ta pi ojjj rrakine moj
    se kjo shuan dhembshurrine .

    Do ta bej kupen therrime
    Jorgjica Jorgjica
    se kjo dogji zemren time
    Jorgjica Jorgjica .

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,170
    Me ka pelqyer gjithmone si kengetare ! I admiroj si kenget e saj te lehta dhe serenatat qe i qan !

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermira...
    Nga Brari nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 05:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •