Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Presidenti Rugova merr Çmimin e Evropës

    Presidenti Rugova nesër merr Çmimin e Evropës

    Prishtinë, 17 shtator - Nesër më 18 shtator, në mjediset e Kuvendit të Kosovës Dr. Oto fon Habsburg, kryetar i Unionit Panevropian Ndërkombëtar, do t'i dorëzojë Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova Çmimin e Evropës për vitin 2004.
    Këtë çmim Presidentit Rugova ia ka dhënë Fondacioni Coudenhove-Kalergi.
    Dr. Oto fon Habsburg nesër në një sesion solemn do t'i drejtohet edhe Kuvendit të Kosovës. Zoti Hamsburg njihet si përkrahës i çështjes së Kosovës.
    Fillimisht ishte menduar që Çmimin do t'ia dorëzonte Presidentit Rugova zoti Aloiz Mok, ish-ministër i Jashtëm dhe zv.kancelar i Austrisë, i cili, për shkaqe shëndetësore, nuk ka mundur të vijë për vizitë në Kosovë së bashku me delegacionin evropian, që e kryeson Dr. Habsburg.

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Presidenti i Kosoves mori cmimin e Evropes per 2004

    Dr.Oto fon Habsburg: Rugova, shembull i rralle se si fjala lufton tanket. “Ky cmim, ka vlere te vecante, sepse vjen nga Fondacioni qe mban emrin e themeluesit te Idese paneuropiane Coundenhove-Kalergi, qe gjithe jeten ia kushtoi integrimit te familjes se madhe europiane qe sot po behet realitet”, tha Presidenti Rugova gjate pranimit te cmimit ne solemnitetin e mbajtur te shtunen ne Prishtine
    .
    Prishtine, 19 shtator (QIK) - Ne nje ceremoni solemne te zhvilluar te shtunen ne mjediset e Kuvendit te Kosoves kryetari i Unionit Panevorpian Dr. Oto fon Habsburg, ia dorezoi Presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova Cmimin e Evropes per vitin 2004, te cilin ia ka akorduar Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi. Fillimisht ishte parapare qe kete Cmim Presidentit Rugova t'ia dorezoje kryetari i Fondacionit Coudenhove-Kalergi, Dr. Aloiz Mok (Alois Mock), ish-minister i Jashtem i Austrise, por per shkak te problemeve shendetesore, ai nuk ka mundur te vije ne Prishtine. Kryetari i Unionit Paneuropian, Oto fon Habsburg u shpreh se eshte shume i kenaqur qe e nderon Ibrahim Rugoven, kete evropian te madh, Presidentin e Republikes se Kosoves, me te cilen, sic tha, eshte njofar para shume vitesh. "Presidenti juaj ka qene shembull i rralle, i cili ka luftuar me fjale kunder tankeve", tha ne Dr.Fon Habsburg. "Presidenti juaj Rugova ka qene nje shembull ne dy rrafshe. Para se gjithash, ne veshtiresi... ai luftoi pa arme kunder tankeve. Kurajoja e tij qe e ka shperndare ne vendin tuaj, paraqesin ideale per Kosoven. Dhe se dyti eshte nje njeri qe ka prezentuar traditen demokratike dhe liberale e cila eshte gjithashtu tradite e vendit tuaj", tha Oto fon Habsburg. "Ndiehem i previligjuar qe kam pasur rastin te njoh Presidentin Rugova qe nje kohe te gjate. I kam treguar te gjitheve se sa i madherishem ka qene Rugova kur bashkepunonim se bashku ne Unionin Panevropian ku ai ishte prezent ne raste shume te vecanata", tha Fon Habsburg, duke shtuar se eshte jashtezakonisht i lumtur qe ka mundesi te jete sot ne Kosove ne kete ceremoni "per te nderuar njerin nga pionieret e medhenj qe ne kemi ne kete kontinent", theksoi Dr. Oto fon Habsburg.

    "Ky cmim evropian qe eshte mirenjohje per njerezit e medhenj qe u eshte dhene edhe shume udheheqeseve qe kane bere shume per bashkimin e Evropes, por jo vetem per kete, por per bashkimin e mendjeve edhe te shpirtrave e grupeve gjuhesore e nacionaliteteve te cilat ne fund te fundit e perbejne Evropen". "Ju President Rugova keni punuar per kete tere jeten tuaj, prandaj per kete arsye eshte kenaqesi teper e madhe per mua qe ne emer te Fondacionit dhe ne mungese te njerit prej njerezve me te medhenje te historise evropiane z. Aloiz Mok qe te ndaje per Presidentin Rugova: nje evropian shume i madh dhe nje shqiptar i madh i Kosoves", u shpreh mes tjerash Dr.Oto fon Babsburg.

    Presidenti Rugova duke u falenderuar per Cmimin, tha se "Cmimi Europian i Fondacionit Coundenhove-Kalergi", "eshte nje nder i cmueshem per mua, per popullin dhe vendin tim Kosoven". Ky cmim, tha Presidenti Rugova, ka vlere te vecante, sepse vjen nga Fondacioni qe mban emrin e themeluesit te Idese paneuropiane Coundenhove-Kalergi, qe gjithe jeten ia kushtoi integrimit te familjes se madhe europiane qe sot po behet realitet.

    Pasi vleresoi progesin e arritur ne liri, Presidenti tha se Kosova ka pasur nje progres te madh ne te gjitha fushat e jetes. "Duke pasur parasysh kete progres, mendoj se ka ardhur koha qe sa me shpejt te behet njohja e pavaresise se Kosoves, cfare do t'i shpejtonte proceset e brendshme dhe do te qetesonte kete pjese te Europes e te botes. Pra, nje Kosove e pavarur, demokratike, paqesore e tolerante e integruar ne Bashkimin Europian, ne NATO dhe ne strukturat euroatlantike e ne miqesi permanente me SHBA. Ky eshte objektivi yne nacional ne te cilin po punojme. Po ashtu ne jemi ne gjendje te garantojme mbrojtjen e minoriteteve dhe integrimin e tyre ne shoqerine dhe shtetin e Kosoves".

    Poashtu Presidebnti Rugova tha se ky cmim eshte shume i dashur per te sepse vjen nga Presidenti i Fondacionit Coundenhove-Kalergi Ministri Mok, i cili per vite te tera e ka perkrahur ceshtjen e Kosoves. "Duke pranuar kete Cmim, Ju premtoj se do te punoj me te gjitha mundesite e mia ne te mire te vendit tim Kosoves, per vlerat europiane, euroatlantike e njerezore", nenvizoi ne fund Ibrahim Rugova, President i Kosoves.

    Laureate te mehershem te Cmimit te Evropes jane mbreti i Spanjes Huan Karlos, kancelari gjerman Helmut Kol, presidenti amerikan Ronald Regan, Oto fon Habsburg dhe Emil Konstantinesku.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per vrasjen e Fehmi Aganit e ? Apo per pislleqet e spiunlleqet qe i ka bere Ukshin Hotit?

    Jam Evrope
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,080
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Per vrasjen e Fehmi Aganit e ? Apo per pislleqet e spiunlleqet qe i ka bere Ukshin Hotit?

    Jam Evrope
    C'lidhje ka kjo me temen ne fjale, apo duhet te japesh mendim edhe atje ku nuk ke gje per te thene? Fehmi Agani nuk ishte "armiku i Rugoves" por nje bashkepuntor i ngushte i tij.

    Cmimi per presidentin e Kosoves Rugova nuk eshte nje nder vetem per te personalisht por per mbare popullin e Kosoves. Cdo shqiptar, pavaresisht nga bindjet politike, duhet te ndihet krenar per kete.

    Nuk ka qelluar shpesh ne histori qe Evropa te vleresoje liderat shqiptare ne kete menyre.

    Albo

    P.S Dhe lerini politizimet per temat e tjera.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nese un jap mendim atje kur nuk kam gje per te thene, atehere ti po e ben kete gabim 2 fish qe po me kritikon mua pa thene asnje gje vete.

    Nese ti e ke ndjekur mire gjyqin e Milloshevicit dhe sidomos seancen per Fehmi Aganin do ta kuptosh mire se cfare lidhje ka Rugova me Fehmi Aganin per mos shkuar pastaj me tutje tek spiunlleqet dhe menjanimin e te vetmit filozof dhe udheqes shpirteror qe ka pasur Kosova, Ukshin Hoti qe dhe sot e kesaj dite as nuk po i kerrcet rradakja Rugoves qe tja gjej te pakten kockat ku i ka.


    PS: Albo nuk ma merr mendja do ishe kaq krenar ti nese Nano na merrte ndonje cmim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 21-09-2004 më 12:38
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Oto fon Hambsburg në fund të vizitës tha se do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë e Kosovës

    Prizren, 20 shtator - Kryetari i Unionit Panevropian Otto von Hambsburg dhe Presidenti Ibrahim Rugova kanë vizituar dje qytetin e Prizrenit. Fillimisht kanë pasur një takim me ipeshkvin e Kosovës imzot Mark Sopin dhe pastaj kanë marrë pjesë në një meshë në ksihën katolike të Prizrenit, ku ishte i pranishëm edhe komandanti i KFOR -it Iv dë Karmabo. Para meshës ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës imzot Mark Sopi pasi u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve dhe e falënderoi posaçërisht kryetarin e Unionit Panevropian Oto fon Habsburg për ndihmën e tij dhe ndihmën e Austrisë që ia dhënë shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut e deri më sot.
    Presidenti Rugova pas kësaj meshe ka thënë: "Së bashku u lutëm për paqen, lirinë, pavarësinë dhe mirëqenien e Kosovës, për shpirtin e Kosovës, që të bëhet më e mirë dhe sa më shpejt të bëhet e pavarur".
    Pas një shetie nëpër qytet, 0to fon Habsburg dhe Presidenti Rugova vizituan Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
    Zoti Habsburg u shpreh i impresionuar me rindërtimin e vendit, duke thënë se do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë e Kosovës.
    "Më duhet të them se jam i impresionuar me mënyrën se si po e rindërtoni vendin pas luftës shkatërruese dhe mënyrën se si po tregoni se jeni të përkushtuar. Është sfidë e madhe për ne që të mbështesim të drejtën për vetëvendosje dhe krijimin e shteti të Kosovës", ka thënë z. Habsburg.
    Ai shfaqi shpresën se shteti i Kosovës do të bëhet dhe do të udhëhiqet nga presidenti Rugova, duke premtuar se do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë e Kosovës.
    Poashtu ai ka vizituar edhe trupat austriake që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Therandë (ish Suhareka).

    Prishtinë, 18 shtator - Në pjesën e parë të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës para deputetëve foli Oto fon Hambsburg, kryetar i Unionit Panevropian. Ishin të pranishëm personalitete të jetës politike e shoqërore të vendit.
    Oto fon Habsburg, duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha në fillim se ka admiruar punën dhe politikën e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ka shfaqur kënaqësinë që sot flet para deputetëve të Kosovës. Ai shtoi se se së shpejti disa nga këta deputetë do të jenë në Parlamentin Evropian. Në vazhdim zoti Habsburg ka përfshirë edhe një historikut të krijimit të Parlamentiti Evropian që sot pas pranimit të dhjetë anëtarëve të rinj në maj të këtij viti, numëron 700 deputetë si dhe integrimeve evropiane. "Nuk mund të krijohet një komb i bashkuar në një realitet që nuk ekziston", u shpreh Habsburg, duke aluduar në bisedat e tij me disa personalitete, të cilët kanë hedhur idenë e rikrijimit të Jugosllavisë.
    Evropa duhet të jetë e të gjithë evropianëve pa dallim. Nuk mund të ketë Evropë të bashkuar duke bërë ndasi në njerëz të lumtur e të pasur, dhe pjesa tjetër të varfër. Evropa duhet të jetë shumëkobëshe, ashtu siç është Kosova, shumetnike, tha Habsburg. "Ju duhet të vini në Parlamentin Evropian dhe të jeni pjesë e tij. Ju keni pasur një histori tragjike, diçka që nuk ka ndudhur deri pas luftës së dytë botrore. Pra, ju keni një detyrë të madhe... Ju mund të jeni një shembull dhe inspirim për vendet dhe popujt e tjerë. E ardhmja e Kosovës është në Evropë", tha në mes të tjerash Oto fon Habsburg.
    Përendrsyhe, në këtë seancë solemne nuk morën pjesë deputetët e PDK-së, AAK-së dhe të koalicionit serb "Kthimi".
    Pastaj Oto Fon Habsburg dhe Presidenti Rugova vunë kurora lulesh para monumentit të Skenderbeut në qendër të Prishtinës.

    Presidenti Rugova e nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë kryetarin e Unionit Panevropian, Oto fon Habsburg

    Prishtinë - Prizren, 20 shtator - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne në rezidencën e tij, e nderoi kryetarin e Unionit Panevropian Oto fon Habsburg, me Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilin e kishte dekoruar më 12 qershor të këtij viti me rastin e pesëvjetorit të Ditës së Lirisë së Kosovës.
    Në ceremoninë solemne Presidenti Rugova tha se z. Oto fon Habsburg, si kryetar i Unionit Panevropian dhe si anëtar i më i vjetër i Parlamentit Evropian ka bërë një vepër të madhe për bashkimin dhe mirëkuptimin e kombeve neë familjen e madhe evropiane dhe auroatlantike, duke përfshirë edhe Kosovën.



    Agani ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Rugovës, kështu që ajo që thoni ju Cyclo nuk është e vërtetë.
    Për Ukshin Hotin është dashur që të gjithë të punojmë më shumë për zbardhjen e fatit të tij.
    Rugova mund të mos ketë qenë në të kaluarën ithtar i madh i ribashkimit kombëtar të Dardanisë me Shqipërinë por kjo nuk dtth. që nuk ka qenë atdhetar e patriot. Ai është atdhetar e patriot dhe poashtu do të jetë edhe për ribashkimin kombëtar të Dardanisë me Shqipërinë, pa as më të voglin dyshim.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dodon, nese e ke pare gjyqin e Milloshevicit dhe aq me teper seksionin ku ai(Milloshevici) akuzohet per vrasjen e Aganit, a te mbahet mend se cfare pergjigjesh jepte Rugova ?

    Mos e beni politiken kaq bardhe e zi, sepse te kishim pas lidera te hajrit neve kishim per ta arritur bashkimin 100 vjet me perpara se sa 1912, prandaj jo me pras tek veni her tjeter. Te mesojme te rrespektojme ato lidera qe i kemi nxjerrur NEVE vete nje her(Fan Noli psh, apo Ukshin Hoti e shume te tjere) dhe pastaj te japim duartrokitje per evropen dhe cfare zgjedh ajo per ne.


    Edhe nje here sma merr mendja se do gezoheni kaq pamase nese Nano merr ndonje cmim edhe me te madh se ky. Ky debat ska pune informacioni te vertete apo jo, por me sa po shoh eshte animi i pjesmarresve ne bindjet e tyre te dukshme partiake.

    Rugova nuk eshte lideri i zgjedhur nga Kosovaret, por lideri i zgjedhur nga Evropa per Kosoven.

    PS: Pak kohe me pare se kush hapi nje teme ketu qe Rugoves i iken te gjithe bashkepuntoret me te ngushte nga partia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 21-09-2004 më 22:39
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Është fakt që Rugova nuk ka ndonjë aftësi oratorie të madhe si shumë intelektualë tjerë por nuk dtth. që nuk është i hajrit apo i zoti.

    Unë për veten gëzohem edhe për Nanon kur merr ndonjë çmim sepse është një krenari edhe për mua kur them se është një shqiptar sikur unë që e morri çmimin pamvarësisht faktit që mendoj se duhet të jetë pak më shumë kombëtar dhe dyshimet që kam për korrupsion.

    Rugova është lider i zgjedhur nga vet shqiptarët në Dardani dhe jo nga Europa.
    Deklarata e tij se do të punoj për çështjen shqiptare por edhe për Europën në tërësi është shumë me vend sepse ne jemi edhe europianë dhe duhet të punojmë për vendin tonë Shqipërinë, kontinentin tonë Europën dhe pastaj edhe për gjithë botën.

    Ne duhet të shprehemi hapur për ribashkimin e Dardanisë me Shqipërinë tani, që të gjithë politikanët edhe populli sepse ribashkimi është afër tani, është çështje ditësh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Presidenti Dr. Rugova u shpall Senator Nderi i Europës
    Nga DriniM në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 12:27
  3. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •