Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Interpelanca ndaj Qeverise, sot ne Kuvendin e RM-se:

    Interpelanca ndaj Qeverise, sot ne Kuvendin e RM-se: Ballafaqimi i argumenteve do te vendose per fatin e Qeverise

    Teuta Arifi, deputete e BDI-se: kerkesa per interpelance nuk eshte e arsyeshme, sepse ne kete moment ka prioritete te tjera. - Deputeti i LSDM-se, Boris Kondarko: Kjo Qeveri eshte me e mire se ajo para vitit 2002. – Iljaz Halimi, deputet i PDSH-se: kjo Qeveri ka deshtuar ne te gjitha segmentet shoqerore, duke filluar nga implementimi i Marreveshjes kornize te Ohrit, ne luften kunder korrupcionit dhe kriminalitetit. - Duhet te thuhen ato mangesi apo leshime qe i ka bere Qeveria gjate kesaj periudhe dy vjecare, tha deputeti i PPD-se, Abdylhadi Vejseli.
    Ne Kuvendin e Maqedonise, sot do te mbahet seanca, ne te cilen do te debatohet per punen dy vjecare te Qeverise. Kerkesen per votbesimin e Qeverise e kane parashtruar deputetet e opozites, nenshkrues te se ciles jane deputetet e VMRO-DPMNE-se, PDSH-se dhe te Partise Liberale. Keta te fundit, pastaj i terhoqen nenshkrimet e tyre.

    Argumentet, thone deputetet, do te tregojne me mire se a ka patur nevoje per interpelance te Qeverise.

    Deputeti i LSDM-se, Boris Kondarko, tha se kjo Qeveri eshte me e mire se ajo para vitit 2002. Sipas tij, vete iniciatoret e interpelances kane thene se kjo eshte nje simbolike. Ndersa une mendoj se kjo eshte e drejte demokratike e parapare me Kushtetute, kurse ne mbledhjen qe do te mbahet sot, do t’i ballafaqojme argumentet. Me kete rast, shtoi ai, deshirojme te tregojme se ne te gjitha fushat, kjo Qeveri punon me mire, ndonese jemi te vetedijshem per sferen ekonomike ku punet ecin me ngadale. Megjithate, ky mbetet prioritet yni per ne te ardhmen. deklaroi Kondarko.

    Deputetja e BDI-se, Teuta Arifi, beson se Qeveria do te fitoje besimin e deputeteve. Sipas saj, per BDI-ne, kerkesa per interpelance nuk eshte e arsyeshme, sepse ne kete moment ka prioritete te tjera. Mirepo, mendojme se ka shumice parlamentare, e qe do te votohet “pro” punes se Qeverise, deklaroi ajo.

    Sipas deputetit te VMRO-DPMNE-se, Sllobodan Cashule, cdo verifikim per punen e Qeverise, eshte i arsyeshem, sepse ajo eshte zgjedhur nga qytetaret qe t’i zgjidhe problemet e tyre. Ai thote se, ne seancen e sotshme te Parlamentit do te ballafaqohen argumentet tona. Cashule thote se nuk ka moment i cili nuk eshte i qelluar per te kerkuar llogari nga Qeveria. Nje nga punet themelore ose mekanizmat themelore te demokracise eshte votbesimi, tha Cashule duke shtuar se, behet fjale per nje mekanizem te mire dhe nese Qeveria eshte e mencur do te marre mesim.

    Ne anen tjeter, per deputetin e PDSH-se, Iljaz Halimin kerkesa per votbesimin eshte tejet e arsyeshme, e qelluar dhe me vend, duke pase parasysh punen, aktivitetin dhe angazhimin e kesaj Qeverie, e cila nuk korrenspondon me e premtimet qe ia dha elektoratit. Pra, sipas tij, kjo Qeveri ka deshtuar ne te gjitha segmentet shoqerore, duke filluar nga implementimi i Marreveshjes kornize te Ohrit, e cila anashkalohet duke favorizuar marreveshjet nderpartiake. Sipas Halimit nuk ka kurrfare perparimi edhe ne luften kunder korrupcionit dhe kriminalitetit. Gjithashtu, edhe investimet gjate kesaj periudhe jane tejet minimale, kurse numri i te panunesuarve ka arritur ne mbi 400 mije etj, tha ai.

    Edhe deputetet e PPD-se do te marrin pjese ne seancen e sotme te Parlamentit. Deputeti i saj, Abdylhadi Vejseli, pohon se interpelanca mund te parashtrohet cdo here dhe vlen si per ministrat ashtu edhe per Qeverine, sepse duhet te thuhen ato mangesi apo leshime qe i ka bere Qeveria gjate kesaj periudhe dy vjecare.

    Nga:
    Qerim BAJRAMI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kuvendi nuk e miratoi propozimin e opozites per mosbesimin e Qeverise: Qeveria mbetet, argumentet e opozites ne aut

    Kryeministri Hari Kostov nismen e 24 deputeteve opozitare e vlersoi si te papergatitur, kurse debatin si jokonstruktiv.
    .
    Ne mesnaten e te shtunes, Kuvendi i Maqedonise, me 67 vota “kunder”, 22 “pro” dhe me asnje te permbajtur nuk e miratoi kerkesen e opozites per per mosbesimin e Qeverise.

    Kryeministri Hari Kostov nismen e 24 deputeteve te opozites e vleresoi si te papergatitur, kurse debatin joproduktiv.

    Sa i perket punesimeve, kryeministri theksoi se Qeveria mund te punesoje vetem ne administrate, kurse jo edhe ne ekonomi dhe mu per kete nuk mund te kete premtime se do te punesohen 150 mije persona te rinj.

    “Per dobesim ne punesimin ne Qeverise”, potencoi Kostov, “e llogaris organizimin e dobet te ministrive gjate shfrytezimit te mjeteve dhe ketu, opozita ka te drejte te kritikoje. Kjo eshte planifikuar keq. Nese programet planifikohen mire nuk mund te kerkohet faji ne Ligjin per furnizime publike”. Ai potencoi se prioritet i koalicionit qeveritar jane integrimet evroatlantike dhe integrimi ne NATO, por per kete patjeter duhet te ekzistoje konsensus mes partive politike, qe ne praktike nuk e kemi. Maqedonia me 1 tetor do ta marre pyetesorin, ne pergjigjen e se ciles duhet te kycet edhe opozita. Nuk kemi per qellim qe t’i stolisim punet ne Maqedoni. Ato patjeter te jene reale dhe Maqedonia doemos t’i zbatoje afatet”, deklaroi kryeministri Kostov.

    “Me 15 shtator te vitit 2002 Maqedonise nuk i ndodhi asnje ngjarje kufitare, por qytetaret u cliruan nga nje strukture e njerezve qe diten ta bejne dhe realizoje regjine dhe skenarin e “Vreshtave te Rashtakut”, theksoi Hari Kostov.

    Me te vetmen pike te rendit te dites, seanca e 78 e Kuvendit te Maqedonise, debatin e filloi te shtunen para dite.

    Deputeti i VMRO-DPMNE-se, Zharko Karaxhoski, duke folur per rrezikimin e situates se sigurise tha: “Jemi deshmitare te vrasjeve neper rruge, plackitjeve ne rruge, shtepi, banesa dhe dyqane. Kjo u be perditeshmeri e Maqedonise. Ai me kete rast perkujtoi ne premtimin nga percaktimet programore te Qeverise se do t’u kthehet siguria qytetareve. Ai shtoi se sa i perket kriminalitetit, Maqedonia ende eshte ne nivelin rekord, kurse nuk eshte zgjidhur as rasti i te rrembyerve dhe miratimi i Ligjit per organizimin territorial. Kjo qeveri arriti ta kenaqe nje bashkesi etnike qe ta realizoje ate qe nuk e kishte, tha Karaxhoski, duke theksuar rastin e Universitetit te Tetoves. Ai si katastrofike e vleresoi edhe gjendjen ne bujqesi, perkatesisht politiken agrare te Maqedonise.

    Deputeti i LSDM-se, Boris Kondarko tha se per here te pare pas 13 viteve te pavaresise ASNOM-i u shenua ne menyre me adekuate dhe ne vendin autentik, kurse delegacioni maqedonas u pranua ne nivelin me te larte. Akuzimet per kaosin ne shendetesi jane te pabaza, kurse gjendja ne bujqesi po zgjidhet ne perputhje me mundesite, tha Kondarko. Ai shtoi se vetem sivjet, ne Maqedoni ka mbi 120 milione dollare investime te jashtme.

    “Eshte shume veshtire te kuptojme se a thua Qeveria funksionon si teresi. Ajo mundohet te leje pershtypjen se eshte ashtu, por fatkeqesisht kjo nuk eshte e sakte, vleresoi Gjorgji Trendafillov nga VMRO-DPMNE. Ai i permendi rastet e komunikimeve joadekuate midis ministrit te kultures dhe sekretarit te tij shteteror, si dhe shtoi se deklarata te ndryshme per arsimin japin Aziz Pollozhani dhe ndihmesi i tij, Tale Geramitcioski. Edhe bashkepartiaku i tij, Bllazhe Stojanovski theksoi se, Qeveria ne 500 ditet e qeverisjes se Branko Cervenkovskit dhe 100 ditet e Hari Kostovit, nuk ka realizuar asgje nga ajo qe e ka premtuar para 15 shtatorit.

    Verejtjeve te Stojanovskit iu kundervu ministri i financave, Nikolla Popovski, i cili tha se politika restriktive ne rrogat e administrates nuk eshte e tille, por shkon ne drejtim me te mire.

    “Deri ne fund te vitit 2004 pritet qe vlera e investimeve te jashtme te rritet ne 196 milione dollare, qe do te thote se ato nuk zvogelohen, por prej vitit 2002 e kendej ato jane rritur”, pohoi ministri Popovski.

    Deputeti i VMRO-DPMNE-se, Spiro Mavrovski, i permendi “aferat” e ministrit Agron Buxhaku.

    “Nese nje minister gabon ne punen e tij apo nuk ploteson detyrat dhe obligimet sipas programit te Qeverise, atehere ai minister, konkretisht une pergjigjem para Qeverise, kryeministrit dhe Parlamentit”, deklaroi Agron Buxhaku, duke reaguar ndaj fjaleve te Mavrovskit. Sipas Cedomir Kralevskit Qeveria nuk e kontrollon tere territorin e shtetit.

    Ne anen tjeter, deputetet e BDI-se duke reaguar ne konstatimet e opozites maqedonase se qeveria aktuale po i largon nga puna maqedonasit dhe po i puneson shqiptaret, vune ne dukje se punesimet e shqiptareve behen me konkurs dhe ne perputhje me marreveshjen kornize te Ohrit dhe perfaqesim adekuat. Kritikat e opozites ne fjale i kundershtuan edhe ministrat, duke i hedhur poshte si te pabaza.

    “Edhe pse jemi parti opozitare, nuk mund te pajtohemi me motivet e votebesimit, meqe opozita maqedonase ate e ben duke hedhur gure mbi shqiptaret”, reaguan deputetet e PPD-se.

    Per debatim ishin paraqitur 70 diskutes, ku inicuesi i kerkeses per interpelance, Lubco Georgievski ishte i 48-ti ne liste, kurse pas tij ishte lideri i VMRO-DPMNE-se, Nikolla Gruevski. Marija Kojzekliska nga spikeri i Kuvendit kerkoi qe kjo liste te korrigjohet, me qellim qe edhe opozita t’i tregoje argumentet e veta. Por, spikeri Jordanovski nuk lejoi qe te “thehen” dispozitat e Rregullores.

    Ne kete rast te nevrikosur ishin edhe deputetet e PDSH-se, te cilet ne menyre demonstrative e leshuan sallen e Parlamentit, ngase diskutuesi i pare i tyre, Ruzhdi Matoshi ne liste ishte i 35-ti. Koordinatori i kesaj partie, Zamir Dika nje veprim te ketille te spikerit e quajti si suspendim te demokracise. Sic tha Dika, edhe pse deputetet e opozites maqedonase ishin te gatshem qe se paku nje apo dy deputeteve te PDSH-se t’ua leshojne rendin, serish deputetet e LSDM-se nuk e pranuan nje gje te ketille. Edhe Iljaz Halimi e konfirmoi kete, duke shtuar se socialdemokratet ndoshta na e kane friken, ngase argumentet jane ne anen tone. Ai tha se keta nuk kane sens qe te na degjojne, dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ata sillen keshtu me ne.

    Nga:
    Qerim BAJRAMI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •