-
Vlorë, shembet çatia e Kishës së Vunoit
VUNO- Shembet çatia e kishës shekullore të “Shen Spiridhonit” në fshatin Vuno në Vlorë. Kisha e shpallur monument kulture i kategorisë së parë, ndodhet në lagjen e poshtme të fshatit, në një shesh ku formon një ansambël së bashku me ndërtesat e tjera. Siç shihet dhe në pamje, kisha ka pësuar dëmtime të mëdha.
Shembja e çatisë ka ndodhur në datën 3 maj, si pasojë e shirave, duke dëmtuar afresket dhe materiale të tjera. Fatmirësisht në kishë, në momentin e shembjes nuk ka pasur asnjë person, pasi kisha ishte braktisur rreth 1 vit më parë, për shkak të amortizimit dhe rrezikut që paraqiste. Sipas Gentian Stratobërdhës, arkitekt, restaurator, kjo kisha ka qenë restauruar në vitin 1998, nga Kisha Ortodokse. Por që për shkaqe të panjohura u dogj, dhe çatia e re u dëmtua plotësisht. Më pas u ndërtua një çati në mënyrë provizore. Arkitekti shpjegon se instituti i Monumenteve në vitin 2012 ka akorduar një fond prej 40 milionë lekësh të vjetra për restaurimin e Kishës, siç ishte çatia dhe meremetimi të tjera brenda saj,. Por gjithçka ngeli në letër, pasi buxheti nuk kalojë asnjëherë dhe ose u bë tenderi edhe pse u bë tenderi dhe u zgjodh kompania fituese.
Kisha e Vunoit është ndërtuar në vitin 1778 dhe ka stilin e një bazilike, me përmasat e brendshme 19.80 me 11.40 metër. Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore. Ndërkohë që dhe emri i saj “Shen Spiridhonit” i përket një prej shenjtorëve më të rëndësishëm në Shqipëri.
Balkanweb
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt