Jakob, ka një mbiemër të rëndësishëm, nga ata që peshojnë, veçanërisht kur zgjedh të bësh të njëjtën gjë që ka bërë edhe yt atë dikur. Mbiemri në këtë rast është Dylan dhe bëhet fjalë për djalin e Bob Dylan, idhulli i rokut që kaloi caqet e muzikës, duke u kthyer në një protagonist. Për herë të parë trashëgimtari ka vendosur të rrëfejë gjithcka që lidhet me të atin, në një intervistë për New York Times. Jakob, është 35 vjeç, muzikant dhe deri tani nuk ka pranuar të flasë për të atin, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet se në venat e tij nuk rrjedh i njëjti gjak.

“Për Bob Dylan si këngëtar mund të flas kurdo, por jo për marrëdhëniet e mia at-bir. Kjo anë më përket mua dhe personave që kanë qenë të lidhur me të”-ka shpjeguar ai. Personat e tjerë sipas tij, janë motrat dhe vëllezërit e tij, mes të cilëve ai është më i vogli, pasi prindërit e tij janë divorcuar 30 vjet më parë dhe ai është rritur me të ëmën Sara Lowndes në Kaliforni. Por këtë herë i vogli Dylan vendosi të thyejë heshtjen për të treguar gjithcka rreth të atit dhe njohjes që ai kishte me të. Bob Dylan, 63 vjeç vazhdon të konsiderohet i palodhur, duke pasur një axhendë të ngjeshur me koncerte, një mal me libra si dhe dhjetra bashkëpunime në fushën e kinemasë dhe dokumentarit.

"Një baba i dashur”-ka qenë ky përkufizimi i Jakob për të atin, duke shtuar “Kur isha fëmijë për mua ishte një mit, brenda të gjitha arsyeve. Ai është më i mirë nga të gjithë dhe unë këtë e di, madje këtë e pohojnë të gjithë. Megjithatë nuk mund të harroj lehtë momentet kur unë djali i tij, qëndroja në hije, atëherë kur im atë përjetonte momentet më triumfuese të karrierës. Imagjinonise sa e dhimbshme është kjo për një fëmijë”.

Ai thekson se kur është në udhëtim dëgjon gjithnjë muzikën e të atit, edhe pse është shumë e vështirë, pasi kjo gjë i shkakton atij dhimbje. “Ndenja e të qenit i dobët, atëherë më bënte të frikësohesha. Isha vetëm 14 vjeç, kur u pamë për herë të parë në New York dhe unë po drekoja me miqtë e mi. Hoteli ku ai rrinte ishte afër restorantit dhe fakti që unë doja ta shihja më bënte të vuaja. Isha i vogël dhe mendoja : vallë do të kem kurajo të mbrohem ? Deri në atë moment ndihesha më i mbrojtur duke mos deklaruar se kush isha”-tregon më i vogli Dylan.

Tanimë Jakob dhe Bob jetojnë shumë afër dhe shihen përçdo javë, duke u kryqëzuar në rrugë. Megjithatë një intervistë e legjendës së rokut e bën të mendohet Jakobin shpesh “Mendoj sesi burrë e grua, ne dështuam. Nuk e di nëse ky dështim lidhet edhe me faktin e të qenit prind”? Për këtë Jakob, pohon "Nëse kam vlera, falë tyre jemi prindër të mire”.