
Postuar mė parė nga
Seminarist
Kodikėt: Thesare tė Kulturės sė Popullit Shqiptar
Kodikėt janė objektet mė tė vjetra dhe mė origjinale qė vėrtetojnė pėr kulturėn e traditėn e lashtė tė popullit tonė ndėr shekuj. Kodikėt janė libra qė pėrmbajnė shkrime tė shenjta agjiografike e jetė shenjtorėsh. Kodikėt konsiderohen si dėshmitė mė tė hershme tė historisė sė shkrimit nėpėr trevat shqiptare. Rėndėsia shkencore e tė dhėnave historike qė pėrmbajnė Kodikėt kishtarė qėndron nė faktin se ata janė me prejardhje shqiptare. Zbulimi i Kodikėve vėrteton qartė se Kisha Orthodhokse ka qenė djepi i kultivimit dhe i ruajtjes sė kulturės kombėtare.
Nė Arkivin Qendror tė Shtetit ndodhen 100 kodikė tė plotė. Por ky nuk ėshtė numėr i saktė, sepse kėrkimet e viteve tė fundit kanė bėrė tė mundur evidentimin e mjaft Kodikėve tė rinj, qė ruhen nėpėr bibliotekat familjare. Tė gjithė kėta tė marrė sė bashku e pasurojnė gjeografinė e shpėrndarjes sė tyre. Pėrsa i pėrket pėrmbajtjes, Kodikėt janė njė kompleks i vlerave shpirtėrore.
Kodikėt u shkruan kryesisht prej shekujve VI-XVIII-tė. Pothuajse tė gjithė pėrfaqėsojnė dorėshkrime me pėrmbajtje biblike e liturgjike (jetė shenjtorėsh dhe histori kishe). Nė Kodikėt e shek. XII-tė e kėndej ka edhe tė dhėna etnografike. Gjithashtu nė Arkivin Qendror tė Shtetit ndodhen edhe 17 Kodikė tė dėmtuar, tė cilėt janė vetėm fragmentarė.
Kodikėt janė tė larmishėm e ndryshojnė ndėrmjet tyre:
- Kodiku i shek.VI-tė ėshtė shkruar me shkronja kapitale, me argjend tė shkrirė, nė pergamenė tė purpurtė.
- Kodiku i shek. IX-tė ėshtė shkruar me shkronja tė vogla ari.
Kodikė tė tjerė tė shekujve tė mėvonshėm janė tė shkruar me shkronja ngjyrė kafe, iniciale ari, nė pergamenė ose nė letėr. Gjuha me tė cilėn janė shkruar Kodikėt ėshtė greqishtja e vjetėr ose latinishtja si edhe pak sllavishte e vjetėr. Kaligrafia prej ari e argjendi ėshtė shoqėruar edhe me silueta figurinash me motive lulesh, vinjeta nė formė katėrkėndėshi, me shpezė tė stilizuar jashtė vinjetave etj.
Ka Kodikė ku ēdo faqe paraqet diēka tė veēantė. I tillė ėshtė njė nga Kodikėt e Beratit ku nė ēdo faqe, kanonet e Eusebit janė stolisur me skema gjeometrike, kolona e fusha tė pikturuara me lule tė stilizuara.
Kapakėt e kėtyre librave janė kryesisht prej dėrrase, tė veshur me lėkurė apo pėlhurė kadife tė stampuar me pamje ungjillore, motive lineare tė pasuara me lule e gjethe tė stilizuara.
Arkivi Qendror i Shtetit disponon njė katalog me rreth 200 faqe dorėshkrim, ku pėrshkruhet pėrmbajtja e ēdonjėrit prej Kodikėve. Ky katalog ėshtė hartuar nga teologu i apasionuar Theofan Popa.
Njohtimet e para pėr Kodikėt
Pėr praninė e Kodikėve nė trevat shqiptare njoftimin e parė e ka dhėnė Episkopi i Beratit Anthim Aleksudhi, nga gjysma e dytė e shek XIX-tė nė vitin 1868 nė librin "Pėrshkrim i shkurtėr historik i Mitropolisė sė Shenjtė tė Beratit" botuar nė Korfuz. Nė vitin 1885 vjen nė Shqipėri studiuesi francez Pjer Batiffoli. Gjatė vizitės sė tij nėpėr kishat orthodhokse tė Beratit, ai mbeti i mahnitur kur zbuloi Kodikėt. Siē thotė edhe vetė Batiffoli, qė u njoh vetėm me njė pjesė tė Kodikėve, pėr tė cilėt hartoi njė katalog nė formėn e njė biografie tė shkurtėr tė librave. Nė kėtė katalog Batiffoli nėnvizon: Nuk m`u lejua veēse njė iventar i shkurtėr, kam pėrshtypjen dhe sjam aspak i sigurt tė kem parė gjithēka.
Ndėr Kodikėt mė tė njohur, qė pėrmend Batiffoli nė katalogun e tij janė edhe Codex purpurus Beratinus Ų, vepėr e shek. VI-tė dhe Codex aureus Anthimi.
Ai gjeti tre Kodikė kristografikė tė stilit bizantin tė shkruar me ar dhe me argjend, ndėrkohė kur nė mbarė botėn numėroheshin jo mė shumė se 12 tė tillė.
Krijoni Kontakt