Shkruan Ervin Hatibi:

Mitet kombetare, hobi popullor…

Arma me te cilen gati sa s’u vra Musolini

Kur Caplini bente karikaturen e Hitlerit ne filmin e vet te mirenjohur “Diktatori i Madh”, ai nuk kishte fare dijeni per kampet e shfarrosjes dhe kete fakt Carli e ka dokumentuar ne kujtimet e veta. Ai thjesht po shikonte diferencen gazmore me normen ne pantomimat shamanike te Hitlerit, po shihte nje koleg. Ky keqkuptim eshte i njejti me timin ne menyren sesi e shoh Musolinin, si nje tjeter gaztor. Dhe ky veshtrim eshte me i forte se faktet e vrazhdeta te fashizmit. Arma qe e qelloi ate ishte bardhezi, ashtu ishte ai dhe e dashura e tij, edhe filmi gjithashtu ishte bardhezi. Vetem gjaku, si ne filmin e Spilbergut, doli e rodhi i kuq dhe televiziv dhe keshtu i dha fund njehere e mire gjithe nje epoke

Ervin HATIBI

LOBI 183, 20 shatator 2004



“ Te dashur shoke, me rastin e 13-vjetorit te clirimit te atdheut tuaj nga pushtimi nazifashist, si deshmi te admirimit tim te thelle ndaj popullit heroik shqiptar, po ju dergoj si dhurate armen me te cilen me 28 prill te vitit 1945 u pushkatua krimineli i luftes Benito Musolini me urdher te Komandes se Pergjithshme te partizaneve italiane.” Kete leter ia ka derguar popullit shqiptar Kolonel Valerio, alias Valter Audicio, ekzekutuesi i diskutueshem i Duces me gjithe dashnoren e vet. Kurse arma ne fjale (“c’kerkonte shqiptari ne shekuj…”), sipas hollesive klinike qe ofron shtypi “eshte e prodhimit francez, automatik i kalibrit 7.65l, MAS model i vitit 1938. Kjo eshte nje arme e rralle, me numer F 20830. Ajo ka nje pasaporte te plote, dhe pervec kesaj ne Muzeun tone Kombetar ndodhet edhe kreheri me fisheket e pashkrehur, me numer matrikulli ”. Keshtu pas festes se fitores (te Lidhjes se Prizrenit) kunder ekipit te futbollit grek, publikut shqiptar iu ofrua si objekt festiv krenarimi e venerimi e identifikimi kombetar edhe shtetesia shqiptare e armes ndeshkuese te ish-kryetarit te shtetit italian. (Shenim : Ne Itali ashtu si Greqi, racizmi dhe perbuzja e shqiptareve jane nje hobi popullor.) Mitet kombetare, ne fakt, gati perhere kane dicka problematike brenda. P.sh. trajneri i skuadres tone grekrrahese eshte nje gjerman (ashtu si edhe trajneret e Shqiperise se Madhe gjate luftes), Nene Terezen kerkojne te na e marrin per vete me dokumente gjithefareshe nje gjysme dyzine kombesh ballkanike (te njejtat qe reklamojne per vete edhe Skenderbeun), shpikesin Ferid te Viagres, nobelistin, nuk e permend dot pa t’u skuqur mire e mire faqet e keshtu edhe arma ne fjale thuhet qe eshte bllokuar ne fakt sapo Kolonel Valerio u be gati ta shkrehte perbi Musolinin apo gjate procesit te vrasjes, duke e lene pergjysme agonine diktatoriale, bile disa thone se fare Valerio nuk e paska vrare Musolinin, po nje spiun anglez, bile disa thone se arma e vertete e vrasjes eshte ne Moske ose eshte krejt e panjohur. Ne stenden muzeale prane armes VIP mund te shkruhej « Arma qe ekzekutoi diktatorin fashist Benito Musolini », por me poetike do ishte te shkruhej edhe « Kjo arme nuk u shkreh edhe aq mire dhe e la gjysme gjalle e gjysem vdekur Ducen », po kulmi i harese do ishte po te thuhej « Kjo nuk eshte arma me te cilen u vra Musolini » (« Ceci n’est pas une pipe »). Imagjinoni stenda perbri, nje koleksion me prezervative « Trojan » : « Keta prezervative nuk u perdoren nga Fredi Merkuri » (prandaj edhe vdiq) e pastaj keshtu me radhe rripi i sigurimit i Ledi Dajanes, nje gjysme catie me tjegullat e se ciles nuk u vra Pirro i Epirit, lap-topi me te cilin Shekspiri nuk i shkroi sonetet e veta, bile as pjeset teatrale.

***

Aktori im i preferuar per nje kohe te gjate vazhdonte te ishte Alberto Sordi, ndersa diktatori i preferuar Musolini. Ok, nuk ka lidhje shume. I pari per hir te te dytit po permendet. Nuk eshte mire te flasesh kaq lirshem per diktatoret; Sordi eshte si vitamina apo gota e qumeshtit per te shoqeruar idhesine e ilacit - helmit ne rastin tone. Ama ne te dyja rastet, personazhet i japin vertet njeri dimensionin e intimes, tjetri te publikes nje ngjarjeje personale e cila zhvillohej ne forme nostalgjie kryesisht ne ekran. Nostalgji telepatike per Italine e bardheziut nen diellin e pasdites tek “Kolonat” neo-imperomane te Muzeut Arkeologjik ne fund te bulevardit “Deshmoret e Kombit”dhe per gjithe pjesen tjeter te arkitektures fashiste ne Tiranen e feminise, perfshi “Axhensine” e taksive prane Bar-Sahatit te zhdukur , ku “ne emer te popullit” ekzekutoheshin me atentat gjithe aktoret shkodrane me mustaqe fine dhe brilantine te filmave shqiptare me guerilje: ti i shkembeje edhe te gjalle keta aktoret, ne te njejtat rruge me ato kinematografiket, prane “Axhensise” se Bar-Sahatit, ne rrugicat e hotel “Kursalit”, aktoret e roleve negative duke bere kokulur jeten fiktive prej personazhesh pozitive nen diktature, me sharmin latin-lover te spiunit te SIM-it apo te agjentit te Kuestures, duke ecur me kinematografi pas shpines, ti dhe ata ne te njejtat rruge te Tiranes se vogel, duke hyre e dale nga totaliteti bold i realitetit bolshevik me beton dhe slogane, per ne pjeset e fshehta italike dhe erogjene te qytetit, qe fillonin sigurisht ne rruget e ndertesat e vjeteruara me emra te paraluftes, per te hyre te sublimuara bardhezi ne ekrane ilegale qe transportonin tinez RAI-n neper dhomat tona si delet shoket e Uliksit jashte shpelles ...

Musolini lart ne ballkonin mediatik dhe poshte neper piazza e kafene e sallone, Sordi sigurisht plotesonte simetrine platonike duke qene po aq teatral e megaloman po me nje publik te reduktuar, perbere prej ndonje biondeje te shushatur dhe ndonje kusuri tjeter romanesh te ngeshem e cinike. Ne dallim nga cifti Hitler& Caplin (me tik mekanik dhe spazma dhe dinamike insektesh) dyshja italiane perfaqesonte nje soj me solar dhe gjitar te aktrimit. Zaten fashizmi verior me inxhinierine bio-raciste dhe industrializimin e vdekjes ne kampe dhe mega-paradat gjeometrikisht te kronometruara tentonte per nga vizioni makinerik i njeriut dhe shoqerise, martuar me mitin, nderkaq qe fashizmi jugor, martuar vetem me historine, kishte nje vizion me animal se makinerik per njeriun dhe turmen, megjithe pretendimet lokale te “oficinave” futuriste. Ky eshte edhe dallimi i personifikuar tek kacafytja me veten e Hitlerit ne tribune, si nje elektrorrahese vezesh Made in Japan, dhe shembulli i Musolinit ne ballkon, qe i veshur me te zeza dhe me nje maske karshilleku, me teper i ngjan nje demi motak qe shkerben nje ritual pjellorie perpara turmes euforike qindramijeshe gati per ngjizje. Te sapodale nga kultura e filmit pa ze, Musolini dhe Sordi ishin te dy teper te investuar ne morfologjine trupore te perdorur si mimike dhe anasjelltas, ne mimiken si gjymtyre dhe keshtu dirigjonin koncertin masiv te historise se Italise moderne. Edhe njehere: Musolini ishte diktatori, dhe Alberto Sordi aktori i madh. Eshte shkruar shume per specifiken vizuale te kulturimit italik, per kishen si laborator multimedial katarsisi social, per afresket-keto fumetti para-moderne, por po aq pop ku formatohej rreth figures levizese besimi, ku lokalizohej, humanizohej, etnicizohej, demokratizohej transcendentja, per procesionet pasionale ngjyra-ngjyra, ku qyteti zbret i gjithi ne rruge e mbart ne shpine e jo vetem ne shpirt karroca te tera me shenjtore prej druri apo stukoje te llakuar. Cdo here qe kam hapur botimet te “Komedise Hyjnore”, nuk ka munguar asnjehere vec ilustrimeve piktorike, edhe nje lloj skeme e detyrueshme e urbanistikes simbolike te ferrit a parajses, gje qe mbase tregon per perfytyrimet ikonografike dhe strukturim te tille te vepres nga Dantja. Ne nje kishe te veriut evropian ku kongjinjte e akullit varen nga dritaret, besimtareve do u jete dukur seriozisht e dhimbshme neper mure piktura e torturave te nje Mesie gati krejt te zhveshur ne kryqezim me temperatura nen zero, nderkaq qe ne jug, njerezia nen te njejtin diell mesdhetar me afresket, kane vuajtur thjesht kryqezimin dhe jo te ftohtin. Mbase klima i dha fund disleksise ikonike ne veri, dhe keshtu Gutembergu e mori besimin nga arbitrariteti rastesor i formes dhe e rifuti si shkronje neper bibla e ua shpernndau njerezve neper shtepira, dhe keshtu ikonoklazma e pasuksesshme e Bizantit triumfoi vetem ne veri, jo vetem konceptualisht, por edhe fizikisht (edhe sot i sheh neper kisha e manastire evropiane mbetjet e pakoka te gijotinave ikonarrenuese). Po ky shkrimi im merret, sic e dime qe me pare, me Musolinin, dhe ai duke mbreteruar nga ballkonet e veta te larta mbi piaca, live apo nga posterat e kudondodhur a dokumentaret e propagandes, thjesht po fuste veten ne kulturen masive te procesioneve e afreskeve me nje tempo shekullare marshi praetorian dhe krejt publiku pas tij po plotesonte keshtu ditet e nevojshme per t’u futur nga te njejtat shina ne tunelin e eres se madhe televizive italiane, ku martirizimi del ne kroniken e zeze apo filmat me aksion, nudoja sakrale behet publicitare dhe mitingu jakobin nje talk-show me publik etj. etj. Ky ishte tuneli katodik i televizonit, qe ndryshe nga ai katolik i ikones qe sherbente per te pare pertej vdekjes pavdekshmerine e shpirtit, ndriconte fort pavdekshmerine e trupit pertej cdo vdekjeje te mundshme. Ky tunel, nderkaq, ishte nga te vetmit qe na lidhte me ndonje lloj drite cfaredo, dhe rezultati, une qe po flas keshtu, dhe nje brez e gjysme italo-shqiptares te tjere televizive te bregut perendimor te lumit Adriatik.
Burra te mencur kane vene re se demokracia prodhon tragjedine duke ofruar vetmine e lirise, ku monumenti kolosal i individit thyhet nen dilemat e zgjedhjes, neper blicet e ndjenjes se fajit, mes pamundesive per te ribere kohen. Tragjedia, si demokracia, eshte e “periudhes” greke. Nderkaq me totalitarizmin mungesa e rehatit brenda normes absurde te roberise behet tentative e perhershme per t’u konformuar se jashtmi e metuar te kunderten se brendshmi, e kjo prodhon keqkuptimin, mosfunksionin, deviancen, asimetrine aq te nevojshme per xixen qe shkrep gazin dhe qe keshtu prodhon komiken. Nuk e di sesi eshte pritur per kohen ballkonada publike e Duces, me ecejaket meditativo-agresive, thuaj se ishte vetem tjetri e jo para qindra mijera njerezve qe i kendonin me ovacione nga poshte ballkonit serenaten e nenshtrimit solemn. Eshte devijanca nga klisheja masive, por ajo e duhura: nuk eshte diferenca e Sordit nga italiani hallexhi pas Luftes se Pare dhe te Dyte; Ducja eshte diferenca midis mbinjeriut dhe nen-njerezve ne diktature. Por njelloj me Sordin, dhe po ashtu njelloj me Hitlerin, Leninin, Totone, Caplinin, ai eshte njelloj Jokeri i letrave te bixhozit, unik, bonus, pa cift dhe me funksione extra. Nderkaq, qe gjithe shoqeria ka halle dhe mundim per t’u konfirmuar sa me ideologjine aq edhe me ndarjen e ashper te punes dhe tregun, ata jane jashte kesaj: me fjalet, gjestet e qendrimet e veta bejne dallimin. Kur Caplini bente karikaturen e Hitlerit ne filmin e vet te mirenjohur “Diktatori i Madh”, ai nuk kishte fare dijeni per kampet e shfarrosjes dhe kete fakt Carli e ka dokumentuar ne kujtimet e veta. Ai thjesht po shikonte diferencen gazmore me normen ne pantomimat shamanike te Hitlerit, po shihte nje koleg. Ky keqkuptim eshte i njejti me timin ne menyren sesi e shoh Musolinin, si nje tjeter gaztor. Dhe ky veshtrim eshte me i forte se faktet e vrazhdeta te fashizmit. Ja pse gjithe jehona frojdiste triumfitale e shtypit shqiptar permbi posedimin e vegles vrastare te Musolinit me shpluhuroi gjithe njeshmerite kontradiktore per te dhe bardheziun dhe filmin pa ze dhe hagjiografine e komikut solitar te viteve te para te shekullit. Arma qe e qelloi ate ishte bardhezi, ashtu ishte ai dhe e dashura e tij, edhe filmi gjithashtu ishte bardhezi. Vetem gjaku, si ne filmin e Spilbergut, doli e rodhi i kuq dhe televiziv dhe keshtu i dha fund njehere e mire gjithe nje epoke.