Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44

Tema: Rovena Dilo

  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Keni harruar kėtu edhe kryeveprėn korēare Erdhi prilli, shkriu bora kėnduar pėr mrekulli nga Rovena. Gjithė albumi i saj i parė ishte shumė i bukur.
    Eshte vertet kenge e bukur, edhe mua me pelqen

    Erdhi prilli shkriu bora majave

    Erdhi prilli shkriu bora majave
    Maleve bie kembora maleve
    Eshte nje vajze, vajze mali
    Eshte e bukur si nje yll
    Eshte brenga e nje djali
    Bore e bardhe, trendafil

    Erdhi prilli shkriu bora majave
    Maleve bie kembora maleve
    E pashe nje bilbil menjane
    Rrinte i struktur qan me vaj
    Pse s’kendon po rri vecan’
    Bilbili i mire qan me lot
    Zogjte dy nga dy jetojne
    Dhe kendojne ne fole
    Ēajne qiellin e kalter
    Edhe largohen si rrufe

    Erdhi prilli shkriu bora majave
    Maleve bie kembora maleve
    Gjithe natyra u ndriēua
    Edhe ndriēon pafundesine
    Qielli i prillit me nje puthje
    Do te zgjoje nga gjumi i larget
    Dashurine se kam harruar,
    se harroj
    Thelle ne shpirt e kam te shkruar,
    sa te rroje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    ...............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Bota e madhe eshte me ty

    Sa e vogel duket bota
    kur e sheh nga lartesite
    edhe njerezit kaq te vegjel ngjajne
    dhe shtepite humbin malet dhe qytetet
    kodrat, detet behen nje
    qe te gjithe femije, te rinj e pleq
    si dallon me asgje
    nga lart pa rendesi
    duken fjalet, xhelozite
    humb e keqja e kesaj bote
    por je ti.

    Refreni
    Se bota e madhe eshte me ty
    bota s'ka vlere pa dashuri
    bote ti je
    toke ti je
    fryme ti je, vetem ti

    Nga avioni bota ngjan
    si nje harte pa kufinj
    s'duken rracat dhe ngjyrat
    gjithe merite
    zhduken ndotjet edhe luftrat
    toka qiellit i perngjan
    gjithe merzite e kesaj bote
    ti leshosh ne oqean
    do shikosh si re te lehta
    duken fjalet, xhelozite
    ti i merr kaq seriozisht
    por a e di se....

    Refreni
    Bota e madhe etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Dashuria

    Sa here te kam pritur
    tek vendi qe ne dime
    mes shiut rreke
    kur era fryn stuhi
    vete me mesove
    se dashuria
    ka diell dhe ne shi
    vete me mesove
    se dashuria
    gjithe qiellin ka cati

    Mes qershive mjalte
    qendruam ne te dy
    kokrrat qe nga lart
    pikonin leng ne sy
    e zgjatem duart
    perkulem deget
    por kokrra s'morem dot
    ty te mos kisha
    prane ne keto caste
    e etur do te ndjehesha sot

    Nje dite buze detit
    me pyete si femi
    valle dashuria
    a deti ka me thellesi
    Pastaj e dashur koken mbeshtete
    pergjigje prisje kot
    S'di ne c'thellesira
    Humba e tera
    por di se s'dilja dot

  5. #15
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    "Per nje cast me ndali zemra" me Pirro Cako esht nje nga kenget fanstastike klasike shqiptare dhe nje nga kenget time favorite nga Rovena Dilo simpatikja kengetare me zerin e bukur...

  6. #16
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Rovena eshte je kengetare shume e mire,kenget e saj ne pergjithesi me pelqejne shume,por do te vecoja ne vecanti kengen e saj me te fundit ''DOREZOHEM'' qe eshte nje kenge e mrekullueshme

    Disa vargje nga kjo kenge:

    Ti nje dite do me kerkosh
    te jetoj vetem per ty
    e une do t'a bej
    ti nje dite do me ndalosh
    te largohem nga ketu
    me nje puthje me burgos
    e une do te rri.
    Ti po me mbylle syte nje dite
    do te ndjek un pas aty
    jam e bindur kur t'i hap
    me ty do jem prane.

    Ti me pushtove menjehere
    asnje lufte te me sfidoje
    kali i trojes nuk t'u desh
    brenda zemres te kaloje.
    Vetem ti,je sunduesi im i heshtur
    ke fituar dhe ke mbetur
    ti mendimi me i bukur
    si deshira me e cmendur qe une kam.

    Dorezohem para teje pa nje kusht
    per fjalet qe vec ti mi thua
    per gjerat qe ti ben per mua
    s'mund te jem
    e lire pa ty si mund te jem?
    lirine pa ty perse ta kem?

    etj,,,,,,,,,,,,,,,,,

  7. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    A eshte muzike kjo qe degjojme?!



    Bisedoi: Edison Kurani

    INTERVISTA / Kengetarja e mirenjohur Rovena Dilo, ne nje interviste ekskluzive per “Koha Jone”, rrefehet per jeten e saj profesionale dhe planet me te aferta. Ndalet ne ceshtjen e Kosoves dhe pse e perkrah aq shume mevetesine e saj. Pergjigjet edhe per festen e djeshme te Shen Valentinit dhe ate te sotmen, Shen Faustin. Kengetarja ben apel dhe per ate qe e konsideron si cedukim te qytetareve, duke shtuar pyetjen: “A eshte muzike kjo qe degjojme?!”

    Sapo kaluam dy dite te shenuara, pardje Dita e te Dashuruarve, Shen Valentini dhe dje, ajo e te vetmuarve, Shen Faustini. Ju kujt feste iu perkushtuat?

    Te dyja nga pak. Eshte me mire pak edhe sakte. (Qesh).

    Kete jave ka edhe evenimente te tjera, shume me te rendesishme. Kjo fundjave pritet qe ta gjeje Kosoven me ne fund te pavarur. Ju njiheni si nje nder perkraheset e para te kesaj ceshtjeje. Kujtoj ketu deklarimin tuaj te bujshem ne vitin 1998, kur publikisht ne sheshin para Pallatit te Kongreseve, gjate koncertit te Pranveres, guxuat te therrisni “Rrofte UCK”, “Rrofte Kosova e lire”. Dihet se atehere UCK ishte ne “listen e zeze” dhe pavaresia as qe mendohej te hidhej ne diskutim. Meqenese pati plot reagime pro dhe kunder, si i perballuat ju?

    Per mua reagimet ndaj thirrjes pro UCK-se dhe Kosoves s’kane pasur asnje rendesi. Une nuk e bera qe te merrja reagime. Une besoja atehere dhe besoj edhe tani, se kam bere gjene e duhur. U mundova te kontribuoja sadopak ne ato momente te veshtira, me prezencen time publike dhe qytetare. UCK-ne, e shihja si te vetmen zgjidhje. Kosoven e lire, si te vetmin fund te lumtur. Sa mire qe kjo po ndodh me te vertete.

    Kam mesuar se ju keni lidhje edhe me te forta me Kosoven. Lidhet kjo me origjinen tuaj, apo cfare?

    Kjo ka lidhje me traditen e shendoshe patriotike qe familja ime bart nga te dy krahet, nenes e babait, por sidomos fisi i Dilove, ka mbajtur qendrim ndaj ceshtjes se Kosoves. Duke nisur nga stergjyshi im, gjuhetari i shquar Ilia Dilo Sheperi, qe njihet dhe si “babai” i sintakses se gjuhes shqipe, per te kaluar te xhaxhai i tim eti, Jani Dilo, i cili eshte shquar per fjalimet e tij te zjarrta pro Kosoves, ne lobet e shqiptareve te Shteteve te Bashkuara, ne vitet ’45 te shekullit te kaluar dhe me vone. Dhe deri te babai im, Vangjeli, i cili me ka ushqyer me deshiren per ta pare Kosoven te lire dhe bashkangjitur Shqiperise.

    Dhjete vjet me pas, deklarata juaj behet edhe me guximshme. Mendoni se do te jeni po aq vizionare sa dhe heren e pare?

    Shqiperia e madhe nuk ka pse eshte nje tabu. Kosova eshte shqiptare. Kufiri nuk e ndan dot popullin e nje gjaku. Sot kufijte po sheshohen. Jemi te gjithe drejt nje rruge, asaj te bashkimit. Shume shpejt do te shkojme ne Prishtine, sikur shkojme ne Durres. E do ta harrojme kohen kur ishim te ndare. Le ta shohim kete bashkim, si nisjen e diteve te mbara per kombin tone te munduar.

    Kosova tani eshte ne vigjilje te mevetesise, ndaj organizimet kane nisur dhe minutat po numerohen mbrapsht. Ju po i bashkoheni festes?

    Une kam kohe qe festoj per Kosoven e lire dhe te pavarur.

    Ne c’menyre?

    Me shpirt dhe me pune. Se shpejti une realizoj videoklipin e kenges se fundit “Rrefimi”, qe eshte nje bashkepunim me kantautorin Armend Rexhepagiq dhe poeten Aida Baraku. Te dy unike dhe te mrekullueshem.

    Nuk mendoni se pati fat jo te mire ajo kenge ne Festivalin e RTSH?


    Kenges i duket “fati” kur ajo perballet me publikun. Videoklipi do te beje perballjen e vertete.

    Dua te ndalem ne argumentin e Festivalit te Kenges ne Radiotelevizionin Shteteror. Pati shume akuza se u duk qarte monopoli dhe manipulimi i tij, ju a bashkoheni me keto mendime?

    Kete vit, Festivali i RTSH-se u ndot vertet dhe mua nuk me takon dhe nuk dua te behem pjese e kesaj ndotjeje. Detyra ime kryesore nuk eshte te kontestoj nivelin e ndotjes, por te krijoj kenge te bukura dhe t’ia bej ato te ditura publikut. Kengen qe une bera per publikun dhe qe nuk m’u lejua t’ia tregoj, e ndjej per detyre te bej qe t’i degjohet zeri. Ndaj ne bashkepunim me shtepine e njohur diskografike “Supersonic Records”, jemi duke pergatitur klipin qe se shpejti do te shfaqet ne ekrane.

    Nje tjeter teme e mprehte eshte ajo e volumit dhe nivelit te veprimtarive muzikore ne kete periudhe, si e vleresoni ju, eshte e mjaftueshme apo...?

    Thuajse i vdekur. Kriza qe ka perfshire vendin, sigurisht qe ka perfshire dhe fushen e muzikes. Ndaj nuk eshte se arti ne Shqiperi po perjeton momente te gezuara. Gjithcka mbetet ne kuadrin e nismave personale, ose grupimeve private.

    Doni te thoni se shteti eshte pasiv ne kete drejtim?

    Shteti nuk ka ngritur asnje strategji per te qene perkrahes i artit. E njejta gje, mos me keq, per te qene prane muzikes se lehte. Aq sa ekrane te ndryshme televizive, transmetojne te gjitha llojet e pacavureve. Kujt i behet vone? Po cedukohet brezi i ri dhe kjo na tremb te gjithe. O Zot i madh, cfare shijesh po kultivojme. Valle, muzike eshte kjo qe degjojme?!!

    Shteti eshte indiferent ndaj menyres si ekziston muzika dhe me cfare cilesie ajo ekziston. Dhe indiferenca ndonjehere eshte padrejtesia me e madhe.

    Se fundi ka disa levizje nga shteti, per te respektuar te drejten e autorit. Dihet se krijimet artistike shiten dhe piratohen rendom ne vendin tone. A ndjeheni ju te demtuar nga kjo dukuri?

    Pa dyshim. Ne nuk perfitojme asnje vlere materiale nga te drejtat qe kemi mbi krijimet tona. Nderkohe, ato perdoren lirisht dhe nuk ka asnje sistem monitorimi apo kontrolli ndaj tyre. Per rrjedhoje, tregu eshte ne nje kaos total.

    Mendoni se ne kete pike, nje rrugedalje ekziston?


    Une mendoj se ka ardhur momenti te sistemohet tregu. Per kete, konstatoj se jane te interesuar te gjithe ata qe merren me prodhimin, shperndarjen dhe shitjen e materialeve muzikore. Shtepite serioze diskografike dhe vete artistet, do te behen nismetare dhe besoj se kjo gje ka filluar. Shteti nuk duhet te behet i gjalle vetem atehere kur vjen puna per te vjele taksa, por te mendoje se si te bashkepunoje qe kjo industri te mos demtohet, por te ndihmohet, ne radhe te pare.

    Si mendoni se do te jete pranvera qe po afron dhe vera e ketij viti, ne aspektin tuaj profesional?

    Parashikoj nje riorganizim te punes ne lokalin tim dhe pse jo, te kete baze muziken e gjalle te performuar atje.

    Do te jene protagoniste dhe kengetare te tjere te njohur?

    Jane pjese e riorganizimit.

    KOHA JONE
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Postime
    8
    me pelqen rovena kendon bukur dhe nuk perdor zhveshjen per te pasur sukse...

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90
    o ta ha synin sa e mire je . shume me pelqej kjo intervista jote . edhte fakt qe jemi nje dhe veshtire qa na nfane dikush me.

  10. #20
    Més que un club Maska e zoomen15
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Gjithandej
    Postime
    133
    Nje kengetare e kompletuar ne te gjitha aspektet. E adhuroj
    Per nje cast - 1fare eshte kenga.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Rovena Stefa
    Nga BlondiE_18 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 09:15
  3. Plaga e prostitucionit
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 03-12-2004, 15:09
  4. Skllavet E Seksit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 17:56
  5. Gruaja e Diteve tona
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •