Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga titi_ali_demsi
    Gjynof Ky Cuni ,,,te Pakten Ta Kishin Bo Plan Te 2 Bashke Te Varnin Veten ,meqe Paska Qene Kaq Dashni E Modhe ,,,,,,,gjithsesi Osht Per Te Ardh Keq Qe Akoma Ndodhin Kto Gjona Te Tilla Ne Shqiperi Per Arsye Injorance !!!

    Hajt Bofshi Qef

    Uaaaa... si s'me shkoi nder mend mua kjo ide? lol
    Pse dreqin u vra nje? Te ishin vrare te dy! Pike e zeze...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #12
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nejse,
    Shume keq per familjaret e ketij te cilet per cdo dite do duhet te kalojne nga po e njejta geshtenje ne te cilen eshte varruri i biri/i afermi i tyre.
    Thjeshte,problemet e nje individi kalojne edhe ne probeme shoqerore,ne menyre qe te jemi pak me koshient per zgjedhjen e problemeve te njejta (me NE referohem tek shteti dhe institucionet).Dmth prap se prap njeri ne raste te shpeshta sidomos ne rrethin tone dhe kulturen shqiptare nuk mund te bej ate cka don,gje qe nuk eshte prezente ne komunitete tjera si Amerika e te tjera.
    A eshte kjo gje e mire apo e keqe do tregoj vetem koha qe vjen para nesh.
    Pershendetje
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ngjarja per nga permbajtja eshte mjaft konfuze dhe nuk mund te etiketohet direkt, seder shqiptari...pse?

    Se pari, lind nje kontradiksion!

    Ngjarja titullohet ---> Vetëvaret se dashuroi kushërirën

    e morrem vesh deri ketu...po me tutje lexo ca shkruhet ---> I përvuajtur nga dashuria e humbur, 18-vjeçari, i cili para pak ditësh kishte konkurruar për në Universitet, ka vendosur që t'i japë fund jetës

    Ajo cka i mungon temes eshte mungesa e fokusimit ne ngjarje dhe te kuptuarit me koncizitet (tamamllek-kuptojllek-muhabetllek) i asaj cka ka per qellim te percjelle ngjarja...por ne te kundert kercehet si karakaleci duke interpretuar ngjarjen me nota "seder shqiptari!"

    Fjalet i pervuajtur, dashuri e humbur, a nuk japin tablone se gjithcka kish te bente me momentet delikate te prodhuara nga refuzimi i ashper perballe ndjenjave te sinqerta te dashurise tashme te "mbjella" ne zemer dhe jo me llogjiken (e sedres) e cila e detyroi te vetevritej robon?!

    Ngjarja komenton qarte tek fundi (s'ka nevoje per dylbi sateliti) se ai robi u vetevra pasi atij i'u refuzua lidhja me gocen...ca lidhje ka sedra ketu, nuk e kapitulloj per qamet?

    Si mer konkurron robi per Universitet dhe nuk mer ere nga marredheniet fisnore?!

    Duke matur "cepat" e muhabetit, vazhdojme analizen mikroskopiko-psikologjiko te pyetjeve te mirenjohura; Pse keshtu, e pse ashtu?!

    Duke i bere analize te terthorte psikoanalitike, ai robi ka qene no i tip mastrapan-alldup me natyre kaqolesh...

    Un psh do e titulloja "Nje i ri, sakat nga trute, i'a rremben jeten vetes ne nje menyre te pa precedente ose me mire te them i rrethuar nga injoranca e theksuar"

    Vlen te permendet fakti sipas te cilit ma do mendja se ngjarja eshte e trilluar (99%) duke propaganduar mbi nivelin e ulet edukativ te shqiptareve te veriut per te shkaktuar percarje dhe perbuzje intelekti me ata nga jugu (..no i kushuri i ellinaqos-janastapapullaqos i shkruan keto zhgaravina)

    Hajt, e mo i besoni ktyre prrallave me dinosaur, se lat nam!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 18-09-2004 më 19:58 Arsyeja: ndryshim arsyeje...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    degjo djal..

    Ne disa zona tonat koncepti i Fisit ose i te njejtit gjak eshte specifik.

    Veriu ruan ca tradita ne lidhje me gjinine ose fisin..

    Psh nje grup fshatrash mund ta quajn vehten Fis Krasniqe ose Berish ose Thaq ose Kelmend..psh.. e sipas nje rregulli te trasheguar vajzat e djemt e ketyre fiseve smund te martohen nder vedi.. me njeri jatrin..pra..

    Pra ata e quajn veten kusherij e kjo i ndalon ne martesa..
    Mundet nje gje e tille te ket qene rasti i djaloshit Doci ne Tropoje..
    Familjet ne keto raste duhet te jene te vemendshme qe ti ruajn femijet nga relacionet qe mund te perballen nje dite me keto probleme..
    Dashuria nuk pyet.. Ajo lind kudo.. e eshte detyre e te rriturve atje ti dalin para tragjedive..
    Ose ti bindin fiset se kjo dashuri mund te realizohet e te mos quhet turp e mekat ose ti pergatisin femijet ti perballojne keto ndarje..

    Ne Lushnje psh ku nuk eshte ky problem..ndodhi dicka tjeter..para tre ditesh..
    Vajza 18 vjecare donte "ne distance" nje zagar Lushnje e ai na qenka fejuar me nje tjeter ne Itali e vajza kur ka mar lajmin ben vet vrasje me..si gjithmone me Fotoksine..
    Ketu ka tjeter problem..
    Megjithse cdo dite po ha koka njerzish fotoksina ..as shteti as partite as shoqatat as shkollat nuk po i bejne nje STOP ketij helmi vdekje prures e as po bejne profilaksi me rinine sidomos ne kte piken delikate shpirterore te dashurive te thyera.. pra qe tu thone femijve te tyre qe tashme u rriten si shtogu ne m-ut se.. ..ne se oj cupke te le zagari.. mo u merzit se si ay morracak ka me mijra ne Lapardha-Levan Patos e Cerrik e Maliq..
    Pra mungon kujdesi..
    katundaret kujdesen..qe..hmmm. i bleu lkolltuqet Zyraja e Lames..hmmm .. u beti me benz me nafte kozi i teto Lefterise.. e ma kish ngritur fustanin mbi gjunje e bij e taqkes.. e kur kane rastet e ketyre tronditjeve shpirterore te dashurise as qe e vejn ujin ne zjarr e po u ndodhin keto fatkeqsi perdite..

    Shteti ku eshte..

    shteti uu ben pun te medha.. ja fituam me gerqine o zalo..he me i lumte Tos Metes..

    pis milet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 19-09-2004 më 10:31

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Brari
    Ne Lushnje psh ku nuk eshte ky problem..ndodhi dicka tjeter..para tre ditesh..
    Vajza 18 vjecare donte "ne distance" nje zagar Lushnje sic jane zakonisht djemt e Lushnje berat Fierit..
    ----------------------------------------------------------

    Meqë MODERATORET nuk e venë ujin në zjarr, na bëj një listë me karakteristikat e qyteteve që të njohim edhe ne veten.

    ----------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Angry

    Po, tema eshte shume large permbajtjes se shkrimit. Dhe e ka mendimin se prapthi.
    Me vjen keq per fatin e ketij djaloshi!

    Kam lexuar keto dite intervisten qe kishte dhene pasardhesja e Skenderbeut, studente ne Angli, Ana Kastrioti dhe ne nje pyetje te gazetarit i eshte pergjigjur;- ne jemi martuar me njeri tjetrin brenda fisit per te ruajtur tiparet dhe karakteristikat e paraadhesve tane, prandaj dhe ngjajme shume me njeri tjetin.
    Pra nuk perfillet as kanuni dhe as feja ne lidhjet martesore te nje fisi nga veriu.
    Vdekjen e adoleshentit ia ve fajin gjithe prinderve.
    Nuk eshte llogjike te ndalosh femijen te zgjedhe ate qe do per tu kurorezuar, por them se justifikimi i tyre si prinder duhet te ket qen i tille; shume familje sot i shohin familjet e tjera me mosperfillje duke menduar se jane me larte nga pasuria nga edukimi, e mbajn veten te rangut me te larte dhe, ua gjejne nje te mete te madhe per ti bere "non-stop" pra te palejuara, sepse nuk i preferojne nga egoizmi i semure i vet prinderve.
    Nese do te qene kusherinjt te afert(pasi ne shkrim nuk thuhet c`fare kusherinjesh kane qene, ja qe fshihet e verteta) 1-2-3/i ; vetem nepermjet bindjes duke i treguar pasojat tek femijet, por ne veri i quajne edhe krushqit apo kusherinjte e 12-te te rezikshme per martesat.
    Nuk je kusheri, po ja qe gjaku ka ngjashmeri kete e mer vesh vetem kur femijet dalin gjysmak.
    Nje rast i kosovares qe martuar me vellan e saj(nga te jetimores) por nuk e dinte vetem ne analizat e tre femijve te saj te semuri moren vesh te verteten e hidhur.
    Ja qe dhe te krishteret orthodoks martohen edhe kur e dine qe jane kusherinj , nje rast dy kushernjt te pare martohen, femijet e tyre kan dale xhuxha. Rasti tjeter dy kusherinj te dyte martohen edhe pse e dinin, femija i del shurdhmemec.
    Vdekja e adoleshentin tropojan eshte faji i prinderve te tij qe e ka vrare, pasi nuk kan treguar aftesin per ti dhene gjykimin dhe vleresimin e drejte, per tu lidhur me ate qe donte.
    Mendoj se vet prindrit e tij do ti kene thene ne pergjigjen e tyre, me mire vra veten sesa te martohesh me ate vajze, apo ne shume pergjigje qe japin prindrit kur ndalojne martesa e papelqyera;- ne te mbysim, te vrasim dhe nuk te lem te martohesh me ate njeri (ndersa nga anet tona perdorin dhe kete pergjigje;-var gje gur ne qafe e hidhu ne lum ).
    Ne Shqiperi eshte e veshtire dhe e padrejte nese martohen njerzit qe kane lidhje gjaku, duke i menduar si rregulla te mysimanve.
    Me e drejte dhe me se normale do te qe kjo; kur vendos te krijosh familjen dhe te kesh femije, c`te duhet lidhja e 15-te apo miqesia qe keni; shko beni testin e plote te gjakut dhe je i qete nese je martuar apo jo me kusheriren/in tend?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 19-09-2004 më 04:46
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    degjo djal..
    Po mer zoteri, PO, i shqepa veshet te degjoj jehonen e komenteve te cilat nisin udhetimin me nota shpjeguese por rrembehen gjate udhes dhe perfundojne ne kanalizimet pergjithesuese te tabeles se kritikes piktoreske apo te dekoruara me shembuj mozaik per te ilustruar dicka qe eshte krejt ne kundershtim me ate cka ka dashur te percjelle e gjithe ngjarja...

    Shembulli i pergatitur me mjeshteri si:


    ...pra qe tu thone femijve te tyre qe tashme u rriten si shtogu ne m-ut se.. ..ne se oj cupke te le zagari.. mo u merzit se si ay morracak ka me mijra ne Lapardha-Levan Patos e Cerrik e Maliq..

    ...tregon mjaft qarte se tema po shtegton drejt zonave me klime paragjykimin, me itenerar; sa perpara-prapa dhe sa majtas-djathtas, me te njejten shpejtesi (ne vend numero) po ashtu, nen "trysnine" e tonit shprehes me efekt pergjithesues ...si perfundim mberrijme tek vula e thate ---> "pis milet..."

    Morracake si ata te Lapardha-Levan, Cerrik, Patosit etj ka ne cdo cep te botes dhe nuk duhet te groposet fakti sipas te cilit Shqiperia edhe pse heq kemben zvarre ne arenen e zhvillimit ekonomik fale punes se pakrahasueshme te drejtuesve ne fushen e pastrim-parase, duke egzekutuar(metaforikisht) me diplomaci, elementet kryengrites apo kundershtaret drejt perendimit te cilet sot ne kete minute qe po lexon do i gjesh duke skalitur ne faqen e historise rekorde te reja ne aspektin ekonomik te vendeve te huaja, nderkohe qe Shqiperia zhytet pa nderprerje ne llumin e korrupsionit e "ndihmuar" drejt procesit te falimentimit nga elementet me natyre shtazash, ajo ende mer fryme.

    Kjo do te thote se shqiptarit nuk i mungon ai "element" i cili ne shume shtete te botes ka firuar apo nuk zor se ka egzistuar ndonjehere qe ka te beje me "cipe" (popullorshe). Shqiptari i vertete (perjashto morracaket, zhulsat) ka karakter te forte ne aspektin familjar, ne karakterin qe ai gdhend tek femija e tij, nderi, respekti ne familje te cilat eshte e pamundur t'i hasesh ne boten e huaj nga te huajt.

    Shkurt; mesazhi te cilin kam qellim te percjell permes komenteve te mesiperme ka te beje me faktin se Shqiperia edhe pse ka perfunduar ne duart e robve te paskrupullt (te cilet dirigjojne fatin e nje mileti te tere), kjo nuk do te thote se te gjithe miletin duhet ta qellojme me epitetin me arome pisash.


    Emigrantet shqiptare (shumica e tyre, ketu perjashtohen ata te cilet kane zgjedhur profesionin e kriminalistkes) kudo neper bote fale karakterit te tyre dhe respektit nga i cili karakterizohen ne brendesi pjestaret e nje familjeje kane arritur suksese dhe kane fituar besimin dhe respektin e te huajve...

    shteti uu ben pun te medha.. ja fituam me gerqine o zalo..he me i lumte Tos Metes..
    Futbolli eshte kulture, konkurrence aftesish, lufte per fitore e si rrjedhim lufte per ngritje imazhi dhe ne te njejten kohe futbolli eshte nje nga themelet e "tempullit te krenarise" pa harruar frymezimin per ndryshim dhe zhvillim...
    Fitorja ndaj heleneve permban mjaft mesazhe me karakter --->...edhe shqiptari mund te ndeshet dhe te triumfoje ndaj mbretit te futbollit europian"


    P.S Boll i drejtuam gishtin e fajit "njeri-tjetrit," boll...i ka perenduar koha atij muhabeti...ndyshimi fillon me vetveten!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 20-09-2004 më 01:05

  8. #18
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    -
    (terheq postimins'ja vlen!)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 21-09-2004 më 11:12
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #19
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Me te ardhur keq per kete cunin, prandaj njerezit duhet te pressin te kene durim te jene te pjekur pastaj te mendojne te martohen qe doli neser ajo/ai kusherira te kerkojne per nje fat tjeter dhe te humbin jeten kot si na koti.

    Une di 2 raste per pune keshrinje si tha ky Brari ne nga veriu i shohim shume keto budalleqe dhe nganjhere ia fusin kot vetem se zgjedhja e djalit/vajzes nuk i pelqen familjes.

    1- Vajza axhes se mamit tim ra ne dashuri me nje djale ku te atit i thirrte daje dhe ishin 5 breza larg dhe jetonin ne nje lagje. Bene c'bene familja nuk donte dhe u arratisen per ne Greqi, kane dy femije si lulja as jane sakata as jane gjysem njerezish.

    2- Nje kusheriri im donte nje goce, familja e tij z'donte i thane se e kishte kusherire(genjyen), desh vrau veten djali u arratis per shume kohe nuk dihej ku ishte, ja keshtu e duan familja nganjhere....
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  10. #20
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Sa keq.... dhe sa mire , ka vdekur duke besuar se po vdes per dashurine.Ose ka vdekur i dashuruar!
    Ndersa sigurisht nuk bej me faj as prinderit qe e penguan martesen e tyre , brenda gjakut .gjaku nuk behet uji.... e di ndonjeri pse (ne shqiperi te pakten) lehohet martesa vetem mbas shtate brezesh?)


    Moren nje gote vere (te kuqe), dhe e futen ne nje ene te madhe bosh.
    Mbi te hodhen nje gote uji. Vera prap e kuqe(nuk u zbeh, prej ujit).
    Hodhen goten e dyte. Vera prap nuk u zbeh. (dmth e kuqe)
    Hodhen te treten , te katerten, te pesten, te gjashten.
    pasi hodhen goten e shtate me uji, ngjyra e veres nuk u shlye, por ama u zbardh disi. Dhe thane; Deri ne shtate brez , nuk mund te martohesh me gjakun tend. Ne me shume se shtate brez edhe mund te martohesh.
    Aspak cudi nuk me duket se derine shtate brez verrtete mund te jesh i afert me gjakun tend. Kot shqiptaret (te pakten me sa di une ) e njohin fare e fisin e vet mjaft gjate.

    A dalin femijet sakat brenda gjakut a jo, kete qe kur kam pare kalldianet ketu ne usa , qe martohen me vajzen e tezes, vajzen e xhaxhait... dhe kane femije normale.... nuk e besoj me. Por edhe krejt skandaloze -kafsherore me duket te martohesh me djalin e xhaxhait. kam njohur kalldiane qe ishte e dashuruar me nje shqiptar, dhe cmendurisht, por ne fund te luftes se humbur me prinderit e saj , e detyruan jo vetem te ndahej nga i dashuri, por e martuan me djalin e vellait te te jatit. Mu me iku truriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Roli i UNMIK në Kosovë
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •