Revolucioni

Ne shkencen sociale dhe politike, nje ndryshim kryesor, i befasishem, dhe si me tej tipik i dhunshem ne qeveri dhe shoqatat dhe strukturat e nderlidhura. Termi perdoret ne analogji ne shprehje te tilla sic eshte Revolucioni Industrial, ne te cilin ky term referon nje ndryshim radikal te thelle ne mardheniet ekonomike dhe kondicionet teknologjike.

Megjithese ideja e revolucionit qe origjinalisht ne lidhje me nocionin e Aristotelit te ndryshimeve ciklike ne format e qeverise, sot kjo ide nenkupton nje shkeputje themelore prej cfaredo ngjase te meparshme historike. Revolucioni i trupformon ftese per sfide rendit te stabilimentuar politik dhe stabilimentit perfundimtar per nje renditje te re ndryshuese radikalisht prej se meparshmes. Revolucionet e medhenj ne historine e Europes, vecanerisht revolucioni Anglez, Francez, dhe revolucionet Ruse, ndryshuan jo vetem sistemet e qeverise por gjithashtu dhe sistemet ekonomike, strukturen sociale, dhe vlerat kulturore te atyre shoqerive.

Historikisht, koncepti i revolucionit shihej si nje force teper-shkaterruese, qe nga Greqia e lashte dhe drejt nepergjate viteve te Mesjetes ne Europe. Greket e hershem e shihnin revolucionin si nje mundesi vetem mbas kalbjes themelore morale dhe fetare te shoqerise. Platua besonte qe nje kod konstant besimesh, i patundur, i transhuar mund te parapengoje revolucionin. Aristoteli e perpunoi kete koncept, duke perfunduar qe: nese vlera baze e sistemit te nje kulture eshte duke u rralluar, shoqeria do te behet me cene per revolucion. Cfaredo ndryshimi radikal ne vlerat baze ose besime eshte cena qe furnizon terrenin social per nje trazire revolucionare.

Gjate Mesjetes, mirembajtja e besimeve te stabilimentuara dhe formave te qeverise rimbeten prioritet. Vemendje e shumte i jepej gjetjes se mendimeve per ta luftuar revolucionin dhe ndryshimet mbytese ne shoqeri. Autoriteti fetar qe shume i forte dhe besimet e fese ne mirembajtjen e rendit qene kaq-keshtu themelore saqe Kisha drejtonte popullin qe te pranonte pabarazine e fuqise, qe te mos lendonte stabilitetin e shoqerise.

Vetem mbas emergjences se njerezimit shekullor gjate Rilindjes beri ky koncept i revolucionit, si nje shkak i perdhosjes se shoqerise, ndryshim per te perqafuar nje prespektive me moderne. Shkrimtari Italian i shekullit te 16'te Nikolo Makiaveli njohu rendesine per te krijuar nje shtet qe mund te duronte kanosjen e revolucionit; por, ne te njejten kohe, analizat e tij te detajshme te fuqise udhezuan ne nje besim te ri - ne nevojen e ndryshimeve ne strukturen e qeverise ne disa raste te caktuara. Ky pranim i ri per ndryshim e vuri Makiavelin ne parafrontin e mendimit revolucionar modern, edhe pse ai kurre nuk perdori fjalen revolucion ne tekstet e tij, ai qe paresisht i shqetesuar per krijimin e nje shteti te vertete te palekundur.

Shkrimtari i shekullit te 17'te Xhon Milton qe nje besimtar i hershem ne aftesite e brendshme te revolucionit per ti dhene ndihme shoqerise per te realizuar potencialin e saj. Ai gjithashtu e shihte revolucionin si nje prej te drejtave te shoqerise per te mbrojtur vetveten kundra tiraneve abuziv, duke krijuar nje rend te ri qe reflektonte nevojat e popullit. Per Miltonin, revolucioni qe mjetmendimi i duhur per te kryearritur lirine. Me vone, ne shekullin e 18'te, revolucionet Franceze dhe Amerikane qene tentime per te siguruar liri prej udheheqjes shtypse. Revolucionet moderne kane inkorporuar shpesh ideale enderruese si nje baze per ndryshim.

Imanuel Kant, filozofi Gjerman i shekullit te 18'te, besonte ne revolucionin si nje force per avancimin e rraces njerezore. Kanti besonte qe revolucioni qe nje hap "natyror" per te realizuar themele me te gjera etike per shoqerine. Kjo ide ndihmoi qe te sherbente si nje baze per Revolucionin Francez dhe Amerikan.

Filozofi Gjerman i shekullit te 19'te G.W.F. Hegel qe nje katalist vendimtar ne formimin e mendimit revolucionar te shekullit te 20'te. Ai e shikonte revolucionin si plotmbushjen e fatit njerezor, dhe poashtu i shihte udheheqsit revolucionar si persona te nevojshem per te nxitur dhe veglizuar riformime sociale. Teorite e Hegelit sherbyen si themel per mendimtarin me me influence, Karl Marks. Marksi perdori vecimet e Hegelit si baza per nje plan per lufte klasash, e perqendruar ne nje luftim per kontrollin e proceseve ekonomike te shoqerise. Marksi besonte ne fazat zhvilluese te historise njerezore, duke i kulminuar klases-punetore rrezimit e klases-prone-zoteruese. Ne menyre qe shoqeria te avancoje perpara, klasa punetore, ose proletariati, duhet te jete mbi, dhe te marri te ardhurat e prodhimit. Marksi e shihte kete mundesi-ndodhishe si konkluzionin e perleshjes njerezore per liri dhe nje shoqeri pa klasa, me tej duke eliminuar nevojen per ndryshim politik te metejshem. Revolucionet komuniste te prira nga marksistet zune vend ne Rusi, Jugosllavi, Kine, Vietnam, dhe Kube, nder to edhe vende te tjera ne shekullin e 20'te.

Nje nga historianet modern, Kran Briton, analizoi tendencat e nje shoqerie perpara nje revolucioni kryesor. Ai pa nje shoqeri para-revolucionare si te kishte nje kombinim tensionesh sociale dhe politike, te shkaktuara prej nje nenthyerje graduale te vlerave te nje shoqerie. Kjo udhezon ne frakturen e autoritetit politik. Trupi qeveritar duhet te mbeshtetet mbi nje perdorim ne rritje te deshperuar te forces ne menyre qe te rimbetet ne fuqi. Ne barazmatje me kete koncept eshte emergjenca e riformimit te elementeve qe sherbejne per te theksuar korrupsionin e autoritetit politik. Pasi rendi ekzistues politik fillon qe te humbasi mbajtjen ne autoritet, vrull-momenti ndertohet midis forcave te ndryshme te opozites. Pasi qeveria behet me e pasigurte, grupet disidente qe formojne kanosjen ndaj rendit ekzistues brezohen se bashku per te shembur autoritetin ne fuqi.
Kran Briton vezhgoi gjithashtu etapat e ndryshme te revolucioneve kryesore. Pasi eshte shembur qeveria, zakonisht aty ka nje periudhe idealizmi optimist, dhe revolucionaret bazepajtohen ne shume retorika perfeksioniste. Por kjo faze nuk zgjat per shume kohe. Detyrat praktike te qeverisjes duhet te perballohen, dhe nje plasaritje fillon qe te zhvillohet ndermjet moderatoreve dhe radikaleve. Mbaron me mundjen e moderatoreve dhe me rritjen e ekstremisteve, dhe me perqendrimin e te gjithe forces ne duart e tyre. Per nje fraksion per tu perhapur dhe per te mbajtur autoritetin, perdorimi i forces eshte pothuajse i pashmangshem. Qellimet e revolucionit zbehen, pasi regjimi totalitar merr komanden. Disa prej parimeve baze te levizjeve origjinale revolucionare, sidoqofte, jane inkorporuar perfundimisht ne fund. Revolucionet Franceze dhe Ruse ndoqen kete kurse zhvillimi, po ashtu edhe revolucioni Islamik i Iranit ne shekullin e 20'te.
Nje revolucion politik i rrepte, i pavarur prej transformimeve sociale, nuk zoteron te njejten ngjase te ngjarjeve para-revolucionare dhe pas-revolucionare. Aty mund te behet nje ndryshim i thjeshte ne autoritetin politik (si ne shumicen e (coups d'etat)) ose nje transformim paksa me i gjere ne strukturat e fuqise (sic eshte revolucioni Amerikan dhe ai Meksikan).



(C) Gjaku i Shprishur