Disa ferkime ne relacionin Myftini e Shkupit kundrejt Qendres (organeve te Bashkesise Fetare Islame), flasin per disa mospajtime serioze, ndonese palet tregohen te kursyera per te elaboruar me thelle ato
Ne Bashkesine Fetare Islame te Maqedonise (ne baze te kushtetutes se re, BIM-it i eshte shtuar edhe prefiksi fetare-ver. e aut.) keto dite kane dale ne siperfaqe disa mosmarreveshje rreth zgjedhjeve te organeve me te larta ne kete institucion fetar.
Te pakenaqurit
Nje grup teologesh, ka kontestuar menyren e zgjedhjeve te Kuvendit te Bashkesise Fetare Islame qe jane mbajtur para disa muajsh. Sic behet e ditur ne nje reagim te Zejnulla Fazliut, keshilltar ne Bashkesine Islame te Maqedonise, gjate konstituimit te Kuvendit te Bashkesise Fetare Islame ne Maqedoni, ne te nuk kane marre pjese perfaqesuesit e Myftinise se Shkupit, edhe pse, sipas Zejnulla Fazliut, ata perfaqesojne pjesen me te madhe te muslimaneve ne Maqedoni,gjeresisht mbi 300.000 besimtare islame. Sipas tij, kjo, myftini duhet te ishte e perfaqesuar me dhjete perfaqesues ne Kuvendin e BFIM-it. Duke u nisur nga ky fakt, thone ne Myftinine e Shkupit, jane bere shkelje te renda te Kushtetutes ne mbledhjen konstituive, prandaj nuk e pranojme si organ legjitim as Kuvendin, i cili me kushtetuten e re eshte organi me i larte i BFIM-it, e aq me pak Riasetin, te cilin e ka zgjedhe, sipas tyre, ky Kuvend i cunguar. Nisur nga kjo, thote Zejnulla Fazliu, te gjitha organet, duke perfshire edhe Reis ul ulemane, nuk kane legjitimitet per te vazhduar punen, andaj edhe perfaqesuesit e Shkupit nuk do te pranojne cfardo propozimi qe do te vije nga kryetari i BFIM-it.
Sipas letres qe leshoi Zejnullah Fazliu, del se e gjithe Myftinia e Shkupit eshte e pakenaqur. Mirepo, kete dje nuk arritem ta konfirmojme nga kryetari i saj, efendi Zenun Berisha, te cilin disa here e kerkuam ne myftini, por nuk e gjetem.
Qendra nuk deshiron te komentoje
Rreth ketyre ferkimeve te fundit ne Bashkesine Fetare Islame te Maqedonise, kryetari i saj, haxhi efendi Arif Emini, nuk donte te prononcohej, por vetem na beri me dije se rreth zgjedhjeve te cilet jane mbajtur pas aprovimit te Kushtetutes se re te BFIM-it e cila eshte miratuar me 25.12.2003, kryetar i komisionit zgjedhor ka qene dekani i fakultetit teologjik ne Shkup, dr. Imail Bardhi.
Nga ana tjeter, dr. Bardhi thote se Komisioni per zgjedhjet, prej nivelit lokal deri ne ate republikan, ka kryer punen e vet dhe tani, pasi eshte bere konstituimi i organeve perkatese, ka pushuar mandati i tij. Nderkaq rreth shpalljes per zgjedhjen e kryetar te ri te BFIM-it, Ismal Bardhi edhe njehere perseriti se atij i ka mbaruar mandati si kryetar komisioni, duke shtuar se me Kushtetuten e re ne menyre precize parashihet se kur do te mbahen zgjedhjet.
Grupi rreth Zejnulla Fazliut mendon se zgjedhjet per kryetar te muslimaneve ne Maqedoni, duhet te mbahen se shpejti, dhe e gjithe kjo, thone ata, behet qe kryetari aktual, duke i zgjedhur njerezit e besueshem mundohet te siguroje edhe nje mandat.
Ne lidhje me mosmarrveshjet ne Myftinine e Shkupit, dr. Ismail Bardhi thote se gjate zgjedhjeve nuk ka patur probleme te theksuara, pervecse ne Myftinine e Shkupit dhe te Resnjes.
Ne lidhje me reagimin e Zejnulla Fazliut qe keto dite u botua ne shtyp, dr. Ismail Bardhi thote: Nuk e di se ne cfare cilesie paraqitet ai, ngaqe me kushtetuten e re te Bashkesise Fetare Islame ne Maqedoni, nuk figuron posti i keshilltarit te BFIM-it.
BFIM njofton opinionit publik
Lidhur me disonancat e fundit nder besimtaret muslimane, dje u leshua nje komunikate ne te cilen thuhet: Bashkesia Fetare Islame e Maqedonise eshte institucioni qe kujdeset per jeten e muslimaneve, pasurine e tyre dhe zhvillimin e kultures dhe jetes fetare si ne vend, ashtu edhe jashte tij, kudo qe jetojne dhe veprojne bashkeqytetaret tane. Ajo ka kaluar neper periudha te ndryshme historike dhe ka perjetuar sisteme te ndryshme, disa here brenda lirise e disa here e privuar nga ajo. BFI eshte e vetedijshme per pergjegjesite dhe dobesite e veta. Koha ne te cilen jetojme edhe me teper eshte duke e veshtiresuar realizimin e qellimeve te larta te BFI-se.
Ne njoftimin publik te BFIM-se me thuhet: Pas miratimit te Kushtetutes se re me 25.12.2003, filloi edhe konstituimi i organeve te BFI, duke filluar qe nga baza e deri te forumet me te larta, si Kuvendi dhe Riaseti i BFI-se, per cka edhe opinioni me i gjere ka qene i informuar.
Me daten 23.08.2004 u konstitua Kuvendi dhe u zgjodh Rijaseti i Bashkesise Fetare Islame te RM. Anetaret e zgjedhur te Kuvendit jane te profileve te ndryshme, te deleguar nga myftinite e BFI-se. Te gjithe jane njerez te respektuar dhe me pergjegjesi e vlera morale. Ne mbledhjen e njejte me shumice votash si kryetar i Kuvendit u zgjodh dr. Metin Izeti nga Tetova, imam-hatib dhe ligjerues prane Fakultetit te Shkencave Islame ne Shkup.
Gazetari:
Saubi Demiri
Krijoni Kontakt