Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Sprovat ,vuajtjet ne jeten e njeriut!

    Ibtilaja, ligj i All-llahut pėr pastrimin e radhėve


    Hutbe qė flet mbi sporvėn, e cila ėshtė ligj i All-llahut qė nuk e anashkalon askend, element vendimtra nė pastrimin e rradhėve, edukim dhe kalitje, pastaj flet pėr disa lloje tė sprovės.

    All-llahu [subhanehu ve teala] nė Kur'an thotė:

    لَتُبْلَوُنَّ فِي أَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَمِنْ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيرًا وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ(186)

    “Ju patjetėr do tė sprovoheni si nė pasurinė tuaj, si nė vetėn tuaj, madje do tė dėgjoni ofendime tė shumta prej atyre qė u ėshtė dhėnė libri para jush, e edhe prej idhujtarėve, po nė qoftė se duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare”. (Ali Imran: 186).

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنْ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنْ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)

    “Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve”. (El-Bekare: 155).

    أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ(2)وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ(3)

    “A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?” Ne i sprovuam ata qė shin para tyre, ashtu qė All-llahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn do t'i dallojė dhe gėnjeshtarėt”. (El-Ankebur: 2-3).

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ(31)

    “Ne do t'u sprovojmė juve, derisa t'i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėndrueshėm nga mesi juaj, po edhe do tė sprovojmė veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

    Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

    “Njerėzit qė mė sė shumti sprovohen janė pejgamberėt, pastaj ata qė janė mė afėr tyre, pastaj ata qė janė mė afėr tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai qė ka fe tė madhe i shtohet sprovimi, kurse ai qė ėshtė i dobėt nė fe, i lehtėsohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqė ecė nė mesin e njerėzve, duke mos mbetur nė te asnjė mėkat”. (Buhariu).


    1- Udhėzim Kur'anor


    Ky ėshtė ligj pėr besimet dhe thirjet. Medomos duhet sprovuar bartėsi i tyre. Medomeso duhet pasur sprova nė pasuri dhe vetvete…medomoesmo duhet duruar, rezistuar dhe duhet qenė i vendosur. Kjo ėshtė rruga…rruga pėr nė xhennet, rrugė e cila ėshtė rrethekuar me gjėra tė urejtura dhe vėshtira, kurse rruga e xhehenemit ėshtė rrethekuar me lezati dhe kėnaqėsi.

    Rezistenca ėshtė ajo qė e nxitė dhe e nxjerė nė pah forcėn qė gjindet nė brendėsi tė njeriut, e zhvillin, e mbledhė dhe e grumbullon. Thirja e re, pa marė para sysh se ku gjindet, ka nevojė pėr nxitje tė kėsaj force qė tė thellohet thellė nė brendėsi tė njeriut. Sprova vjen qė pronarėt e thirjes tė njohin realitetin e vetvetes sė tyre duke pėrjetuar jetėn dhe xhihadin praktikisht. Nėpėrmjet tė sprovės njerėzit e njohin realitetin e njerėzimit dhe fshehtėsirat e saja dhe realitetin e organizmave dhe shoqėrive, duke parė se si ballafaqohen principet e thirjes sė tyre me epshin e vet dhe epshin e njerėzve. Mėsojnė hyrjet e shejtanit nė kėto shpirta, vendet rrėshqitėse nė rrugė dhe kanalet e devijimit. Krejt kjo, qė nė fund, kundėrshtarėt tė kuptojnė se medoemos kėtu ka tė mira dhe ka ndonjė sekret, i cili i bėnė pronarėt e sajė tė pėrqendrueshėm dhe qė tė durojnė ēmos pėr hirė tė sajė. Nė kėtė moment kundėrshtarėt e kėsaj thirjeje bėhen admirues tė saj, nė fund tė ballafaqimit.

    Ky ėshtė ligj pėr tė gjitha thirjet. Nuk duron nė kėtė gjendje, nė vėshtirėsitė e saja, duke iu pėrmbajtur devotshmėrisė, duke mos u dėshpėruar nė Mėshirėn e All-llahut, duke mos humbur shpresė nė fitoren dhe duke i pėrballuar vėshtirėsive tė saja, askush tjetėr pėrveē atyreve qė kanė vendosshmėri dhe janė tė fuqishėm.

    وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ(186)

    “…po nė qoftė se duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare”. (Ali Imran: 186).

    Kėtė e kanė ditur xhemati i parė musliman, e ka ditur se ē’farė dhimbje dhe sakrifice e pret, e ka ditur se ē’farė dėmi dhe sprove do ta kaplon nė vetvete dhe nė pasuri, mirėpo kanė vazhduar rrugėn e tyre dhe aspak nuk kanė devijuar ose tė kthehen mbrapa…Ata kanė qenė tė bindur se secili njeri do tė shijon vdekjen dhe se shpėrblimin do ta marin nė Ditėn e Kijametit, kurse kjo botė ėshtė kėnaqėsi e mashtruar.

    Toka ėshtė e njejta, rruga, e njejta, armiqtė janė po ata qė kanė qenė edhe atėherė, e Kur'ani, poashtu ėshtė ai Kur'an.

    Po, mjetet e sprovimit dallojnė nga koha nė kohė, mjetet e informimit kundėr xhematit musliman, e tendencės pėr tia humbur autoritetin dallojnė, si nga elementet, si nga cilėsia, si nga qėllimet dhe si nga synimet, mirėpo rregulli ėshtė i njejtė:

    “Ju patjetėr do tė sprovoheni si nė pasurinė tuaj, si nė vetėn tuaj, madje do tė dėgjoni ofendime tė shumta prej atyre qė u ėshtė dhėnė libri para jush, e edhe prej idhujtarėve,…”. (Ali Imran: 186).

    Kėshtu All-llahu na zbulon natyrėn e kėsaj thirjeje dhe natyrėn e armiqve qė e vėzhgojnė nė rrugėn e sajė. Ky udhėzim Kur'anor mbetet nė fondin e xhematit musliman ēdo herė qė do tė synon tė lėvizė me kėtė besim dhe ēdo herė qė do tė mundohet ta realizojė metodėn e All-llahut nė ruzullin tokėsor. Nė ēdo rast tė tillė, tubohen mjetet e sprovės dhe kurthet, metodat modernė pėr tė shėmtuar qėllimin e thirjes dhe pėr ta bėrė pikė e pesė. Nė ēdo rast ky udhėzim Kur'anor mbetet i pranishėm duke ua hapur sytė dhe duke ua mėsuar natyrėn e kėsaj thirjeje, naytrėn e rrugės sė saj dhe natyrėn e armiqėve tė cilėt e pėrcjellin punėn e tyre nė kėtė rrugė dhe lėshon qetėsi nė zemrat e tyre pėrball ēdo gjėje qė e kaplon. Ajo e kupton se ėshtė duke ecur nė rrugė, edhe kur e dėmtojnė ujqit, edhe kur lehin mbi te qentė edhe kur sprovohet dhe se kjo ėshtė ajo rrugė, pėr tė cilėn na ka filur Kur'ani. Kjo shkakton qė kėto sprova, kėto dėmtime, kėto akuza, tė jenė myzhde pėr te, pasiqė ėshtė e bindur se ėshtė duke ecur nė rrugėn e vėrtetė, nė atė rrugė tė cilėn e ka pėrshkruar All-llahu [subhanehu ve teala], ėshtė e bindur se durimi dhe devotshmėria janė nozulli i saj nė kėtė rrugė, kėshtu qė pėrball tyre shkatėrrohen kurthet dhe ngacmimet, zvogėlohen dėmet dhe sprovat. Vazhdon nė kėtė rrugė tė premtuar pėr tė arritur te shpresa e synuar, me durim dhe devotshmėri dhe vullnet tė pathyer.

    Medomeos duhet tė edukojmė vetveten me sprova, ta sprovojmė vendosshmėrinė nė betejėn pėr tė vėrtėtė me frikė dhe vėshtirėsi, me uri dhe pakėsim tė pasurisė, tė shpirtėrave dhe tė fryteve.

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنْ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنْ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)

    “Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve”. (El-Bekare: 155).

    Kėto sprova janė tė domosdoshme nėsė dėshirojnė besimtarėt t’i zbatojnė detyart e akides dhe qė ti rritet vlera aq sa kemi sakrifikuar pėr zbatimin e sajė. Besimet e lira, besime pėr tė cilat nuk duhet shumė sakrificė, nė ballafaqimin e parė, nuk e kanė rėndė qė ta lėnė. Obligimet nė kėtė rast ėshtė vlera shpirtėrore me tė cilėn rritet vlera e besimit, akides, nė shpirtin e muslimanėve, para se tė ketė vlerė te tė tjerėt. Aq sa ma tepėr pėrjtojnė dhimbje nga shkaku i sajė, aq sa ma tepėr sakrifikojnė pėr hirė tė saj, aq ma shumė ia dijnė vlerėn dhe aq ma shumė nuk dėshirojnė ta lėshojnė. Kurse tė tjerėt nuk ia dijnė vlerėn e kėtij besimi, pėrderisa nuk shohin sprovimin e bartėsve tė saj, durimin e tyre nė kėto sprova, atėhere ata nė vetvete do tė thonė: nėse akideja e tyre nuk ėshtė mė e mirė se sa sprova ose ma e madhe, nuk do ta pranonin kėtė sprovė e as qė do ta duronin…Nė kėtė moment, kundėrshtarėt e kėsaj akide bėhen kėrkues tė saj, respektues tė saj, mbrojtės tė saj…Nė kėtė moment vjen ndihma e All-llahut dhe fitoreja, e hyjnė njerėzit grupe grupe nė fenė e All-llahut…

    Sprovat janė tė domosdoshme qė tė forcohet vullneti i pronarėve tė akides, sepse sprovat nxjerin nė shesh forcat dhe energjitė e fshehura, hapin nė zemėr dritare dhe kanale. Kėto gjera nuk do ti dinte ky besimtar, po mos tė sprovohej, kurse vlerat, peshoja dhe botėkuptimi nuk do tė pastroheshin dhe tė precizoheshin, pėrveē se nė klimė tė sprovės, e cila e largon perdėn nga sytė dhe nga zemra.

    Ajo qė ėshtė ma e rėndėsishme se gjith kjo, ose thuaj rregulli i tėrė kėsaj…drejtimi kah All-llahu, atėhere kur do tė dridhen tėrė mbėshtetjet tuaja dhe kur do tė avullohen tėrė imagjinacionet, tė cilat janė tė ndryshme. Nė kėtė moment, largohet perdeja dhe hapet pamja dhe horizonti, nė kėtė rast sheh vetėm Forcėn e All-llahut, vetėm Mundėsinė e Tij, vetėm Vullnetin e Tij, sheh se s’ka ku tė strehohesh pėrveē se te Ai. Nė kėtė rast pėrputhet shpirti me realitetin e vetme, mbi tė cilin ngritet botėkuptimi i shėndoshė:

    وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ(156)

    “…po ti jepju myzhde durimtarėve. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndėshme thonė: “Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi!”. (El-Bekare: 155-156).

    Tė All-llahut jemi, ne tė gjith, ēdo gjė qė kemi, tėrė qenia jonė, jemi tė All-llahut, te Ai ėshtė kthimi dhe fundi nė ēdo gjė dhe ēdo rrugė. Dorėzim absolut. Kėta njerėz fitojnė bekimin e All-llahut, me tė cilin i ngritė nė pjesmarje nė pjesėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], tė cilin e bekon All-llahu dhe melekėt.

    أُوْلَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُهْتَدُونَ(157)

    “Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė”. (El-Bekare: 157).

    Kjo ėshtė edukata tė cilėn e mori ai rresht i muslimanėve qė tė pėrgaditet me atė pėrgaditje tė ēuditshme. Kjo ėshtė metoda hyjnore nė edukimin e atyreve qė Dėshiron t’i veēojė pėr Vehte, pėr fenė dhe pėr thirjen e Tij.

    Pėr kėtė edhe e ka vėnduar ligjin e ibtilasė qė tė zbulohen dhe dallohen muxhahidėt, qė lajmet e tyre tė bėhen tė njohura, qė mos tė pėrzihen rreshtat, qė mos tė kenė shansė tė fshihen munafikėt e as gjendja e tė njerėzve tė dobėt dhe trishtues.

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ(31)

    “Ne do t'u sprovojmė juve, derisa t'i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėndrueshėm nga mesi juaj, po edhe do tė sprovojmė veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

    All-llahu i di realitetin e shpirtėrave dhe lėndėn e tyre, i sheh fshehtėsirat e saja dhe gjendjen e vėrtetė tė saj, andaj pse tė sprovohen njerėzit, kush duhet tė dijė dhe kujt duhet t’i tė zbulohen gjėrat? All-llahu, [subhanehu ve teala], vepron me njerėzit sipas mundėsive tė tyre, sipas natyrės dhe gatishmėrisė sė tyre, ata nuk i dinė ato fakte tė fshehura qė i Di Ai, andaj medoemos duhet tu zbulohen kėto fakte qė t’i kuptojnė, t’i njohin, tu binden dhe pastaj tė pėrfitojnė prej tyre. Sprova me tė mira dhe me tė kėqija, me mirėqenje dhe vėshtirėsi, tė gjithė kėto sprovime i zbulojnė gjėrat qė janė tė fshehura nė thellėsirat e shpirtėrave, disa bile edhe vetė pronarėt e tyre nuk i dijnė.

    Robi besimtar shpreson qė mos tė sprovohet dhe synon shėndetin dhe mėshirėn, mirėpo nėse e goditė ndonjė sprovė ai duron, duke kuptuar urtėsinė qė fshehet pas kėsaj, i dorėzohet caktimit tė All-llahut, i bindur nė urtėsinė e Tij, duke synuar mėshirėn dhe shėndetin pas sprovimit.


    2- Ligj, i cili nuk e anashkalon asnjė besimtar


    Besimi nuk ėshtė vetėm fjalė e cila thuhet me gjuhė, por ėshtė realitet me detyra, emanet me pėrgjegjesi, xhihad, i cili ka nevojė pėr durim dhe mund qė ka nevojė pėr mosdorėzim. Nuk mjafton qė njerėzit tė thonė: besuam. All-llahu nuk mjaftohet me pretendimin e kėtyre njerėzve, derisa nuk sprovohen, e tė pėrqendrojnė nė kėtė fjalė dhe tė dalin me elemente tė kulluara dhe me zemėr tė pastruar, mu ashtu siē pastrohet ari nga gjėrat pa vlerė me zjar. Kėtė gjė e bėjnė edhe sprovat me zemrat e njerėzve.

    أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ(2)وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ(3)

    “A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?”.

    Kjo sprovė e imanit, ėshtė njė rregull i palėvizshėm dhe njė ligj i vazhdueshėm nė peshojėn e All-llahut, [subhanehu ve teala].

    Ne i sprovuam ata qė shin para tyre, ashtu qė All-llahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn do t'i dallojė dhe gėnjeshtarėt”. (El-Ankebur: 2-3).

    All-llahu e di realitetin e zemrave edhe para sprovimit, mirėpo me sprovim del nė shesh ajo qė ka qenė e njohur pėr All-llahun, kurse e fshehur nga dituria e njerėzve, e tė llogariten njerėzit sipas asaj qė e veprojnė e jo sipas asaj qė e di All-llahu pėr to. Kjo nė njė aspekt ėshtė dhunti, e nė njė aspekt drejtėsi, kurse nė aspektin e tretė edukim. Kėshtu, vlerėsohet njeriu nga ajo qė e publikon dhe qė e zbaton, sepse ata nuk e dinė ma mirė se All-llahu realitetin e zemrės sė tij…

    Besimi ėshtė emanet i All-llahut nė tokė, nuk e bartė askush pėrveē atyreve qė meritojnė ta bartin, kanė mundėsi pėr ta bartė dhe kanė sinqeritet, ata tė cilėt i japin pėrparėsi para rehatisė dhe komoditetit, para sigurisė dhe shėndetit, para kėnaqėsive dhe mashtrimeve. Ėshtė emanet i mėkėmbjes sė tokės dhe udhėheqjes sė njerėzve drejt rrugės sė All-llahut, drejt realizimit tė Fjalės sė tij nė botėn e jetės. Ėshtė emanet fisnik dhe emanet i rėndė. Ėshtė prej ēeshtjeve tė All-llahut, tė cilat shumėkushi nuk mund ta pėrballon, andaj kėrkon njerėz special, tė cilėt durojnė nė sprova.


    - Llojet e sprovave.


    a) Besimtari sprovohet nga e kota dhe bartėsit e sajė, nė kohė kur nuk gjen kush ta ndihmojė, kush ta mbrojė. Nė kohė kur as vetveten nuk mund ta ndihmojė ose ta mbrojė. Nuk gjenė forcė pėr ta pėrballuar padrejtėsinė. Kjo ėshtė fotografia e sprovės qė gjindet nė mendjen e shumė njerėzve kur pėrmendet. Mirėpo nuk ėshtė lloji mė i egėr i sprovės, ka shumė lloje, bile disa prej tyre janė edhe ma tė egra dhe ma tė ashpra.

    b) Sprova e familjes dhe tė dashurve. Frikėsohet mos tė dėmtohen nga shkaku i tij, sepse nuk posedon forcė qė t’i mbrojė, ndoshta edhe i pėshpėritin qė tė dorėzohet ose tė bėjė paqė. E thėrasin nė emėr tė dashurisė dhe afėrsisė, e thėrasin nė emėr tė frikės ndaj All-llahut pėr farefisin, tė cilėt i ekspozon para dėmtimit dhe shkatėrrimit.

    c) Sprova e sundimit tė botės nga pronarėt e tė kotės. Njerėzit i shohin si tė suksesshėm nė jetė, me poste tė larta. Tėrė njerėzit i nderojnė dhe u rrahin shuplaka. Anulohen pengesat nga rruga e tyre, pėrpilohen pėr ta lavdata dhe jeton jetė tė kėndshme. Kurse ky, i lėnė pas shpinde, i panjohur, askush se heton, askush se mbron. Tė paktė janė ata qė e dinė vlerėn e tė vėrtetės qė e bartė ky njeri, edhe ata janė tė ngjajshmė me kėtė, nuk kanė nė dorė asgjė nga jeta e kėsaj bote. Pra, kėtu vjen nė shprehje sprova e gurbetllėkut dhe tė vetmuarit me kėtė besim, akide. Kur shikon ky besimtar rreth vehtes, i sheh tė gjith ata qė janė pėrreth tij tė fundosur nė lajthitje, devijim, kurse i vetmuar dhe i persekutuar.

    d) Ditėve tė sodit shohim edhe njė lloj tjetėr tė sprovės. Sprovė e cila del nė shesh kur besimtari sheh shtete tė fundosura nė amoral, mirėpo edhe pėrskaj tė kėsaj gjendje ėshtė me shoqėri tė lartė, me jetė civilizuese. Nė ato shtete njeriu gjen mbrojtje dhe pėrkujdes siē e meriton vlera e njerzisė. I sheh tė pasura dhe tė fuqishme edhe pse janė nė armiqėsi me All-llahun [subhanehu ve teala].

    e) Ekziston edhe njė sprovė, e cila ėshtė edhe ma e madhe se kjo dhe ma e egėr. Sprova e nefsit dhe epshit. Sprova e gravitacionit tė tokės, e peshės sė rėndė tė mishit dhe gjakut, e dėshira pėr kėnaqje dhe pushtet, ose pėr komoditet dhe qetėsi. Vėshtirėsia e pėrqendrimit nė rrugėn e besimit dhe ngritja nė lartėsirat e tij pėrshkak tė pengesave dhe ngadalsuesėve qė gjinden nė thellėsirat e njeriut, nė atmosferėn dhe ambijentin e jetės dhe nė botėkuptimet e njerėzve tė kėsaj kohe. Nėse zgjat koha dhe ngadalsohet ardhja e fitores, kjo sprovė edhe ma tepėr egėrsohet dhe vėshtirėsohet, kurse nuk pėrqėndron askush pėrveē atij qė e mbron All-llahu. Kėta njerėz janė ata qė e kanė realizuar vėrtetėsinė e imanit nė vetvete dhe kėtyre njerėzve u jipet nė pėrgjegjėsi ky emanet madhėshtor, emaneti i tokės dhe qiejve, emaneti i All-llahut nė ndėrgjegjėn e njeriut.

    Nuk i pėrket All-llahut qė tė denojė ose tė dėmtojė robėrit e Tij me llojlloj sprovash, mirėpo kjo ėshtė pėrgaditje e vėrtetė pėr bartje tė emanetit, pėrgaditje speciale, e cila nuk mund tė realizohet pėrveē se me pėrballim praktik tė vėshtirėsive, me ngritje tė vėrtetė mbi epshet, me durim tė vėrtetė ndaj dhimbjeve, me bindje tė vėrtetė nė ndihmėn e All-llahut ose nė shpėrblimin e Tij, edhe pse sprova ėshtė e gjatė dhe e rėndė….Nefsin e shkrinė vėshtirėsitė, e pastron nga fėlliqėsirat, e rigrupon forcat qė gjinden nė thellėsira tė njeriut, kjo shkakton zgjim, pėrmbledhje tė vehtes, pastrim dhe kalitje.

    Tė njejtėn gjė e bėnė sprova edhe me xhematet. Asnjė xhemat nuk mbetet, pėrveē atij qė ėshtė mė i fortė, mė i qėndrueshėm dhe me raport mė tė fuqishėm me All-llahun [subhanehu ve teala] dhe me bindje mė tė madhe ndaj asaj qė ia jep Ai: ose fitore ose shpėrblim, shehidllėk. Kėta njerėz, jana ata, tė cilėve u dorėzohet bajraku nė fund, njerėz besnik, sepse janė pėrgaditur dhe kalitur. E marin pėrsipėr kėtė emanet, i cili ėshtė shumė i shtrenjtė pėr ta, pasiqė kanė dhėnė pėr te ēmim tė shtrenjtė, durim nė sprova, kanė pėrjetuar dhimbje dhe sakrifica. Ai i cili sakrifikon nga gjaku, nervat, rehatia dhe siguria, nga epshet dhe kėnaqėsitė, duron nė dėmtim dhe privim, pa dyshim se e ndien vlerėn e emanetit, pėr tė cilin i ka dhėnė tė gjith kėto sakrifica. Ky njeri nuk e dorėzon aq lehtė kėtė emanet, pas gjith kėtyre sprovave dhe sakrificave. Kurse sa i pėrket ngadhnjimit tė tė vėrtetės dhe imanit nė fund, kėtė gjė e ka marur pėrsipėr premtimi i All-llahut, kurse asnjė besimtar nuk dyshon nė premtimin e All-llahut. Nėse vonohet, ka urtėsi nga kjo vonesė, e nė kėtė ėshtė e mira pėr imanin dhe pronarėt e tij. Askush nuk ėshtė ma xheloz pėr tė vėrtetėn dhe pronarėt e sajė sesa All-llahu. U mjafton besimtarėve, tė cilėt i godasin sprova dhe belaja, qė tė jenė tė zgjedhurit e All-llahut qė tė jenė besnikėt mbi tė drejtėn e All-llahut. Njerėz pėr tė cilėt dėshmon All-llahu se janė tė pathyer, andaj edhe i zgjedh qė t’i sprovon. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

    “Njerėzit qė mė sė shumti sprovohen janė pejgamberėt, pastaj ata qė janė mė afėr tyre, pastaj ata qė janė mė afėr tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai qė ka fe tė madhe i shtohet sprovimi, kurse ai qė ėshtė i dobėt nė fe, i lehtėsohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqė ecė nė mesin e njerėzve, duke mos mbetur nė te asnjė mėkat”. (Buhariu).

    Sprova ėshtė ligj, i cili nuk e anashkalon asnjė besimtar pėr tė sprovuar zemrat dhe pėr tė pastruar radhėt, sepse ka disa njerėz tė cilėt e shprehin me gjuhė imanin e tyre gjatė mirėqenjes, duke menduar se ėshtė e lehtė, nuk i kushton asgjė, mirėpo nėse dėmtohen nga shkaku i kėsaj fjale, gjatė kohės sė shėndetit dhe mirėqenjes, e pranon me trishtim dhe prishen te ai vlerat dhe dridhet nė zemrėn e tij besimi.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ فَإِذَا أُوذِيَ فِي اللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ النَّاسِ كَعَذَابِ اللَّهِ (10)

    “ Ka disa njerėz qė thonė: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjė tė keqe pėr shkak tė (rrugės sė) All-llahut, si sprovimin prej njerėzve e trajton si dėnimin e All-llahut (prej tė cilit njerėzi ikin prej mosbesimit nė besim),…”. (El-Ankebut: 10).

    Ky njeri mendon se ska asnjėfar denimi ma tė madh pas kėtij dėmtimi, bile as denimi i All-llahut nuk ėshtė pėr te kaq i madh sa ky dėmtim. I thotė vetvetes: ky ėshtė ai denimi i dhembshėm dhe i rėndė, pas kėsaj s’ka asgjė, andaj pse tė duroj nė iman, pasiqė denimi i All-llahut nuk ėshtė ma i madh se kėto vuajtje tė cilat i pėrjetojė. Ky njeri ska bėrė ma shumė se sa e ka pėrzier dėmtimin, tė cilin mundet tė ta bėjė njeriu me denimin e All-llahut, vėshtirėsinė e tė cilit nuk e di askush. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    لَا يُعَذِّبُ عَذَابَهُ أَحَدٌ(25)وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُ أَحَدٌ(26)

    “…askush nuk mund tė dėnojė sikur Ai. Dhe askush si Ai nuk mund tė lidhė me pranga”. (El-Fexhr: 25-26).

    Nė brendėsinė e jetės dhe nė valėn e ndodhive zhvillohet personaliteti musliman dhe formulohet. Ditė pas dite, ndodhi pas ndodhie pjeket dhe zhvillohet ky personalitet dhe i dallohen veēoritė e saja…Xhemati i parė musliman, i cili pėrbėhej nga kėto personalitete, dilte nė pah me komponente dhe vlera tė veēanta dhe me natyrė tė dalluar mes mbarė xhemateve…Ndodhitė disa herė ishin shumė tė ashpra ndaj kėtij xhemati, saqė arrinin gradėn e sprovės, mirėpo ishte sprovė, sikur ajo e arit. Sprovė e cila e ndanė esencėn me vlerė nga shtesa pa vlerė, i zbulon realitetet e shpirtėrave, e nuk mbetet njė pėrzierje e vlerave tė panjohura…Kur'ani zbritke gjat sprovave ose pas pėrfundimit tė tyre duke e pėrshkruar ndodhinė, duke ndriēuar kthesat dhe lakesat, qė tė zbulohen qėndrimet, ndjenjat, nijetet dhe ndėrgjegjia. Pastaj u drejtohet kėtyre zemrave tė zbuluara para kėsaj drite, tė ēveshura nga ēdo vel ose perde, e prek pikėn e ndieshme, duke e edukuar ditė pas dite dhe nodhi pas ndodhie, duke i ndėrlidhur kėto gjėra sipas metodės tė cilėn e dėshiron. Kur'ani nuk ka zbritur njėherit me tė gjitha urdhėrat dhe ndalesat, me ligjet dhe udhėzimet, por All-llahu u ka krijuar pėrvoja dhe sprova, belaja dhe provime, sepse e ka ditur se kjo krijesė njerėzore nuk formulohet ashtu si duhet, nuk pjekėt aq sa duhet dhe nuk pėrqėndron nė metodė pėrveē se mė kėtė lloj tė edukimit praktik dhe real, i cili mihė nė zemėr, hulumton nė nerva dhe jep e mer nga nefsi gjatė jetės dhe ndodhive. Kurse Kur'ani zbret qė tu zbulon kėtyre shpirtėrave realitetin e asaj qė ėshtė duke ndodhur dhe aludimet e saja dhe qė ti udhėzojė kėto zemra tė shkriera nga zjari i sprovės dhe tė nxehta nga nxehtėsia e belasė. Zemra tė gatshme pėr farkėtim dhe pėr formulim.


    - - - - -


    Me tė vėrtetė ajo kohė tė cilėn e kanė kaluar muslimanėt nė kohėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenė kohė e ēuditshme. Kohė e lidhjes sė tokės me qiellin me lidhje direkte, tė dukshme, e cila shfaqej nėpėrjet ndodhive dhe fjalėve. Kjo ndodhte atėherė kur muslimani flinte duke e ditur se Syri i All-llahut e vėzhgon, se Dėgjimi i Tij e dėgjon dhe se ēdo fjalė dhe ēdo lėvizje, bile ēdo mendim dhe qėllim, mundej tu shpalohej njerėzve, duke i zbritur shpallje Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė lidhje me atė gjė. Nė kėtė kohė, kur secili musliman e ndiente lidhjen direkte mes All-llahut dhe atij dhe kur e godaste ndonjė fatėkeqėsi ose pėrballohej me ndonjė vėshtirėsi, printe hapjen e dyerve tė qiellit, nesėr ose pasnesėr, qė tė zbrinte nga ajo zgjidhja e problemit tė tij, ose fetva pėr ēeshtjen e tij ose ndonjė vendim mbi kėtė ndodhi.

    Me tė vėrtetė ishte kohė e ēuditshme, kohė tė cilėn po e meditoi besimtari sot dhe i paramendon ndodhitė dhe qėndrimet, nuk mundet ta perceptojė atė realitet, i cili ėshtė ma i madh se ēdo fantazmė. Mirėpo All-llahu nuk lejoji qė vetėm kėto ndenja ta edukojnė dhe tia pjekin personalitetin, por u mundėsoi pėrvoja tė realta dhe sprova tė cilat jepnin dhe mernin prej tyre. Krejt kėtė e bėnė pėr urtėsitė tė cilat i Di vetėm Ai, pasiqė Ai ėshtė mė i Dituri ndaj asaj qė ka krijuar dhe ėshtė Hollėsisht i Informuar.

    Kjo urtėsi meriton qė tė qendrojmė para saj gjatė kohė duke e perceptuar dhe duke medituar rreth saj dhe ti pranojmė ndodhitė e jetės dhe sprovat e saja nėn hijen e kėtij perceptimi dhe meditimi. Tekstet Kur'anore nuk i pėrmendin emrat e personave dhe aktorėt e ndodhisė, qė tė pėrshkruan shembujt e njerėzisė dhe llojet e natyrės sė tyre. Nuk ndalet nė detajet e ndodhisė dhe tė realitetit tė dhėnė qė tė pėrshkruan vlerat standarde dhe ligjet qė do tė mbesin, gjėra tė cilat nuk pėrfundojnė me pėrfundimin e ndodhisė, ose me shkuarjen e personazheve nė fjalė, ose me ndryshimin e ambientit, qė tė mbeten rregull dhe shembull pėr ēdo gjeneratė dhe pėr ēdo kohė.

    Ka disa njerėz tė cilėt ekzistojnė nė ēdo gjeneratė, njerėz tė cilėt e peshojnė besimin, akiden, me peshojė tė fitimit dhe humbjes duke e menduar si tregti. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَعْبُدُ اللَّهَ عَلَى حَرْفٍ فَإِنْ أَصَابَهُ خَيْرٌ اطْمَأَنَّ بِهِ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ انقَلَبَ عَلَى وَجْهِهِ خَسِرَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةَ ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ(11) يَدْعُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُ وَمَا لَا يَنْفَعُهُ ذَلِكَ هُوَ الضَّلَالُ الْبَعِيدُ(12)يَدْعُوا لَمَنْ ضَرُّهُ أَقْرَبُ مِنْ نَفْعِهِ لَبِئْسَ الْمَوْلَى وَلَبِئْسَ الْعَشِيرُ(13)

    “ Ka nga njerėzit qė adhuron All-llahun me mėdyshje (luhatshėm) nėse e godet ndonjė e mirė ai qetėsohet mė tė, po nėse e godet ndonjė e pakėndshme, ai kthehet nė fytyrėn e vet tė vėrtetė (tė mėparshme), ai i ka humbur kėtė dhe jetėn tjetėr e ky ėshtė ai dėshtimi i qartė. Ai nė vend tė All-llahut lut atė qė nuk mund t'i bėjė as dėm as dobi. Edhe kjo ėshtė ajo humbja pa mbarim. Lut atė qė dėmin e tij e ka mė afėr se dobinė e tij. Sa ndihmėtar e shok i keq qenke (do t'i thotė atij adhuruesi nė ditėn e kijametit).”. (El-Haxhxh: 11-13).
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Tema tė Ngjashme

  1. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  2. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •