A po i pėrgaditet Sudanit fati i Irakut?
Si duket Sh.B.A.-tė kanė marrė vendim pėr coptimin e Sudanit, denimin e tij pėr shkak tė refuzimit tė hegjemonisė amerikano-izraelite mbi rajonin, strehimi i disa organizatave islamike militante qė ishin opozitė e qeverive tė vendeve tė tyre. Andaj deklarata e Pauellit, i cili ėshtė ministėr i punėve tė jashtme tė Amerikės, ku ai akuzon qeverinė Sudaneze dhe paramilitarėt arab se janė duke bėrė gjenocid nė Darfur ėshtė hap i parė drejt realizimit tė kėtij vendimi.
Skenari amerikan i cili ishte si hyrje nė okupimin e Irakut dhe futja nė kaos tė gjakderdhjes, nė tė cilin jeton tani, zbatohet tani edhe nė Sudan. Vendimi i akuzės ėshtė marrė, kurse kėshilli i sigurimit ka marrė vendim fillestar pėr akuzė kundrejt qeverisė sudaneze, kurse hapi i ardhshėm ėshtė denimet ekonomike, bllokada ajrore, e vijon pjesa tjetėr e njohur e tregimit.
Administrata amerikane dėshiron qė Darfurin ta shndėrron nė Kurdistan tė Sudanit, ta nxjer nga ēadra zyrtare sudaneze, duke i krijuar autonomi tė veēantė, me preteks tė mbrojtjes sė banirėve tė Darfurit nga paramilitarėt arab dhe helikopterėt sudanez, tė cilat i paskan sulmuar rebelėt e Darfurit nga qielli. Kjo mėnyrė ėshtė e provuar dhe suksesi i garantuar, domethėnė shndėrrimi i Darfurit nė rajon ku ndalohen fluturimet ajrore, u ndalohet rreptėsisht aeroplanėve sudanez ti afrohen kėtij rajonit, mu ashtu si ndodhi nė veriun dhe jugun e Irakut, normalisht se duke e zgjėruar kėtė rajon, qė tė kaplojė edhe rajone tjera tė Sudanit, ndoshta edhe tėrė Sudanin.
Kėtu shohim njė mllef tė qartė kundėr arabėve fillimisht e pastaj edhe kundėr muslimanėve. Ajo qė na e tėrhjek vėmendjen ėshtė koncentrimi i perendimit kundėr arabėve. A nuk u vėrejtė pėrqėndrimi i vėmendjes nė praninė e teroristėve arab nė kidnapimin e fėmijėve dhe vrasjen e tyre ne Buslan, pastaj bashkėpunimi i shpejt mes Rusisė dhe Izraelit nė luftėn kundėr terorizmit arabo-islamik?!
A ėshtė i rastėsishėm dallimi i qėllimt mes banorėve arab dhe joarab tė Darfurit edhe pse tė gjith janė musliman, me njė ngjyrė, formė, dukje, varfėri, vuajtje dhe padrejtėsi tė qeverisė qendrore?!
Ai qė pėrcjell pėrqėndrimin e Sh.B.A.-ve, Britanisė, shteteve perendimore tjera mbi "gjenocidin" arab nė Darfur dhe paramilitarėve tė qeverisė arabe, i shkon ndėrmend se Xhanxhevidėt janė sykaltėr dhe tė bardhė, tė cilėt i vrasin afrikanėt e zi. Unė e sfidoj secilin amerikan ose britanez qė tė bėjė dallimin mes njė banor tė Darfurit qė ėshtė arab dhe njė qė ėshtė afrikan. Tė gjith janė arab, tė gjith janė afrikan dhe tė gjith janė musliman.
Po ka shkelje tė tė drejtave tė njeriut nė Darfur, krime neveritėse qė kanė ndodhur me dije tė qeverisė dhe tolerim prej tyre, ashtu sikurse ka edhe rebelim kundėr hegjemonisė sė qeverisė qėndrore dhe padrejtėsisė sė saj, qė ėshtė rebelim i ligjshėm, sepse kėrkon drejtėsi pėr banorėt e Darfurit dhe marrje e tė drejtave pėr participim nė qeverisje dhe hisen e tyre nė zhvillim.
Qeveria e shpėtimit i ngrėni fėmijėt e vet, dėshtoi nė bashkėpunimin me veriorėt, qė ishte baza pėrkrahėse kryesore, e larguan liderin shpirtėror dhe e futėn nė burg, si ka mundėsi qė tė veprojė mė mirė me banorėt e Darfurit?!
Problemi ynė me kėta pushtete arabe diktatoriale dhe tė paafta ėshtė se ata bėjnė ēmendurinash, i shkelin tė drejtat e njerėzve, japin pasqyrė tė keqe pėr arabėt dhe muslimanėt, i vėndojnė nė ballafaqim me perendimin, e pastaj kėrkojnė prej nesh, si arab qė tė jemi nė krahun e tyre, sepse Amerika i ka armiq dhe dėshiron ti ndajė dhe ti okupon.
Pse kėto qeveri nuk i respektojnė tė drejtat qytetare, tė sillen me qytetarėt me drejtėsi dhe barazi, ta ndalin krimin dhe tė koruptuarit, ti referohet dialogut pėr tė eliminuar mosmarveshjet me hasmit e tyre, e jo tė pėrdorė armė, aeroplan dhe vrasje?!
Amerika e ka nė shėnjestėr Sudanin edhe secilin shtet arab qė nuk ecė plotėsisht nė karavanin e tij, tė cilin nuk e qeverisin bashkėpunėtorėt e tij, mirėpo a nuk ėshtė e drejta ynė qė tė kėrkojmė nga qeveritė e shteteve arabe tė vėnduara nė shėnjestėr qė tė sillen si qeveri me pėrgjegjėsi pėr sjelljen dhe raportin e tyre me qytetarėt e vet, qė tė qėndrojmė edhe ne nė krah me ta dhe tė qėndrojnė edhe qytetarėt e tyre me ta kundėr Amerikės?!
E humbėn Palestinėn dhe i duartrokasim rezistencės, e humbėm Irakun dhe e lavdėrojmė rezistencėn irakiane, vallė a duhet ta humbim edhe Sirinė dhe Sudanin dhe ta ngushėllojmė vehten me ekzisitmin e rezistencės qė pėrballon okupimin e kėtyre dy vendeve!
Skenari Amerikan nė Sudan ėshtė i trishtueshėm, e nėse arrin sukses do ta shndėrron nė njė vend tė dėshtuar siē ėshtė Iraku, Afganistani, ku do tė dominon kaosi gjakderdhės. Amerika ku ka hyrė ka shkatėrruar. Shtetet e dėshtuara nuk e dėmtojnė vetėm veten, por edhe shtetet fqinjė. Andaj rrėnimi i Sudanit dhe shndėrrimi nė kaos, dhunė dhe teror domethėnė kalimi i kėtyre cilėsive katastrofale nė nėntė shtete pėrreth, nė kokė tė tė cilėve ėshtė Egjypti, ku kryetari dhe qeveria e tij janė nė njė gjum tė kėndshėm, sikurse zjari tė jetė larg bishtit tė rrobave tė gjėra egjyptijane.
Shtetet perendimore, sidomos Franca, Gjermania dhe Britania duhet tė ndėrhynė pėr ti dhėnė fund kėsaj ngutjeje amerikane. Kombet e bashkuara duhet tė jenė referencė dhe tė sillen me kėtė dosje pa presion, duke themeluar komision i cili do tė mbledh informatat nė mėnyr ėtė paanshme, pėr tė njohur realitetin e asaj ēka ndodh atje, e qė pastaj tė mer vendim nė frymė tė rezultateve nė tė cilat kanė arritur, kurse ne si arab dhe musliman ta respektojmė kėtė vendim.
Ndoshta kjo qė ndodh nė Darfur dhe reagimet ndėrkombėtare ia hapin sytė pushteteve totalitare arabe qė tė marin mėsim, sepse koha e shtypjes sė qytetarit, ose dallimit mes qytetarit tė klasės sė parė dhe atij tė klasės sė dhjetė, ose tė familjeve pushtetare dhe tė afėrm dhe qytetarit tė thjeshtė, ka ikur pa kthim.
Ka mbetur tė themi se Amerika ėshtė shteti i fundit qė meriton tė flet pėr gjenocid, sepse ata kėtė e bėjnė pėr ēdo dit nė Irak, okupon shtete, trishton njerėz duke mos respektuar asnjė ligj ndėrkombėtar, ai ėshtė shumė mė i keq se qeveria e Sudanit, pėr rėzimin e tė cilit ėshtė duke planifikuar.
Krijoni Kontakt