Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Miraxhi ngritje dhe porosi.

    “Qoftė lartėsuar Ai i cili e kaloi robin e vet nė njė pjesė tė natės prej Mesxidi Haramit (Mekkės) deri nė Mesxhidi Aksa (Jerusalim), rrethinėn e tė cilit e kemi bekuar, nė mėnyrė qė t’i tregojmė disa nga agumentet tona. Ai me tė vėrtetė dėgjon dhe sheh ēdo gjė”.

    Me njė ngjarje e pėrjetim jo tė zakonshėm, All-llahu xh.sh. i bėri nder Pejgamberit tė Tij tė fundit - Muhmmedit a.s. duke ia mundėsuar tė bėjė Isran -Udhėtimin dhe Mi’raxhin - ngritjen nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė tij.

    Ishte viti i dhjetė i Shpalljės hyjnore dhe nė atė kohė Muhammedi a.s. i humbi dy njerėzit mė tė dashur. Fillimiht i vdiē axha Ebu Talibi - mbrojtėsi i tij besnik dhe pėrkrahėsi i fuqishėm nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė tij, e pastaj i vdiē edhe Hadixhja, gruaja e tij e parė, muslimaneja e parė dhe bashkėshortja e jetės.

    Me vdekjen e tyre e humbi pėrkrahjen morale, madje edhe fizike dhe ra nė krizzė tė thellė, tė cilėn idhujtarėt kurejshit do ta shfrytėzojnė maksimalisht duk i sjellė fatkeqėsi tė papara. Nė kėtė gjendje dėshprimi, Pejgambei a.s. u nis pėr nė Taif (qytet jo largė Mekkės) duke shpresuar se atje do tė gjejė pėrkrahje dhe vend tė pėrshtatshėm pėr tė kultivuar farėn e fjalės sė Zotit. Mirėpo, meqė shpirtrat e paganve taifas akoma nuk ishin tė gatshėm ta pranojnė Porosinė hyjnore, rinia, tė nxitur nga prindėrit e sulmuan ashpėr me gurė dhe pėr herė tė parė u derdh gjaku i Pejgambrit tė All-llahut - Muhammedit (s.a.v.s.). Prandaj ai vit u quajt“Sennetu-l-Huzni-Viti dėshprimit”. Nė kėtė krizė tė thelė dhe nė kėtė gjendje tė rėndė dėshprimi, Pejgamberi a.s. gjeti strehim tė njė kopsht, i ngriti duart lartė kah qielli duke iu lutur All-llahut thellė nga shpirti pėr ndihmė e pėrkrahje:

    “O Zoti im, Ty tė ankohem pėr dobėsin e paaftėsinė time dhe pėr njerėzit, qė nuk mė kuptojnė. Ma shpejto ngadhėnjimin e sė vėrtetės ose ma merr shpirtin dhe mė thirrė te Vetja jote nė botėn tjetėr mė tė mirė.”

    Nė ato ēaste tė rėnda tė jetės sė tij, me tė kthyer nė Mekke, All-llahu xh.sh ia pranoi lutjen Pejgamberit a.s. duke e pėrgėzuar dhe duke ia plotėsuar atė me njė ngjarje tė jashtėzakonshme me Isranė dhe Mi’raxhin.

    Isra’ dhe Mi’raxh ėshtė njėra nga katėr netėt e mėdha tė zgjedhura tė muslimanėve tė cilėn ata e presin dhe e kalojnė nė ibadet duke e pėrkujtuar kėtė ngjarje me rėndėsi tė jashtėzakonshme si pėr Muhammedin a.s. ashtu edhe pėr tė gjith muslimanėt.

    Isra’ do tė thotė udhėtim i Muhammedit a.s. me ndihmėn e All-llahut xh.sh. prej Mekkės deri nė Kuds-Jerusalim, kurse Mi’raxh eshtė ngjitja e tij prej Kudsit deri nė hapsirat mė tė larta qiellore tė cilat s’mund t’i kap e t’i kuptojė mendja e njeriut.

    Ky ishte njė udhėtim i pazakonshėm me tė cilin Muhammedit a.s. mori pėrkrahje tė madhe nga All-llahu xh.sh. dhe iu tregua respekt i veēantė qė nuk e kishte pasur askush mė parė. Tė shohim si ndodhi kjo ngjitje shpirtėrore pėrgjatė vertikales sė botėrave qiellore.

    Muhammedi a.s. po atė natė, natės e Israsė nga Mesxhidi Aksaja (jeruslaimi) u nis pėr nė lartėsitė qiellore, kurse meleku Xhebrail i hapte rrugėt, tė cilat ishin tė lejuara pėr tė dy. Ishte kjo njė natė e bekuar dhe fatlume. Buraku, qė ėshtė mė i shpejtė se drita e vetėtima, ishte pėrgatitur tė bartė atė i cili ishte caktuar tė vizitojė mbretėrinė kozmike tė Zotit. Me njė shpejtėsi tė paimagjinuar arriti nė botėn e parė qiellore. Kur ja, aty e pa Ademin a.s.- babain e njerėzimit, i cili e pėrshendeti dhe i shprehi mirėseardhje, kurse Alejhiselami e ripėrshendeti dhe e vėrtetoi Pejgambėrllėkun e vet. Pastaj vazhdoi udhėtimin nė botėn e dytė qiellore, e cila iu hap dhe nė tė cilėn takoi dy Pejgamber tė Zotit (xh.sh) Jahjha ibėn Zekerijanė dhe Isa ibėn Merjeme, tė cilėt e pėrshendesin dhe i shprehin mirėseardhje, kurse Muhammedi ia kthen selamin dhe aty e dėshmon Pejgambėrllėkun e vet. Mė pastaj Muhammedi a.s. u ngjit nė botėn e tretė qiellore ku takon Jusufin a.s., i cili jep selam dhe i shpreh mirėseardhje, kurse Muhammedi a.s. ia kthen selamin dhe pėrsėri e vėrtetton edhe aty pejgambėrllėkun e vet. Duke vazhduar rrugėn e vet tė Mi’raxhit, Pejgamberi a.s. hyri nė sferėn e katėrt qiellore , kur ja aty i doli para Idrisi a.s.,duke e pėrshendetur njėrti tjetrin dhe duke e konfirmuar edhe njėherė pejgambėrllėkun e vet, Muhammedi a.s. ngjitet nė botėn e pestė qiellore dhe me atė rast i paraqitet Haruni a.s. Duke konfirmuar edhe aty misinonin e vet dhe duke e lėnė prapa botėn qiellore tė Harunit, ngjitet nė qiellin e gjashtė ku papritmas i shfaqet Musau a.s. Si gjithkund edhe kėtu iu tregua rrespekt e mirėseardhje dhe iu konfirmua pejgamberllėku i tij. Mirėpo, kur Pejgamberi a.s. kaloi pranė kėsaj sfere Musau a.s. filloi tė qajė dhe nė pyetjen e Muhammedit a.s. se ē’tė bėri tė qash? Ai u pėrgjigj: “ Pjestarėt e pejgamberėve tė Zotit mė tė rinj sė unė, do tė hynė nė Xhennet mė shumė se pjestarėet e mij”. Duke u ngjitur edhe mė lartė, Pejgambei a.s. arriti nė botėn e shtatė qiellore, kur ja aty Ibrahimi a.s. i mbėshtetur pėr Qabe , nė tė cilėn hynin ēdo ditė shtatėdhjetė mijė melekė , dhe nuk ktheheshin mė. Me atė rast Ibrahimi a.s. e pėrshendeti, i shprehu mirėseardhje Pejgamberit a.s. dhe i tha: “O Muhammed dėrgoi selam prej meje Ummetit tėnd dhe urdhėroi ata tė pėrgatisin e tė mbjellin sa tė munden farė xhenneti, sepse trualli i Xhennetit ėshtė pjellor kurse toka ėshtė shumė e gjerė. Por cila ėshtė fara e Xhennetit, e pyeti Pejgamberi a.s.:

    “La havle ve la kuvvete il-la bil-lahi -l- alijji-l-adhim”- “S’ka transformim as forcė pėrveē me ndihmėn e All-llahut tė Lartėmadhėrishėm”, iu pėrgjigj Ibrahimi a.s.

    Pas takimit me Ibrahimin, Pejgamberi a.s. vazhdoi rrugėn dhe arriti deri nė Sidretu’l-Munteha – perdja e fundit deri ku arrin mendja e njeriut, deri atje ku ėshtė kufiri, tė cilin askush nuk e ka shkelur dhe as qė do te jėtė i kaluar ndonjėherė nė tė ardhmen, deri atje ku pushon ēdo njohuri dhe ēdo mendje e tė gjitha krijesave tė Zotit dhe prapa tė cilit fillon bota e gajbit (bota e sekreteve), bota shpirtėrore, Sidren e kishte mbuluar njė mbulesė me gjėra tė Zotit qė askush nga krijesat e tij nuk ėshtė nė gjendje tė pėrshkruajė bukurinė e saj, Aty Pejgamberi a.s. e pa Xhebrailin nė formėn dhe natyrėn e tij tė vėrtetė, e pa Xhennetin: bukuritė dhe mrekullitė mė madhėshtore tė Zotit. Ja si e pėrshkruan All-llahu xh. sh. Kėtė ngjarje tė jashtėzakonshme nė Kur’anin e Tij famėlartė:

    “Pasha yllin kur perėndon. Shoku juaj nuk ėshtė larguar nga rruga e drejtė dhe as nuk ėshtė i humbur. Ai nuk flet me hamendje. Ai (Kur’ani) nuk ėshtė tjetėr, vetėm se shpallje qė i shpallet. E mėson njė melek me forcė tė madhe. Pastaj iu afrua dhe iu afrua shumė. Afėr sa dy harqe apo edhe mė afėr. Dhe i shpalli robit tė Vet atė qė i shpalli. Zemra nuk e mohoi atė qė e pa. A polemizoni me tė pėr atė ēfarė ka parė? Ai e ka parė edhe herėn tjetėr. Nė Sidretu’l-Munteha. Aty ėshtė pranė Xhenneti. Kur Sidren e mbuloi ēfarė e mbuloi. Shikimin nuk ia kthei as s’e hutoi! Pa mrekullitė mė madhėshtore tė Zotit tė vet.” (En-Nexhm: 1-17)

    Aty Pejgameri a.s. mori urdhėrin qė t’u kmunikojė ithtarėve tė vet se janė tė obliguar t’i drejtohen me lutje Zotit dhe ta falin namazin 50 herė brenda 24 orėve. Me propozimin e Musaut pėr ta zvogėluar kėtė numėr, i cili mė herėt e kishte provuar paaftėsinė dhe dėgjueshmėrinė e nėnshtrueshmėrinė e dobėt tė popullit izraelitė, Muhammedi a.s. kėrkoi nga All-llahu xh. sh. lehtėsim pėr ymmetin. All-llahu xh.sh. ia pranoi kėrkesėn Pejgamberit duke i reduktuar prej 50 kohėve nė pesė kohė namazi, por shpėrblimi do tė jetė plotėsisht i barabartė me 50 namaze.

    Nėse duam edhe mė tej ta ndjekim Pejgamberin e Zotit nė Mi’raxhin e tij, mos ta ndahemi nga falja e namazit. I kemi dhėnė besėn Zotit se namazin do ta falim dhe Pejgamberin a.s. nė Mi’raxhin e tij do ta ndjekim.

    Udhėtimi i Mi’raxhit vazhdon dhe Pejgamberi a.s. e tejkaon me sukses ēdo pengesė qė i del pėrpara. Duke e pėrshkruar kėtė udhėtim tė mrekullueshėm tė ngritjes sė intelektit njerėzor drejt atij hyjnor, Pejgamberi a.s. thotė: “Mė barten prej njė perdeje nė tjetrėn derisa i kalova 70 perde, e gjerėsia e sė cilės ishte pesqind vjet udhėtimi; atje u lėshua njė mbulesė e gjelbėrt (refrefi), drita e sė cilės ishte mė e fuqishme se drita e Dielit, e cila m’i vėrboi sytė. Mė vendosen pėrmbi atė refref dhe arrita nė Arshin e All-llahut. “Kur hyra nė Arsh, desha tė zbathem. Por dėgjova njė zė nga All-llahu: “Mos u zbath! Arshi dhe Kursijj (Froni) janė tė nderuara nėn kėpucet tua”. Thash: “O Zoti im, vėllaut tim Musaut i the: “Zbathu, ti je nė malin e shenjtė Tuva!” I lartmadhėrishmi u pėrgjigj: “Afrohmu, o Ebu’l-Kasim! Musau nuk e ka tek Unė atė shkalė qė ke ti. Po, Musau ka folur me Mua, por, ti je i dashuri Im. Musau kėrkoi tė Mė shohė. Unė i thash: Nuk do t’mė shohėsh para tė dashurit Tim. Pastaj dėgjova njė zė sipėr meje: “Unė e heq hixhabin (perden) qė ėshtė mes Meje dhe teje!” “Kur All-llahu xh.sh. e ngiti hixhabin (perden), i mahnitur thash: O edukuesi im:

    Et-tehijjatu lil’lahi ves-salavatu vet-tajjibatu! – Selamet mė tė mira, respekti dhe tė gjitha tė mirat qofshin pėr All-llahun!”

    “Es-Selamu alejke ejjuhe’n-nebijju ve rahmetullahi ve berekatuhu!” – Edhe ty selam o Pejgamber dhe mėshira dhe bekimet e All-llahut”, tha All-llahu i Lartėsuar. Unė i shtova:

    “Es-Selamu alejna ve ala ibadil’lahi’s-salihin”! - Selam tė gjithė neve dhe tė gjithė robėve tė mirė tė All-llahut”! Kurse Xhebraili a.s. lėshoi njė pshėretimė:

    “Esh’hedu en la ilahe il’lallah ve esh’hedu ene Muhammeden abduhu ve resuluhu!” – Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė robi dhe Pejgamberi i Tij.”

    Pas kėsaj i Lartėsuari tha: “Afrohu o Ebu’l-Kasim!”, dhe unė iu afrova nė distancėn mė tė afėrt. Ai mė pyeti: “Me se do t’Mė nderon o i dashuri Im?” “Me robėri ndaj Teje”, iu pėrgjigja. Atėherė i Lartėsuari e shpalli:

    “Qoftė lartėsuar Ai qė e kaloi robin e Vet nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (Qabes) deri nė Mesxhidi Aksa (Jerusalim), rrethinėn e tė cilit e kemi bekuar, nė mėnyrė qė t’i tregojmė disa nga argumentet Tona. Ai me tė vėrtetė dėgjon dhe sheh ēdo gjė”. (Isra: 1)

    Kjo ishte ngjitja e Pejgamberit (s.a.v.s.) pėr gjatė vertikales sė shtatė botėve qiellore qė simbolizojnė shtatė shkallet e ngritjes sė njeriut pėr gjatė vertikales sė tij nė pėrkryerjen shpirtėrore.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Porositė e Mi’raxhit

    Ishte afruar koha qė Pejgamberi a.s. tė kthehet nga Mi’raxhi nė Tokė dhe tė na sjellė porosinė qiellore, Fjalėn e Zotit. Pėr vepra tė mėdha, duhen inspirime tė medha. Pėr veprėn madhėshtore tė Muhammedit – udhėtimi i Mi’raxhit natėn deri tek burimi i Librit – ishte pėrsėri njė inspirim dhe dėshmi e madhe baras me atė tė Ramazanit nė shpellėn Hira. Ky frymėzim i Mi’raxhit ishte njė garanci pėr Pejgamberin a.s. pėr ndihmėn dhe suskset qė do t’i ofrojė All-llahu xh.sh. nė rrugėn dhe misionin e tij tė te shenjtė. Mi’raxhi paralejmėroi fitoren e fesė islame dhe pėrhapjen e saj tė pandalshme. Mi’raxhi hapi dyert e shpresės njerėzore dhe mundėsitė e suksesit pėr ēdo individ veē e veē dhe pėr bashkėsinė nė pėrgjithėsi.

    Rruga e kthimit tė Muhammedit a.s. nga Mi’raxhi pėr nė Bejtu’l-Makdis po ashtu ishte frymėzuese sikur edhe ngjitja e tij. Duke u kthyer, Pejgamberi a.s. hasi nė disa pamje dhe shfaqje tė ēuditshme qė i bėnė mjaft pėrshtypje, mirėpo kuptimin e tyre nuk e dinte. Pėr kėtė All-llahu xh.sh. i kishte caktuar shoqėruesin – melekun Xhibril, i cili do t’i shpjegonte domethėniet e tyre. Nė njė hadith qė e transmeton Taberaniu thuhet se Pejgamberi a.s. kaloi pranė njė grupi njerėzish qė mbillnin dhe tė njėjtėn ditė e korrnin atė qė e kishin mbjellė. Posa e korrnin ajo bėhej si kishte qenė mė parė. E pyeta: ē‘ėshtė kjo o Xhibril? Kėta janė muxhahidėt – luftėtarėt nė rrugėn e Zotit – vepra e mirė shtatė qind herė shpėrblehet. Ēdo gjė qė kanė sakrifikuar ajo i shoqėron, sepse All-llahu ėshtė Shpėrblyesi mė i mirė, iu pėrgjigj Xhebraili.

    Pastaj thotė Pejgamberi a.s. kalova pranė njė turme njerėzish, tė cilėt i binin shkėmbit me kokė, sa herė qė i thėrmonin kokat, ktheheshin nė gjendjen e mė parshme dhe kėshtu vazhdimisht, por kjo nuk ua lehtėsonte vuajtjen. E pyeta: “ē‘janė kėta o Xhebrail. Ai m’u pėrgjigj: “Kėta janė ata tė cilėve u ka ardhurė vėshtirė tė falin namazin”.

    Me kėto dy shfaqje dhe shumė tė tjera qė s’mund t’i pėrmendim kėtu pėr shkak tė kohės sė kufizuar, deshėm tė tregojmė lidhjen qė ka Mi’raxhi me jetėn tonė tė pėrditshme. Janė kėto dy porositė mė kryesore tė Mi’raxhit: xhihadi – pėrpjekja dhe puna maksimale nė rrugėn e All-llahut dhe namazi – lidhja mė direkte e njeriut me Zotin – krijuesin e tij.

    Mi’raxhi ėshtė treguesi mė i mirė se si besimtari musliman duke marrė si model tė pėrkryer Muhammedin a.s., duhet tė ballafaqohet nė mėnyrė heroike me jetėn dhe problemet e saj, me vėshtirėsitė dhe krizat e ventuale dhe nė fund tė dalė fitimtar. Mi’raxhi qe dhe mbeti pishtar dhe dritė e pėrjetshme pėr shpirtin religjioz tė muslimanit. Veēanėrisht me imitacionin e tij prej 5 namazeve brenda ditės qė u bėnė farz nė Mi’raxh (Mi’raxhi i vogėl). Tė nderuar besimtarė, tė pėrkujtojmė kėtė natė tė madhe, kėtė udhėtim nate, sepse ai edhe sot e gjithėherė do tė jetė forcė e lėvizje e gjallė nė Islam. Vetėm se duhet tė jemi tė aftė e tė fuqishėm shpirtėrisht qė tė kuptojmė vertetėsisht rėndėsinė e vlerėn e Mi’raxhit dhe t’i shfrytėzojmė nė mėnyrė tė drejtė e konstruktive frytet e tij. Kush e kupton dhe e pėrjeton kėtė ngjarje, mund tė themi se ai ka bėrė mi’raxh me Pejgamberin a.s.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    38
    selam,

    nata e miraxh-israse (e ngritjes dhe e udhetimit)
    eshte nata ne te cilen profeti u ngrit me trup e me
    shpirt nga Meka ne Jeruzalem dhe nga Jeruzalemi qiell
    pas qielli ne te 7 qiejt deri ne takim me ALLAHUN, aty
    ku edhe vete shoqeruesi i profetit XHibrili nuk hynte
    dot.

    gjate kesaj nate profeti pa shume gjera te habitshme,
    si psh denimin e njerezve ne ferr, apo gezimin e
    njerezve ne parajse, pa galaktikat dhe sistemet
    qiellore, ne takim me ALLAHUN mori edhe urdherin per
    faljen 5 here ne dite, etj.

    megjithate ne historine islame nuk njihet si viti i
    israse por si viti i pikellimit.

    Eshte e cuditshme qe ne historine Islame nuk njihet si
    viti i israse (ose i nje prej ngjarjeve qe ndodhen
    gjate ketij udhetimi, ku mjafton per ta vecuar kete
    nate urdheri i faljes se 5 namazeve gjate dites) por
    njihet si "viti i pikellimit", pikellim i cili eshte
    shkaku i kesaj dhurate-mrekullie te madhe qe ALLAHU i
    dha te Derguarit te Tij a.s.

    Viti i pikellimit e mori keshtu emrin nga dy vdekjet e
    renda qe i ndodhen te Derguarit te ALLAHUT s.a.u.s,

    njeri ishte xhaxhai i tij (qe e rriti jetim dhe e
    kishte ne vend te babait)

    tjetra ishte gruaja e tij Hatixhja r.a.

    Te dy ishin me te dashurit per Resulin savs,

    pamvarsisht se njeri ishte pabesimtar, dhe tjetra
    besimtarja e pare.

    Pas vdekjes se Abdulmutalibit,xhaxhait te Profetit, hidherimi i thelle perfshiu Profetin, sepse ai vdiq si pabesimtar, (sepse vdekja si pabesimtar e ndante pergjithmone me profetin dhe per me teper qe ishte gjithmone ne ferr) i Derguari i Allahut per me shume se dy jave ka bere lutje te vecanta deri sa erdhi Xhibrili dhe i solli shpalljen se per ate qe vdes si pabesimtar nderpriten te gjitha lidhjet (nje mesim i mire per ne se si dhe sa duhet te perpiqemi per te dashurit tone).
    aq shume eshte merzitur Profeti sa shoku me i mire, Ebu Bekri
    shprehet qe me mire te kishte vdekur
    babai i tij si pabesimtar dhe te ishte xhaxhai i
    profetit besimtar vetem te mos shikoja kete hidherim
    tek i Derguari i ALLAHUT.

    Ndersa Hatixhe r.a. eshte besimtarja e pare ne Islam,
    eshte gruaja qe sic thote profeti : me besoi kur te
    tjeret me mohuan, me ngrohu kur te tjeret me perzune,
    etj...etj. aq shume eshte permendur Hatixhja nga Profeti s.a. , sa qe Aisheja ra, shume vite me vone kujton se beheshim xheloze edhe pse ajo kishte kohe qe kishte vdekur, aq shpesh profeti na keshillonte te benim dua per hatixhen.

    Per keta dy personazhe ka shume per te folur, dhe sa
    me shume te flitet aq me e plote eshte tabloja se si
    ndihej i Derguari i ALLAHUT pas ketyre dy vdekjeve.

    Pikerisht per kete zemer te paster qe vuante kaq
    shume nga keto ndenja te sinqerta ALLAHU xh.sh. i
    dergoi mrekulline e israse, per te cilen mund te
    gjenden me qindra hadithe se cfare pa pejgamberi as ne
    ate udhetim.

    Ngjarje te tilla te renda (vdekja, ndarja me te
    dashurit, semundjet , gjymtimet etj)mund te provoje
    secili prej nesh, po per ate zemer qe ndjen fort dhe
    sinqerisht ALLAHU do te jape mrekulline e lehtesimit.


    es selamu alejkum
    Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
    Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.

Tema tė Ngjashme

  1. Thėnie Filozofike
    Nga W-A-N-T-E-D nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 308
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:43
  2. H. IMAM ALI: Pesė Porosi
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-08-2010, 04:00
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  4. Porosi tė pėrgjithshme
    Nga webmasterpimi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •