Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Arrestohet Pjerin Ndreu

    Ish-drejtori Ndreu akuzohet se ka kanosur pėr shkak tė detyrės njė zyrtar tė lartė nė Ministrinė e Rendit

    Arrestohet Pjerin Ndreu


    Shekulli

    TIRANĖ- Ish-drejtori i Policisė sė Tiranės, Pjerin Ndreu pėrfundon nė pranga. Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, Ndreu ka kapėrcyer si i arrestuar portėn e drejtorisė sė policisė, qė pėr shumė muaj ishte “perandoria” e tij. Burime tė Ministrisė sė Rendit Publik pohojnė pėr “Shekullin” se ish-drejtori fillimisht ėshtė shoqėruar nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės pėr t’u marrė nė pyetje nė lidhje me akuzėn qė ėshtė ngritur nė adresė tė tij, “kanosje pėr shkak tė detyrės”. Ai ėshtė pyetur nė lidhje me ēėshtjen pėr tė cilėn akuzohej, por burimet sqarojnė se nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, ėshtė vendosur ndalimi i tij. Akuza zyrtare qė ēoi nė pranga Pjerin Ndreun, qė nė Policinė e Shtetit ka mbajtur poste tė larta drejtuese, ėshtė “kanosje tė njė personi pėr shkak tė detyrės”.
    Arrestimi
    Burimet nga Ministria e Rendit Publik kanė qėnė tepėr tė rezervuara nė dhėnien e informacionit. Mėsohet se Ndreu ėshtė prangosur, pasi dyshohet se ka kanosur njė zyrtar tė lartė tė Ministrisė sė Rendit Publik, emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur. Burimet sqarojnė se ky zyrtar ka denoncuar kanosjen prej ish-zv.drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Ndreut, e mė pas ėshtė vendosur shoqėrimi i tij nė polici. Nuk dihet se ē’ka thėnė Ndreu, para krerėve tė policisė sė Tiranės, por burimet e mėsipėrme sqarojnė pėr “Shekullin” se nė orėt e vona tė mbrėmjes ėshtė firmosur urdhėr-arresti pėr tė nga ana e prokurorisė. Ministria e Rendit pritet tė dalė me njė reagim zyrtar pėr kėtė arrestim tė bujshėm gjatė ditės sė sotme, pasi nuk ėshtė pranuar tė bėhet asnjė koment pėr median.
    Pėrplasjet Ndreu-Toska
    Prej disa muajsh, kreu i Ministrisė sė Rendit Publik dhe ish-zyrtari i lartė i kėsaj ministrie, Ndreu kanė “shfrytėzuar” median pėr tė shkėmbyer akuza tė rėnda nė adresė tė njėri-tjetrit. Nė muajin prill, ministri i Rendit Publik, Igli Toska ka akuzuar ish-drejtorin e policisė sė Tiranės, Pjerin Ndreu pėr skandalin e 350 pasaportave tė lėshuara nė mėnyrė tė jashtligjshme nė Gjirokastėr, pėr implikimin nė njė incident me armė, tė ndodhur gjatė aksionit pėr kapjen e tė kėrkuarit Petrit Lleshi. Sipas njoftimit zyrtar tė asaj kohe, Ndreu kishte lejuar biznesmenin e njohur, Vajdin Lame tė merrte pjesė nė aksion, madje tė qėllonte me armė tė shėnuar nė inventarin e policisė. Kreu i Ministrisė sė Rendit ka deklaruar mė pas se i ka ēuar prokurorisė dosjen me akuzat e ngritura ndaj Pjerin Ndreut. Ky i fundit ka goditur ashpėr nė media ministrin Toska, duke hedhur poshtė akuzat e tij. Sipas deklarimeve tė Ndreut pėr “Shekullin”, Vajdin Lame ka qėnė informator i policisė dhe ministri i Rendit ka dekonspiruar njė informator. Lidhur me skandalin e pasaportave, Ndreu ka shtuar se ka qėnė ai vetė qė e ka zbuluar kėtė skandal. Tashmė, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme vazhdojnė hetimet pėr Pjerin Ndreun, ndėrkohė qė atij i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr akuzė, ajo e kanosjes sė njė drejtuesi nė Ministrinė e Rendit Publik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema tė Ngjashme

  1. Arrestohet Pjerin Ndreu, ish-drejtori i policisė sė Tiranės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 18:35
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  3. Arrestohet prifti pedofil ne Australi
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 10:30
  4. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  5. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •