Faqja 13 - AKTUALITET Shtator 19, 2004


[B]MOSPARAQITJA E DESHMITARES SHPETON BURRE E GRUA

Angli, ēifti shqiptar fiton pafajėsinė
U akuzuan se tentuan tė bėjnė prostitutė 23-vjeēaren

Gazeta Shqiptare
Nga Londra Muhamed Veliu

Dėshton procesi gjyqėsor nė ngarkim tė ēiftit shqiptar Elis dhe Karolina Niklekaj. Ata akuzoheshin nga njė vajzė shqiptare se e kishin detyruar me forcė tė prostituonte. Por mosparaqitja e vajzės nė gjykatėn Cambridge tė Anglisė ka bėrė qė ēifti tė fitojė pafajėsinė. Shkaku qė viktima nuk kishte pranuar tė paraqitej nė gjykatė, ka qenė frika nga tė afėrm tė tė arrestuarve, tė cilėt mund tė hakmerreshin ndaj saj. Ēifti shqiptar, qė kishte dy fėmijė, sipas policisė lokale pėr njė periudhė tė gjatė kohe ka jetuar me tė ardhura tė fituara nga rrugė tė paligjshme. Sipas tyre, kėto tė ardhura siguroheshin nga kontrolli i disa prostitutave nė disa shtėpi publike ilegale nė zonėn e Chesterton, nė Cambridge.

Procesi

Dy ditė mė parė ēifti Niklekaj ėshtė shpallur i pafajshėm ndaj akuzave tė ngritura pėr tentativė rrėmbimi dhe detyrimin me forcė pėr ta bėrė prostitutė njė vajzė tė re. Nė procesin gjyqėsor tė filluar pas betimit tė juries, policia ishte mė se e sigurt qė viktima do tė vinte tė dėshmonte nė gjykatė. Gjatė gjithė kohės 23-vjeēarja kishte bashkėpunuar me policinė nė hetimin e ēėshtjes, duke dhėnė dėshmi qė fajėsonin Elis dhe Karolina Niklekajn si autorėt e njė tentative rrėmbimi ndaj saj nė muajin mars pranė qytezės Littleport. Gjykatėsi i ēėshtjes ėshtė vėnė nė njė pozitė tė vėshtirė, pasi dėshmitarja kryesore e procesit nuk mund tė vinte. Nė mbarim tė afatit tė pritjes vėnė nga gjykata, ai urdhėroi jurinė qė tė rrėzojė akuzat pėr ēiftin Niklekaj.

Viktima

Vajza 23-vjeēare, e cila ka mundur t'i shpėtojė mrekullisht prostitucionit, mėsohet se kishte pak kohė qė kishte lindur njė fėmijė. Ajo nuk mundi tė paraqitej nė gjykatė, pavarėsisht nga zgjatja e kohėpritjes vėnė nė dispozicion tė saj nga gjykatėsi. Kohėpritja e saj pėrfundoi tė premten nė mesditė. Mė pas prokurori i ēėshtjes George Keightley, duke mos pasur dėshmitarin kryesor tė kėtij procesi, tėrhoqi akuzat pėr ēiftin Niklekaj. Nga kontakti telefonik qė policia pati me viktimėn, mėsoi se ajo kishte ndėrruar mendje pėr tė mos dhėnė dėshmi, pasi ndihej e frikėsuar dhe se "nuk kishte mė nerva tė merrej me kėtė proces".
Ajo i kishte kėrkuar policisė mė parė qė tė jepte dėshminė e saj pas njė perdeje, nė mėnyrė qė miqtė e ēiftit Niklelaj, qė ndoshta do tė ishin tė pranishėm nė gjykatė, tė mos kishin mundėsi tė mėsonin identitetin e saj. "Viktima, gjatė tė gjithė kohės pas tentativės pėr ta rrėmbyr, ka qenė shumė e stresuar dhe me plot ankth. Neve nuk na vjen mirė qė i gjithė hetimi i kėsaj ēėshtjeje tejet serioze tė shkojė kot. Duhet tė respektojmė vendimin e viktimės", ėshtė shprehur grupi hetimor pėrmes njė deklarate pėr shtyp.

Katėr shqiptarė fituan pafajėsinė para 5 ditėsh

Pak ditė mė parė, mė 14 shtator, katėr shqiptarė u shpallėn tė pafajshėm nga gjykata "Snarebrook Crown Court" nė Londėr, pasi nuk u provuan akuzat ndaj tyre. Ndėrsa nė burg mbeti vetėm shoku i tyre, Hajredin Kelmendi, i cili ėshtė "i gozhduar" nė kėtė proces nga ADN-ja. Ndėrsa pėr Altin Krasniqin, Gėzim Krasniqin, Altin Kukėn dhe Armando Molinėn, prokurori i ēėshtjes tėrhoqi akuzat. Pesė shqiptarėt ishin akuzuar se grabisnin lojtarėt e bixhozit qė fitonin nė kazinotė e Londrės, por kjo akuzė pėr katėr prej tyre nuk u provua, duke bėrė qė procesi tė dėshtojė. Nė burg ka mbetur vetėm shoku i tyre, i cili gjatė njė pėrleshjeje me njė fitues nė kazino ka lėnė gjak nė rrobat e tij. Pikėrisht ADN-ja e tij ka qenė provė vendimtare.