Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si filluan Plackitjet

    gsh

    ---


    DOSSIER II

    Flet zėvendėsministri i parė i Rendit pas ēlirimit, Nexhmi Ballka. "Ēuditė e punės sime pėr urdhėrat e papritur qė mė vinin dhe pse i kėrkova Enver Hoxhės tė m'i jepte me firmė"

    "Enveri mė urdhėroi tė sekustroja vilat e pasanikėve"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Fatos Veliu


    Nexhmi Ballka, njė prej ish-kuadrove mė tė lartė tė Ministrisė sė Rendit, i cili kishte ardhur nė detyrėn e lartė qė nė ditėt e para tė ēlirimit tė vendit, rrėfen pėr gazetėn ato qė pėrjetoi kur mori detyrėn e papritur. Ēfarė ndodhi kur u takua me ministrin e parė tė pasluftės, Haxhi Lleshin, dhe porositė e marra prej tij? Si e konceptoi strukturėn e parė tė kėsaj ministrie menjėherė sa filloi punėn dhe odiseja e gjatė qė u ndoq nga funksionarėt e parė pėr tė gjetur ambientin nė tė cilin do tė instalohej dikasteri, qė mė vonė "do tė bėnte hije" mbi popullin e thjeshtė? Pėrplasja e papritur e tij me njeriun e fuqishėm tė Partisė Komuniste, Koēi Xoxen, pėr shkak tė emrit qė do tė merrte organi i rendit nė tė ardhmen. Pse Koēi dha urdhrin e prerė pėr tė pasur emrin "Milici popullore", ndėrsa Ballka kėmbėngulte pėr t'u quajtur "Polici popullore"? Si ndėrhyri Enver Hoxha dhe pse ai i dha tė drejtė funksionarit Ballka? Kėto dhe shumė hollėsi tė tjera i lexuat nė numrin e kaluar tė intervistės sė 90-vjeēarit Nexhmi Ballka. Ndėrkohė, nė vazhdimin e intervistės sė tij nė numrin e sotėm do tė lexoni pėr situatėn ekonomike nė tė cilėn ndodhej shteti komunist i porsadalė nga lufta dhe si hanin bukė qeveritarėt nė restorantin e hotel "Dajtit", duke regjistruar emrat nė listėn e borxheve. Urdhri i Koēi Xoxes pėr tė detyruar Nexhmi Ballkėn qė me forcat e policisė qė zotėronte nė atė kohė, tė dėbonte nga shtėpitė njerėzit e thjeshtė, qė kishin vila private, tė pėrshtatshme pėr tė banuar kėshilltarėt jugosllavė, tė cilėt po vinin kohėt e fundit me shumicė nė Tiranė. Kundėrshtimi i prerė qė i bėri Ballka njė gjėje tė tillė dhe si vijoi situata e mėtejshme pas kėtij incidenti. Ēfarė debati bėri ai me Enver Hoxhėn ndėrsa hanin drekė nė restorantin "Vakėf" tė hotel "Dajtit". Guximi e Nexhmi Ballkės, i cili atėherė ishte veē 30 vjeē, pėr t'i kėrkuar kryeministrit Hoxha ēdo urdhėr me shkrim dhe asnjėherė verbal etj. Gjithēka do ta ndiqni nė intervistėn e mėposhtme tė Ballkės, i cili ndonėse tashmė i ka kaluar 90 vjetėt, gjithsesi ka njė gjendje fizike tė admirueshme.
    (Vijon nga numri i kaluar)


    Zoti Ballka, si e programonit kohėn e punės, ndėrkohė qė shtetit i mungonin institucionet.
    Ishin kohė shumė tė vėshtira, kur e nisnim punėn qė nė orėn 05.00 dhe e pėrfundonim atė pas orės 24.00 apo edhe 01-02.00 pas mesnate. Kthehesha nė shtėpi i sfilitur, haja ndonjė trahana me qepė apo ē'tė gjeja tjetėr, dhe binim tė flinim si tė vdekur, pasi na priste tė nesėrmen sėrish njė ditė plot ankth dhe tension, apo kushedi se ēfarė peripecie e re ishte ruajtur, pasi ēdo ditė nuk shpėtonim dot nga ndonjė e tillė.

    Gjenit dėshirė pėr tė punuar nė atė mėnyrė, me shpėrblime minimale?
    Kishim njė gjė nė atė kohė. Nuk e di, por kishim njė besim tė madh nė tė ardhmen e popullit dhe tė fėmijėve tanė, pasi dinim se ajo do tė bėhej me tė vėrtetė e bukur dhe e begatė. Ne nė atė kohė vinim nga lufta dhe vendi kudo binte era barut, kėshtu qė idealizmi nuk na lėshonte kollaj. Besimin se do tė vinin ditė tė lumtura nuk mund tė na i hiqte kush. Kjo, dihej, kishte ardhur, pasi kishte zėnė mirė vend nė ndėrgjegjen tonė propaganda komuniste pėr njė tė ardhme tė lumtur. Duke u mbėshtetur mbi kėtė ndėrgjegje tonėn, ne nuk pyetnim pėr oraret dhe as pėr veten tonė, nė qoftė se na ndodhte gjė nga tė papriturat e shumta me tė cilat ndesheshim kudo nė punėn tonė.

    Ēfarė quani tė papritura?
    Unė, deri sa do tė mė thėrriste Koēi Xoxe, nuk dija gjė se si do tė vinte saktėsisht e ardhmja dhe as kisha idenė se ēfarė planesh kishte nė mendje udhėheqja mė e lartė e shtetit, tė cilat mė vonė do t'i kthente nė vendime qeverie dhe do tė pėrcaktonte parimet mbi tė cilat do tė ecte shteti nė tė ardhmen. Kėtė e mora vesh pikėrisht kur mė thanė se mė kėrkonte urgjentisht nė zyrėn e tij sekretari organizativ i Partisė dhe njė nga njerėzit e fuqishėm tė shtetit, Koēi Xoxe. Ishte vera e vitit 1945, kur mora njoftimin se mė kėrkonte urgjentisht nė zyrėn e tij Koēi Xoxe. Atje kuptova se Koēi ishte nė dijeni tė tė gjitha reformave tė ardhshme qė do tė ndėrmerrte shteti komunist. Ai kishte kompetenca tė atilla, saqė i imponohej kujtdo qoftė. Sa shkova nė zyrėn e tij, madje pa arritur as dhe tė pėrshėndesja, ai, pa m'i drejtuar fare sytė, por duke vazhduar tė lexonte, a thua do tė jepte ndonjė urdhėr pėr pastrim oborri dhe jo njė urdhėr qė do tė merrte nė qafė dhjetėra e dhjetėra njerėz, mė tha qė tė shikoja nėpėr Tiranė pėr tė verifikuar mbi 10 vila tė mira. Sqaroi se vilat private, ku tashmė banonin pronarėt e tyre, duhej tė shikoheshin nga ana funksionale, paraqitja e jashtme, tė kishin lule apo gjelbėrim, tė ishin me oborre dhe nė pozicione tė mira. Unė, pa e ditur se pėrse bėhej fjalė, mė tej i them Koēit se kėtė gjė e mbaroj unė qė tė nesėrmen, dhe pa e zgjatur e pyeta nėse mund tė largohesha. Ai ma bėri me kokė, duke dashur tė thotė se nuk kishte gjė tjetėr pėr tė thėnė, vetėm se ishte nė pritje tė zbatimit tė urdhrit tė dhėnė.

    E zbatuat?
    Isha i detyruar. Por e ēuditshmja ishte se as nuk e dija pėrse i donte Koēi kėto evidentime dhe as e pyeta. Mua nuk mė shkonte mendja kurrė se ato i donin pėr tė futur funksionarėt jugosllavė, qė atė periudhė po vinin me shumicė nė Tiranė si kėshilltarė. Ishin, siē tė shpjegova pak mė parė, ditėt e para, dhe nuk e kishim idenė se si kishte ndėr mend tė ecte shteti komunist. Kėshtu qė tė nesėrmen thėrrita nė zyrėn time drejtorin e pėrgjithshėm tė policisė, Namik Xhafėn, tė cilit i dhashė urdhrin e marrė nga Xoxe. Unė, pėr tė qenė mė korrekt, i thashė drejtorit tė policisė qė tė mos verifikonte dhjetė, por shumė, mbi tridhjetė apo edhe pesėdhjetė tė tilla. Namiku, menjėherė sa mori urdhrin, shkoi tė rreshtonte forcat dhe tė zbatonte detyrėn e ditės.

    A i konstatoi?
    Atėherė kishte vila shumė tė bukura tė tregtarėve tė Tiranės apo tė tiranasve tė vjetėr qė kishin hyrė e dalė nė shumė shtete. Por, kryesisht ata qė ishin marrė me tregti, kishin bėrė shumė vila tė hijshme, tė cilat ishin me oborre tė bukura, mbjellė me portokalle apo limona. Kishin hijeshi tė jashtėzakonshme dhe ndodheshin gjithashtu edhe pozicione tė mira. Namik Xhafa u kishte vėnė nė dispozicion vartėsve tė vet dy makina tip "breshke", tė cilat kishin ngelur nga gjermanėt, dhe i kishte urdhėruar ata qė t'i binin kryq e tėrthor Tiranės pėr tė zbatuar detyrėn. Nga mbrėmja mė thotė se ka evidentuar, me adresa shumė tė sakta, jo dhjetė e njėzet vila, por plot 60 tė tilla, qė "janė shumė tė mira, me ato kėrkesa qė na janė thėnė". I mora adresat nė dorė dhe, pasi pashė vendndodhjen e tyre dhe duke pyetur pėr sqarime dhe drejtorin, piketova dhjetė mė tė mirat, dhe shkova tė nesėrmen nė zyrėn e Koēit.

    E mėsuat pėrse i donte Koēi?
    E mėsova patjetėr, se ajo pėr mua nuk ishte njė gjė e thjeshtė, por gjėja mė e pamundur qė mund tė mė ndodhte nė ato momente. I shpjegova Koēit se vilat luksoze ndodheshin nė kodrat e Fuat Beut, te Shkolla e Kuqe, Rruga e Durrėsit dhe Rruga e Dibrės. Ai, si dėgjoi me vėmendje, nė mėnyrė krejt tė natyrshme mė dha urdhrin e papritur. " Mirė, dakord pėr sa mė the. Tani duhet tė shkosh tė marrėsh forcat e policisė dhe t'i zbrazėsh menjėherė, pasi na duhen tė lira". Nė atė kohė m'u rrotullua vendi dhe iu ktheva Koēit se ato ishin tė pronarėve dhe nuk mund tė na lejonte kush tė bėnim njė gjė tė tillė. Pronarėt e tyre nuk do tė kishin aspak dėshirė pėr tė dalė nga ato shtėpi. "Ku mund t'i ēojmė ata?" e pyeta. "Ku tė duash, - ma ktheu. - Nuk dua tė di pėr kėtė gjė tė vogėl. Pronarėt ēoji po deshe nė Myzeqe, apo po deshe nė malėsi. Mua deri nesėr do tė mė raportosh qė vilat janė gati, pasi ėshtė menduar qė nė to tė banojnė kėshilltarėt jugosllavė". Toni i Xoxes pėr mėnyrėn e kundėrshtimit tim kėtė herė ishte bėrė shumė i ashpėr. Unė nuk dija ēfarė tė bėja. Kėtė gjė, qė mund tė nxjerrėsh tjetrin nga banesa dhe t'i thuash qė "ik ti, se do tė vijė ky tjetri", as e kisha parė dhe as e kisha dėgjuar. Nuk mund tė kuptoja atėherė se mbi kėtė bazė do tė ecte rregullisht shteti.

    Ēfarė bėtė?
    E ēfarė mund tė bėja, veēse nė atė inat qė mė kishte kapur, s'mė ngelej veē tė mbėrthehesha me Koēin, megjithėse e dija qė ishte me rrezik pėr tė ardhmen time. Megjithatė, u lėshova: "Dėgjo kėtu, zoti Koēi, unė nuk mund ta zbatoj kėtė urdhėr, pasi nuk mund ta kuptoj se si mund tė nxjerrėsh tjetrin nga shtėpia dhe t'i thuash qė 'nuk dua tė di se ku do tė shkosh kėtej e tutje', kur ai pėr vite tė tėra, madje edhe pėr breza, ka arritur tė bėjė njė shtėpi tė tillė. "Me ē'tė drejtė, shoku Koēi, - vijova mė tej, - ato gra dhe fėmijė qė jetojnė nė shtėpitė e burrave dhe tė prindėrve tė tyre t'i nxjerrim jashtė?". Ai, me njė gjakftohtėsi tė habitshme dhe pa e humbur toruan, ma ktheu me njė ton tė qetė: "Me tė drejtėn e nevojės. Unė nuk dua tė di se ku do tė pėrfundojnė ata borgjezė, por mua mė interesojnė vilat e tyre pėr misionarėt jugosllavė qė vijnė kėtu pėr tė mirėn dhe progresin e vendit tonė. Unė po tė them se sė shpejti kėtu do tė jenė dhjetė familje tė tilla, pėr tė ndihmuar administratėn mė tė lartė tė shtetit dhe ata duhen sistemuar bashkė me familjet e tyre".

    E zbatuat urdhrin?
    Vijova akoma debatin, duke i thėnė sė fundmi Koēit: "Unė jam pėr zbatimin e ligjshmėrisė sė pushtetit popullor dhe jo pėr shkeljen e saj. Kėshtu, po ju them se kėtė urdhėr nuk do ta zbatoj". Atėherė Koēi, ēuditėrisht i nxehur pėr sa i fola, ma ktheu: "Unė po ju them se do ta ēoj problemin deri te kryeministri". Pas kėsaj dola, pa e kthyer mė kokėn, duke thėnė me vete: "Tė bėjnė ēfarė tė duan".

    Shkoi ēėshtja deri te Enveri?
    Patjetėr qė shkoi, se unė isha i vendosur qė tė mos e zbatoja urdhrin. Por, nga sa kuptova, jo vetėm qė Enveri u informua saktėsisht pėr pėrgjigjen time, por ai ishte personi qė i kishte dhėnė direkt ato urdhra, por e kishte taktikė tė vinte para Koēin.

    Nga e kuptuat kėtė?
    Njė drekė, pasi kishin kaluar 4-5 ditė nga koha kur kisha debatuar me Koēin pėr problemin qė fola, shkova nė restorantin e hotel "Dajtit" pėr tė drekuar, pasi aty haja edhe unė, si tė gjithė kuadrot e larta, ndėrsa regjistrimet e shpenzimeve bėheshin nė njė bllok tė posaēėm. Sa hyra nė restorant, pashė qė sė largu se diku nė skaj tė lokalit ishte ulur Sejfulla Malėshova dhe po hante bukė. Ai ishte vetėm dhe ma bėri me dorė. Nė atė periudhė Sejfullai ishte anėtar i Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė dhe ministėr i Arsimit. U ula te miku im i vjetėr, duke kthyer krahėt nga dera. Nuk kishin kaluar veē pak ēaste qė isha ulur, kur njė dorė mė bie si me delikatesė mbi sup nga mbrapa. Kthej kokėn, ndėrsa shikoja Sejfullain qė po qeshte me domethėnie, dhe pashė qė ishte vetė kryeministri Hoxha. Kishte ardhur tė hante drekėn sė bashku me Koēin dhe Nakon, tė cilėt nė ato momente kishin zėnė vend diku nė njėrėn nga tavolinat e rezervuara pėr udhėheqjen mė tė lartė. Ai, pasi mė dha dorėn, mė tėrhoqi disi, si pėr tė mė dhėnė tė kuptoja se kishte diēka me mua. Kur ishim spostuar disi, mė foli si nėn zė: "Ore Nexho, pse nuk e ke zbatuar atė urdhrin qė tė ka dhėnė Koēi? Si mund ta bėsh njė gjė tė tillė, kur njė kuadėr i lartė i Partisė ju lė njė detyrė tė tillė, dhe ju as qė doni t'ia dini?". "Dėgjoni, shoku kryeministėr, - ia ktheva. - Unė jo mė kot nuk e zbatova. Ai ishte njė urdhėr qė binte ndesh me tė gjitha ligjet dhe normat e shtetit tonė qė po ndėrtojmė. Pastaj, nė qoftė se ju jeni dakord qė unė tė zbatoj njė urdhėr qė prek kaq shumė interesat e njerėzve, ma jepni me shkrim si kryeministėr, dhe unė jam gati ta zbatoj me pikė e me presje". Ai, pas kėsaj, qeshi dhe mė ra krahėve si me qesėndi, por e pashė qė nuk u ndje mirė nga pėrgjigjja ime.

    Si vepruat pas kėsaj?
    Absolutisht s'bėra asgjė. Nuk ma mbante qė unė tė zbatoja njė urdhėr tė tillė. Ku e dija unė se shteti do tė bėnte kėrdinė nė ditėt qė do tė vinin, ndėrsa unė mendoja se do tė vinte njė ditė qė tė pėrgjigjesha pėr atė qė do tė bėhej.

    Pse, ēfarė u bė?
    Unė u shkarkova menjėherė nga detyra nė rend dhe kalova zėvendėsministėr i Arsimit, ndėrsa ministėr ishte Sejfulla Malėshova. Nė vendin tim u emėrua Nesti Kerenxhi. U shkarkua edhe Haxhi Lleshi dhe nė vendin e tij erdhi vetė Koēi Xoxe. Pas kėsaj, ajo ministri u fuqizua dhe u konsolidua me ekipe speciale dhe me shumė kuadro, qė Koēi mė sė shumti i solli nga Korēa, dhe si pėrfundim u bė llahtar pėr popullin.

    I sekuestroi vilat?
    Jo 10 vila, por plot 80 tė tilla, tė cilat u bėnė brenda 10 ditėsh. Pas tyre, brenda njė periudhe tė shkurtėr, u sekuestruan plot 360 vila. Shkonte makina te dera dhe, pa paralajmėrim, i flisnin tė zotit tė shtėpisė qė tė hidhte shpejt plaēkat nė makinė, se nuk kishte kohė pėr tė humbur, pasi ishte nė listėn e tė dėbuarve. Pastaj filloi faza e dytė e kėsaj historie, kur nė shtėpitė e shumė pronarėve u futėn njerėz tė thjeshtė dhe tė zotit tė shtėpisė i liheshin njė ose dy dhoma, ndėrsa nė tė shumtėn e rasteve i lihej bodrumi.


    Si e mbushi Enver Hoxha buxhetin e boshatisur tė shtetit tė pasluftės

    Ishin vitet e para tė ēlirimit ku qeveria e Enver Hoxhės, e cila kishte pak kohė qė kishte ardhur nė pushtet, nuk trashėgonte nga administrata e qeverisė sė vjetėr asnjė fond financiar, pėrveē njė sasie dokumentesh arkivore qė gjithsesi do tė pėrbėnin bazėn e pushtetit tė ri.
    E veēanta ishte se nė njė situatė tė tillė ekonomike, zyrtarėt e asaj periudhe gjenin kurajo dhe optimizėm pėr tė marrė iniciativa tė pabesueshme, tė cilat kishin kosto tė jashtėzakonshme financiare pėr mundėsitė e kohės. Bėhet fjalė pėr njė periudhė kur jo vetėm zyrtarėt e lartė tė shtetit, por deri te ministrat, madje edhe vetė Enver Hoxha, hanin bukė pa paguar nė hotel "Dajti", nė tė cilin mbahej vetėm bordero"TIP".
    Megjithatė, mes bujės dhe propagandės sė jashtėzakonshme me tė cilėn vazhdonte tė instalohej, pavarėsisht buxhetit krejt tė zbrazur qė zotėronte nė ato momente, pushteti i ri komunist vazhdonte tė bėnte premtime dhe tė merrte masa, tė cilat kėrkonin pėrditė rritje tė konsiderueshme shpenzimesh. Mėsohet se financierėt e paktė tė trashėguar nga koha e mėparshme ishin krejt tė paorientuar dhe madje tė shokuar me atė ēka shikonin nė realitet.
    Por gjithēka ishte parashikuar pėr mė vonė, kur me njė sulm tė fuqishėm nėn njė propagandė dhe presion tė jashtėzakonshėm, filloi tė plotėsohej nė mėnyrė tė rrufeshme dificiti financiar i trashėguar i shtetit komunist,
    duke filluar nga vitet 1945 dhe deri nė '70-n, madje edhe mė vonė. Filluan sekuestrimet mbi tregtarėt shqiptarė qė mbanin nė magazinat e tyre stofra, metrazhe tė ndryshme, pije, ilaēe e tė tjera, tė cilat ishin pėrcaktuar nė njė buletin qeveritar. Ndėrkohė, filluan tatimet mbi baza abstrakte, por kėto veprime ushtroheshin bazuar mbi njė presion ligjor ekstrem, i cili sanksiononte me nene deri dhe dėnime me vdekje. Mė e veēanta dhe mė pikantja qe se pėr njerėzit me mirėqenie nuk do tė pėrbėnte kurrfarė problemi ajo qė po bėnte qeveria e re mbi ta, nė qoftė se nė fund nuk do t'u sekuestronte edhe shtėpitė e tyre luksoze, tė cilat i kishin bėrė me shkathtėsinė dhe mundin e tyre, pas njė pune shumėvjeēare nė tregti. Pas kėsaj ata do tė akuzoheshin edhe si armiq apo bashkėpunėtorė tė pushtuesit tė fundit tė Shqipėrisė, apo diēka tjetėr, derisa tė pėrfundonin nė burg apo edhe nė pushkatim.


    Komunistėt sekuestruan nė vitin 1947 mbi 360 vila private

    Qė nė vitin 1945, nga qeveria shqiptare e porsaardhur nė pushtet pas luftės, doli urdhri i parė verbal pėr tė dėbuar 10 familje nga vilat e tyre personale, ku do tė hynin specialistėt sovjetikė, tė cilėt po vinin atė periudhė me shumicė. Deri nė fund tė vitit 1947 u arrit tė sekuestroheshin deri nė 360 vila. Pas kėsaj, familjarėt e tyre dėboheshin nė rrethe tė ndryshme tė vendit. Paralelisht me kėtė veprim, nga fillimi i vitit 1946 po pėrdorej edhe metoda tjetėr pėr tė strehuar bashkė me pronarėt ekzistues tė shtėpive private edhe familje tė tjera. Nė kėtė rast, nuk ka tė dhėna krejt tė sakta, por llogariten qindra familje qė u strehuan nga pushteti i ri brenda banesave private, dhe nė jo pak raste pronarėve u caktohej si vendbanim bodrumi i shtėpisė qė kishin ndėrtuar vetė. Mė pas u ngrit komisioni qendror i tatimit tė tregtarėve, kryetar i tė cilit u caktua Abdyl Kėllezi dhe nėnkryetar nėnkoloneli Beqir Balluku. U sekuestruan dhjetėra kilogramė flori, si dhe stofrat e ndryshme, qė llogariteshin nė qindra tonė. U sekuestruan gjithashtu pije dhe barna tė ndryshme mjekėsore tė ndryshme, tė cilat ishin pėrcaktuar nė buletinin e qeverisė si tė sekuestrueshme, siē ishin pijet: "Kulmek", "Dopiokumelk", "Fjoralpin", "Vermut", "Brand" etj. Pas kėtyre veprimeve ekstreme, magazinat e shtetit filluan tė kishin mbingarkesė furnizimi.

    ---------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O Brari ku e ke dossierin I? Nese e gjen postoje se i ben mire ketij populli te lexoje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhuxhumak..

    sikur nuk shkon qe vec une e ca kokrra tjere te harxhojme kohe per ta pasuruar forumin me materiale interesante..

    levizni dhe ju mileti tjeter.. se nuk ju hollohen mullaqet..

    keshtu..

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... ky Nexho Ballka, ndoshta i perkiste "komunistave idealiste" ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  3. Filluan sprovat dhe diskriminimet
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 11:04
  4. 10 ditët e para të Dhulhixhës filluan më 1 janar
    Nga mjeshtria nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 02:58
  5. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •