Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Protesta kundër Nanos përpara selisë së OKB

    Me date 21 shtator pritep nje proteste ne kunder qeveris Nono ne New York prball OKB-se ora 4pm deri ne ora 7pm

  2. #2

    qenke shum i lezecem ti djalosh

    me duket se une nuk kam per borxh te mesoi ty shqip po po qe se duhet jam mese i kenaqur te jap mesim sidomos atyre qe nuk din te texoin




    Gjenerata e Re Shqiptare në Amerikë! fton në një projekt të madh gjithë rininë studentore, në Botë !!!



    Ide, e cila ka si qëllim që të gjithë këta të rinjë të kthehen në vend-lindje dhe me përvojën e tyre të fituar në vënde të ndryshme(shkollat e qyterimit) të japin kontributin e tyre në stabilizimin e vendit, në institucionalizimin e Demokracisë dhe spatrimin e korrupsionit, që ka gllaberuar çdo qelizë të Qeverisë së Republikës së Shqipëtarisë.
    Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" organizata e të rinjëve shqiptarë në botë me qëndër në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka intensifikuar aktivitetin e saj. Me një dashamirësi të madhe ata po ju bëjnë thirrje të gjithë rinjëve shqiptarë në mërgim, se sapo kanë marrë "dorë" një projekt që të regjistrojë të gjithë studentat shqiptarë kudo që ndodhen nëpër botë. Kështu, që, teknollogjia moderne i bënë të gjithë studentet pa asnjë harxhim të registrohen duke klikuar butonin Register e cila ndodhet në web site(in) e kësaj organizate, krahun e majtë të "dritares" elektronike dhe plotësoni formën e cila do të vonojë jo më shumë se dy minuta. Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" do tu jet mirënjohës për këtë regjistrim dhe u falenderon për bashkpunimin tuaj.

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Protesta kundër Nanos përpara selisë së OKB

    Qindra shqiptarë demonstrojnë në New York

    Protesta kundër Nanos përpara selisë së OKB

    Banda e Kryeministrit organizon antimiting në New York. Provokohen, ofendohen dhe kërcënohen protestuesit dhe organizatorët e protestës


    Nga BEQIR SINA


    Protesta anti-Nano në Nju York ka mbledhur dje shqiptarë nga shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër qeverisë "Nano" dhe korrupsionit që ajo përfaqëson. Situata ka qenë e acaruar, pasi njerëz të Nanos të futur në radhët e protestuesve kanë ofenduar dhe kërcënuar pjesëmarrësit në tubim.

    Atmosfera para protestës ka qenë jashtëzakonisht e ndezur. Në njërën anë ishin të vendosur protestuesit, ndërsa në krahun tjetër njerëzit e futur nga Fatos Nano për të prishur protestën. Njerëzit e Nanos, segmente të veçanta të shtyra nga ai dhe ambasada shqiptare në Uashington, u bënë kërcënime dhe ofenduan me fjalë banale udhëheqësit e protestës. U shfaqën dy raste të papëlqyeshme dhe të mbushura me shprehje nga zhargoni i vjetër komunist.

    Ambasadori i Nanos në Uashington i ka quajtur shqiptarët protestues në një intervistë të botuar dje në gazetën "Illyria", se ata që dalin në këtë protestë nuk janë shqiptarë, sipas tij. Këta janë disa njerëz që u ka mbetur ora 12-të. Ai ka shtruar pyetjen në intervistë, se pse në Amerikë nuk protestojnë kundër vendit të tyre, kroatët, sllovenët, bullgarët apo maqedonët?

    Ndërsa çdo gjë ka kulmuar në Nju Jork. Disa persona anonimë kanë kërcënuar në telefon liderët e organizatave, të cilët udhëhoqën protestën e sotme. Një telefonatë e tillë i është drejtuar liderit të Organizatës gjithëshqiptare "Gjenerata e Re Shqiptare" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë kërcënim është njoftuar policia. Me gjithë presionin dhe kërcënimet banale të këtyre mbeturinave të së kaluarës në Amerikë dhe njerëzve të ardhur me Fatos Nanon këto ditë, të gjitha organizatat e shoqatat shqiptare që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen, thonë se nuk lëvizin nga qëndrimi dhe vendimi që kanë marrë për të dalë në shesh, në kohën që Nano do të flasë së sesionin e 59-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Pjesëmarrje e madhe ka qenë në Manhattan, në Dag Hammarskjold Plaza UN, rruga e 47-të dhe para Avenue. Komuniteti shqiparo-amerikan ka mbajtur një qëndrim konseguent kundër qeverisë shqiptare, që po e fundos ekonominë e vendit në krizë dhe varfëri. Protestuesit e kanë konsideruar qeverinë "Nano" si të korruptuar dhe kriminale, që kurrë nuk mendoi për hallet e popullit të vet. Protesta e djeshme e shqiptarëve të Amerikës i shtohet një sërë protestave të tjera të organizuara kundër kryeministrit shqiptar në Nju York.



    Ing. Agim Karagjozi, kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA"


    Të nisur nga një ndjenjë shumë e prekshme, tek e gjithë bashkësia shqiptare në Amerikë, e cila përmblidhet në mendimin unanim, se Fatos Nano është shumë i dëmshëm dhe rrezik i madh për Shqipërinë dhe çështjen kombëtare, duhet të dalim i madh e i vogël në diasporë dhe t'i themi largohu nga pushteti këtij uzurpatori të pushtetit në Shqipëri. Ky është qëllimi dhe arsyeja që do të protestojmë, të heqim qeverinë e korruptuar socialiste dhe Fatos Nanon. Kjo bëhet në mënyrë që me largimin e Fatos Nanos dhe të kësaj qeverie, Shqipërisë t'i hapet rruga, t'i ndizet drita jeshile për të ndërtuar një shoqëri demokratike, një shoqëri të prosperuar, të fortë, themel për të mbrojtur kombin tonë.



    Hasan Metuku, n.kryetar i Organizatës gjithshqiptare në botë "Gjenerata e Re Shqiptare"


    Jo vetëm me këtë protestë, por do të dalim vazhdimisht nëpër protesta, deri sa të largohet nga pushteti i dhunshëm kjo qeveri dhe drejtuesi i saj, Fatos Nano. Kjo është qeveria më e korruptuar dhe më e diskretituar në historinë e Shqipërisë, dhe këtë e thonë të gjitha informacionet nga Shqipëria.

    T'iu kërkojmë me këtë rast udhëheqësve botërorë, para Kombeve të Bashkuara, SHBA-ve, Presidentit Bush, që nëpërmjet të gjitha formave dhe mënyrave demokratike, politike e diplomatike, të ushtrojnë trysninë e tyre deri në largim nga pushteti të kësaj qeverie dhe të Fatos Nanos. Të vënë para përgjegjësisë që i ngarkon koha Fatos Nanon dhe këta qeveritarë, për aq kohë sa e kanë zhytyr vendin tonë në këtë kënetë krimi të organizuar dhe korrupsioni.




    Aktivisti i dalluar dhe presidenti i Fondacionit "Albanian Relief Foundation", zoti Gary Q. Kokalari


    Në Shqipëri, qeveria socialiste e ka bërë jetën edhe më të vështirë. Fatos Nano, me arrogancën më të madhe, as do që t'ia dijë se në çfarë gjendje jeton populli i tij. Prandaj, unë jam i angazhuar që Fatos Nano të largohet sa më parë nga pushteti, megjithëse e di se çfarë vështirësi ka kjo detyrë që i kam ngarkuar vetes. Qëllimi dhe dëshira ime është që Shqipëria të bëhet një vend i lumtur për të gjithë shqiptarët.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    solidarizohem dhe une me keto protesta ndaj kryhajnit Fatos Nano.

    Protestuesit duhet te protestojne dhe kunder mbrojtjes me konseguence qe po i bene segmente te caktuara te administrates amerikane .. Mafies Shqiptare te Nano Edvinave.

    Zeri i Amerikes seksioni Shqip me ne krye Spiunin Elez Biberaj eshte gjithashti nje pateric e Mafies Envero-Nanoiste..

    Te protestohet dhe per Mariz Lino, Limpreht Xhefrat qe e mbeshteten revolucionin bolshevik te 97-tes.. dhe i mbrojten baronet e krimit.. deri ne fund..

    Te gjendet ku fle lepuri qe vashingtoni u be mburoje per 50 vjet e Bandes se Enver Hoxhes dhe kto 12 vjet punoi per te sjelle ne pushtet dhe nje here stalinistet shqiptare..

    Le te mbeten te nderuar Klintoni Klarku etj qe shpetuan Kosoven nga Genocidi Serb..

    Sa Kim Filba ka akoma ne CIA e Shtepi te Bardh e Bruksel?

    qashtu..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Lexoni Mesazhet ne Parrullat e bajraktareve te NY.

    "Rrofte e djathta, F*ck Nano"????

    Une kujtoja se keta dolen aty ne emer te Shqiperise dhe jo te politikes?! Une kujtova se keta jane partizane per shqiperine dhe jo per fraksionet politike! Une mendova se amerika do ti kishte dhene 5 fije civilizim qe konfliktin politik e majte e djathte ta kufizojne ne skenen politike shqiptare, dhe jo ta transferojne deri ne Amerike. Ceshte ky vrull i papare per ti treguar botes sa inat e kemi njeri tjetrin, dhe sa shume jemi gati ta felliqim gojen per njeri tjetrin ne sy te te gjitheve, per hir te bindjeve politik?. Ja ta shikoje bota se si zihen shqiptaret me njeri tjetrin, sesi sherri i tyre nuk ka fund. Pse nuk ka asnje Grek, Serb, apo cdo nacionalitet tjeter qe te dale me parrullen "F*ck kryeministri i majte (djathte), Rrofte e majta (djathta)"? Edhe ata kane bindje te majta apo te djathta. Vetem ne, xhahilet e europes nuk gjejme prehje pa u kacafytur me njeri-tjetrin. Nuk dime ne te njohim limitin e sherrit tone.

    Ja shikojini, kokepalare e mustaqepaprere, plot energji per sherr e konflikt, agresive dhe arrogande. Keta do te hipin ne maje te shtetit shqiptar po te vije Dr. Rrumpalla ne pushtet.


    My GOD!

  6. #6
    A e di PSE-ne Leshator????

    Sepse as Greqia, as Serbia dhe asnje vend tjeter nuk ka Leshatore ne gjirin e saj.

    Sepse politika e tyre kombetare eshte NJE NGJYRE dhe askush, i majte apo i djathte qofte nuk ben numra ne kurriz te interesave kombetareve.

    Ne shqiptaret, jemi te vetmit qe nxjerrim individe si puna jote, qe kur bombardohen armiqte tane, ankohen dhe ulerasin per te drejtat e serbeve dhe grekerve.

    Nuk ka Grek apo Serb qe te ulerase per te drejtat e shqiptareve ne Kosove apo emigranteve ne Greqi, prandaj dhe cdo Kryeminister i atij vendi nuk ka pse te sulmohet nga bashkshtetasit e tij.

    Asnje Kryeminister Serb nuk e deklaron Kosoven Shqiptare sikurse kryeministri yne qe deklaroi "Kosova duhet te kete per Kryeqytet Beogradin".

    Asnje Kryeminiter Grek nuk e deklaron Camerine Shqiptare dhe nuk i perulet homologeve te tij shqiptare dhe as nuk i kalon 2/3 e vitit me pushime ne Shqiperi.

    Ja kush eshte PSE-ja o Leshator, pra arsyeja qe shtyn Shqiptaret te manifestojne kundra Fatos Nanos ne New York.

  7. #7
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Fu*k Nano , perpara OKB ne sy te gjithe lidereve dhe investitoreve me te medhenj te botes , e shof sa perpara kemi ecur ne keto 14 vjet ...............

  8. #8
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Lexoni Mesazhet ne Parrullat e bajraktareve te NY.

    "Rrofte e djathta, F*ck Nano"????

    Une kujtoja se keta dolen aty ne emer te Shqiperise dhe jo te politikes?! Une kujtova se keta jane partizane per shqiperine dhe jo per fraksionet politike! Une mendova se amerika do ti kishte dhene 5 fije civilizim


    My GOD!
    Leshator !!
    mund te jene vertet e te jetojne ne Amerike..........por sa kane marre e mesuar prej saj??!!
    Edhe 1000 vjet te jetojne ketu, varet sa ju nxe RRADAKJA.

  9. #9
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Nuk e citon njeri, sa mijera vete protestuan ne NY kunder Nanos??!!
    shikoni o miq as flamurin Amerikan nuk dine se ne cfare ane mbahet ,,e mbajne mbrapsht.
    Ky tjetri na nxorri Amerikanet komuniste dhe mbeshtetes te Enverit.
    Cfare do lexojme akoma nga keta lehes??!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Mire ne Shqiperi se dihet nga papunesia u jane bere mitingjet si hobby, po as ketej nuk punojne keta njerez qe dalin neper protesta ne mes te dites?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •