Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21

    PD ka programin e mazhorancës së ardhshme

    Përgatitja e mazhorancës së ardhshme të re kërkon programin e ri të kësaj mazhorance dhe ne këtu në qendër, prej dy muajsh, po punojmë intensivisht për programin e PD-së.

    Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së djeshme të PD-së, ku njoftoi se për përfundimin e këtij programi janë angazhuar në personalitetet më të shquara të shoqërisë civile dhe botës akademike.

    Berisha tha se ky nuk "është vetëm programi elektoral, por është edhe plani i veprimit të mazhorancës së ardhshme që synon t'u japë përgjigje problemeve më madhore me të cilat përballet vendi, korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndarjes së politikës me biznesin, shërbimeve, arsimit, shëndetësisë, lirisë së tregut. Mbi të gjitha, zbatimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit ligjor.

    Siç tha ai, "mazhorancën e re duhet ta konsiderojmë si "levën" e Arkimedit të shpëtimit të shoqërisë dhe të vendit nga kjo krizë, dhe rrokullisje e madhe që po e ndan Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga Europa dhe Perëndimi, që po e varfëron atë gjithnjë e më shumë, që po e spastron atë më shumë se çdo lloj mënxyre tjetër". Kryetari i PD-së e vlerësoi sfidën që kemi përpara si "betejë për jetën ose vdekjen e demokracisë". "Ne, çdo gjë mund të dorëzojmë, por jo më votën. Ky duhet të jetë mesazhi që duhet të përcjellim në të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare. Ky dhe vetëm ky", bëri thirrje Berisha.

    Berisha u bëri thirrje demokratëve për të konsideruar votën e lirë si një mision të shenjtë për të sotmen, për të ardhmen e kombit e të shoqërisë shqiptare. Në fund, kryetari i PD-së, Berisha, deklaroi se "kam besim tek ju se këtë fushatë, e cila synon edhe njëherë fillimin e përpjekjes sonë për mazhorancën e re, do ta kurorëzojmë me sukses".

    Në vazhdim të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, i ka njohur drejtuesit e strukturave të bazës me procedurat që do të ndiqen për zgjedhjet në parti. Nëpërmjet një materiali të shkruar, drejtuesit e degëve dhe të nëndegëve u njohën në mënyrë të detajuar me të gjitha problemet e zgjedhjeve të reja në parti.

    Diskutantët që e morën fjalën, theksuan rëndësinë e kësaj fushate zgjedhjesh për ripërtëritjen e partisë dhe hapjen e saj drejt shoqërisë civile dhe vlerave të saj më të qëndrueshme gjatë këtyre viteve. Ata e njohën Këshillin Kombëtar me varfërinë dhe krizën që ka mbërthyer vendin si pasojë e keqqeverisjes socialiste. Ata mbështeten platformën e re të PDSH-së për të siguruar një mazhorancë të re në zgjedhjet e ardhshme, si e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë dhe komplekse.

  2. #22
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    "Ah moj Shqipni e mjera Shqypni
    Kush t'ka qit me krye n'hi
    Komunisti Nano me shokt e tij."

    Ne nje e-mail me pare kam shkruar SQARIM, dhe kam perdorur emrin tim te vertete ne forum per te sqaruar disa nga komentet qe i jane bere protestes pa marre pjese ne te.

    Edhe nje here zonja e zoterinj ne parullat e protestes nuk ka pasur asnje ofendim, sharje apo fjale banale ndaj asnje individi ose partie politike Shqiptare.
    Titulli i demostrates ka qene "Fatos Nano You give Albania a bad Name!"
    Protestuesit kane qene te veshur me bluza qe kishin kete fraze mbi te dhe parullat i jane drejtuar korrupsionit, krimit qeveritare dhe vjedhjes se votes se lire te Shqiptareve.
    Keshtu qe, kushdo qe ka deshire te tregoje se na mungon koncepti demokratik, kultura kjo apo ajo jeni gabim. Dhe para se te shkruani, ju lutemi mos gjykoni ne mendjen tuaj, por merrni faktet, shihni se c'fare behet dhe ndodh, dhe vetem atehere hidhni akuza mbi menyren e organizimit ose tjetren e tjetren.

    Gjithashtu (ky nje opinion personal) me vjen shume keq qe shumica e Shqiptaro Amerikaneve jane jo vetem inferior ndaj c'fare ndodh ne Shqiperi, Kosove e c'do truall Shqiptar, por dhe mbrojne te keqen.
    Sa per dijeni, ishte ambasada Shqiptare qe dilte para demostruesve dhe thonin "Vetem hajdeni ne Shqiperi se jau **** motrat" dhe Ambasadori qe nuk njihet nga komuniteti Shqiptar del ne gazeta dhe thote keta qe demostrojne jane tradhetar.
    Nese quhem tradhtar se dal per te kerkuar te drejtat e familjes time qe jeton atje, popullit dhe kombit tim, ati vendi qe i them NANE, atehere une e pranoj nje gje te tille. Dhe nese definacioni i fjales hero eshte FATOS NANO-KORRUPSION-TRAFIK NJEREZOR-VJEDHJE VOTE-DHE PERDHUNIM I FJALES SHQIPTAR atehere une pranoj termin qe me jepet mua dhe tosit te vetin.

    Ju uroj nje fundjave te kendeshme
    Erion Berisha

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Eshte shume interesante. Keta te Gjenerates se Re ose kujtojne se shqiptaret e tjere jane qorra ose pastaj jetojne nje "Liza ne boten e cudirave" dhe kujtojne se vetem keta marrin ere nga politika dhe vetem ketyre u digjet zemra per shqiperine.

    Edhe pa pike turpi te gjenjejne sy me sy. Sharjet dhe fjalet banale thone nuk i themi ne por Nano dhe ambasadori i tij ne NY. Asnje nga mediat nuk e ka pohuar kete kur fotografite e tyre me gjuhen perverte mbushin internetin. Ja tek fotografia disa shkime me larte Erion Berisha ne mes me parrullen ku fare qarte lexohet "Rrofte e Djathta/ Poshte "F*ck Nano". Me tej nje tjeter garip me parrullen "Shqiperi, Krenari, Mbreteri", pak me poshte shihet fjala KUESLING qe i drejtohet Nanos. Po te ishit aty, pak me poshte do shikonit edhe Almir Berishen, edhe Shkelqim Berishen e sa e sa Berishka te tjere me parrulla te tilla te peshtira.

    Sigurisht flasin gjithe kopetence per Nanon si lider i deshtuar, dhe shqiperine qe paska marre nam te keq nen udheheqjen e PS dhe Nanos.

    Sigurisht se keta nuk e kane haberin apo e bejne nje sy qorr, per ate se cfare u be ne shqiperi gjate 92-97 dhe per luften civile ne te cilen na zhyti klani mesjetaro-barbaro-bajraktar i baces Sale, kryetarit te fisit se Gjenerates se Re. Keta karafile nuk e pane fundin e shqiperise nen manaxhimin e axhes te tyre Sali Berishes, nuk e kane pare se si qau shqiperia nen ate konflikt dhe mjerim qe na zhyti shefi i tyre. Nuk e dine, apo nuk duan ta dine se ne shqiperi mezi u shtruan 5 km rruge per 5 vjet, nderkohe qe u vrane 2500 vete nga intoleranca e brenshme qe perjetoi shqiperia nen qeverisjen e se djathtes dhe Sal Ram Berishes.......... harrojne keta se si shqiperia u be magazina e Serbise, se si shteti shqiptar dezertoi per 2 dite, dhe ne u katandisem kaq keq saqe nuk ruanim dot paqen me veten tone, le pastaj te kerkonim te drejtat e shqiptareve jashte shqiperise.

    Keta nuk kane faj, pordhet dhe denglat ti shesin me shumice nga rehati i Nju Jorkut, dhe shqiperine vetem e dine se ku bie ne harte. Jane si ata "spoiled kids" apo ne shqip, femije te llastuar e zevzek. Une i njoh shume prej tyre shume mire. Mos tiu duket fare cudi kur te degjoni ndonje dite se kjo organizate shqiptare te akuzohet se ka lidhje me mafien shqiptare ne NY, shume te perfolur kohet e fundit nga shtypi amerikan. Sipas tyre turpin shqiperise ia jep Nano, qe hipi ne pushtet kur shqiptaret po vrisnin njeri-tjetrin si ne mesjete, dhe kurse baca Sale na jep nder, kaq shume nder saqe Europa qe prej 1915, per here te dyte gjate shek. te 20 u detyrua te dergonte trupa ne Shqiperi per te ndare shqiptaret qe ata mos te vrisnin njeri tjetrin. Ja keta njerez duan te ma sjellin perseri.

    GOD BE WITHH US.

    P.S Mos harroni ti pyesni iu lutem sa here kane qene ne Shqiperi?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •