Ne mitingun e NY,mori pjese dhe nje autobus me manifestues nga anet tona MASS.
Nga c'pashe keta tanet ishin te lare dhe rruar.
Ne mitingun e NY,mori pjese dhe nje autobus me manifestues nga anet tona MASS.
Nga c'pashe keta tanet ishin te lare dhe rruar.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Te nderuar Lexues te kesaj teme;
Me quajne Erion Berisha dhe jam perfaqesues i Organizates Gjenerata e Re Shqiptare dhe desha te bej nje sqarim si dhe organizator i protestes para OKB me date 21 Shtator, 2004.
Fotografia qe shihni me siper nuk eshte e kesaj proteste, por eshte nje fotografi nga nje proteste qe eshte bere disa muaj me pare, me saktesisht mbas tragjedise se Karaburunit dhe ne si organizate nuk kemi qene pjesemarres.
Protesta eshte mbajtur nen moton "FATOS NANO; YOU GIVE ALBANIA A BAD NAME (JU E SHEMTONI EMRIN SHQIPTAR).
Qellimi i protestes se fundit ka qene per keto arsye:
Shqiperia sot gezon nje papunesi mese 30%
Perqindja e popullsise qe jetojne ne varferi eshte mbi 45%
Qeveria e sotshme Shqiptare eshte me e korruptuara ne Europe.
Nuk ka pasur votime te lira qe nga viti 1997.
Kreu i shtetit Shqiptar ne baze te kushtetutes Shqiptare e votuar me referandum nga populli Shqiptare eshte presidenti i republikes. Ne OKB jane paraqitur Presidentet e botes, nderkohe qe pala Shqiptare eshte reprezantuar nga Kryemnistri. Fakt ky qe bie ne ndeshje me kushtetuten tone.
Gjithashtu, per ata qe mendojne se Kryeministri Shqiptar ka qene ketu per te thithur investuesit e huaj, qeveria e sotshme ka gati tete vjet ne pushtet dhe thithja e investuesve te huaj eshte minimale.
Kongresi Amerikan ne seancen degjimore te 11 Korrikut 2004, kerkoi fakte se pse Kryeministri Shqiptar ka ri-emeruar ministra te cilet i ka hequr per korrupsion vetem disa muaj me pare.
Dhe keshtu jane shume e shume fakte famekeqe qe kane bere qe mese dhjete organizata Shqiptare te dalin e te protestojne para OKB. (Te gjitha fjalet e thena mespier jane te bazuara nga burmie nderkombetare te pavarura).
Duke u bazuar ne keto fakte ne e kemi pare te arsyeshme qe te protestojme kunder nje qeverisje qe po e dergon Shqiperine drejt sketerres. Gjithashtu, kjo proteste nuk ka pasur si qellim mbeshtetjen e nje force politike Shqiptare, qofte e djathte apo e majte, por ti tregojme Fatos Nanos dhe popullit Shqiptar se Shqiptaro-Amerikanet nuk bashkohen me politiken shkaterrimtare te qeverise se sotshme.
Falemderit per mirkuptimin dhe shpresoj te degjoj komentet tuaja.
Me rrespekt
Erion Berisha
Gjenerata e Re Shqiptare
erion..
fjalet e ndyra sic i quajme ne shqiptaret.. sikurse "f.ck" etj.. nuk i kan hije nje proteste politike..
edhe ne protesta ne tirane eshte perdorur fyerje me fjal te ndyra sikurse.. nano e ke gruan..k... etj.
kjo tregon se oranizatoret e protestave nuk jan vet te qart ne kaplloqe..
pra nuk din te organizojne..
kjo beri qe PD te ket mbi shpine nje 14 shtator e nje 7 shkurt.. qe e rendojne politikisht..
Protesta duhet te jet e paster ndryshe behet bumerang..
Sot koha nuk premton me protesta..
Duhet te studioni e te organizoheni..
Mafia e Tiranes i ka shti ne xhep nja dhjetra politikan te medhej te botes nga ata qe me nje te ren te lapsit ndryshojne fate popujsh..
Se si i ka shti kjo eshte nje mister por eshte realitet..
Ne te njejten kohe kur Edvini mbylli deren parlamentareve shqiptare ne Bunker Bashkine e tije e ku banda e tije ne bodrum grinte dosjet me dokumenta per te zhdukur gjurme korrupsioni.. OKB -ja i dha atij tituj e Hillari Klintoni i dha doren..
Ne te njejten kohe kur krahina te tera ne Shqiperi kalonin faza te urise kolektive nga mungesa ekstreme e ushqimit Partia e Punes e Enver Ramizit mori tituj nderi si Ushqyese e mire e Popullit..
Ne te njejten kohe kur Partia e Punes burgoste e pushkatonte deri prelat te larte te kishes katolike.. udheheqjes se saje i rezervohej kujdes e mikpritje nga ambasado-ministrite e Italise e Frances etj..
ne te njejten kohe kur gjith europa lindore po shkallmonte stalinizmin..duke bere hapa para drejt nje socializmi me liberal.. fale ideve te reja te Nikita Hrushovit.. e kur pikerisht athere enver Mehmeti e Ramiz Kapo i ben sfide ketyre ndryshimeve duke e thelluar kanibalizmin stalinist me burgosje pushkatime e super kolektivizime ..ne te njejten kohe vet NIKITA erdhi ne Tirane dhe ja perkedheli mullaqet enverit e i dha Visto te vazhdoje vijen kriminale..
Pra Bota ska pASUR AS KA principe.. bota e politikaneve flas..
Athere mbetet qe vet shqipot te mbrojne principet..
Vota eshte sot mjeti i paster e i pa kontestueshem..per ndryshime..
pRA NJERZIT QE NUK E PRANOJNE NE MORALIN E TYRE FUKARALLEKUN E NJE POPULLI QE JETON NE NJE VEND KU NATYRA I KA DHENE RESURSE PER NJE JETE ME TE BEGATE ..duhet te vendosin te bejne ndryshime ne shtet me ane te votes..
por qe vota te pije uje ajo duhet te numerohet ..e te shprehe vullnetin e popullit..pra qe askush te mos e vjedhe..
ketu fle lepuri..
kemi nje Zyre qe quhet KQZ.. e cila vendos se ku shkon vota e Popullit..
Kjo zyre ka 8 vjet qe ka ne perberje te saje 5 socialiste..pra 5 edvinonano ruco Malo causha.. pra 5 bandite e hajdute.. e 2 demokrate.
Pra si doqofte vota poshte kjo zyre ka te drejten ta coje me firmat e saje atje ku do..
Dhe dihet se ku e cojne..
E keqja eshte se Berisha dy here gjat 8 viteve i ka thene popullit..Votoni se Vota juaj do mbrohet..pra do numrohet sakte e do shprehi sakte deshiren tuaj..
Nuk ka ndodhur keshtu..
Mbas cdo votimi kemi degjuar vajin e ankesave..
Pra kemi degjuar se eshte bere Hile..pra vota eshte vjedhur..
Kjo eshte big prabllemi.
kur refugjato-miza-minjte tane iken ne Itali ne famekeqin EKSOD.. u shkruanin familjeve te tyre ne Shqiperi..
o ba..o ma.. mos votoni per demokratiken se pastaj do na thone italanet se ..ja nashti jeni vend demokratik e ikni nga keni ardhur..prandaj votoni partine e punes qe ne ketu tu themi italaneve se vendi ine eshte akoma diktature..e na takon strehimi pulatik..
ne 1987..thot berisha ne ato kujtimet e tije qe gjen gjithmon magari kujt tja jape..eee ndonje blendo xhungo fevzi qe sdo tja sho surrane atij.. se kur kish vajtur ne peshkopi te ngrite nje salle reanimacioni..kish pare se mileti vuante nga semundja e urise..pra sic e shpjegon ai si mjek nga mungesa e lendeve baze per trupin..pra trupi fillonte hante vetvehten..
por ai populli i kalas dodes e shupenzes e bulqizes kurre nuk luajti nga istikami.. voten ja dha partise qe e ngordhi per buk ..e buk misri jo gruri..
Pra eshte i cuditshem populli yne..
Ne Bruksel shkon nje delegacion zyrtar e ne hotel gomeret "demokratikas" dalin e rrahin Paskal Milon.. i cili ish aty ne cilesine e delegacionit shteteror..
Pra kemi shum gomere mes nesh.. qe na turperojne e na cojne mbrapa..
Pra ju qe keni marre persiper te beni dicka per atdheun .. mendoni shume e ndriconi koken tuaj ne radhe te pare.. qe te mundeni te perballoni mjeshterine e larte te Partise se punes.. e cila me cilesi te larte nuk prodhoi as traktora as konserva por pikerisht genjeshtra ..
Pra nuk eshte kollaj ta mundesh Mafien 65 vjecare..
Kur shikoni nje Blush qe grin ne Tv mos shikoni kollaren e tije..por mendoni me thelle..mbas tije qendron Gebelsi kico Blush.. kur shikoni nje edvin e erion..mos shikoni kemishen e pantallonat e tyre te modes por nje plejade mjeshtrash te fasades..pra te politikes enveriste te shtrydhjes se nje populli deri ne asfiksi e lenjes pak ajer sa per te qeshur qe ti shohe nje autobus turistesh nga jashte..
Me kupton a jo.. sbesoj te me kuptosh se as Saliu skupton gje..nejse..suksese..
Nese analizojm se si eshte ardhe ne pushtet nanoviqi kam dron se duhet perdorur te njejtat metoda edhe per ta shporrur,kush nuk e ka te njohur metodat ju them une.
Ai ka ardhe ne pushtet me kallashnikov dhe kam dron se vetem me kallashnikov do te shkoj ky kriminel i qelbur qe shqiperin e ka shkatrruar.shteti qe radhitet nder vendet e para me te keqija prandaj nuk mjaftojn vetem protestat ne Nju Jork
AI ESHTE I RREZIKSHEM PER SHQIPETAR
shko more
me kallash a
oooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo oooo "njeri"
zgjohu nga viti xixe
ti bashke me PD
paskan mbaruar fare paret e vjedhura ne vitet e arta te pushtetit
Paska ardhur uji gjer ne gryke
Shko ore ti me gjithe shoket e tu e mesoni te beni politike se perndryshe do te kalbeni ne ndonje burg po nuk e hoqet mendjen nga kallashi
iku koha e bajrakteareve dhe e shpellareve
Po iken dhe koha e ketyte pushteve qe kane marre pushtetin sot
PO SHQIPETARET NUK DO TE LEJOJNE QE DISA DEBILE TE FALIMENTUAR TE NA COJNE PERSERI NE KOHEN E GURIT KU JU JETONI AKOMA
I Shkreti Popull Shqipetar Sa Debile Flasin Ne Emrin Tend Per Interesin E Vet
Ju te djegurit per "atdhe" qe protestoni perpara OKB
Protestoni atje per te drejtat e emigranteve qe shkelem me sa kembe te jete mundur
Protestoni atje per statusin e kosoves
Protestoni atje per cdo ceshje me interes kombetar
Mos guxoni te protestoni kunder votes se lire te popullit shqipetar (zgjedhjet jane gjeresisht te njhura nga e gjithe bota)
Ejani ne shqiperi, beni politike, kerkoni vota, qeverisni nese ua japin, dhe keshtu do te fitoni postet qe humbet (ju apo idhujt tuaj ).
Mitingjet politike ejani e i beni ne shqiperi nese jeni vertet shqipetare
Shkoni dere me dere e bindni elektoratin po qe se keni kaq per zemer fatet e ketij vendi
E gjithe bota po fton shqipetaret te largojne nanon e salinin (po po edhe berishen)
Cfare me ngacmon mua jane pikerisht keta Gjeneratat e Reja shqiptare qe nuk duan te thithin civilizim. Mentaliteti i tyre, "oburra te bejme sherr dhe konfrontim si ne Shqiperi edhe ketu ne amerike" eshte tipik ai i protestave te shashkave te PD. Dhe me shponi mu ne sy nqs keta protestues kane qene ndonjehere ne Shqiperi. Njeri prej tyre, dhe ndoshta me kryesori eshte vellai i nje biznesmeni shqiptar, qe disa kohe me pare u gjet i vrare ne NY (ne mos gaboj), dhe per te cilin u fol shume si i implikuar ne shume pislleqe. Me tej sjellja e Gjenerates se Re, eshte si sjellje fisi, shef i te cilit eshte BACA Sale, keta nuk perfaqesojne shqiptarizmin, por te majten apo te djathten ashtu sic thone ne parrula, pikerisht pra ate qe e ndan shqiptarizmin.
Degjova se kishin tentuar te futeshin me dhune edhe te konferenca qe u dha nen kujdesin e qeverise amerikane per investitoret amerikane por policia i nxorri me shqelma.
Besoj se te gjithe e kuptojne se nje nga problemet madhore ne shqiperi eshte fakti se politika eshte e angazhuar me shume ne konflikte e majte e djathte sesa ne nje shpalsoje alternativash zhvillimi dhe progresi. Psh PD nuk ka asnje plan, projekt apo alternative konkrete se si do ta bej me mire shqiperine, nderkohe qe ka nje resume te nxirre nga falimentimet, dhe arritje baraz me 5 km rruge. Ne kete aspekt Gjenerata e Re nuk ben asgje tjeter vecse i hedh benzine zjarrit duke mbajtur ane ne sherrin kaq te neveritshem politik ne shqiperi. Keta pra jane ne thelb pjese e problemit dhe jo e zgjidhjes.
As qe diskutohet qe Gjenerata e Re eshte dora e PD dhe e Sales, ne fakt eshte pjesa me ekstremiste e PD. Me keta nuk behet shqiperia zoterinj. Keta nuk dine te unisojne por vetem te vecojne, keta nuk dallojne se ku mbaron sherri politik dhe ku fillon interesi kombetar. Keta nuk dine ta prezantojne shqiperine si nje. Per keta e djathta eshte shqiperia dhe kjo ka marre fund. Po nuk je i djathte nuk je shqiptar, e me tej je armik apo tradhetar me te cilin do kacafytemi deri ketu ne NY.
Zoti na shpetofte po te vijne keta ne pushtet.
Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 25-09-2004 më 16:50
Normalisht edhe ne New York ka kundershtare se namin se ka te vogel si pijanec dhe mafioz me nam.Postuar më parë nga dr_arkile
Por do vazhdoin deri ne renien e Fatos e Xhoana Nano te cilet mbajne peng shqoperin. Qershoi i ardheshem do heq rrenjet e nomeklatures se vjeter Komuniste me zgjedhjet e lira me fitoren e partis Demokratike
Posht komunistet
Rroft shqiperia demokratie
Krijoni Kontakt