Përshëndetje!
Ka kohë që flitet për ndryshimin e administratës ndërkombëtare në Kosovë.
Si një domosdoshmëri (sipas bashkësisë ndërkombëtare) për prezencë të një administrate, në të ardhmen këshilluese e institucioneve vendore.
Flitet për ndryshime në dirigjimin e kësaj administrate. Pra nga OKB-ja të kalohet në Bashkimin Europian.
Pas "trazirave të marsit" (madje unë kam dëgjuar të flitet edhe pëpara tyre) thuhet se UNMIK-u nuk ka qenë i aftë të ndërmarrë masat e duhura për ndalimin e tyre, nëse jo parandalimin, e lëre më që ato dolë jashtë kontrollit.
Dhe këtu UNMIK, i drejtuar nga OKB, kritkohet se ishte i paaftë dhe kjo shfrytëzohet si një mësim se mund të ketë gjëra të këtilla në të ardhmen dhe UNMIK-u prapë nuk ka aftësi për mbajtje nën kontroll të gjendjes.
Dhe, del në skenë BE-ja, apo EUMIK-u.
Unë mendoj se për shkaqe strategjike në favor tonin duhet të vijë EUMIK-u, pra të administrohemi nga BE-ja dhe jo OKB-ja.
Çka mendoni ju, të nderuar miq, anëtarë të Forumit, në lidhje më këtë çështje?
Leka nga Prishtina
Krijoni Kontakt