17/09/2004 - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka emëruar oficerin danez, Kai Vitrup, shef të ri të Policisë së UNMIK-ut në Kosovë.Vitrup më herët ka shërbyer në Irak, në Timorin Lindor dhe në territoret palestineze. Ai do ta drejtojë policinë ndërkombëtare në Kosovë, e cila aktualisht numëron rreth 3 mijë e 700 pjesëtarë. Për emërimin e tij ka njoftuar Ministria daneze e Punëve të Jashtme