Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 51
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Postime
    4
    good devil,

    thone qe iliret, i pinin gjakun armikut me kafken e armikut pasi ta vrisnin ate, e vertet eshte kjo ?

    Eshte shume e vertete: prandaj kroatet, malazezet dhe serbet insistojne te jene ilire. Bile edhe Drakula thone qe ishte ilir nga Serbia.[QUOTE]

    nėse kėta insistojnė se janė me prejardhje ilire po gjuhėn sllave ku do e lėnė, apo dhe ilirėt flisnin sllavisht?!!!!

  2. #42
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Flitet madje besohet tashme qe Kroatet jane Ilir te sllavizuar dhe te asimiluar. Jo per gje te gjith albanologet me ne ze ne fushen nderkombetare jane Kroate.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #43
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une librin do ta lexoj porsa ta gjej, pasi une jam dashamires i librit, edhe e respektoj cdo mendim. Gjithsesi, arsyeja perse une mora pjese ishte me teper per vrullin e fakteve te tua, te cilat na i ke vene ke firma. Mos me thuaj se ato qe ke vene ke firma jane fakte, aq me teper fakte logjike?!

    Perseri ta perseris, historiografia bashkekohore i ka ndryshuar shume qendrimet ne lidhje me konkluzionet historike te shek.18-19. Per kete mjaft ti hedhesh nje shikim ne internet edhe historianit apo studiuesit te ri shqiptar, Ardian Vehbiut, se si i ironizon ai teorite e shek.19. Juve si gjithnje e kapni historine me hapa te vonet, edhe me po ate stad te kohes se qepes interpretoni.

    Ka qene Musolini ai qe e ndryshoi ne Sicili, shehin e grekeve, ne ate te shqiptareve (albanezeve), edhe qe te bindesh per kete, shko e lexo Edwin Jacques ne histoine e tij mbi Shqiperine (qe vetem veper historike nuk mund ti thuash).

    Nje pjese e mire perendimore e shekullit 19, ne prag te formimit te kombeve shtet edhe nacionalizmit, mbarti ne teorite e veta te reja shume tipare mitologjike edhe karakteristika antagoniste te shekujve te mesjetes, ku dallohet shpirti anti-helen (nder shume autore), edhe ai anti-sllav apo anti-hebre. Ku me te drejte e ku pa te drejte, keta tipa krijuan lemshin e ri shkencor, neper te cilin jane kapur Ballkanasit e varfer, qe ne vend qe te punojne per ate se cfare jane sot, qurraviten se mos te ngjallin te kaluaren e pakthyershme, a thu se kjo ka per ta ndrequr situaten sot.


    Ti nuk ben dot dallimin e teorise apo hipotezes, nga fakti!

  4. #44
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Veper historike e vertete per ty Seminarist eshte ajo qe ploteson paragjykimet e tua. Ske si ta duash ti ket liber sepse ky liber shpalos gjerat me negative per Grekerit me fakte, ashtu sic i shpalos dhe Black Athena, Enigma, Historie de L'albanie(para-helenique), Gli Illirici etj etj. Ti je tamam si prinderit e nje shkolle te vllait tim, qe kur u vu ne programin IB libri Black Athena, te gjith prinderit grek-amerikan shkruajten peticione qe ne asnje menyre ky liber mos vihet ne shkolla.

    Hajde miku i dijes, me cfare do na mahnitesh?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Per fjalen "kale" eshte bere debat i gjere linguistesh, te cilet kane dale ne perfundimin se meqe e ka origjinen e ndikimeve te dukurise fonetaikore jo nga latinishtja e ballkanit perendimor ajo vulgata, por nga ajo dak lindor, shqipja te jete formuar ne trevat lindore te Ballkanit.
    Kur dolen ne perfundim?

    Hipoteza e Gjeorgjievit qe mund te keni lexuar presupozon nje prejardhje si me lart te fjales “kale”. Ndersa, teza e formimit e shqipes ne trevat lindore te ballkanit, eshte nje kafshe komplet e ndryshme, ku nuk mungojne hipoteza nga me fantastiket.

    Linguistet kane me shume se nje shekull qe perpiqen ti percaktojne etimologjine fjales “kale”. Si baze eshte marre idioma Proto-Indo Europiane “kale I shpejte”,
    (HeHk–ues Eékśos).
    Rrenja nuk eshte vertetuar me variantet Kaballo, KaVallo, Kabile, paar, mare, apo gūl etj., te me prejardhjeve sllave, rum-e, gjermanike, galishte e vjeter etj, sepse mendohet qe rrenja “E, ekuo”/kale nuk transliterohet ne ndonje gjuhe ne perputhje me epitetin shpejtesi.

    Shqiperia ka prodhuar pak Cabej, shume Vehbi e Seminariste. Koha e informacionit po e permireson raportin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 19-09-2004 mė 20:39

  6. #46
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Puna kėtu qėndron qė nuk mund tė bėhen krahasime nė mes tė dikujt qė nuk ka lidhje me historinė, gjuhėsinė me historianė, gjuhėtar me famė botėrore si Ēabej, Kola, Faveirial, Jacques, D'Angely etj. qė kanė kaluar gjithė jetėn e tyre duke studiuar historinė tonė.
    Ky ėshtė thjeshtė njė injorant antishqiptar dhe nuk meriton as qė tė diskutohet fare me tė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #47
    ju lutem mos dyshoni ne shqiptarizmin dhe athedashurin e seminaristit, ky eshte djalosh shqiptar qe i urren armiqet e kombit, i urren aq shume sa i bene te shenjet, shikoni vete http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39630

    p.s. kapela e ati te shenjte eshte kapele e cetnikve
    moj e mira bash kurkun hiq

  8. #48
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Me rastin e 28 Nentorit, dites se madhe te pavaresise se mbare shqiptareve dhe 2150 vjetorit te vdekjes se sovranit te fundit te Ilirise, mbretit Gent, "Lidhja Nacionale Shqiptare ne Itali" organizon manifestimin: "Jam ilir, jam shqiptar", i cili parashikohet te jete manifestimi me i madh panshqiptar, i cili do te behet prane Mauzoleumit qe ruan eshtrat e Gentit te Ilirise, ne Gubbia, Peruxha, Itali. Nderkohe qe dhe vete Peruxha eshte nje qytet ku studiojne e punojne shume shqiptare. Festimet do te nisin diten e flamurit, qe perket me te dielen pushuese, nga ora 10.00 e mengjesit deri ne ora 20.00, ne sheshin e madh prane Mauzoleut te mbretit Gent, via Bruno Buozzi - Gubbio. Ne program do te kete 10 ore te mbushura perplot me aktivitete te larmishme, me pjesemarrjen e interpretuesve me te shquar shqiptare te muzikes klasike, popullore e folkloristike, personaliteteve politike, historianeve e arkeologeve nga te gjitha trevat shqiptare e te huaj. E gjitha nen objektivin e kanaleve te shumta televizive. Pjesemarrja eshte e lire dhe pa pagese por nga Lidhja e Shqiptareve te Italise apelohet te vije kush te mundet, nga Italia, Shqiperia e kudo qofte, dhe nese eshte e mundur, gjithe pjesemarresit te vishen me veshje kombetare ose te pakten te kombinohen veshje me ngjyrat e flamurit tone; kuq e zi. "Ejani pra, qe te gjithe se bashku te rifreskojme kujtesen tone, kujtesen e iliro-shqiptarizmit ngadhenjimtar, antik aq sa dhe vete jeta ne kontinentin tone europian", thuhet ne apelimin ne internet. Te marresh pjese me 28 nentor ne Gubbio, te perkujtosh gjithe sa dhane jeten per arritjen e pavaresise mbareshqiptare e ne te njejten kohe te rievokosh permes nje figure si mbreti Gent, ringjalljen e historise sone mijeravjecare, do te thote qe nje dite te shpallesh me krenari: aty isha dhe une!", thuhet ne njoftimin e Lidhjes se Shqiptareve te Italise, e cila eshte nje organizate qe gjithmone, ne bashkepuim edhe me Ambasaden Shqitpare ne Itali organizon shume veprimtari qe ndihmojne ne krijimin e imazhit real te shqitpareve ne Itali, gje qe sa vjen edhe qartesohet, duke ndihmuar se pari, konkretisht komunitetin e bashkeatdhetareve tane ne kete vend fqinj dhe mik.

    Pak histori mbi Gentin e Ilirise :

    Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise sone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra "Shkodra), ai organizoi rezistencen ndj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjionet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, se bashku me garden e tij pretoriane u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe t'u vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forca te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej genocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para Krishtit, i njohur ne histori si "La caduta di Skodra ". Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim: per te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku iu dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para Krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime mjekesore, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana . "marre nga libri "24 perandore shqiptare ne udheheqje te Romes" - shkruar nga Alban Kraja)
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #49
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Illyrisch-Albanischen Forschungen edhe nė shqip



    Vepra e Thalloczy, u pėrkthye nga Mustafa Kruja

    Pas 46 vitesh botohet “Vėzhgime iliro-shqiptare”




    U deshėm mėse 46 vjet qė dorėshkrimi i pėrkthimit tė veprės “Vėzhgime iliro-shqiptare”, nga Mustafa Merlika-Kruja, tė shihte dritėn e botimit.

    Pėr herė tė parė shtėpia botuese “Camaj- Pipa” nė Shkodėr ka sjellė nė shqip veprėn e autorit Ludvig von Thalloczy “Vėzhgime iliro-shqiptare”, e cila nxjerr nė dritė fakte tė reja mbi historinė e Shqipėrisė mesjetare deri nė Kongresin e Berlinit. Vetėm pak ditė mė parė, vėllimi i parė i “Illyrisch-Albanischen Forschungen” (“Vėzhgime iliro- shqiptare”) i pėrkthyer dhe ngelur nė dorėshkrim, qė nga viti 1958 nga Mustafa Merlika-Kruja, u hodh nė tregun shqiptar. Pėr dorėshkrimet e pėrkthimit ėshtė kujdesur i biri i pėrkthyesit, Bashkim Merlika-Kruja. Nė faqet e kėsaj vepre shqyrtohet nė mėnyrė tė veēantė gjendja e Shqipėrisė, duke nisur me kohėn e Ali Pashė Tepelenės e deri te Kongresi i Berlinit, por veēanėrisht, duke u ndalur te kryengritjet shqiptare. Mes rreshtave tė tre kapitujve tė veēantė, autori argumenton edhe prejardhjen shqiptare tė fisit hungarez tė Klementinėve, tė Petervaradit nga fisi shqiptar i Kelmendit, ngulimet shqiptare tė shekullit XVII, shkaqet dhe veēoritė e emigrimit masiv tė shqiptarėve drejt Italisė nė shekujt XV-XVI. Kjo vepėr ėshtė cilėsuar si njė ndėr burimet mė tė rėndėsishme tė informacionit mbi Shqipėrinė, e cila ėshtė hartuar nga dr. Ludvig von Thallóczy, por edhe me pjesėmarrjen e ekspertėve mė tė njohur tė historisė shqiptare dhe asaj tė Evropės Juglindore si K. Jeriček, M. Suflay, Th. Ipen, E. C. Sedimayr, J. Ivanič, E. Koracson, B. Pech e K.Thopia etj.


    “Vėzhgime…”, vepra e fundit e Krujės

    “Vėzhgime iliro-shqiptare” ėshtė vepra e fundit e pėrkthyesit Mustafa Merlika-Kruja. Ai i shtoi tekstit origjinal shėnime dhe komente personale; e pajisi atė me njė “Fjalorth”, por nuk arriti ta pajisė plotėsisht librin me shpjegimet e duhura rreth vendeve dhe figurave historike. Vetė pėrkthyesi, nė shėnimet e tij shkruante mes rreshtash, dhe gjithēka e bėnte gjatė kohės kur e ndjente se puna vėshtirėsohej nga ēasti nė ēast: “ Nė qoftė se āsht thānė qi kjo vepėr tė shohė ndonji herė dritė e shtypun, dėshiroj qi mundėsisht kėtė barrė ta marrė pėrmbi vete nji kompetent. Mund tė ketė gabime qi un i kam lanė me i krye ma vonė e s’i a kam mbėrrimė. Gabimet e tė meta, nė qoftė se do tė ndreqen e do tė plotėsohen, tė shėnohen prej kuj u bānė”. Libri nė dorėshkrim, i sjellė pėr botim nga Bashkim Merlika-Kruja (i biri i pėrkthyesit) synon tė nxisė, siē shprehet ai, “kompetencat nė kėtė lāndė qė nuk mungojnė nė Shqipni e pėrtej”, si dhe t’i shėrbejė lexuesve tė thjeshtė qė dėshirojnė tė dinė mė tepėr pėr historinė e Shqipėrisė. Libri ėshtė botuar, ashtu siē ėshtė shkruar nga vetė pėrkthyesi nė gjuhėn gege, “me bindje qė kjo gegnishte do tė kuptohet mirė prej ēdokuj nė botėn shqiptare edhe sot.”


    Njėmbėdhjetė versione pėr historinė

    Vėllimi i parė i veprės “Vėzhgime iliro-shqiptare” pėrmbledh njėmbėdhjetė trajtesa nga fushat e historisė tė autorėve Taloci, Jeriēek, Ipen dhe Shuflai. Trajtesat janė pėrzgjedhje tė artikujve dhe referateve tė botuara nė gazeta dhe nė gjuhė tė ndryshme. Ky vėllim, ashtu siē thekson studiuesi A. Ndreca, “synon me ruajt koordinatat historike tė pėrhapjes ilire dhe tė asimilimit tė mėvonshėm tė tyne, tė marrėdhanjeve ndėr-ilire, tė besimit, kultit dhe zakoneve.” Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė libėr zė edhe historia mesjetare dhe shpjegimet etimologjike dhe toponomastike tė qyteteve kryesore tė Shqipėrisė si Kruja, Durrėsi, Shkodra dhe Vlora. Nė studimet e qyteteve nxirren nė pah jo vetėm organizimet administrative, por edhe ato ekonomike, bazuar nė pasuritė e tyre dhe nė zhvillimin e tregtisė. Njė vend tė veēantė zė edhe historia e abacive dhe kishave tė hershme, sundimtarėve dhe kolonėve tė atyre viseve deri nė pushtimin turk.


    Nga Ali Pasha te Kongresi i Berlinit

    Kapitulli X i veprės, shkruar nga Th. Ipen, shqyrton gjendjen e Shqipėrisė prej kohės sė Ali Pashė Tepelenės deri te Kongresi i Berlinit, duke u ndalur te kryengritjet shqiptare. Me njė rėndėsi tė veēantė ėshtė edhe shkrimi i Talocit “Diaspora shqiptare”, ku autori pėrmes tre kapitujve argumenton prejardhjen shqiptare tė fisit hungarez tė Klementinėve tė Petervaradit nga fisi shqiptar i Kelmendit, ngulimet shqiptare tė filluara qė gjatė shekullit XVII nė zonėn e Borgo Erico-s nė Zarė tė Dalmacisė, shkaqet dhe veēoritė e emigrimit masiv tė shqiptarėve drejt Italisė nė shekujt XV-XVI. Autori pėrcakton zonat nė tė cilat u vendosėn shqiptarėt, marrėdhėniet me italianėt qė shpeshherė u shoqėruan edhe me pėrzierjen me popullsinė vendase. I gjithė ky kapitull ėshtė i shoqėruar edhe me tė dhėna statistikore tė vendbanimeve italo-shqiptare nė vitet 1881 dhe 1894.



    Kush ėshtė pėrkthyesi i veprės
    Fundi tragjik i Mustafa Merlika-Kruja


    Mustafa Merlika-Kruja, pėrkthyesi i veprės “Vėzhgime iliro-shqiptare”, lindi nė vitin 1887. Ėshtė njė nga protagonistėt e politikės dhe historisė shqiptare tė fundit tė viteve ‘30 e fillimit tė viteve ‘40 tė shekullit tė kaluar, ku ka qenė dhe kryeministėr. Ndonėse pėr veprimtarinė e tij politike nė Shqipėri ka pasur mendime tė ndryshme, ai ka qenė dhe ngelet, padyshim, njė ndėr personalitet shkencore mė tė spikatura nė fushat e gjuhėsisė dhe tė historisė shqiptare. M. Kruja ėshtė autor i njė sėrė veprash dhe pėrkthyes i zoti. Mes veprave dhe pėrkthimeve mė tė rėndėsishme mund tė pėrmenden “Fjalori i madh i Gjuhės Shqipe”, (1943), pėrpjekja e parė serioze nė kėtė drejtim, mjerisht e humbur, “ Shqiptarėt dhe Fuqitė e Mėdha” (pėrkthim), 1927, “Abetari i tė mėrguemit”, 1952, “Anthologji historike”, 2001. Nė fondet e veprave tė tij ruhen akoma vepra tė pabotuara si “Aleksandri i Madh”, “Fjalori i Frangut tė Bardhė”, “Problema gjuhe”, si dhe njė “Epistolar gjatė vjetėve 1947-1958”. Brenda “Vėzhgime iliro-shqiptare” ėshtė vepra e fundit e pėrkthyesit Kruja.



    Kush ishte albanologu Thalloczy

    Ludvig von Thalloczy ishte njėri nga themeluesit e kėrkimeve dhe hulumtimeve hungareze mbi Ballkanin. Ai lindi nė Ofen (Hungari) mė 8 dhjetor 1854. U diplomua nė Universitetin e Budapestit dhe ka pasur njė aktivitet tė gjerė shkencor. Ka punuar nė Arkivin Shtetėror tė Hungarisė, docent nė Universitetin e Budapestit, drejtor i Arkivit tė Financave tė Vjenės, president i Shoqatės sė Historianėve Hungarezė, bashkėthemelues i Akademisė sė Shkencave Hungareze etj. Thalloczy vdiq mė 1 dhjetor 1916 nė Herceghalom, nė njė aksident hekurudhor, ndėrsa po kthehej nga varrimi i perandorit tė Austro-Hungarisė, Franc Jozefi I. Mes kontributeve mė tė ēmuara qė ai ka dhėnė pėr trajtimim e “burimologjisė dokumentare” sė historisė shqiptare, ėshtė pjesėmarrja nėn udhėheqjen e Shuflait e pėrmbledhjes dokumentare “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, si dhe drejtimi i veprės dy volumshme “Illyrisch-albanischen Forschungen” (“Vėzhgime iliro-shqiptare”), vėllimi i parė i sė cilės u publikua nga shtėpia botuese “Dunker e Humblot” nė Mynih- Laipcing, 1916.


    © 2003 Gazeta Panorama

    __________________________________________________ _______________

    Koment:

    Libri "Kėrkime Iliro-Shqiptare" , apo versioni i Mustafa Merlikės, "Vėzhgime Shqiptare", ėshtė njė nga burimet mė tė mira tė studiuesve autro-hungarezė mbi Historinė e Shqiptarėve dhe territorit ku shtriheshin ata gjatė Mesjetės dhe Kohės sė Re, hartuar nga kolosėt e albanologjisė, si austro-hungarezet Ludwig von Thallóczy, Konstantin Jirecek, Milan von Schufflay, dhe me kontributin e Theodor Anton Ippen, Karl Patch, Bela Pech, Ernst Sedlmyer.

    Botuar nė Mynih-Lajpcig (1916), kjo vepėr pėrbėhet nga dy vėllime dhe pėr nga rėndėsia e saj mund tė konsiderohet primare dhe e shumėanėshme.
    Vėllimi i parė ėshtė i ndarė nė dy pjesė: njė pjesė i korrespondojnė shkrime me tematikė historike, pjesės tjetėr shkrime me tematikė nga etnografia. Pjesės sė parė i ėshtė bashkangjitur edhe njė hartė nė tė cilėn paraqitet Shqipėria me kufijtė e saj mesjetare.
    Artikujt kryesorė nė vėllimin e parė dhe kryesisht tė pjeses qė pėrfshin tematika nga fusha e historisė, kanė si autorė tė tyre Thallócz-in, Schufflay-in dhe Jirecek-un. Por ka edhe shkrime qė cekin dhe etnografine, kryesisht tė drejtėn zakonore shqiptare.
    Vėllimi i dytė i kėtij libri pėrmbledh shkrime tė Tallóczy-it, Béla Péch, Karl Thopia-s, Ernst C. Sedlmayr-it, tė cilėt analizojnė me artikujt e tyre zhvillimin ekonomik tė trevave shqiptare, ngjarjet historike tė ndodhura gjatė kohės sė re nė territorin shqiptar.

    Pėrkthimi i Mustafa Merlikės ėshtė pėrkthimi i vėllimit tė parė tė “Kėrkimeve...” dhe kryesisht pėrkthim i pjesėve mė kryesore tė vėllimit I, dhe njė rezume apo pėrkthim i cunguar i pjesėve tė tjera tė librit, prandaj dhe libri ka rezultuar tek rreth 200 faqėshi, kur origjinali ėshtė gati 600 faqe.
    Gjithėsesi pėrkthimi i njė studimi kaq tė rėndėsishmė pėr historinė e shqiptarėve ėshtė njė kontribut tepėr i vyer, pasi mė nė fund nė duart tona po na bien libra tė shkruar 90-100 vite mė parė, por qė historianėt dhe studiuesit shqiptarė tė monizmit as nė leksionet universitare nuk i zinin me gojė, por mjaftoheshin ndėr shkrime “historike” tė kohės tė citonin tė cunguar kėta kolosė e albanologė tė huaj.
    Nė Shqipėri me kėnaqėsi kam vėnė re, se mė nė fund librat e Ippen-it, Schufflay-t apo, Hecquard-it janė pėrkthyer dhe botuar nė shqip.
    Shumė punė mbetet akoma pėr tė bėrė, pasi shumė tituj mbeten akoma nė gjuhė tė huaj dhe lind nevoja e pėrkthimit tė tyre, jo vetėm nga studimet nė gjermanisht, por edhe nga ato nė anglisht, frėngjisht, latinisht, italisht, serbo-kroatisht, rusisht, greqisht etj., etj.

    Njė vėrejtje kam pėr botimin e pėrmbledhjes sė dokumentave nė latinisht (Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia), tė hartuar nga tė trė balkanologėt e sipėrpėrmendur austro-hungarezė, Schufflay, Thallóczy dhe Jirecek, dhe botuar kėtė vit nga Arkivi Qėndror i Shtetit Shqiptar.
    Nė tė pėrveē njė shpjegimi tė librit, nuk ėshtė bėrė njė punė e mirė dhe shumė e vlertė pėr shqiptarėt, pasi librit i mungon pėrkthimi nė shqip i dokumentave medievale dhe tė mėvonta. I tėrė libri ėshtė hedhur nė letėr dhe i botuar sipas origjinalit nė latinisht. Mendoj se libra tė tillė duhet tė jenė dygjuhėsh: origjinali (latinisht) – pėrkthimi (shqip).
    Jo mė kot pėr t’u vlerėsuar ėshtė pėrkthimi nė shqip qė historiani Pėllumb Xhufi i ka bėrė ligjeve qytetare tė qytetit tė Shkodrės (Statuti di Scutari), ku lexuesi pėrveē kėnaqėsisė sė tė lexuarit apo shfletuarit tė Statutit nė italishten veneziane, ka mundėsi tė thellohet dhe nė leximin e tyre nė gjuhėn shqipe.
    Gjithėsesi, botimi i studimeve nė gjuhė tė huaj mbi shqiptarėt duhet pėrshėndetur.

  10. #50
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Nje Zbulim i Ri

    Zbulim sensacional

    Rastesisht ne nje nga rajonet e thella te Pakistanit eshte bere nje zbulim qe mund te ndryshoje rrenjesisht historine tone kombetare. Behet fjale per nje popullsi iliro-shqiptare e mbetur qe nga koha e fushatave te Lekes se Madh.

    Iliro-Shqiptaret e Pakistanit.

    Burushet

    Burushet, gjithashtu te njohur si Burushas, jetojne ne tre zona malore ne Pakistanin verior qe njihet me emrin Hunza. Asnjeri nuk di origjinen e sakte te Burusheve, por sipas legjended, 3 ushtar nga ushtria e Aleksandrit te Madh, erdhen dhe u vendosen ne Hunza rreth 300 BC. Nje tjeter histori thote se Burushet, u spostuan poshte nga veriperendimi i Indise nga pushtuesit Indo-Arjan. Per qindra vjet territori i krahines se Hunza udhehiqeshe nga nje princ. Me vone nga 1892 deri ne 1949, Anglezet ishin ata qe benin ligjin ne keto territore. Ne 1949, Pakistani morri perseri kontrollin e Hunza. Kjo u arrit nepermjet traktatit qe u krye me Kombet e Bashkuara dhe qe solli fundin e luftes Pakistan-Indi per kete krahine. Burushet jane njerez shume krenar dhe mjaft mikprites. Shume prej tyre kryesisht punojne token, por disa merren dhe me tregeti dhe turizem

    Disa nga Burushat punojne per shtetin. Lidhjet familjare te Burusheve jane shume te rendesishme. Burri eshte gjithmone ne krye te familjes. Ato zakonisht nuk martohen me asnje grup tjeter etnik, as Hunza ose Nagar Burusho. Shtepite e tyre jane ndertuar me beton ose gur dhe nuk jane shume te ngrohta nga dimri. Zakonisht perdoret Kerosene per tu ngrohur. Burushet hajne shume fruta, perime dhe prodime gruri. Disa nga ushqimet e tyre te preferuara jane pjeshka, kajsia dhe arrat. Ata rrisin dhente per lesh dhe qumesht. Industria e tyre primare eshte prodhimi i rrobave prej leshi dhe kajsia te thara.

    Gjuha qe flitet nga Burushet quhet Burushaski. Eshte gjuha e tyre kryesore por nuk eshte akoma nje gjuhe qe shkruhet. Njerez te kualifikuar nevojiten per te formuluar alfabetin e ketyre njerezve, ne nje menyre qe Bibla te perkthehet ne gjuhen e tyre. Hunza, Nagar dhe Lugina Yasin kane dialekte te vecanta. Shume ngjashmeri ka ndermjet Hunza dhe dialektit Nagar. Urdu eshte gjuha kombetare e Pakistanit dhe eshte dhe gjuha dytesore e Burusheve.

    Tradicionalisht, Burushet ishin animist, besonin ne objekte qe nuk kane shpirt, por Islami tani eshte feja e tyre. Burushet kane nje diference nga lugina ne lugine te klasifikuar se nga kush fraksion i Islamit ato ndjekin. Shume prej tyre jane Ismails, te tjeret Shia ose Sunni. Aga Khan qe eshte dhe udheheqesi shpirteror i Ismailive dhe thuhet se eshte i vetmi qe ka Shpirtin e Shenjte. Ata besojne se ai eshte rapresentuesi i Zotit ne toke. Ismaili nuk besojne se Jezusi ishte femija i zotit, por ama ato besojne se ai qe nje profet i madh. Burushet nuk kane asnje fare urrejtje ndaj Krishtereve sepse ato pranohen si udheheqesat shpirteror ne kuptimin vellazeror. Ata madje jane dhe te hapur sa here ka diskutime per Zotin dhe nuk e dekurajojne kurre ate qe do te lexoj Biblen. Shiitet nuk jane dhe aq te hapur.

    Ne ditet e sotme populli Burush vuan shume nga shendeti. Mungesa e ujit, dhe izolimi nga bota kane ndikuar shume ne varferine e keti rrajoni.

    Perkthyer
    S. Anderson
    -------------------------------------------------------------------

    Artikulli nga revista "The Bridge"

    Personi qe ka kryer kete artikull ka siguruar ne dore artikuj eksluziv nga bibloteka e Columbia University.

    Rexh Xhakli

    I became a friend of the Church's Council and after some days one of the church advisors called ēiko phones me to let me know about their difficult position. During the conversation he told me that he found that I was interested about the history of Albanians and he wanted to show me what his father or his grandfather had told him. He told to me that his father had graduated at the Cairo University and as a student he went for a walk together with an Albanian student. A student of another nationaliy joined them too, their friend. While, they were walking they spoke in Arabic language. When they had to talk about something that was secret they spoke in Albanian in order not to be understood by their friend. Their friend kept quiet and when they finished the conversation he told them that he understood everything, and that he speaks that language too. Two Albanian students remained amazed and asked him why he didn't tell what he had studied Albanian language. He swore that he had never studied Albanian, but that language was spoken in his birthplace. They told him how could be spoken the Albanian language there; that he came from the cursed devil in Pakistan near India. He esplained them that his country was called Burria(men)(Burushu) and surely all of them were burria (men-soldiers) of Alexander the Great. The two Albanian stubborn students didn't believe to him. The boy became nervous becouse they called him a liar. He wrote to hsi father that when he will buy him the ticket for sumemr holidays he wanted to take two of his friends from the university who were speaking Albanian language. So, two Albanians went on summer holydays together with their friend in the place called Burria and when they arrived there they remaned senseles when they realized that they were speaking Albanian Langauge(surely in dialect). The boy's father since he was the Governor of Burria accepted them with a lot of pleasure and explained to them many interesting things and told to them that beyong the monuntains on the Indian part live our people in a place calles Kaushet(Qaushet).
    I think that they didn't settle there after the murder of Achilles(Cleats), but they remained there when Alexander the Great decided to come back from India to Babylon and older soldiers who were Phillip's soldiers, bedore leaving he asked them to go through Hindu Kush, an easier way for older people. Whereas he left himself, Petale, India, through the desert of Makran, a very difficult and dangerous road. Whereas half of the army leaded by Narkos was aksed by him to go through the Indian Ocean, thinking that he will be connected with Nile and will come out in the Mediterranean Sea. I think that those who were sent through Hindi Kush about six thousand soldiers stopped in actual Burria. But, it is not sure yet becouse Alexander in order to protect the rear of the supplies he left many of his soldiers as in Baktria and in any other fortress. Burushu could be any of those soldiers.

    Common mistake

    Whereas in 1990, in a cocktail in Washington t was my honor to have a long conversation with the Pakistani's abassador in Washington and I asked him: "Tell me does it look like that the family Buta seems to be with European face that it is whiter from other Pakistanis". He told me that they are Greeks and remained there after Alexander, they even have the monument of Alexander the Great in their town and that they are called Pashtun-Pashto-Invader(Pushtues-Albanian).
    ----------------------------------------------------------------------

    Marre nga "The Bridge" fq 25.

    =================================================

    Eshte bere nje studim nga nje Egjiptjan mbas kesaj ndodhie. Teza eshte mbrojtur ne Oxford dhe vendos perfundimisht lidhjen Ilire te asaj gjuhes. Vereni pra se si ka ngelur qe ata jane Grek, pro nga ana tjeter keta akoma nuk dine te shkruajne gjuhen e tyre, pasi sahati i ka mbetur 2400 vjet prapa, ne kohe kur Shqipja akoma nuk shkruheshe, ose edhe nese shkrueshe ishin shume shume te pakten qe dinin keto gjera. Shqipja duke ju referuar si Fallmerayerit, Faverial dhe Angely qe gjuhe e popullit dhe gjuha qe flitesh me shume ne gjithe rajonin.

    Kortezi e z. Sabit Abdyli
    RIPPR

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Doli nė treg revista kulturore-shkencore pėr Studime Orientale "URA"
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 20:45
  2. Dorian Kiri ,-fiton tė drejtėn e ēekut 2 miljon dollarė pėr katėr vjet studime.
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 04:59
  3. Raca ilirike
    Nga alibaba nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 08:43
  4. Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 23:11
  5. nje ndihme djemeve nga Kosova per studime ne Amerike .
    Nga florinlima nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •