Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gjergj Kastrioti
    Anėtarėsuar
    11-02-2008
    Postime
    40

    63-vjetori i masakres se Tivarit

    Sot para 63 vjet jan masakruar 4310 shqiptar nga dora shoviniste serbo-malazeze.


  2. #2
    63-vjetori i Tragjedisė sė Tivarit(1945-2008)
    MASAKRA E TIVARIT 1945 - GJENOCID KUNDĖR SHQIPTARĖVE
    -- nga Dr. Nail Draga

    Data 1 prill 1945 shėnon ditėn e masakrimit tė rreth 4200 shqiptarėve nė Monopolin e Duhanit nė Tivar, tragjedi kjo e planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave tė kohės dhe e realizuar sipas njė skenari tė pėrgatitur mė parė pėr qellime shfarosėse ndaj popullit shqiptarė, e cila ia kalon “Natės sė Shėn Bartolomeut” tė Parisit tė vitit 1573, qė ėshtė sinonim pėr vrasjet masive tė kundėrshtarėve ideologjikė

    “Jo. S'ka asgjė tė fshehtė,
    qė nuk do tė zbulohet, as fshehtėsi
    qė nuk do tė dihet e nuk do tė dalė
    nė dritė!”


    Shėn Luka
    Pikėrisht me 1 prill bėhėn gjashtėdhjetė vjetė(1945-2005) nga tragjedia e Tivarit, ku u likuiduan nė mėnyrėn mė mizore rreth 4200 shqiptarė, kryesisht nga Kosova, tė cilėt ishin tė mobilizuar si regrutė ne aradhat partizane pėr tė ndjekur armikun pėrfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisė.Por, edhe pas gjashtėdhjetė vjetėve kjo tragjedi ende nuk ėshtė ndriēuar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatė periudhės sė sistemit komunist marrja me njė ngjarje tė tillė ishte e pa preferueshme dhe me pasoja pėr autorėt.
    Edhe pse ne popull dihej pėr ketė tragjedi dhe pėrshperitej pėr numrin e tė vrarėve, saktėsisht pak kush dinte tė dhėna tė sakta, sepse arkivat pėr shqiptarėt ishin nen embargo, apo edhe dokumentat gjegjėse ka mundėsi qė janė zhdukur nga ato tė cilėt kanė realizuar ketė masakėr.

    Dėshmi autentike e atyre qė pėrjetuan masakren
    Vetėm pas dėshtimit tė sistemit monist dhe vendosjes sė pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjėrė filloi tė njihej mė ne detaje pėr ketė masakėr, e ate duke iu falenderuar dėshmitarėve autentik tė cilėt kishin shpetuar nga kjo kasaphane naziste e bėrė nga pjesėtarėt e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-ēlirimtare”. Dhe janė kėto individ tė cilėt e pėrjetuan personalisht ketė masakėr tė cilėt kanė dhėnė kujtimet e tyre pėr ketė kalvar tė shqiptarėve nga mobilizimi i tyre nė Kosovė dhe rrugėtimi ne relacionin Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar.
    Ndėr ta bėn pjesė edhe Azem Hajdini-Xani i cili opinionit i ka dhuruar librin “Tragjedia e Tivarit”, botuar nė Shtutgard nė Gjermani nė vitin 1990, dhe mė pas ribotuar nė Prishtinė nė vitin 1998. Po ashtu ky autor ka botuar edhe nė botim tjetėr me titull ”Masakra e Tivarit”-Memoare, Prishtinė 1998, duke prezentuar dėshmi autentike tė personave tė cilėt kanė mbetur gjallė. Edhe pse ne ndėrkohė janė botuar edhe disa studime nga autor tė tjerė pėr ketė masakėr, botimi i kėtyre materialeve nga autori i cili ka pėrjetuar drejtėpėdrejt ketė masakėr pėr momentin shėrben si lėndė bazė dhe e domosdoshme pėr tė trajtuar ketė tragjedi tė bėrė nga komunistet ne prag tė pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, sepse arkivat ende janė tė mbyllura pėr hulumtuesit shqiptarė.

    Nisja nga Prizreni pėr nė Tivar
    Pėr tė bėrė plotėsimin e Armatės IV tė Jugosllavisė, pėr nė Frontin VP tė bregdetit tė Adriatikut ne saje tė tė dhėnave tė publikuara del se ne mars dhe prill tė vitit 1945, u deportuan 22.o17 luftėtarė shqiptarė nga Kosova. Ata janė deportuar ne formacione ushtarake tė cilat quhen eshalone qe gjatė muajve mars-prill 1945 nga Prizreni pėr nė Tivar gjithsejt ishin gjashtė eshalone tė tilla. Kėshtu nė mars janė deportuar tre eshalone; eshaloni i parė, me 3.700 luftėtarė, niset nga Prizreni mė 24.3.1945 dhe arrin nė Tivar mė 29.3.1945; eshaloni i dytė , mė 4.700 luftėtarė, niset nga Prizreni mė 26.3.1945 dhe arrinė nė Tivar mė 31.3.1945 dhe eshaloni i tretė me 2.700 luftėtarė shqiptarė, niset nga Prizreni me 27.3.1945 dhe arrin nė Tivar mė 1 prill 1945. Ndėrsa gjatė muajit prill janė deportuar edhe tre eshalone tė tjera: eshaloni i parė me 1.506 luftėtarė niset nga Prizreni mė 19 prill 1945, eshaloni i dytė me 2.601 luftėtarė niset nga Prizreni mė 20 prill 1945 dhe eshaloni i tretė me 1.216 luftėtarė niset nga Prizreni mė 24 prill 1945.Ndėrsa mė pas nga Prizreni niset njė eshalon i veēantė me 5.323 luftėtarė shqiptar, nga Maqedonia ne ditėt e para tė prillit tė vitit 1945.

    Pse po largoheshin luftėtarėt nga Kosova
    Duke marrė parasysh se operacionet luftarake kundėr nazistave gjermanė ne Luftėn e Dytė Botėrore kishin marrė fund nga fundi i viti 1944 me tė drejt bėhėt pyetja se pse i deportuan luftėtarėt shqiptarė nga Kosova. Pėrgjigja ishte e qartė sepse planifikohej njė hakmarrje ndaj shqiptarėve tė Kosovės pėr humbjen qe kishin pėrjetuar formacionet ushtarake tė partizanėve jugosllavė ne luftėn ndaj luftėtarėve tė Shaban Polluzhės. Ndėrsa nga ana tjetėr si qellim ishte largimi nga Kosova i atyre luftėtarėve tė cilėt mund tė bėjnė rezistencė pėr vendosjen e pushtetit ushtarak serb, gjegjėsisht ripushtimin serb tė Kosovės, ne saje tė vendimeve tė mė vonshme.

    Luftėtarėt iu ngjanin robėrve
    Edhe pse tė gjithė tė tubuarit nga anė tė ndryshme tė Kosovės kishin premtime se do tė deportoheshin me statusin e luftėtarėve pėr tė ndjekur armikun ne vijen e frontit nė veriperėndim tė Adriaktikut(Istėr-Slloveni), nga momenti i parė nė Prizren u verejt se do tė jetė tėrėsisht ndryshe.Nėse deri aty ata ishin tė armatosur dhe tė pėrcjellur me oficerė shqiptarė, mė tu nisur nga Prizreni pėrcjelljen e moren oficeret serbo-malazez, ndėrsa po ashtu u detyruan pėr tė dorėzuar armet me pretekst se rruga ėshtė e gjatė dhe do tė lodheni pa nevojė, pra, ata u nisen nga Prizreni tė paarmatosur, tė pa ushqyer, tė lodhur, tė paveshur, dhe ne kushte higjenike tė papėrshtatshme. Ishte ka eshaloni i dytė qė ėshtė nisur nga Prizreni mė 26 mars, ku pjesėtarėt e tij do tė pėrjetojnė gjenocid tė pa parė ne qytetin e Tivarit tė Ri.
    Gjatė rrugės atyre iu ndalohej dalja nga kolona qoftė pėr tė pirė ujė apo kryer nevoja fizioogjike. Kush kishte guxim tė vepronte ndryshe e pėsonte me jeten, sepse pushkatohej nė vend. Nga njė sjellje e tillė e oficerėve pėrcjelles tė cilėt vrisnin kur kishin dėshirė e flisnin fyerjet mė vulgare ndaj shqiptarėve tash tė gjithė e kishin tė qartė se nuk janė mė luftėtarė por iu ngjanin robėrve tė luftės. Dhe nga njė situatė e tillė drematike gjatė rrugės deri ne Shkodėr numri i tė vrarėve kishte arritur deri nė 800 luftėtarė tė cilėt janė gjuajtur nė lumin Dri, Bunė etj.

    Pamjet e Tivarit paralejmėronin masakren
    Me tė arritur nė Tivarin e Ri ėshtė verejtur njė moblizim i madh i popullatės vendore ku me ta ishin sė bashku edhe njėsitė ushtarake tė Brigadės sė Dhjetė Malazeze, tė armatosur ne ēdo aspekt, athua se janė duke pritur njėsitė e armikut. U pa qartė komploti dhe gracka e pregatitur, por ata prisnin vetėm shkasin.Ne qendėr tė Tivarit tė Ri pasi i kanė udhėruar pėr tė pushuar ne afėrsi tė tyre ishte njė krua, ku shqiptarėt shpresehn kėrkesn pėr tė pirė ujė, por oficeret reaguan ashper duke mos iu mundėsuar dhe fyer ata ne aspektin nacional, duke vrarė tre shqiptarė, ndėrsa nga plumbat e tyre kishin vrarė “gjoja” njė ushtarė malazias. Ky ishte njė tjetėr pretekst pėr tė vrarė shqiptarė, andaj pėr ketė “vepėr “ e cila nuk ishte bėrė nga shqiptarėt ata pushkatuan 100 ushtarė shqiptarė, sikurse nazistatėt gjermanė kohė mė parė.Nga kjo e papritur shqiptarėt ishin tė vetdijshėm se njė tragjedi e tillė nuk do tė pėrfudnoj mė kaq, sepse ishin tė rrethuar nga tė gjitha anėt.

    Ndėrtesa e Monopolit tė Duhanit ferri i shqiptarėve
    Ata mė pas ne kolonė i detyruan tė ecin dhe i vendosen ne objektin e Monopolit tė Duhanit nė afėrsi tė portit.Ishte kjo njė ndėrtesė tre katėshe, ku i detyruan tė hyjnė brenda ndėrsa tė tjerėt u vendosen nė oborr, pra tė gjithė grumbull e jo ne kolonė, sepse kėshtu mundėsia pėr ti shfarosur ishte mė e madhe.Dhe nuk ka vonuar shumė ne tė gjithė shqiptarėt si brenda ne ndertesė e ne oborr ėshtė qitur me tė gjitha mjetet luftarake rreh dy orė dhe ne oborr dhe shesh ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti njėri i gjallė nė kėmbė, sepse u bė kasaphanė e vertet dhe kudo u bė lumė gjaku. E tėrė kjo masakėr ka zgjatur rreth njė orė e gjysmė duke filluar nė ora 14 tė datės 1 prill 1945. Patėn fat tė shpetojnė vetėm ata qe ishin ne katin e lartė tė ndėrtesės, dhe disa nga eshaloni i parė tė cilėt pėr momentin ishin nė Tivarin e Vjetėr. Por, tragjedia nderpritet duke iu falenderuar njė automobili i cili brenda kishte disa vezhgues amerikanė, tė cilėt mė gjasė kishin degjuar tė shtėnat e armėve dhe kishin ardhur pėr tė parė vendin e ngjarjės.Por, kriminelet iu dolėn pėrpara dhe i binden tė largoheshin dhe tė vazhdojnė rrugėn pėr nė Ulqin.Pra, nga frika se do tė zbulohet krimi, ata u detyruan ta nderpresin plojėn.Ishte kjo njė rastėsi qė tė shpetojnė disa luftėtarė kosovarė, tė cilėt do tė jenė dėshmitarė tė kėsaj masakre, edhe pse qellimi i forcave shfarosėse tė partizanėve jugosllavė ishte pėr ti vrarė tė gjithė pėr tė mos pasur dėshmitarė.

    Mungojnė varret e tė masakruarve
    Me pas u mobilizuan tė gjithė qytetarėt si pleq, gra, tė rinj, punėtor e ushtarė pėr tė pastruar oborrin pėr tė humbur gjurmet e kėsaj vepre mizore. Me kamion kanė ngarkuar tė vrarėt dhe tė plagosurir pėr ti deportuar ne varreza tė ndryshme kolektive. Madje ne ketė transport kanė angazhuar edhe ata shqiptarė tė cilėt kanė mbetur gjallė.Ende nuk dihet se ku janė bartur kufomat dhe varrosur ata. Bėhet fjalė pėr disa vende si ne Tivarin e Vjetėr, Tugjemil, Zalef dhe ne njė shpellė ne malin e Vollujicės pranė detit. Por, nuk ka dilemė se pjesen mė tė madhe tė tyre e kanė gjuajtur nė det.
    Bėhėt pyetja sa janė vrarė ne kėtė masakėr, e sa kanė mbetur gjallė.Pasi nuk ka tė dhėna arkivore, andaj i vetmi burim ėshtė A.Hajdini-Xani i cili thot se tė gjallė kemi mbetur 810 individ, ndėrsa nga Kosova janė nisur 4700 luftėtarė, nga del se gjatė rrugės dhe ne ketė masakėr janė vrarė e zhdukur 3.890 shqiptarė tė Eshalonit tė dytė dhe 420 tė Eshalonit tė parė, pra gjithsej 4310 individ kanė humbur jetėn. Ne kėtė regji shfarosėse ka pasur raste qe individ tė ndryshėm tė shpetojnė dhe tė ikin ne drejtime tė ndryshme, por edhe aty nėse janė zbuluar janė likuidur, sepse tė gjithė shqiptarėt janė cilėsuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Ka raste tė veēanta qė kosovarėt janė strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jetėn, si ne Tivar, Anė tė Malit dhe Krajė, ku pėr raste tė tilla egzistojnė dėshmi autentike.

    Tragjedia e cila u hesht pėr vite tė tėra
    Me tė pėrfunduar lufta dhe kthimi i luftėtarėve kosovarė nė shtėpitė e tyre, kjo ngjarje mori dhenė, por ishte me pasoja nėse kėrkohej e vėrteta pse ndodhi ajo. Madje ata tė cilėt e pėrjetuan ishin tė kėrcėnuar nėse debatojnė ne lidhje mbi ketė ngjarje e jo mė tė kėrkojnė qė ajo tė ndriēohet nė tėrėsi. Dhe si pėr ironi tė fatit pas kėsaj masakre ajo u hesht nga ato tė cilėt ėshtė dashur tė flasin dhe ta informojnė opinionin e gjėrė pėr ketė gjenocid tė bėrė nga partizanėt jugosllavė, duke kėrkuar pėrgjegjėsi nga ana e tyre.
    Por, ndodhi qė pėr kėtė masakėr te mos flasin kaudrat shqiptare qoftė nga Kosova apo nga Shqipėria por pėr tė parėn herė tė deklarohet A. Rankoviqi nė Kongresin Themelues tė PKS mė 8-12 maj 1945 i cili ne mes tjerash ka thėnė se ”udhėheqesit e eshalonit e nxiten revoltėn midis shqiptarėve”, duke planifikuar tė vrisnin “ 40 shqiptarė pėr njė luftarė tė vrarė”, duke vazhduar se “udhėheqesit tanė hapėn zjarr dhe i vranė 300 shqiptarė”. Njė e dhėnė e tillė edhe pse e minimizuar shumė herė dėshmon se njė njė masakėr e tillė ka egzistuar dhe ėshtė realizuar nga forcat partizane jugosllave, qė ishin tė Brigadės sė Dhjetė Malazeze.
    Por edhe pse njė nismė tė tillė ne rrugė institucionale pėr tė prezantuar dhe hulumtuar tė vertetėn ėshtė bėrė nga Azem Hajdini si pjesėmarrės i kėsaj masakre nga viti 1966 e mė pas ēdo gjė mbeti vetėm ne nismė sepse pushtetit jugosllav tė kohės nuk i ka interesuar e vertėta pėr ketė tragjedi sepse ishin vetė serbo-malazezėt tė cilėt ishin skenaristet dhe regjisorėt e kėsaj maskare e cila ishte mė e madhja gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ne Evropėn Juglindore.

    Pėrgjegjėsia e udhėheqjes sė Shqipėrisė
    Edhe pse kanė kaluar 60 vite nga masakra e Tivarit, deri mė tash nuk kemi pasur rast tė lexojmė diēka konkrete ne lidhje mbi ketė tragjedi nga strukturat qeveritare tė Shqipėrisė. Madje kjo tragjedi nga ana e tyre ėshtė heshtur, duke mos u shėnuar as ne kalendarin e ngjarjeve historike sepse ata janė tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė qė mbajnė. Sepse si te lejohet qė tė kalojnė nepėr territorin e Shqipėrisė eshalone tė tėra qytetarėsh kosovarė tė pėrcjellur nga ushtarakėt serbo-malazez gjoja pėr tė marrė pjesė ne ndejekjen pėrfundimtare tė armikut nė Istėr e Slloveni, kur Lufta e Dytė Botėrore kishte marrur fund.
    Nuk ka dilemė se ishte ky njė veprim monstruoz dhe antikombėtar i udhėheqjes sė Shqipėrisė sė kohės e cila ka pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr masakren e Tivarit. Por, nėse analizojmė rrethanat e kohės qė mė vonė ėshtė njoftuar opinioni i gjėrė, as qė ėshtė pritur diēka konkrete nga udhėheqja e Shqipėrisė, ose me konkretisht nga ajo e PKSH, sepse kėta ishin si filialė e komunistave jugosllavė, dhe ishin tė indoktrinuar nga ideologjia komuniste si rrallė kush ne Evropėn Juglindore. Sepse nga ajo kohė e deri nė vitin 1948 me jugosllavet kanė punuar sė bashku pėr tė eliminuar armiqet ideologjikė, ku egzistojnė dėshmi tė pakontestueshme qė personat e ndryshėm shqiptarė janė arrestuar nė Shqipėri dhe iu janė dorėzuar jugosllavėve, tė cilėt kanė pėrfunduar mė pasoja tragjike.

    Tivari 1945 sikurse Srebrenica 1995
    Nuk ka dilemė se Masakra e Tivarit e vitit 1945 ėshtė pothuaj identike me masakren e Srebrenicės nė vitin 1995 e bėrė nga forcat ushtarake serbe ndaj rreth 7000 boshnjakėve. Por, kėtu egziton vetėm njė dallim sepse krimi nė Tivar ėshtė bėrė pa praninė e forcave ndėrkombėtare ndėrsa nė Srebrenicė ėshtė bėrė ne prani tė tyre, tė cilėt ishin gjoja me mision pėr tė mbrojtur ketė popullatė. Njė rast i tillė analogjik ka edhe tė veēantėn tjetėr sepse viktimat e Tivarit ende edhe sot janė pa varre tė identifikuara, ndėrsa ata tė Srebrenicės janė identifikuar, sepse janė gjetur varrezat kolektive, mė ē’rast ėshtė bėrė rivarrimi i tyre.

    Pllaka pėrkujtimore e cila mungon
    Ka ardhur koha qe ne lidhje mbi masakren e Tivarit tė formohet njė komision i veēantė pranė Qeverisė sė Kosovės pėr tė zhvilluar njė takim me pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Malit tė Zi.Nuk ka dilemė se ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojė me pėrgjegjėsi pushtetin aktual, por angazhimi ne drejtim tė ndriēimit tė kėsaj masakre do tė ishte ne favor te pushtetit aktual ne rrethana tė reja shoqėrore e politike.
    Edhe pse kanė kaluar 60 vjet nga kjo masakėr ende nuk ka tė dhėna ne lidhje mbi varrėt e tė masakruarve mendoj se ėshtė obligim moral dhe civilizues qė ne vendin ku ėshtė bėrė masakra tė ngrihet njė memorial apo tė vendoset njė pllakė pėrkujtimore ne tre gjuhė pėr tė njohtuar opinionin e gjėrė mbi ketė ngjarje tragjike ne vitin 1945 qė ka ndodhur nė qytetin e Tivarit.

  3. #3
    Me rastin e 61 vjetorit tė masakrės sė Tivarit

    Sheradin Berisha

    Vendosja e administrimit ushtarake dhe ripushtimi i Kosovės


    Dihet mirėfilli se pas kapitullimit tė Italisė fashiste(shtator 1943)Shtabi Suprem i UNĒJ-sė shtoi aktivitetin e vet ushtarak, nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare dhe deri nė nėntor 1944 (por edhe mė herėt) nė kėto hapsira, u formuan njėsite tė shumta tė “UNĒJ-sė”, duke filluar nga ēetat, aradhat,batalionet e deri nė brigada. Kėto formacione partizane edhe pse u formuan nė trevat shqiptare nuk u formuan pėr tė mirėn e shqiptarėve.
    Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane, Titoja do t“i shfrytėzojė kėto rrethana, pėr luftimin e forcave tė mbrojtjes kombėtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovės... Pėr t“i realizuar mė lehtė synimet e saj, udhėheqja jugosllave, nė fillim tė janarit 1945 urdhėron mobilizimin e “brigadave tė Kosmetit” pėr t“i dėrguar nė Frontin e ashtuquajtur tė Sremit-nė Serbi. Ndonėse qendra e rezistencės shqiptare nė gjysmėn e dytė tė dhjetorit 1944-janar 1945 ishte pėrqėndruar nė Drenicė, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhėroi Shaban Polluzhėn qė ta lėshonte Drenicėn dhe tė nisej nė drejtim tė Podujevės, pėr t“u bashkuar me Brigadėn VII, e cila po marshonte pėr front tė Sremit.
    Shtabi i Brigadės sė Drenicės largimin nga Kosova do ta kushtėzojė me ndėrprerjen e vrasjeve dhe tė plaēkitjeve mbi popullsinė civile shqiptare nga ana e ushtrisė jugosllave..., mirėpo pas dėshtimit tė nėnshtrimit tė Shaban Polluzhės, mė 25 janar nisin operacionet ushtarake nė shkallė tė gjerė pėr asgjėsimin e Brigadės sė tij.
    Nė kėto operacione antishqiptare morėn pjesė: Divizionet 24, 26, 44, 46, 52... tė Sėrbisė, Divizionet 41 dhe 50 tė Maqedonisė, grupi i brigadave tė Malit tė Zi (brigada e I e Bokės dhe brigada e VI) dhe repartet speciale tė OZN-s, tė drejtuara nga Spasoje Gjakoviq.
    Nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė..., mė 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNĒJ-sė J.B.Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė. Kėtė vendim Titoja e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd, nė njė takim me ushtarakėt serb: Savo Dėrleviqin, Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviqin. Me kėtė urdhėr , i tėrė pushteti nė Kosovė do t“i kaloi njė grupi tė caktuar ushtarakėsh serbo-malazez, tė cilėt do tė ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atė gjyqėsor. Gjatė ndryshimeve nė strukturėn komanduese, nė krye tė pushtetit ushtarak pėrkatėsisht tė “Shtabit tė Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatės I-rė: kolonel Savo Dėrleviq, duke e zavendėsuar Fadil Hoxhėn, i cili mbeti zavendės i tij. Shef i Shtabit u emrua nėnkolonel Dushan Vukotiq (deri nė atė kohė ishte zėvendėskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijės u caktua Stevo Dobėrkoviq (i dėrguar nga shtabi qėndror i Sėrbisė), ndėrsa komisar politik u emrua nėnkoloneli Gjuro Medenica. Mė 10 shkurt 1944 kjo komandė bėri riorganizimin e tėrėsishėm tė ushtrisė, duke formuar Divizionin e artilerisė, tė kalorėsisė, tė ndėrlidhjes, grupin operativ tė brigadave, Divizionin 46, 52... etj.
    Kjo makineri ushtarake, nė Kosovė duke i marrė tė gjitha masat gjoja pėr "spastrimin" e terenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrevolucionarėt" vrau e masakroi pamėshirė mijėra shqiptarė gjithėandej Kosovės... Nė kėtė fushatė tė egėr ushtarake mė 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicės, pas vrasjes sė tribunėve popullorė Shaban Polluzha e Mehmet Gradica nė kullat e Dvoranėve nė Tėrstenik.

    Masakra e Tivarit

    Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhėruar nga SHS i UNĒJ-sė me qėllim tė shpėrbėrjes sė bėrthamės sė qėndresės shqiptare nė Kosovė, gjatė muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunė shqiptarėt pėr t“i dėrguar nė frontin e dytė tė ashtuquajtur tė ”Adriatikut” nė veriperėndim tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, pėr dėrgimin e mobilizuesve shqiptarė nė pjesėt veriperėndimore tė Jugosllavisė, kishin zgjedhur rrugėn Prizren – Kukės – Shkodėr – Tivar - Dubrovnik-Rijekė. Pėr kėtė front mobilizuan shqiptarėt nga Vushtrria, Besiana (ishPodujeva), Prishtina, Kaēaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.
    Sipas kujtimeve tė pleqėve, qė pėrjetuan kėtė mobilizim tė dhunshėm..., tė mobilizuarit shqiptarė, fillimisht janė tubuar nėpėr qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, tė organizuar nė njėsi ushtarake, tė komanduara nga oficerė shqiptar, kanė udhėtuar nė qendrėn e pėrgjithshme mobilizuese (nė kazermat ushtarake) nė Prizren. Pas sistemimit, shqiptarėt e mobilizuar do tė ēarmatosen, me arsyetimin se armėt do t'i marrin nė Kroaci e Slloveni !
    Ēarmatosja ,atyre ju ka dhėnė njė sinjal tė keq dhe me tė drejt ka lindur dyshimi nė pėrgatitjen e ndonjė skenari shfarosės nė prapaskenė. Kjo psikoz u thellua edhe mė tepėr, atėherė kur u ēarmatosėn edhe oficerėt shqiptar dhe pėr pėrcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-tė serb e njohur pėr terrorizimin e popullit shqiptar gjatė muajve tė kaluar.

    Deportimi i shqiptarėve tė mobilizuar,nga kazermat e Prizrenit u bė nė tri eshalone:
    1.Eshaloni i parė qė pėrbėhej nga 3.700 veta, u nis mė 24. 03. 1945 dhe pas 5 - 6 ditėsh arriti nė Tivar, ku iu dorėzua reparteve tė Divizionit tė IX - tė jugosllav. Gjatė rrugėtimit, derisa u dorėzuan nė vendin e caktuar, tė mobilizuarit u keqtrajtuan nė mėnyrė shtazarake nga kriminelėt serbo-malazezė. Tė mobilizuarit shqiptar nga Tivari do tė nisen pėr nė Istri, ku fillimisht disa ditė do tė ndalojnė pėr tė pushuar nė ujdhesėn Ēiovė afėr Trogirit. Dhe ato ditė gjatė kalimit me njė anije tė vjetėr, nga ujdhesa pėr nė Trogirė, u mbytėn rreth 65 veta, prej tė cilėve 29 qenė vetėm nga Kaēaniku.
    2.Eshaloni i dytė i pėrbėrė nga 4.700 veta, u nis dy ditė mė vonė (mė 26 mars) nėn pėrcjelljen e forcave tė Brigadės XXVII dhe mė 30 mars nė Shkodėr iu dorėzua Brigadės X malazeze. Gjatė marshimit katėr ditor nė rrugėn Prizren – Zhur – Kukės – Puk - Shkodėr, pėrkundėr lodhjeve e rraskapitjeve tė mėdha nga rruga e gjatė, tė mobilizuarit u maltretuan e u rrahėn dhe nė shumė vende shumė prej tyre u vranė... si, gjatė kohės sė pushimit, gjatė kalimit tė lumejve apo gjatė tentimit tė ndonjėrit prej tyre pėr ta shuar etjen, nė burimet e ujit...

    Vrasjet e para u bėnė nė mesnatėn e 26/27 marsit gjatė njė pushimi nėn qiellin e hapur nė Kukės. Me kėtė rast u vranė njerėzit mė autoritativė nga radhėt e tė mobilizuarve, ishin eprorėt e njėsive ushtarake ata shqiptar qė komanduan gjatė marshimit nga qendrat komunale pėr nė kazermat ushtarake tė Prizrenit. Nė mbrėmjen e 27 marsit ky eshalon arrin nė Fushė - Arrėz dhe sipas njė skenari tė parapėrgatitur mirė, xhelatėt serbo – malazezė, gjatė kohės sė pushimit (nė mesnatėn 27/28 mars) nėn qiellin e hapur duke fjetur (nė gjumė) vriten mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre u hodhėn nė njė hendek...
    Edhe pse tė lodhur e tė rraskapitur nga rruga e gjatė dhe uria, do tė vazhdohet me rrugėtimin dhe natėn e 28 / 29 marsit tė mobilizuarit do ta kalojnė nė njė luginė tė rrethuar me pyje nė periferi tė Pukės. Tė nesėrmen shumė veta pėr shkak tė torturave, helmimeve me ushqim, veshmbathjes sė dobėt... nuk kanė mundur ta vazhdojnė rrugėn dhe mėngjesi i gjeti tė vdekur. Nė mbrėmjen e 29 marsit, gjatė kalimit tė njė kanioni (lugine tė thellė) te “Ura e Zogut” pėrmes njė vagonete - teleferiku tė improvizuar, u hodhėn nė atė greminė rreth 50 veta dhe shumica prej tyre gjetėn vdekjen.

    Pas kėtyre peripetive,eshaloni i dytė, nga Shkodra, nėn pėrcjelljen e malazezėve - nė mesditėn e 1 prillit 1945 arriti nė Tivar. Atė ditė tė kobshme rrugėve tė qytetit shihej njė mobilizim i ushtarėve serbo - malazez, tė cilėt vėshtronin me pėrbuzje kolonėn e gjatė tė shqiptarėve. Kjo kolonė ėshtė ndaluar nė qendėr tė qytetit (me urdhėr) kinse pėr tė pushuar dhe ndėrkohė ndodhė njė eksces nė mes tė rojes dhe katėr shqiptarėve, tė cilėt u penguan qė tė pinė ujė nė njė krua aty afėr. Nga ky konflikt ushtarėt e urdhėruar derdhin njė breshėri plumbash nė trupat e shqiptarėve, me ē'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qėllim (pėr ta filluar komplotin e pėrgaditur) e shtyri masėn e shqiptarėve qė tė shtrihen pėr toke, ndėrkohė qė ajo hapsirė ishte vėnė nė shėnjestėr tė pushkėve dhe mitralozėve qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, dritare dhe terracė tė shtėpive e nė shkėmbijtė e kodrave pėrreth .
    Azem Hajdini njėri nga dėshmitarėt e mbetur gjallė nga Masakra e Tivarit, kėshtu e pėrkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit::

    "Me tė pėrfunduar tė kėtij akti mizor, meqė ne ishim nė kolonė pėr 4, nė gjatėsi prej 5-6 km, e ku mundėsia pėr njė shfarosje masive ishte mė e vogėl, na kanė urdhėruar tė ngritemi nė kėmbė dhe tė qėndrojmė nė vend me duar tė lidhura mbi kokė. Pas pak na kanė urdhėruar tė ecim drejt njė ndėrtese tė madhe 3 katshe, i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me njė sipėrfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr tė rrethuar. Ndėrtesa ishte e rrethuar nga tė 3 anėt me kodra shkėmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure tė larta e me rrethoja tė hekurt... Nė tė hyrė tė oborrit - kujton A.Hajdini - ishin 10 - 15 ushtarė tė cilėt me shufra hekuri godisnin nė kokė, gjoks apo nė shpinė ēdo njėrin prej nesh... dhe nga kėto goditje mbetėn tė shtrirė pėr vdekje rreth 100 - 150 veta. "Pas futjes sė shqiptarėve brenda nė ndėrtesė (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit tė rrethuar me mure (2.200 - 2.500veta) dhe njė pjese tjetėr tė mbetur nė rrugė para oborrit, rreth orės 14.00, ata do tė sulmohen nga tė katėr anėt. Shtihej me te gjitha llojet e armėve tė zjarrit si : me pushkė automatike, mitralozė, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kėshtu qė brenda njė ore, gjithė masa e grumbulluar nė ato hapsira nuk mbeti nė kėmbė. Me kėtė rast oborri dhe sheshi u shndėrrua nė lumė gjaku qė i ngjante njė kataklizme tė vėrtetė, ndėrsa ndėrtesa u shndėrrua nė gėrmadhė, me qindra kufoma shqiptarėsh brenda saj. Kėsaj masakre makabre arritėn t'i shpėtojnė kryesisht ata qė u gjendėn nė ndėrtesė dhe ndonjėri, qė kishte rėnė nė tokė para se tė filloj sulmi .

    Xhelatėt e pashpirt, pėr tė identifikuar tė plagosurit qė kishin shpėtuar nga trupat e pajetė tė shokėve tė tyre, nė emėr tė “shtabit” lėshuan njė proklamatė nė tė cilėn thuhej:
    “a) Informohen tė gjithė ata qė kanė mbetur gjallė ose tė plagosur se komandanti suprem i UNĒ, shoku Tito ka urdhėruar ndėrprerjen e zjarrit dhe tė gjithė i ka falur - pavarėsisht prej gabimeve qė i kanė bėrė !!!
    b) tė gjithė tė plagosurve do t“u jepet ndihma mjekėsore dhe sipas nevojės do tė dėrgohen nė shėrim, prandaj tė gjithė ata tė ngriten nė kėmbė dhe tė skajohen.
    c) kėrkojmė tė brohoritni parullat: ”Rroftė shoku Tito” , ”Rroftė bashkim-vėllazėrimi” , ”Rroftė ushtria nacional-ēlirimtare”... !!!
    Duke menduar se thirrjet e proklamatės ishin tė vėrteta, shumica e tė plagosurve do tė ngriten nga vendi pėr tė kėrkuar ndihmė mjekėsore. Por.., ēka ndodhi...?! Ushtarėt mizorė nė vend tė ndihmės mjekėsore, u vėrsulėn si bisha mbi ta dhe i masakruan pamėshirshėm. Ky asgjėsim barbarė zgjati deri nė orėt e mbrėmjes, tė datės 1 prill, kur nė vendin e krimit do tė vijnė njė grup oficerėsh tė prezentuar si dalmatinė.

    Mobilizimi pėr zhdukjen e krimit.....!!!

    Pėr tė humbur gjurmėt e kėsaj vepre mizore, u mobilizuan tė gjitha njėsitė ushtarake serbo - malazeze, qytetarė e punėtorė tė kėtij nacinaliteti dhe me kamionė, vagoneta, qerre etj, gjatė tėrė natės sė ½ prillit i bartėn kufomat dhe tė plagosurit (bashkė!!!) dhe i transportuan nė drejtim tė Tivarit tė vjetėr, tek njė vend (humnerė) nė mes shkėmbinjėve tė bregdetit. Kufomat e shqiptarėve fillimish do tė digjen dhe do tė hudhen nė humnerė, ndėrsa pjesa tjetėr do tė varrosen ...!!!

    Sipas burimeve arkivore rezulton se nė Tivar, mė 1 prill 1945 u vranė e u masakruan rreth 1700 shqiptarė, ndonėse nga kujtimet e dėshmitarėve qė pėrjetuan kėtė masakėr, del se ky numėr mund tė jetė shumė mė i madh...

    Kjo ngjarje tragjike pėr popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit tė atėhershėm, ishte e qartė se u pėrgatit nga kreu i udhėheqjes jugosllave edhe pse mė vonė Aleksandėr Rankoviēi me kompani, kėtė ngjarje do tė pėrpiqet ta cilėsoj si incident tė rėndė tė shkaktuar me fajin e vet shqiptarėve !!

    Edhe pas masakrės sė Tivarit, mobilizimi i Shqiptarėve
    nuk u ndalė dot...!!!

    Edhe pas kėsaj masakre qė ndodhi me grupin e dytė, dėrgimi i shqiptarėve pėr nė Frontin e ashtuquajtur tė Adriatikut vazhdoi edhe mė tutje.

    3.Eshaloni i tretė, me 2700 veta, nga Prizreni u nis mė 27 mars 1945 nėn pėrcjelljen e Brigadės XXVII. Gjatė rrugėtimit tė gjatė e tė mundimshėm, pėr mungesa tė ushqimit e tė higjienės dhjetra shqiptarė u sėmunė nga tifoja dhe pėr pasojė disa prej tyre vdiēėn. Mė 1 prill gjatė kalimit tė lumit Buna, u pėrgadit njė incident me ē'rast u vranė disa prej tyre. Ndėrkaq nė mbrėmjen e 2 prillit..., ky grup arriti nė Tivar dhe iu dorėzua Divizionit tė IX- tė dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan nė Dubrovnik, ku u vendosėn nė disa objekte me destinime tė ndryshme, mirėpo njė grup prej 800 vetash qė ishin vendosur nė njė depo baroti, nė njė mėngjes u gjetėn tė ngulfatur nga njė lloj helmi dhe shumica prej tyre gjetėn vdekjen.

    Edhe gjatė muajit prill 1945 janė nisur tri eshalone pėr nė kėtė front.

    1.Eshaloni i parė- me 1.506 veta, nga Prizreni pėr nė Tivar u nis mė 19 prill 1945, i shoqėruar nga repartet e batalionit tė I- rė tė Brigadės XXVI dhe Kompanisė sė zbulimit tė Divizionit tė 46-t serb.
    2.Eshaloni i dytė- me 2.601 veta u nis mė 20 prill nėn mbikqyrjen e Brigadės XXV dhe tė kompanisė sė zbulimit tė Divizionit 46 serb.
    3.Ndėrkaq, mė 24 prill u nis eshaloni i tretė- me 1.216 veta, i pėrcjellur nga Brigada XXVI. Nga kėto shifra rezulton se gjatė prillit, janė mobilizuar 5.323 shqiptarė, ndėrsa pushteti serb, evidenton vetėm 4.300 veta.
    Tė gjitha kėto eshalone u dorėzuan nė repartet e Armatės sė IV- tė jugosllave dhe me anije u dėrguan nė shumė vija tė frontit nė Slloveni e Kroaci, prej nga qindra shqiptarė nuk do tė kthyen kurrė mė nė shtėpitė e tyre.
    Gjatė muajve mars - prill 1945, pėrmes rrugės Prizren – Kukės – Shkodėr - Tivar (pėr nė Frontin e Adriatikut) janė deportuar 16.423 shqiptarė nga Kosova, kurse rreth 4.600 tė tjerė u dėrguan nga viset shqiptare tė Maqedonisė. Ndėrkaq, nė janar 1945 pėr nė Frontin verior (tė Sremit) janė mobilizuar rreth 18.500 shqiptarė nė pėrbėrje tė Brigadave tė ”kosmetit” dhe 5000 tė tjerė nga Maqedonia. Nga kėto shifra rezulton se gjatė muajve janar - prill 1945, janė mobilizuar dhunshėm rreth 44. 523 shqiptarė nga Kosova dhe viset tjera etnike, pėr frontet e ashtuquajtura tė “Sremit” e tė”Adriatikut”.

  4. #4
    XHOE DIOGUARDI: ĖSHTĖ RADHA E BREZNISĖ SONĖ PĖR TĖ BĖRĖ GJITHĒKA QĖ KOMBI

    SHQIPTAR TĖ ĒLIROHET NJĖHERĖ E PĖRGJITHMONĖ !



    Nėn/titulli:

    Sot, ndėrkohė qė sheshi i cili do tė na e japi fitoren, sheshi i burrave

    ėshtė nė Uashington, ne ende kemi nevojė pėr trimėrinė dhe vendosmėrinė e

    Sulltanės, zgjuarsinė dhe fuqinė e Gjergj Kastriotit dhe pėr kujtesėn e fortė

    e kėrkesėn e pafundme pėr drejtėsi tė Azem Hajdinit. Ajo qė ndryshon tani

    ėshtė arma pėr tė cilėn ne kemi nevojė pėr ta fituar kėtė betejė pėrfundimtare.

    Shpata e Skėnderbeut, gėrshėrėt e Sulltanės dhe armėt e UĒK-sė nuk do tė

    na hyjnė tani nė punė.



    Nga Hon. Joseph J. DioGuardi



    Qėllimi kryesor i delegacionit tė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė

    Ballkan, ishte qė tė vizitonte Malin e Zi pėr herė tė parė me njė zyrtar

    tė lartė, Anėtar tė Kongresit tė SHBA. Ne morėm bashkė me ne Kongresmenin

    Tom Lantosh (Tom Lantos) dhe Anetėn, bashkėshorten e tij, pėr tė parė dhe

    dėgjuar nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė luftėn e vazhdueshme tė popullsisė Shqiptare

    qė sa po vjen e po shuhet nė Ulqin, Tuz, Krajė, dhe Plavė- e-Guci, pėr tė

    mbrojtur identitetin e tyre kombėtar, trashėgiminė kulturore deri tek tė

    drejtat e pronės tė trashėguar brez pas brezi nėpėr shekuj e mijėvjeēarė.



    Rreth historisė sė shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe pėr aspektin mė tė rėndėsishėm

    tė delegacionit tonė do tė flitet shumė mė tepėr nė reportazhin e hollėsishėm

    tė Shirli Kllojis, Kėshilltarja jonė e Ēėshtjeve tė Ballkanit. Qėllimi i

    kėsaj shqyrtimi tė shkurtėr tė situatės nė terren nė udhėtimin tonė tė kohėve

    tė fundit, pėrfshirė fotografitė e bėra, ėshtė qė tė japim mendimin tonė

    pėr historinė e shtypjes qė i bėhet Kombit tonė Shqiptar dhe rezistencės

    sė tij kundėr kėsaj shtypjeje, ēka mė krijoi mua mbresa tė thella gjatė udhėtimit

    pėrmes Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Kosovės.



    Mes/titull:

    Masakra e Tivarit, pararendėse e asaj tė Srebrenicės



    Kur unė vizitova kėshtjellėn e lashtė ilire nė Ulqinin e bukur, pėrfytyrimi

    i parė qė mė erdhi nė mendjen time ishte ai i tė parėve tanė duke luftuar

    kundėr romakėve pėr tė mbrojtur lirinė e tyre. Duke kaluar mė vonė nėpėr

    Tivar tashmė plot me sllavė rrugės pėr nė Tuzin shqiptar, njeriu mund tė

    pėrfytyrojė masakrėn brutale tė 4300 shqiptarėve tė zėnė nė pritėn e ushtrive

    serbe dhe tė malazeze nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo masakėr ishte

    njė pararendėse e brutalitetit tė paparė tė Srebrenicės mė 1995. Brutaliteti

    Masakrės sė Tivarit ėshtė konfirmuar nga Azem Hajdini, njė nga pak tė mbijetuarit

    e mbetur tė kėsaj masakre, kur ne e takuam nė Prishtinė njė javė mė vonė.

    Ndėrkohė qė Azem Hajdini na fliste pėr marshimin e dhunshėm tė trupave shqiptare

    pėr nė Tivar, mua m?u kujtua se nė njė mėnyrė tė ngjashme aq shumė amerikanė

    janė vrarė nga duart e ushtrisė japoneze nė marshimin e vdekjes tė Batonit.

    Afėr Hotel Grandit nė Prishtinė, ku Shirli dhe unė e takuam Azem Hajdinin,

    ndodhet shtatorja madhėshtore e Skėnderbeut si njė monument i pėrjetshėm

    i 450 vjetėve luftė tė shqiptarėve pėr t?u ēliruar nga sundimi shtypės i

    Perandorisė Otomane, sundim qė e detyroi familjen time shqiptare nė Shekullin

    XV tė kėrkojė azil nė Mbretėrinė e atėhershme tė Napolit, tani Itali, dhe

    nė vitin 1929 tė kėrkojė mundėsi ekonomike nė Shtetet e Bashkuara tė

    Amerikės.



    Mes/titull:

    Nga Skėnderbeu tek Sulltana Saliu



    Ndėrkohė qė Shirli qėndroi nė Kosovė pėr ta vazhduar punėn, unė udhėtova

    me anėtarėt e delegacionit nė fshatin Qafa, i cili ndodhet pranė qytetit

    tė Gostivarit nė Maqedoni, ku familja Jonuzi nga Qyteti Atllantik (Atlantic

    City) mė njohu mua me historinė e njė tjetėr simboli tė madh tė luftės kundėr

    racizimit sllav: Sulltanėn. Nėntėdhjetė vjet mė parė, njė vajzė tetėmbėdhjetė

    vjeēe, me emrin Sulltana Saliu ishte dėshmitare e masakrės kundėr burrave

    tė fshatit tė saj, pėrfshirė edhe babain e saj, masakėr e kryer nga ushtritė

    serbe dhe maqedone. Sulltana u vu vetė nė krye tė situatės trimėrisht, duke

    marrė njė palė gėrshėrė tė mėdha dhe tė mprehta, tė cilat i kishte mbajtur

    tė fshehura nėn kėmishėn e saj dhe pastaj, pa ndihmėn e askujt, ajo kishte

    vrarė kapitenin e ushtrisė dhe dy ndihmės tė tij. Fjalėt e fundit tė Sulltana

    Saliut, thėnė njerėzve tė saj, teksa po jepte shpirt pasi ishte vrarė nga

    ushtarėt sllavė, mė kumbojnė nė veshėt e mi edhe sot e gjithnjė: ?Mos u

    dorėzoni! Luftoni burrėrisht! Ju mund tė fitoni!?



    Mes/titull:

    Ne do tė fitojmė !



    Unė e mora fjalėn pėrpara mijėra shqiptarėve qė kishin ardhur nė tempullin

    e shenjtė nė majėn e malit tė lartė nė Qafė pėr tė pėrkujtuar trimėrinė e

    Sulltanės dhe unė pėrdora fjalėt e saj tė fundit pėr tė theksuar se sot ne

    shqiptarėt pėrballemi me tė njėjtėn sfidė nė Mal tė Zi, nė Kosovė, Maqedoni,

    Preshevė dhe Ēamėri. Sot, ndėrkohė qė sheshi i cili do tė na e japi fitoren,

    sheshi i burrave ėshtė nė Uashington, ne ende kemi nevojė pėr trimėrinė dhe

    vendosmėrinė e Sulltanės, zgjuarsinė dhe fuqinė e Gjergj Kastriotit dhe pėr

    kujtesėn e fortė e kėrkesėn e pafundme pėr drejtėsi tė Azem Hajdinit. Ajo

    qė ndryshon tani ėshtė arma pėr tė cilėn ne kemi nevojė pėr ta fituar kėtė

    betejė pėrfundimtare. Shpata e Skėnderbeut, gėrshėrėt e Sulltanės dhe armėt

    e UĒK-sė nuk do tė na hyjnė tani nė punė. Pena, kompjuteri dhe zėri i fuqishėm

    i bashkuar nė rezistencėn e vazhdueshme shqiptare kundėr padrejtėsisė, shtypjes,

    asmilimit me forcė dhe genocidit do tė jenė arma jonė nė qoftė se ne do tė

    dimė tė mos dorėzohemi kurrė. Lufta e Lidhjes Shqiptaro Amerikane nė Uashtington

    pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila t?i jepet Kosovės qė tani, ėshtė vazhdim

    i luftės vazhdon luftės sonė kombėtare qė nga kohėt e lashta pėr liri dhe

    drejtėsi pėr tė gjithė shqiptarėt. Ndoshta, sikurse unė mendova shpesh herė

    gjatė udhėtimit tonė historik, pas kaq shumė e shumė vitesh, ėshtė radha

    e breznisė sonė pėr tė bėrė gjithēka qė kombi shqiptar tė ēlirohet njėherė

    e pėrgjithmonė.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bleripz
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    33
    Burri i Allės tim ka pėrjetu Kėtė Masakėr Dhe ka shpėtu dhe ėshtė kthy nė shtėpi por nuk ka guxu asnjiher me fol gjithė ato vite sa ka jetu e ka majtė nė fshetėsi tash pas luftė sonė nė kosovė Allėn e kom gjallė ala e na tregon ndonjėher se ēka i ka tregu Burri i Allės se ēka ka ndodhė unė edhe Axhėn e kom gjall atėher i ka pas 16 vjet kur kanė dashtė edhe atė me marrė me veti
    ėshtė njė tragjedi qė ka ndodh por shumė pak ėshtė fol

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  3. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  4. Si u vranė 4300 shqiptarė mė 1945
    Nga ~Geri~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  5. 50 vjet nga masakra e Tivarit
    Nga Irfan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •